Lulzim Basha dhe Eduard Selami po përballen në një garë formale brenda PD, që për shumëkënd është e mbyllur, por edhe tek kjo garë, mund të bëni lehtë dallimin mes konfuzionit dhe boshllëkut që rrezaton Lulzim Basha dhe disa qëndrimeve të Eduard Selamit.
Lulzim Basha deri tani nuk ka asnjë tezë në këtë fushatë brenda partisë, përveç kërkesës që demokratët duhet të bashkohen rreth tij.
Rivali i tij Eduard Selami është më i qartë se ai, në tezat që ka hedhur në fushatë. Deri më sot, ai ka thënë së paku tre gjëra të rëndësishme.
E para, që kryetari i PD duhet të dorëhiqet pas çdo palë zgjedhjesh parlamentare, nëse nuk e çon partinë në fitore. Kjo sipas Selamit duhet futur në statutin e PD, që kjo histori të marrë fund.
E dyta, nuk do të njohë marrëveshjen me Edi Ramën, pasi ka qenë jo transparente. Selami po ashtu mendon se vet çadra që e prodhoi, kishte qëllim mbajtjen e PD larg zgjedhjeve, dhe marrëveshja ishte një gjë e dalë rrugës për t’i shpëtuar nderin PD.
E treta, që Lulzim Basha nuk është votbesuar nga shqiptarët dhe nuk mund të votbesohet nga demokratët. Me këto tre qëndrime të thjeshta, Selami ka nisur të paktën të kuptohet se çfarë është duke thënë në këtë fushatë.
Basha deri tani nuk ka asnjë tezë politike. Ai nuk guxon më së pari të përmendë sërish “Republikën e re”, betejën e tij katër mujore, me të cilën u nis të shpartallonte PS dhe shpartalloi PD. Një njeri që për katër muaj rresht shpik një gjë që nuk e beson dhe vetë pas katër muajsh, është luks i madh të vet-emërohet sërish kryetar dhe të besosh se do të çojë në fitore.
Së dyti, nuk ka asnjë qëndrim ndaj marrëveshjes me Edi Ramën.
Pra, ai është futur në një fushatë formale për kreun e Partisë Demokratike, duke mos folur për asnjë çështje me rëndësi strategjike për të sjellë PD në pushtet ndonjëherë.
Lulzim Basha duket se është kompleksuar nga marrëveshja me Edi Ramën dhe pas një jave fushate formale për kryetar të Partisë Demokratike, ai nuk i është referuar asnjëherë asaj dhe detyrimit për ta vazhduar atë siç parashikohet në marrëveshje.
Edhe pse ndaj tij janë bërë insinuata të pakëndshme, deri për bashkëpunim të fshehtë me Edi Ramën, edhe në vijim, ai nuk ka artikuluar asnjë ditë një qëndrim ndaj fatit të kësaj marrëveshje.
Së treti, nuk ka asnjë qëndrim të qartë ndaj LSI dhe të ardhmes politike me të. Shumë kritikë të tij e sulmojnë për qëndrimet që ai mbajti ndaj LSI në fushatë, të tjerë e nxisin të afrohet me LSI tani, por ai vetë nuk ka asnjë qëndrim. Ndërkohë që të gjithë e kuptojnë, që nëse nuk ka një aleancë strategjike mes LSI dhe PD, jo vetëm që opozita e tij do të jetë afatgjatë, por PD rrezikon të rrudhet dhe më shumë.
Së katërti, Basha nuk ka asnjë përgjigje për humbjen e votuesit besnik të PD. Një parti e madhe si PD, fiton ose humbet zgjedhjet nga votuesi gri, nga ata të cilët lëvizin sa në një krah në tjetrin, por garancinë e mbijetesës, e ka tek votuesi besnik. Ajo që i ka bërë Basha PD, është më e rënda që i ka ndodhur PD-së në historinë e saj, pasi ka dëmtuar së paku dhjetë përqind të votuesit besnik të saj, të atij votuesi që nuk e ka lënë PD, as në vitin 1997. Ky votues është shumë e vështirë të kthehet tek i njëjti njeri, që i ka thyer zemrën.
Kryeshkaku i ikjes së tyre është se ata nuk e identifikojnë dot më veten e tyre me Bashën.
Por Basha, edhe pse ka humbur thellë dhe votuesin besnik të PD, përpiqet me stilin e tij të gjejë gjithmonë “vota jashtë kutive” për të dalë nga ky debat, duke u fokusuar tek faktorë jo politikë.
Në fund të kësaj gare formale në PD, Eduard Selami do jetë fituesi moral i kësaj fushate, kurse Luzlim Basha do të vetshpallet kryetar i PD. Dhe kjo gjë, nuk do të rrisë PD, por do të rrisë vetëm dëshpërimin në PD.
Zoti Mero PD nuk ka humbur elektorat. Ky eshte elektorati qe ka PD, i cili nuk i kalon 30% te elektoratit ne shkalle vendi. Deri me 2009 PD me Sali Berishen i kane manipuluar zgjedhjet dhe asnjehere nuk i ka fituar. I gjithe manipulimi eshte bere sepse dihej me saktesi se cili ishte elektorati. Edhe elektorati i ashtuquajtur gri nuk besoj se ka levizur drej PD keto vitet e fundit.
Mersin! Jame plotesisht dakord me mendimin tende.Pd-ke kaq e ka elektoratin,dhe nuk ka me teper.Ato 200 mij vota gjoja te humbura,jane vota te vjedhura nga Sali Berisha.Pd-ke tani ka per te dal fare e zbuluar.Tani po behen zgjedhje te drejta e te kontrolluara,dhe po del ne shesh djallzia e Berishes dhe e pd-ke qe fitonte aq shume kundra ps-te. Fitorja e pd-ke ne kohen e Berishes,ishte fiktive,dhe aspak e vertete.Kishte manipulime galopante,aq shume sa,vandalet e pd-ke mernin fleta votimi nga jashte e i fusnin ne kutit e votimit me shqelma ne favor te pd-ke.Pra eshte bere reprazalje me votat nga kryekriminelei Berisha.Nga urrejtja qe ka populli,nuk e voton,dhe ajo parti do shkerrmoqete ne te ardhemen.Dihet se kryetar i pd-ke do zgjidhet i biri djallit,Lulezim Basha.
Nje gje anashkalohet si shkak pasoja e kesaj tragjedie . Ngado qe te vertiten , gjuba vete te dhembi . Asnje kantidat nuk do beje diferencen , Nese nuk ve si princip moral e realist , ndarjen perfundimtare me Berishizmin . Ti mund te ruash mbikqyrjen ne shqup . Po elektoratin ta harroje . Pas vitit te mbrapshte 2011 , ka ndodhur thyerja e madhe dhe e pa riparueshme , mes pd dhe elektoratit gri , ” kaf , apo i gjelber “. Shqiptaret e bene gabimin historik ne 2005se . Por pas vrasjes nga qeveria fashiste e 4 qytetareve ne mes te bulevardit , kete nuk e pranon as me i mangeti nga intelekti . Pas vjedhjes se bashkise se Tiranes , qe pasoi 4 vjete gerhima , njerezit nuk besojne me ne berishizem . Nuk hyn fare ketu Lyli i shqupit . As lista me debile si djali Fahriut. Njerezit Kane alergji ndaj vjerrit te Armines e gjyshit me jelek . Qe ne ” 200 ” seanca doli vetem per dixhitalin e aspak per hallet e popullit . Prandaj edhe gara eshte pa kuptim .
ME SIGURI PO TE NDODH ,QE LULZIMJA QENDRON KRYETAR ,PD DO TE SHKERMOQET ME KEQ .
I rrofte fushata ! Megjithate fajin e ka anetaresia njesoj si elektorati shqiotat qe nuk votoj per PD dhe per ate partine e pare te papare! A pike ne byth juve per konceptin qe keni per demokaracine! Nese shkon ne votim lere ta vendos shumica! Qofte edhe nje vote plus per bashen ose nje vite minus respekto voten she shko qiu! Kjo eshte demokracia tw tjerat jane pordh me rigon! Aman jozefinen se kam shume merak se ca do i ndodh se eshte edhe keq me te ardhurat se kur ka qene ne parlament koker leku ska prek qe nga kompiuterat e deri tek vetratat e burrit e pallatet ne shkoder! Pa le te vargerin genc ruli o zot sa gjynah! Kini kujdes ju demokrat te thjeshte qe jeni dhjamosur me leke! Mendohuni mire kur te votoni! Per mua me mire shkrijejni ate mut parti dhe beni dicka te re nga e para se si me. Jerin dhe tjetrin nje mut keni per te ardh ne pushtet! Me
Mire shkoni tek Mona e Likes se ajo ua qan hallin e ua qin avenirin!
LUL;I BASHA DO TE JETE KRYETAR,,,,KA BERE MANIPULIME PER VOTIMET,,,SHKOVA PER TU RREGJISTRUAR PER VOTIME ME TESEREN E 91 CFARE NDODHI,,,NUK PRANUAN…..PD KA MARRE FUND QE KUR U KRIJUA ME SALIUN ,SI ERDHI,SI ZURI KARRIKEN ETJ ETJ
Kushdo qe te emerohet kryetar e PD-se, kjo parti do te mbetet nje organizate e kriminalizuar nga keqdrejtimi 25 vjecar qe e ka katandisur klani i Berishes. Edhe pse eshte pastruar nga disa elemente te vjeter, fryma banditeske eshte e gjalle dhe nuk ka gjasa per te ndryshuar. Sa per Lulin, ai duhet te ishte ose ne Hollande ose ne burg, ndersa Selami nuk ka kellqe per ta cliruar dhe demokratizuar banden e “demokrateve”.
celesat e shtepise i ka basha , celsat e kashtes ka selami , me thoni ju tani kush eshte i zoti i shtepise ????? hahahahah
Ju kujtohet Maqo Lakrori qe ne zgjedhjet e PS ishte sozia e Edi Rames? PO tani o te mjere qe atehere nuk hapnit gojen kunder Edi Rames dhe tani po shqyheni kunder Bashes? Mos keni majasllin ne bythe? Krimba dhe vetem Krimba.
Atehere po zgjodhen Bashen perseri ta gezojne shkermoqjen e PD-se, s’ja u ka fajin kush. Ne djall te shkojne PDerrat, plehrat e kombit.