Për të gjithë ata që paragjykojnë Eduard Selamin

4 Korrik 2017, 21:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Eduard Selami është vënë nën zjarr nga shumica e kundërshtarëve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, për shkak të asaj që ata e quajnë “Kandidat fallco” dhe të dyshuar si i komanduar nga dyshja Berisha- Basha. I futur në garë pa kushte për rregullat e shkelura me të dy këmbët nga Basha, i regjistruar si kandidat edhe pse nuk e di kush do të votojë për të, pasi PD nuk bën publike as listat e trupës votuese të saj, dhe komod si një kandidat jo agresiv, Selami në fakt i plotëson gjithë kriteret të paragjykohet në këtë garë.

Unë e njoh Eduard Selamin dhe historinë e tij të vështirë dhe afatgjatë për demokraci brenda Partisë Demokratike.

Nëse një ditë do të shkruhet historia e asaj partie, i vetmi njeri i cili ka nisur një betejë të vërtetë reale në vitin 1994 për standarte demokracie brenda asaj partie, është Eduard Selami. Ai është përballur jo me kunatin e Lulzim Bashës, që me një shkelm bythëve e nxjerr nga zyra kushdo që ka këllqe, por me shtetin e Sali Berishës, me një trupë paramilitare që mbronte pushtetin e tij okult, me njerëz të dhunshëm që nuk e lejuan as të hyjë në mbledhjen që e shkarkuan pa e dëgjuar, dhe më pas e detyruan të largohet nga Shqipëria.

Për gati 17 vite rresht ai qëndroi në SHBA, por gjithmonë si një gozhdë e ngulur në trurin e Sali Berishës, me përpjekjen për ta vazhduar betejën kundër tij.

Ai erdhi në shkurt të vitit 1997, disa ditë para se Shqipëria të zhytej në flakë, në përpjekje për ta shpëtuar PD nga kursi katastrofik ku po e fuste Berisha, dhe unë nuk arrita dot as ta çoja tek Sali Berisha nga refuzimi i fortë i këtij të fundit, i cili kishte paranojën se e kishin dërguar t’i zinte vendin.

Për 15 vite më pas ai ka refuzuar vazhdimisht çdo ofertë të Berishës me ndërmjetës, për të qenë pjesë e PD, dhe në vitin 2005 e refuzoi atë direkt dhe në telefon.

Ai erdhi në Shqipëri në vitin 2007 dhe i dha një mbështetje fushatës së Sokol Oldlashit, edhe pse nuk njiheshin, dhe u qesëndis nga shumica e lidershipit të PD për betejën e tij kundër Berishës në të shkuarën. Janë po këta që sot po i telendis kunati i Lulzim Bashës dhe s’po ja dalin dot.

Në vitin 2013, ai pranoi të shkojë në PD, kur anija po mbytej. Dhe atëhere e shanë dhe sulmuan shumë vetë, por ai tregoi se ishte duke respektuar betejën e tij 17- vjeçare për të qenë pjesë e partisë ku ka qenë kryetar i saj, në kohën që Basha hante fara në Hollandë.

Tani ka një sërë sulmesh të padrejta mbi të dhe mbi të gjitha, shumë paragjykime. E di që është e lehtë të keqkuptohesh me një njeri që tenton ta bëjë PD ashtu siç nuk ka për t’u bërë kurrë, por ai nuk është në këtë garë për të fituar ndaj Bashës, por për të fituar ndaj vetes. Ai është për të verifikuar nëse ja ka vlejtur të luftojë për një PD me standarte demokratike dhe për të provuar se çfarë është PD pas Berishës.

Unë shpresoj se Eduard Selami do t’i bëjë punë garës brenda PD më shumë se Patozi, Topalli, Bregu, Mustafaj, Imami dhe gjithë kundërshtarët e respektuar të Bashës, për një arsye tërësisht të ndryshme nga ata. Ai është i vetmi njeri në atë parti, që nuk ka asnjë përgjegjësi për çdo gjë të keqe që ka ndodhur aty. Ai është Kasandra e parë që ka lajmëruar të keqen dhe të gjithë e zbuan. Dhe ai është aty mbi të gjitha për të provuar se pas Berishës, në PD është sërish një Berishë më i vogël dhe natyrisht më qesharak.

Askund nuk kemi për ta parë fytyrën qesharake të PD, se sa në përpjekjen për të brohoritur fitoren mbi Eduard Selamin. Nëse ka një njeri që mund t’i nxjerrë bojën deri në fund Lulzim Bashës, është gara me të. Ai është lakmusi që do të provojë se ajo parti ka vdekur dhe nuk ka shenja jete.

