Nga Mero Baze
Fenomeni më interesant i zgjedhjeve të fundit, ishte zëvendësimi i partive të vogla me individë dhe mbijetesa e kryetarëve të partive të vogla brenda partive të mëdha. Këto zgjedhje duket se i dhanë fund legjendës së partive të vogla, që mbaheshin në këmbë për t’i dhënë një mandat kryetarit. Përkundrazi, partitë e vogla shërbyen vetëm si kartvizita për individë të fuqishëm, të cilët nuk dihet ende pse u duhet të përdorin sigla partish, kur ja dalin të bëhen vetë deputetë, më mënyrat e tyre.
Fjala vjen nuk kuptohet përse Tom Doshit i duhet sigla e Partisë Socialdemokrate në Shkodër. Ai ka arritur të marrë përsëri aq vota si i duhen si deputet dhe nëse do dilte vetëm me emrin e tij, ndoshta merrte dhe më shumë. Nuk di pse i është dashur të ngatërrohet me një sigël partie, pasi duke qenë ish deputet mund të regjistrohej duke treguar mandatin në KQZ.
Kjo i jep fund mitit të Partisë Socialdemokrate në Shqipëri, e cila në vitin 1991, shkëlqeu si partia që mblodhi në një seli gjithë elitën e ish të majtës liberale shqiptare në fund të komunizmit, duke futur 6 deputetë në Parlament, dhe përfundoi tek mandati i Tom Doshit, i cili vjen nga një familje anti-komuniste dhe ka bërë jetë politike, jo si intelektual, siç ka nisur jetën PSD, por si biznesmen.
Edhe më komike ngjan historia e PDIU, ose e quajtur ndryshe parti e komunitetit çam. Kjo parti e cili ka nisur rrugëtimin nga viti 2005, për të përfaqësuar interesat e komunitetit çam në Shqipëri, në fakt ka humbur në çdo pjesë të territorit ku ka komunitet të fortë çam, si Saranda, Vlora, Durrësi, Fieri dhe Tirana. Ajo ka fituar dy mandate në Elbasan ose rreth 25 mijë vota në një qark, që ka 500 familje me origjinë nga komuniteti dhe një mandat në Dibër, ku nuk ka asnjë çam. Edhe në këtë rast është e pakuptueshme përse këtyre tre deputetëve, u duhet të quhen pjesë e PDIU, kur votat i kanë marrë më mekanizmat e tyre fisnorë, politikë, ekonomikë dhe socialë.
Këta janë individë të fortë, jo kryetar partish që ja dalin. Ndërsa kryetarët e partive të vogla në këto zgjedhje, u eliminuan që të gjithë. Disa që mbijetuan, mbijetuan jo nga partitë e tyre, por nga PD.
Agron Duka fjala vjen, një biznesmen i madh, ia pat dalë zgjedhjet e shkuara të dilte vetë deputet, duke përdorur siglën e një partie të vogël. Këtë herë ai tentoi të ishte më i sigurt brenda siglës së PD, por në fakt vetëm sa ndihmoi PD-në dhe humbi vetë. Nëse do të dilte vetë, me siguri do ishte deputet.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Vangjel Dulen. Duke qenë politikan i njohur i pakicës greke, dhe refuzues ndaj komunitetit çam në Shqipëri, ai iku nga koalicioni me PS, pse në Kuvend u zgjodh një nënkryear çam dhe hyri në listën e PD në Vlorë duke pasur mbështetje në listë, një individ të fortë të komunitetit çam. Për pak vota ai ja doli të bëhet deputet, në emër të PD, por tani pikëpyetja është pse duhet të egzistojë PBDNJ, kur nuk nxjerr dot më vota as për një kryetar. Dhe më keq akoma a duhet të korigjojë diçka kjo parti nga urrejtja etnike që tenton të ngjallë ndaj një komuniteti në Shqipëri? Në disa raste vetë Dulja ka shprehur racizëm të pastër etnik në deklaratat e tij, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por dhe kombeve të tjera si në rastin e Turqisë. Duke replikuar me Edi Ramën, lidhur me batutën e tij “Vangjel Bakllavaja”, Dule tha se Rama i ofroi bakllava, por nuk e hëngri, se ishte turke. Një deklaratë e tillë në çdo vend të botës do kishte shkaktuar tërmet, për shkak se është një racizëm i pastër mbi baza etnike, që kompromenton politikën e vendit tonë, por tek ne, duke mos marrë njeri seriozisht kryetarët e partive inegzistente, nuk e marrin seriozisht, as këtë deklaratë.
Simbolikë edhe më qesharake historikisht ka Fatmir Mediu, i cili prej vitit 2001, ka dalë deputet nga lista e PD, edhe pse është kryetar i Partisë Republikane. Këtë herë kishte dhe një rekord më shumë, pasi PD, e kishte çuar deputet në Gërdec, aty ku Fatmiri dhe Shkëlzeni bashkohen në një krim kundër shoqërisë shqiptare që ka kushtuar 26 të vdekur. Dhe fill pas kësaj, vazhdon e thotë prap që është republikan dhe kryetar i një partie.
Dhe natyrisht nuk duhet të harrojmë Nard Ndokën, një “shejtan budalla”, i cili në çdo palë zgjedhje parlamentare është me PD, për t’u bërë deputet dhe në çdo palë zgjedhje lokale është me PS për të marrë ndonjë bashki. Dhe vazhdon të këmbëngulë, që është kreu i demokristianëve.
Kjo situatë qesharake duhet të marrë fund.
Reforma e re elektorale duhet të përcaktojë qartë, që çdo parti që hyn në zgjedhje lokale, duhet të ketë kandidatin e saj për bashki dhe çdo parti që hyn në zgjedhje parlamentare nuk mund të eksportojë kryetarin në një parti tjetër. Të paktën të shpëtojmë nga kryetarët fallco që strehohen në parti të tjera dhe të dimë që kemi të bëjmë vetëm me disa individë të fortë që ia dalin të bëhen deputetë me çdo sigël që u jep, e cila nuk u shkon fare. Ndoshta do t’u bënte më shumë punë, emri i tyre.
Mero a ke ndonje keshille se si te behet deputet Ben Blushi?
Ben Blushi cmohet si politikan i madh ngs Lidhja e Shkrimtareve dhe s’e ka problem te marre vota me tepri si deputeti me i zoti i Shqqipeerise. Shaban Marina..
Po mar bish ta jsp un!! Blushi le te fry i her qyrret ne jastik manej te baj shurrn ne banjo. Ka shum koh blyshi me ba deputet.
Funksionimi i partive te vogla, gjithnje eshte ushqyer dhe sponsorizuar ne formen e filialeve “te pavarura”, nga partite e medha, qe nuk jane tjeter vecse klane ose “kompani” te medha biznesi te pa ligjshem. Sharlatanizmi, falsiteti dhe morali qesharak qe ka pershkruar me mjeshteri Meroja yne per partite e vogla nuk eshte gje tjeter vecse kopje ne miniature e modelit tek partite e medha. Por edhe keto te fundit, duke pasur te njejten origjine dhe platforme grabitqare, bejne sikur jane te ndara ne “majtas”, “djathtas”, “te qendres”, etj., por ne thelb jane bashke dhe ne mbrojtje te njera tjetres, duke alternuar pushtetin sipas marreveshjeve dhe pazareve te pista qe bejne ne kurriz te popullit.
Kjo quhet DEMOKRACI Mero. Jetojme ne demokraci dhe mbeshtesim ekonomine e tregut te lire, i njejti parim vlen edhe ne politike. Politika matet me kuota dhe aksione si ne burse, ti mund ti bashkosh aksionet e sipermarrjes tende me nje sipermarrje me te madhe, ti nxjerresh aksione te tua ne treg si aksionist i pavarur ose te konkurosh vecmas me sipermarrjen tende, perderisa ligji e lejon gjithecka eshte ne rregull. Problemi nuk qendron ne faktin qe kryetaret e partickave perfshihen ne lista por ne vete menyren si hartohen listat dhe ne ligjin elektoral i cili nuk e lejon votuesin te votoje per kandidatin por per partine (kryetari i se ciles harton dhe listat sipas interesit te tij dhe jo te votuesve). Keshtu qe Mero nqs do te vesh gishtin ne plage duhet ta vesh aty ku duhet, Edi Rama dhe Lul Basha bashke me Ilir Meten duhet te ndryshojne ligjin elektoral dhe menyren antidemokratike sesi hartohen listat e seciles parti. I duhet dhene me shume ze votuesit dhe anetarit te partise, kjo do rrisi pjesemarrjen aktive te votuesit shqiptar ne perzgjedhjen e kandidateve dhe do shprehi me qarte vullnetin e tyre. Pra te kthehen partite ne funksion te qytetarit e jo qytetari ne funksion te partive dhe kryetareve te tyre. Gjithashtu edhe ligji elektoral duhet ndryshuar, duhet ulur numri i deputeteve ne 100 pasi 140 jane shume per nje vend si yni dhe plus shumica e deputeteve as qe ju degjohet zeri e as i mban mend njeri as si surrat e as si emer. Edhe menyra sesi zgjidhen duhet ndryshuar, mund te ruhet sistemi proporcional por jo me lista te mbyllura dhe eshte votuesi ai qe zgjedh kandidatin me te pershtatshem qe do shkoje ne parlament per secilen parti, ne kete menyre kryetari nuk ka monopolin e listes ose mund te behet nje sistem i perziere mazhoritar proporcional por gjithsesi jo me lista te mbyllura per pjesen e proporcionalit. Te merresh me Mediun, Gjinushin apo te tjere kryetare minipartish nuk zgjidh asgje dhe vetem sa i harxhon kohen lexuesit normal nderkohe qe i jep argumenta per lloqe lexuesit parazit ne kafe. Zgjedhjet mbaruan, Vettingu po ashtu (nje vrime ne uje do beje ne lidhje me ndeshkimet e krimeve dhe shkeljeve 25 vjecare) tani e ka rradhen reforma zgjedhore dhe demokratizimi i partive te kryetareve.
Nard Noka eshte nje nder deputetet me te vjeter ne Parlament. Ky “shejtan budalla” do te jete gjithmone ne Parlament…sepse eshte politikan I rafinuar me i zgjuar se Dule e Mediu…
Fiks fare o Mero,le ta bejne reformen,te percaktojne prag electoral mbi 4-5 perqind+a to qe shkruani ju dhe pastrohet politika nga marifetcinjte,nga parazitet qe ushqehen nga taksat tona.
undefined
Boom ! Lere Blushken ne “shenjtenine e tij” sepse kurre me s’ka per
t’u bere deputet !! Ta harroje nje here e pergjithemone ..!!!
Ja ta theme une, boom: ne zgjedhjet e ardheshme te regjistrohet me pd.