Shteti drejt rrumpallës dhe kriza e patates

11 Korrik 2017, 21:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në kufirin mes shqiptarëve në Kukës, ka ndodhur një krizë që vizaton realisht rrumpallën e shtetit shqiptar në këto ditë vere, kur kryeministri ka fituar, por qeverinë e ka opozita e re. Dhe për këtë shkak, kryeministri nuk e mbledh dot qeverinë, ndërsa ministrat teknikë të Bashës, nuk ikin nga zyra se kanë kondicionerë falas.

Ajo që ka ndodhur në Kukës po përkufizohet si kriza e patates. Doganat tona nuk lejojnë të futet patatja e Kosovës në Shqipëri, duke i nxjerrë një problem idiot të references, ndërkohë që Shqipëria e ka aktualisht Kosovën, tregun e vetëm ku po eksporton gjithë perimet e stinës. Falë zotit, për të eksportuar në Kosovë nuk duhen ato rregullat e forta të eksportit në BE dhe fermerët shqiptarë e kanë atë aktualisht të vetëm treg të shalqinit, domates, kastravecit, sallatës etj.

Por për shkak të bllokimit idiot nga ana jonë të eksportit të patates së Kosovës në Shqipëri, pala kosovare me të drejtë kërkon ose të zgjidhet problemi, ose të vendoset reciprociteti. Dhe këtu, dëmi është kolosal, ndërkohë që presidenti Thaçi darkon me Edi Ramën një herë në dy javë, dhe që gjithë qeveria e Kosovës pushon në Durrës, apo gjirin e Lalzit, duke mos ditë fare çpo bëhet në kufi.

Por çfarë ka ndodhur?

Një komision Ad Hock i ngritur për të rregulluar problematikën e shkëmbimeve doganore Shqipëri- Kosovë, e ka parë të arsyeshme t’ia fuste kot, dhe e ka hequr importin e patates nga Kosova, si një artikull ku hiqet referenca, dhe kjo ka shkaktuar gjithë krizën. Ministrja teknike e Financave nuk ka gisht në këtë histori, por as nuk di si ta zgjidhë këtë krizë, pasi nuk ekziston komunikimi në qeveri.

Kryeministri nuk mbledh dot qeverinë, se nuk i mblidhen, pasi ministrat i ka në shumicë të opozitës së re, LSI plus PD. Dhe rrumpalla bëhet e plotë, ndëra kriza tregtare Shqipëri- Kosovë është në sytë e të gjithë vëllezërve që puthen me njëri- tjetrin në darkë dhe nuk zgjidhin dot punët në mëngjes.

Shenja të forta shthurje duken po ashtu në sistemin tatimor e doganor. Në plazhet shqiptare në jug, po bëhet kërdia me çmime të larta, me disko ku duhet të parapaguash, me shërbime luksi dhe askush nuk paguan asgjë për shtetin, ndërsa në  pritje të qeverisë së re, edhe doganierët duket se po shikojnë mos bëjnë ndonjë lek.

Gropa në buxhet mund të thellohet dhe për shkak të bllokimeve të shkaktuara nga mos-funksionimi i qeverisë “gjysmë teknike – gjysmë armike”, dhe relaksi që ka pushtuar administratën pas zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama, në vend që të linte në qetësi deputetët që kanë fituar zgjedhjet, të cilët po i ritorturon nëpër vapë, të ripyesin popullin si e do tepsinë, ka lënë në qetësi administratën e shtetit, dhe shenjat e një shthurje reale shikohen gjithandej. Dhe kjo, sidomos në agjensi apo dikastere ku janë ende në punë njerëz të cilët mendojnë se i pret reforma politike dhe administrative në shtator. Ndjenja se këto muaj janë shansi i fundit, duket se ka nxitur një babëzi të re dhe një shthurje të administratës, e cila reflektohet qartë tek kriza banale e patateve në Kukës, ku askush nuk e gjente dot për 24 orë, kush i ndalonte, dhe askush nuk e zgjidhte dot. Në fakt është një çështje teknike që po e pengon rrumpalla politike, ndërkohë që politikën po e pengojnë disa njerëz teknikë, që nuk ikin, edhe pse nuk kanë më arsye politike.