Kandidimi i Patozit apo dikujt tjetër i jep seriozitet të pamerituar PD-së, pasi krijon idenë që ka garë dhe që Basha fiton me garë të ndershme. Kandidimi i Selamit dhe testi i tij provon që PD ka vdekur.

Të gjitha pandehmat se ai është një kukull, një i blerë, një i porositur dhe gjithfarë paranojash, tregojnë se ku është katandisur ajo parti, dhe sa mbrapa ka ecur nga vitit 1995 kur nxorri për herë të pare me shqelma kryetarin e saj nga zyra, duke duartrokitur për këtë akt. Lulzim Basha mendon se ka shpëtuar nga ndonjë rival real dhe ka përballë dikë që e mund. Por në fakt Basha ka përballë dikë që ka parë si ka nisur vdekja e PD dhe është dëshmitari i fundit që mund të na tregojë se ajo nuk bëhet më. Qoftë dhe për kaq, çdo nejri që e ka dash qoftë dhe një herë sinqerisht atë parti, duhet të respektojë njeriun që nuk mori asgjë prej saj, përveç të sharave që e ndjekin për 22 vite rresht, pse desh të ndalte të keqen. Ai nuk po konkurron me Lulzim Bashën, por si një i rikthyer në shtëpinë e tij pas shumë vitesh, është duke kontrolluar a mban më ajo çati. Dhe po qe se bindet që nuk mban, ju siguroj që nuk ka për ta zënë brenda atë, por ata që e shkatërruan.

22 komente në “Për të gjithë ata që paragjykojnë Eduard Selamin”

  1. Popull says:

    Bukur Mero, vleresim i drejte dhe i merituar per Selamin.

    1. Grigor says:

      Shume bukur por kush e degjon? Askush nuk ka banda mbrapa vetes si Berisha. Keshtu qe edhe Selami nuk ka asnje shprese.
      Patozi eshte edhe trap edhe maskara dhe e sheh si konkurence keshtu qe po I kundervihet.
      Eduard Selami eshte I vetmi njeri qe mund ta beje PD te marre pushtetin mbas disa vjetesh. I vetmi qe mund te konkuroje Edi Ramen. Por bisha Sali nuk duron konkurence dhe keshtu Eduard Selami do mbetet vetem nje mundësi e arte pit e humbur e PD-se per t’u reformuar.
      Do mbeten mbrapa vetem derra dhe dosa si Patozi, Topalli dhe kompani. Majlinda Bregu nuk eshte dosë, por nuk ka asnje shans qe te sfidoje Lord Voldermortin, kafshen e kafsheve Sali Katunaro-kinezin. Pra nuk eshte dosë por eshte dhi e zgjebosur.
      Pra i dashur Mero Baze, po nuk doli dikush qe te zhduke Voldermortin Sali, nuk ka shprese PDja e mbërthyer nga mafia tropojane.
      Kete mund ta beje vetem dikush I jashtem, I pavarur si Edi Rama. Ai e ka filluar dhe duhet ta çoje deri ne fund. Vetem Edi Rama mund ta zhduke Saliun.
      Eshte nje proces jpak I gjate, por vetem si mund ta beje.
      Edi Rama ka mission Jo qe te fitoje zgjedhjet PSja, Jo qe te zhduke ca vemje si Ilir Meta. Misioni I tij historik eshte te shpetoje PF-ne nga Voldermorti Sali.
      PS-ja nuk ka nevoje per Edi Ramen. Eshte nje parti qe ka struktura dhe demokraci te brendshme per te mbijetuar dhe fituar be çdo situate. Demokracine e brendshme jua la trashegimi Fatos Nano, por as faleminderit nuk thone.
      Eshte PDja qe lindi parti e semure qe ne diten e pare sepse pati nje mami si Sali Berisha qe priti lindjen.
      Pra heroi I PD do jete Rama, po e shpetoi, per te miren e Shqiperise.

    2. AMY says:

      te lumte Mero, eshte fiks sic e ke analizuar ti, Eduard Selami pas kesaj , nese nuk fiton, nuk ka me pune me kete PD te plakut berishe me dhenderushin e PD-se Lulune, le ta mbajne vete se do katandisen si kokoshi nje thele, nuk do coj me voten dem askush per keta dy njerez, Me keta me pas do merret Vettingu,

  2. Ncuk ncuk says:

    Bravo Mero

  3. Jamarber berisha says:

    Poqese nuk e ka kuptuar Selami se ajo shtepi eshte e destinuar te shembet nuk qenka politikan! Nese keta qe jane kunder Bashes vertete mendojne se PD do behet demoktatike sa te jete gjalle Berisha edhe keta qenkan me koqe se Selami! Po ata e dine te gjithe te verteten dhe nuk kane hallin e demoracise se brendse te PD por hallin se u iki deputetlleku dhe pushteti qe i bente protagonist dhe te fuqishem se keshtu do ngelen rrugeve dhe do u humb vula si atyre te PS dikur qe nuk degjohen me!
    Selami dhe te grupi i tij me mire te mos futeshin ne gare dhe ta linin vetem Bashen nese donin ta diskretitonin por u bene vokal
    Me shpresen se Berisha do e linte ne balte Bashen! Tani eshte vone! Plus harrojne se partia e tyre eshte plot me injorante dhe pjesen me konservatore nga ana sociale ne Shqiperi! Po e verteta eshte se asnje nga rivalet nuk ka stature per te qene kryeminstri i ardh nga PD dhe nuk ka suportin e Berishes pronarit te tokes!

  4. Aziz Azizllari says:

    Mero, ngado ta analizosh PD-në, nga koka, kurrizi, barku e bytha, kudo të del fytyra e zgërdhirë e Salës. PD do ketë shanse që të mos jetë më një kope me zombi vetëm kur nga radhët e saja të dalë që të jetë aq burrë dhe të ketë kurajo të pranojë se:
    1. Sala është krye-zombi, ka bërë të këqia, tremb fëmijët në gjumë duhet të shporret nga politika në tërësi për të mirën e Shqipërisë (edhe të PD-së).
    2. PD-ja duhet të pranojë me përulësi e me dorë në zemër para qytetarëve rolin e saj në: – ngjitjen e pakontrolluar të Sali Berishës në krye të vendit për të keqen e të gjithë shqiptarëve; – rolin e saj në proceset shkatërrimtare të privatizimeve të ekonomisë kombëtare në 1992-1996 e më vonë; rolin e saj në nxitjen për qëllime kriminale të procesit të kobshëm të skemave piramidale; – terrorizimin e opozitës në vietet 1992-1997, të popullit të Lushnjes, Vlorës në 1997; – rolin e saj në përhapjen e kultivimit të kanabisit në 1992-1997 dhe në 2005-2013, dhe për nxitjen e trafikut të heroinës dhe kokainës; -përkrahjen e Serbisë me kontrabandë nafte në 1992-1995 dhe sabotimin e luftës së patriotëve ne Kosovë deri në 1999.

    Vetëm njëri e provoi këtë në 1997, po doli me këmbë të thyer. Me sa mbaj mend, ky ishte Dylber Vrioni. Pa u bërë sa më lart, PD-ja do vazhdojë të mbetet një kope me zombi.

  5. lora says:

    Pershendetje! ARTIKULL ME VLERA E REFLEKTIME, E TE VERTETA TE PAKONTESUESHME;Partia demokratike eshte shmangure dukshem ne te kunderten e vete dhe nuk e shpeton as Selami dhe asnje tjeter.BERISHA TERHIQET E NUK DELE NE SIPERFAQE SEPSE ESHTE AI DHE bASHA QE E SHKATRUAN pARTIN DEMOKRATIKE;DUHET KOHE DHE PUNE E MADHE PER TA KTHYER NE SHINAT E DEMOKRACISE;Mungon komplet demokracia e brendeshme e Partise pastaj pozicioni i lypsit ndaj P;S; qe shpejt do te behet i qarte ne opinionin publike.MARRVESHJA ESHTE PIKA ME DELIKATE E P.D; sepse Rama i ka future tashme ne tave dhe do t’ju jape edhe pjestoje demin P.D. DHE L.S.I-se. REZIKU I NJE ERDOGANI NE sHQIPERI ESHTE EMINENT,NE VEND NUMERO DEMOKRACIA DHE REFORMAT.

  6. nje mik i shqipetareve says:

    ekzakt Mero,dhe po qe se ajo cati do te mbaje, JU garantoje se ky burre do te beje me shume sec do te premtoje per PD dhe Per Shqiperine.

  7. sara says:

    zoti MERO je shume i sakte .zoti SELAMI eshte njeriu i duhur per partine demokratike dhe per SHQIPERINE .I urrojme suksese zotit SELAMIT dhe shpresojme qe do te fitoje.

  8. "BOHOTINA" says:

    Kete vleresim e meriton Selami. Ai ishte i pari qe kerkoi tjeter kurs dhe jo sharlatanizmin e Saliut. Askush si ai. Akoma dhe sot, qe puna e ndyre e saliut ka dale ne drite te diellit. vazhdojne ta lepijne e te jene te friksuar prej tij.

  9. Lloji says:

    Kur ne PD nuk ka besim ne venat e gjakut te trupit te saja at’here si mund ta qeverise kjo ‘firme’ vendin e Skenderbeut?!

    Partia Derrave (PD)

  10. Shqipja says:

    FLM Mero Baze. Vetem nqs eduart selami mer frenat e PD ka mundesi te kemi PD , me lul bashuqin ha aaa vetem disfata, Prandaj nuk duan se duan rremuje .

  11. Kampisti says:

    Faleminderit Mero!

  12. Adriatik says:

    Mos harro Mero ate shprhejen e famshme te tiJ O FATOS NANO ME BURG OSE PD SHKATEROHET , dhe Nano u fut ne burg se ja punuan te vetet por dhe Pd iku per lesh.dhe me vjen cudi me ty qe e harron kete fakt

  13. Olgert Alla says:

    Nje analize e ftohte dhe e qarte komplimente.

  14. kombi says:

    Akoma beson Selami qe ajo parti ,nuk behet me ?? Gabohet rende ,nese beson per ta ringjallur .Per te larguar bashen si doren e berishes ,ESHTE E PAMUNDUR .Kjo parti mbrohet nga lulzimja ,per zullumet e tyre te papara .

    1. Palla says:

      Ju lumt z. Mero, si gjithenji artist i mendimit, artis i fjales. Analist i niveleve europiane. Edhe njehere bravo.

  15. PANO HALLKO says:

    Një analizë me këmbë në tokë, pa anshmëri, e cila është e bsueshme, pikërisht për faktin se shkruhet nga një gazetar, i cili e njohu atë stan, kur nuk ishte gazetar…

  16. beso says:

    eduard selami eshte kandidatura me dinjitoze qe mund te beje dicka per pd. Jozefina ka qene ne ate kohe kur selamin e perzune per konflikt me dikatorin berisha ndersa astrit patozi prej kavajet nuk ka as edhe njehere staturen e selamit ky ka qene dhe do te mbetet nje fshatar gjysem i civilizuar qe perpiqet me force te paraqitet si qytetar dhe modern. Nese pd do te kete te ardhme kjo mund te behet vetem me selamin te tjeret si fytyre lija genc ruli nje hajdut i kapur mat jozefina nje e korruptuar per aferen e kompjuterave te parlamentit dhe udhetimeve te luksit te paguara me parate e krimit, apo majlinda bregu nje krehese bishti e sales dhe e lulit gjer kohet e fundit ministre pa rezultat e integrimit thjeshte per udhetime dhe makina luksi nuk kane fytyre te shajne dhe pergojojne eduard selamin ai eshte shume me lart se ta ne te gjitha aspektet. Nese pd voton selamin atehere pd ka shanse per te ardhur ne pushtet ne te kunderten do shkoje drejt ndarjes dhe nuk do te vije ne pushtet. Tani eshte koha per selamin dhe jo per b… lepiresit e sales patoz breg rul e zhelja jozefine.

  17. Fatmir Lohja says:

    Jam dakort qe e njihni mire.17 vjet ne Amerike,eshte nje brez i tere ne Shqiperi qe nuk e njeh.Kjo eshte nje nga arsyet e humbjes kur kandidoi per sekretar te PD-se.Çfare ndryshoi ,qe konkuron per kryetar!?

  18. Jimi says:

    Mero! Kjo analize nuk me duket fare bindese. Ne kulmin e shkeqimit te vete dhe ne kulmin e energjive Selami, nuk mundi te ruaj dote karrigen e besuar me vote unanime te demokrateve per postin e kryetarit! Pas kthimit te tij ne PD ai nuk arriti kurre te behej figure e rendesishme ne kete parti, ai tere kohes ka ndenjur ne hije si ai gjahtari qe pret ti vije gjahu ne gryke dyfekut, dhe ti tani mendon se pikerisht ky eshte casti i tij per te shkrepur dyfekun? E ke gabim Mero! Selamit i eshte lagur baruti qe ne kohen kur debuan me shqelma nga partia, dhe nuk i eshte thare dhe nuk ka nder mend ti thahet. Per nje gje edhe munde te bie dakord me ty. Qe PH-shi ne kete parti eshte i larte kjo duket me sy, por ti thua se Selami ne kete raste do te luaj rolin letres lakmusit, kjo qendron, por me duket e panevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje