Nga Mero Baze
Kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, po përpiqen të identifikojnë favoret që po i bëhen Lulzim Bashës në këtë fushatë dhe duket që nuk janë të qartë me veten e tyre.
Nga një vështrim i shpejtë i atyre çfarë thotë Astrit Patozi, si tentues për rival real ndaj Bashës dhe ata që e mbështesin, deri tani rezulton se Basha ka këto favore:
E para, që e mbështet Edi Rama.
E dyta, që është futur në garë Eduard Selami si kandidat fallco
E treta, që duket sikur e mbështet dhe Berisha, por kjo sipas Patozit nuk është e vërtetë.
Në fakt kjo është një situatë e përmbysur e gjëndjes në PD dhe nuk është një tablo reale.
Nëse e nisim nga pika e tretë, dmth nga ideja se Berisha nuk e mbështet Bashën, por Basha e keqpërdor këtë gjë, do të hymë në një tunel që nuk na çon asgjëkundi, bile as tek gara. Sali Berisha është me Lulzim Bashën, dhe nuk është neutral me garën. Nuk është neutral, pasi ai ka pranuar të poshtërohet publikisht qëndrimi i tij fillestar për garën, kur ai tha para zgjedhjeve, se Basha në rast se humbet, duhet të ndjekë shembullin tim, dhe duhet t’i hapë rrugë një gare të ndershme. Në PD nuk ka ndodh asgjë nga këto dhe nuk kemi ndonjë kontestim të ri të Berishës për këtë që ka ndodhur. Të jesh neutral ndaj një padrejtësie, do të thotë të jesh palë. Dhe Sali Berisha është bërë tashmë palë me procesin e padrejtë brenda PD. Arsyet përse është bërë mund të jenë të shumta. Ato fillojnë që nga ai skenari paksa konspirativ i Andi Bushatit, sipas të cilit Berisha është shantazhuar pas Marrëveshjes Basha-Rama, e deri tek ajo që është dhe më ë besueshmja, që ai ndjehet ende më i sigurt me Bashën se sa me të tjerë në PD.
Por s’kemi pse lodhemi me hamendje, përderisa kemi faktet para. Dhe faktet janë se Sali Berisha po pranon atë që po bën Lulzim Basha në PD, dhe ajo që po bën Lulzim Basha, nuk ka lidhje as me garën, as me PD, por thjeshtë me një farsë për të mbajtur vulën dhe selinë e PD.
Dhe rivalët e Bashës, duhet ta identifikojnë qartë këtë problem, nëse duan të jenë bindës.
Edhe beteja ndaj Eduard Selamit që është një kandidat fallco është e gabuar. Ai është kandidat i pafuqishëm kundër Bashës, dhe është brenda llogjikës së tij, se gara duhet testuar deri në fund, por në finale, ai mund të rezultojë që ta diskretitojë Bashën dhe procesin, më shumë se sa ta tjerët.
Ndërsa, sa i përket pretendimit kryesor të kundërshtarëve të Bashës, atë që Rama mbështet Lulzim Bashën, ky është një debat që ata duhet ta shmangnin. Edi Rama është kundërshtar i Partisë Demokratike, dhe ata që duan të drejtojnë këtë parti, nuk duhet ta lejojnë, as të mendojnë dhe aq më pak të kumtojnë, se në partinë e tyre e bën ligjin kundërshtari. Preferencat e Edi Ramës në PD, pa diskutim që ekzistojnë, si për çdo gjë tjetër në këtë vend, por ato duhet të jenë të parëndësishme për ata që duan të drejtojnë PD. Se do t’u ndodhë turpi, që pikërisht të fitojë ai që thuhet në mënyrë fiktive se e mbështet Edi Rama dhe pastaj do njolloset gjithë partia, çka është padrejtë.
Lulzim Basha nuk po fiton, as se e ndihmon Edi Rama, as se e ndihmon Eduard Selami, as se nuk e ndihmon Berisha. Lulzim Basha nuk po fiton. Ai po përpiqet të rrijë me letra kryetar i PD, i një partie që shkon gjithnjë e më poshtë dhe ka për të shkuar edhe më poshtë drejt zhbërjes, siç e ka nisur. Ata që duan të bashkojnë PD-në dhe ta drejtojnë atë për ta ringritur, duhet të pengojnë Lulzim Bashën ta bëjë këtë, me të gjitha ato mjete që Lulzim Basha premtonte se do ndalte Edi Ramën para zgjedhjeve, derisa bëri marrëveshje. Ata duhet t’i tregojnë demokratëve, se nuk do lejojnë farsë në PD, dhe duhet ta detyrojnë Sali Berishën të dalë nga strofkulla. Në PD, nuk është koha për të emëruar një kryetar, por për të bashkuar partinë. Ajo që po ndodh këto ditë është që partia po ndahet përditë e më shumë, dhe Basha përditë e më shumë po bëhet, siç thoshte Pollo dikur për Berishën, “kryetar i fraksionit të vulës”. Mos e lejoni të ndodhë kjo dhe jepini PD-së shansin të bashkohet, pastaj gjeni një kryetar! Se një parti bën disa kohë dhe pa kryetar, por një kryetar pa parti, nuk i duhet askujt.
Tek e para Ja ke fut kot o Mero. Edi nuk ka kontroll se kush zgjidhet ne PD. Duke gjykuar nga faktet eshte ne interesin si te PSse ashte edhe te PDse qe ta haqin qafe organizaten shushunje te Lesh e lise qe nuk ka asnje ideollogjy dhe qe eshte rritur ne kurriz te dy partive.
PSja doli e forte ne keteo zgjedhje dhe nuk ka nevoje per asnjeren por PDja rrezikon te zhduket n.q.se ben aleance me meshtruesit e LSIse.
Me 4 deputete LSIja i mori erzin PDse, me 19 deputete do ti marri shpirtin PDse.
Tung
Berisha nuk e ka zgjedhur Lulin qe te drejtoje PDne, por te mbroje familjen. Ne lidhje me kete kontrate nuk ka ndryshuar asgje. Gara do te manipulohet me fitoren perfundimtare te Bashes. Te vjetrit do te marrin nje shkelm bytheve. Ne shtator vemendja do te perqendrohet tek debatet ne parlament, dhe 22 korriku do te jete nje kujtim i larget.
Asd! Jame dakord me ty.Gara do te manipulohet.Basha Kryetar.
Pse, ti thua qe egziston PD? Ajo eshte nje bande horrash qe perkrahet nga fanatike ne te gjith rrethet e Shqiperise qe i lidhe interesi ose nga budallej qe nuk kane idene se cfare eshte demokracia.
Edi Rama e ndihmoi Lulin,e nxori nga umbrella ku ish futur per te vdekur duke ngren pizza dhe pir birre.Po te mos ishte Rama me vizjonin qe e karakterizon ai sot nuk do kish asnje deputet,kjo do te ndodhte ne se Rama do te kish vizjon te verber si Sali.
Tjeter ndihme ta haroj Luli!
Mero ka filluar te merret me sofizma, per te mbrojtur parine e Tiranes. Deklarata e Patozit se Edi Rama po mbeshtet kandidaturen e Bashes, eshte vetem njera pjese e se vertetes. Ajo qe Patozi dhe te tjere kelyshe te Berishes, akoma nuk kane guximin qe ta thone, eshte se roli i Berishes eshte njelloj i rendesishem sa dhe i Rames apo Metes. Kupola e mafies ka bere marreveshje per te fortifikuar pozicionet e veta dhe do t’ja arrije qellimit. Asgje e re nuk ka per te ndodhur. “Asgje e re nga fronti i perendimit”. Lufta vret vetem ushtaret, ata qe bejne “luften” jane te fituar..
PS.
Lexoni deklaraten e Erion Braces, botuar me 4 Korrik se ne marreveshjen e 2013 (PS dhe LSI) Ilir Metes ju premtua qe atehere Presidenca. Meqe ra fjala, ku jane (8 komente) per shkrimin ne fjale, per pazaret banale e te pista qe bejne “udheheqesit” tane te perjetshem, ne kurriz te shqiptareve? I ka fshire kompjuteri, apo redaksia e Temes?
Mero ka filluar te merret me sofizma, per te mbrojtur parine e Tiranes. Deklarata e Patozit se Edi Rama po mbeshtet kandidaturen e Bashes, eshte vetem njera pjese e se vertetes. Ajo qe Patozi dhe te tjere kelyshe te Berishes, akoma nuk kane guximin qe ta thone, eshte se roli i Berishes eshte njelloj i rendesishem sa dhe i Rames apo Metes. Kupola e mafies ka bere marreveshje per te fortifikuar pozicionet e veta dhe do t’ja arrije qellimit. Asgje e re nuk ka per te ndodhur. “Asgje e re nga fronti i perendimit”. Lufta vret vetem ushtaret, ata qe bejne “luften” jane te fituar.
PS.
Lexoni deklaraten e Erion Braces, botuar me 4 Korrik se ne marreveshjen e 2013 (PS dhe LSI) Ilir Metes ju premtua qe atehere Presidenca. Meqe ra fjala, ku jane (8 komente) per shkrimin ne fjale, per pazaret banale e te pista qe bejne “udheheqesit” tane te perjetshem, ne kurriz te shqiptareve? I ka fshire kompjuteri, apo redaksia e Temes?
Nëse zgjidhet Basha në PD, një zot e merr vesh se çfarë do i punojnë Ramës Basha dhe Monika Kryemadhi bashkë. Atë timon që Rama kërkoi i vetëm kanë për tja nxjerrë nga hundët. Tërë kohën nëpër demonstrata dhe rrëmuja kemi për ta kaluar. Po thuaj shyqyr Vetingu, vetëm ai në na sjelltë pak qetësi. Po ashtu dhëntë zoti të fitoj Selami në PD për të qënë sadopak me shpresë dhe të qetë në këtë vënd.
Sali Berisha, bere mir para zgjedhjeve kur delklarove se ; Nese Basha i humbet zgjedhjet, duhet te largohet, sic veprova une; Basha jo vetem i humbi, por e groposi PD aq shum sa ska ndodhur asnjeher gjat 27 viteve te nderimit te sistemit.
Perse sja ve kufirin tek thana keti humbesi te madh qe e diskretitoi PD, si ne 2015, ne zgjedhjet lokale dhe ne 25 Qershor akoma me keq ne zgjedhjet parlamentare.
Mos vall u duhet demokrateve per syt e bukur dhe floket qe i xin perdit, ky karabush qe snje asnje norme de
mokratike edhe pse pretendon shkollimin ne perendim.
Cesht kjo farse qe po luhet vetem e vetem te mbetet e krye te PD nje mumje. Perse u eleminuan kandidaturat e tjera , Patzi me shoke, apo se kerkuan doreheqjen e Bashes.
Mjer ata qe doti besojn drejtimine PD n keti deshtaku te pa afte dhe i diskutushem deri ne akuza penale ne detyrat qe ka kryer.
Gojet e liga thon se e mban dhe e mbron Berisha si mk te vjeter te vajzes se ti, nga koha qe punonin bashk ne Kosove. Nese vazhdohet keshtu, PD dote shkoi drejt shkaterimit sic ka ndodhur ne vendet ish komuniste, ku partit e djathta u asfiksuan.
Antaret e ndershem qe per mendimin tim,perbejne shumicen dermuese te antarsis se saj DUHET me deomos te votojne kundra model it te shemtuar Basha.Dhe mbas kesaj to kerkoje Selamit te realizimin e premtimeve.eshte Koha qe PD te shkeputet Nga modeli I shemtuar Berishjan.
Basha e pagoi rende me Ramen,rreth 200 votues me pak !
Berisha eshte i gezuar se u emerua 3 muaj kryeminister i qeverise teknike,me masken e Bashes ,ai ndihet shume mire ,ne krye te PD !
Selami nuk ka hyre per kryetar,por kerkon te bej mje hap te rendesishem,sekretar ose n/kryetar !
Dalja e Z.Guxhollit,keshilltarja e Berishes ne mbeshtetje te Bashes,perceptohet qe ne ajer,qe votat jane te rekumanduar per Bashen.
Topalli “ra deshmore” nga “kallashi” I E.Gjanes,e kercenoj dhe i mbylli gojen !
Basha do fitoje dhe do rrije kryetar i PD me hir apo me pahir. Eshte bere nje marreveshje midis Bashes kryetar i PD dhe Rames kryetar i PS e bekuar dhe aprovuar nga Nderkombetaret dhe Sali Berisha. C’do ndryshim statukuoje ne lidershipin e PD do sillte rrezimin e marreveshjes dhe rinisje te negociatave me lidershipin e ri te PD per te cuar vendin drejt integrimit. Pra interesi i Edi Rames dhe Sali Berishes eshte qe Lul Basha te vazhdoje te jete kryetar i PD sot dhe Kryeminister i ardhshem ne perspektive. Marreveshja e bere nga Rama e Basha nuk eshte bere vetem per 4 vjet por ajo marreveshje vlen edhe kur te nderrohen rolet dhe ne pushtet te vije PD dhe Basha. Marreveshja mbron Berishen nga krimet e tij dhe takemit te tij keshtu qe edhe ai do mbeshtesi Lul Bashen per kryetar te PD. Pra i dashur Mero Edi Rama po e ndihmon dhe do ti japi nje dore Lulit per te ruajtur karriken, sigurisht nuk do e ndihmoje duke blere anetaret e PD apo duke bere deklarata ne favor te knadidatures se Bashes por duke e faktorizuar Bashen si nje elemement i rendesishem politik ne rrugetimin pozite-opozite drejt integrimit europian. Pra nenteksti i fjalimeve te Rames, Meros dhe gjithe gardes propagandistike me analiste e pronare Mediash do jete pro Bashes pamvaresisht se mjeshtra si Mero jane te afte qe te te lavderojne edhe duke te kritikuar. Suksese ne jete Popullit Shqiptar qe nuk vuri e nuk vuri mend.
Edhe kundershtuar e Bashes Jan dakort qe te zgjdhet Basha.Nuk ka si te shpegohet qe kundershtaret Jan te percar dhe luftojn me deklarata gazetareske.Ata nuk Jan te bashkuar pro Selamit dhe kundershtuar Bashes.Ata kan cfar te thon per te:
1.Pa aftesia drejtuse tij,si minister i Jashtem firmosi shitjen e Detit,
2.si minister i nderimit u perfol se peritoi nje rushfet prej 230 mil.€uro dhe gjyqi u be me procedure.
3.Si minister i brendshem vrau 4 demostrues te pa fajshem.
4.Si Kryetarit I Bashkis se Tiranes fjeti vetem gjume dhe nukberi asnje gje.Krahasojeni tani me Kryebashkjakun e ri.
5.Thjesht eshte nje dembel.
6.Partin e ka c’organizuar,pa drejtesi ose me drejtesi te emeruar.
7.Duke par kete performance te kryetarit shume drejtues te partis kaluan me LSI-nose PS-n.
8.Basha eshte flegmatik, kur Humbet theret “fitore”.
9.Basha eshte anti amerkan dhe anti Europjan.Ai akozoi perendimoret si te koruptuar nga Rama.etj.budallaleqe pa argument.
10.Basha kundershtuar reformave te medha shtetformuse si ref.ne drejtesi,ref.teritorjale,ref.e pensjoneve,ref.teritorjale,
11.Cfar nuk Tha nga ajo cader qe Po I ben varin PD-s.
Meqen se gjthe kundershtaret qe Jan kunder Bashes flasin dhe nuk vazhdoje te mbeshetin kandidaturen e Selamit ateher at me vepra jan pro Bashes.
Te ngrihet ortek I madhe kundra Bashes nga te gjitha figurat kryesore te PD-s,per t’a shpetuar PD-n nga katastrofa e me tejshme.