20 komente në “Shteti drejt rrumpallës dhe kriza e patates”

  1. niki says:

    Zoterinj ,si ka mundesi ne vendet e tjera p,sh Italia mbas zgjedhjeve qeverine mundohen ta krijojne sa me shpejt Perse ne Shqiperi mos te ndodh keshtu? Tek ne, duke pasur nje demokraci te brishte, duhet nderhyre e dhene drejtimi i duhur qe mos te ndodhin me .

    1. befana says:

      Sepse kushtetuta eshte bere e tille,nga armiq te ketij vendi,qe lenia e pushtetit te kaloje ne kaus .Ka me armiq se kaq?

  2. angjelini says:

    Turp turp turp duhet tu vije.

  3. kombi says:

    KJO RRUMPALE ESHTE PER NOSTALIGJINE E RRUMPALLES SE PD . KESHTU DO TE PERFUNDONTE SHQIPERIA NQS DO TE KISHTE FITUAR PERSESRI MAVRIA .

  4. rudini says:

    Eh mor Mero,si nuk bere nje artikull per ate qe kishte fituar tenderin e perpunimit te mbetjeve spitalore,per hir te ca te vertetave qe demtojne dhe kane lidhje me kete qeveri.Kujdes se po behesh si 55 e Faros.Amanet lali Erin, mos e lesh pa e nxjerre dy here ne dite.

  5. Tarrasi says:

    “Patatja” e vertete eshte ne krye te Qeverise

    1. TaFuti says:

      “Patatja” e vertete ka ngri ne krye te PDse ose Roberto Camcakizi

  6. Mentari says:

    Po po ata e kane fajin,ministrat teknike dhe jo Edi Rama? Ore………..po pse nuk thua qe Edi Rama I ka derguat urdher Minisrive qe te mos zbatojne urdherat e ministrave teknike? Por te zbatojne urdherat e Z/minstarve te PS,drejtoreve te drejtorive te ministrive dhe ata te PS? Dridhe O like se e ke pike;Nuk na dhe lajme ,ke frike te vendossh gishtin deftues tek Plaga (fajtori) qe eshte qeveria e sunduar nga PS dhe “Arkitekti” I saj Piktor I deshtuar ose me falni Bojaxhiu I fasadave (Mashtrimeve) qe vjen rreth e rrotull per tu njohur si Lej-Feni,”shakaxhiu” qe u zgjoth Kryeminister vetem per barsaletat e shakate inferior. Mero kur ty do te dali frika qe te ka pllakosur Edi Rama,apo ke problemin e tenderave? hajt shkrimi I juaj I sotem eshte skandaloz se ben fajtore njerezit e pafajshem dhe fajtoret te fajshem. qeveria e PS ka 4 vjet qe nuk funksionon dhe sdihet se sa do te shkoj po qe se neve shqiptaret kemi media Kiss-Ass.

  7. kleptofagos says:

    Pse i bie ne qafe, o Mero?! Kaq di kaq ben i shkreti ..
    E ka edhe nga qefi i karrikes .. Eshte i zene me takimet ne popull dhe Facebook ..
    Eshte duke krijuar edhe grupe pune .. per te ardhmen ..
    Eshte shpirt artisti .. piktor burri i botes .. nuk merret me patate e tranguj ..

  8. pas says:

    Kryeministri duhet të qeverisë, se prandaj është krye-ministër. Mendoj se Rama ia dha opozitës postet e disa ministrave, pasi kishte besim tek funksionimi i postit të vet. Fatkeqësisht ky episod vë në dyshim autoritetin e tij që në fillim të mandatit.

  9. Lili says:

    Ndoshta duet edhe ministrat t,i dergojne nje mesaeh ne face book,qe kryeministri te informohet per problemet e qeverise

  10. Vasco rossi says:

    Nje fakt si nderhyjne tatimet. Isha koncertin e Vasco Rossi ne Modena Park , 230000 spektatore sherbime pafund, birra,sanduic,veshje ama nga ora 3 kontroll total nga Guardia di Finanza

  11. XheJ eN Bi says:

    Mentar…
    Të braktisi edhe Skypion-Lylzimi ,tani ke ngelur si ajo delja e zezë në tufën e komentuesve të gazetës TEMA.
    Kjo të ka zbehur dhe arsyen dhe ke filluar të shkruash sandraç.Në koment shkruan :Rama I ka dhënë urdhër Ministrave të mos zbatojnë urdhrat e Ministrave Teknik.
    Ku është parë që një ministër të urdhërojë një ministër tjetër !
    Mentar ,të rrosh vetë se mëndja të ka vdekur .

    1. XheJ eN Bi says:

      LanI ….
      Nga cili planet shkruan?
      Tastieren e kompjuterit di ta perdoresh. Hap Kushtetuten e Shqiperise dhe lexo kreu 5 dhe nenet 95 ,96 ,97 ,98.
      Po te le shteg Kushtetuta , atehere jane ” budallenj ” qeveritaret qe nuk formojne qeveria.
      Mesaduket Ramen nuk e lejon Kushtetuta ,prandaj budallai ngelet te jet dikush tjeter qe nuk ka haber nga ligjet .

  12. Lani says:

    Pse nuk nxitojne te formojne qeverine e re? Nuk e lejon ligji?? Po le ta shkelin more ligjin apo kane frike nga drejtesia?? Nuk eshte fare e veshtire per te kuptuar se eshte ceshtje villneti dhe aftesie. Tani nuk eshte koha te pyesesh njerezit se cfare duan nga qeveria e tyre, por te fillosh nje ore e me pare te punosh ne ndihme te njerezve. Vertet nuk e di Edi Rama se cfare duhet bere?. Nqs eshte keshtu atehere ky quhet hall i madh?. Ta pyesim ne tani kryeministrin si ta ndihmojme?.

  13. Xha Selimi says:

    Mero mos e kruaj shume me ” fanarin ndriçues ” se do helmoesh si demonstruesit e Lulit ne miting . La fiesta del chivo ….goes on ! Patatja nuk ka ngec vetem ne Morinë por ne çdo pjes te trupit te Fanarit !

  14. Zigur Qarri says:

    Individe te caktuar shfrytezojn boshlleqet ligjore,per te mbrojtur interesat e tyre.
    Ky nuk eshte problem i ri,i panjohur,nuk eshte çeshtje teknike,por interesash tregtare.
    Oligarket e politikes shqiptare qe kan monopolizuar tregtine,nuk u intereson kjo.
    Kosova mund te plotesoi kerkesat per patate,speca(por edhe me rrush) e nje tregu
    prej 7 milion banoresh,me kualitet te larte dhe kosto te ulet.I njejti fenomen ndodh
    edhe ne Kosove,ku oligarkia politike per hir te interesave tregtare,ka hapur tregun
    kosovar per mallrat serbe ne dëm te prodhimeve vendase dhe atyre nga Shqiperia.
    Ky eshte edhe nje nga shkaqet qe PD-ja(e djathta) ka rënë ne hale,sepse patriotizmi
    i te djathtes shqiptare,ka qene deri tani flluske sapuni,patriotizem fiktiv,patriotizem
    interesash.Ashtu si perfitojm ne miliona nga Vëllezërit kosovare,ashtu duhet te perfitojn
    edhe ata.Justifikimet jan pa baze.Kush e heq gardhin i pari,merr edhe tapinë e patriotizmit
    racional.

  15. Ne 4 vjet qeveri komuniste ,per nje muaj te ca ministra teknike administrata shteterore po falimenton ???ky eshte arsyetimi i Meros ,hajde analist prej trapi.

  16. Kuq e zi says:

    Si te hapet kufiri me kosoven!!!! kurre…
    Ne po presim te heqim doganat me serbine ajo po qe eshte ide e ka dhene vucici dhe rama e ka pelqyer tej mase
    lumi ne do hyjme ne jugosllavine II

  17. Nik says:

    A kane dinjitet ministrat “teknike” te zgjedhjeve qe qendojne akoma!?
    Nik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje