Nga Filip Çakuli
Shtypi shqiptar është i mbushur me lajme për herozimin nga nevoja për t’u lexuar.
Në krye të radhëve shfaqen për shembull titra se “Selami kreu nje akt heroik”, se guxoi te kritikonte edhe Berishën.
Edhe Kreshniku u trajtua si hero, që braktisi politikën një herë e përgjithmone.
Po edhe kryeministri na doli hero kombetar, që së bashku me heronjtë e tjerë rilindas, ia doli mbanë në një fushatë heroike me një tepsi dhe një kazan në dorë.
Këtu nuk futen heronjtë e dekoruar nga presidenti dhe as futbollistët e kombëtarës… të cilët janë dhe heronj me letra.
Në suazën e këtij heroizmi të përgjithshëm, një djalë nga Tetova, që pushonte në Zvërnec të Vlorës, u hodh në dallgët e detit për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin.
Dhe nuk doli më.
Dha jeten për të shpëtuar dy jetë te tjera.
Ky akt vërtet heroik i tij kaloi në heshtje nga mediat tona.
Sepse atë ditë te sakrificës sublime të Beniaminit tetovar, shtypi u mor me ngjarje te tjera të rëndësishme; me takimin e Selamit ne Tropojë, çfarë u tha Basha demokratëve ne Durres, pse hesht Berisha për zgjedhjet brenda partisë së tij (çudi me këtë lider histerik, kur flet i thonë kush e dëgjon atë, kur hesht, pse nuk i ndihet zëri).
Lajm ishte atë ditë dhe kapja e një sasie droge, po në Vlorë, lajm edhe pse ia mbajti kaq gjatë të shtrënguar dorën Trampi, presidentit francez, po ndërkohë shqiptarët ishin të interesuar atë ditë pse Muç Nano nuk binte dakort me Tos Lubonjën dhe Andi Bushati ishte kunder të dyve…
Pra, përpos gjithë këtyre lajmeve me heronj politikë protagonistë, lajmi i madh i ditës, i aktit të lartë të Beniaminit, kaloi në heshtje.
Njeriu i ditës duhej të ishte ky djalë i mrekullueshem, që la të fejuarën në breg të detit dhe u nis, pa e ndjerë që nuk do kthehej më.
Akti i tij human dhe fisnik u mbyt në “kazanin tonë” mediatik (në këtë rast vërtet e meriton një emërtim të tillë).
Beniamini meritonte tërë mirënjohjen tonë, jo vetëm të mediave, po edhe të shtetit.
Sepse është e pafalshme për ne të gjithë, përcjellja e tij si një viktimë e “seksit mashkull” e mbytur në Zvërnec, sipas njoftimit të policisë.
Në fakt, ai është i vetmi hero i këtyre ditëve, që sakrifikoi jeten e tij të porsanisur, per jete të tjera, që as nuk i njihte…
Heronjtë e shtypit tonë, sakrifikojnë nervat tona, për gjëra që është heroizëm, po arrite t’i lexosh deri në fund.
Sa keq qe ne shqiperi jan pak njeres si ju zoti filip cakulli qe te verten e thon thjesht dhe pa doreza ,shkrim qe e lexon me kenaqsi respekt
Ke te drejte or mik…….po kete vend e ka marre lumi. Ketu ka marre fund cdo gje, ketu perbejne lajm budalliqet, dhe jo veprat si ai djale i mrekullueshem. Ketu perben lajm fejsbuku i ketyre bastardave.
Keqardhje e madhe per djalin nga Tetova. Por me se shumti ai eshte viktime. Nqs nuk kishte aftesi ne det, deshira e mire solli nje fatkeqesi me shume! Ai nuk duhet te futej ne asnje menyre ne det ne nje fushe te panjohur per te. Por shoqeria mund kontriboje duke vendosur roje ne breg per te parandaluar te tilla ngjarje
Bravo Filip,po kujt ai thua!
Keshilli Bashkiak i Vlores ti propozoje Presidentit te Republikes dekorimin e Benjaminit me dekoraten me te larte te trimerise.Ti jepet titulli Qytetar Nderi i Vlores dhe te vendi ku ka dhene jeten ti ngrihet nje bust perkujtimor si nje memorjal dhe promovim i asaj qe shqiptareve u ka humbur ne keto 27 vjet mender demokracie,humanizmi dhe solidariteti njerzor.
I pa harruar kujtimi i Benjaminit,ketij shqiptari te mire.
Të lumtë goja!
Te gjithe duhet te perrulemi para Beniaminit , hija e te cilit endet buze detit ne Zvernec. Djaloshi fisnik nga Tetova nuk duhet te harrohet ne Vlore. Ai u mbyt per te shpetuar dy bija te Vlores.
Vlora i ka borxh ketij djali emrin e plazhit dhe nje pllake perkujtimore per gjestin e tij heroik.
Duket si peralle, por Beniaminin duhet ta ndjeke legjenda. Ai duhet perkujtuar cdo vit ne ate dite qe iku duke lene ne Vlore aktin e tij te larte. Dita e Beniaminit duhet te jete dita e nderimit te heroizmit te njerezve te zakonshem qe e kalojne jeten ne heshtje e te padukshem derisa momenti i therret dhe ata nisen pa patur nevoje per stimuj.
I paharruar qofte kujtimi i ketij biri te shtrenjte te Tetoves.
Le ta nderojme e kujtojme djaloshin fisnik, por te mos biem pre e mentalitetit monist qe heroizonin cdo lloj individi dhe cdo ngjarje. Ne asnje vend te botes nuk vihen emra heronjsh ne plazh. As monumente nuk ngrihen ne plazh. Le ta ruajme nje cike sencin e mases.
shume e sakte z FILIP, ta lexojne keta gazetaret serioze qe shkruajne gjera” heroike”,,nje leksion gazetarie nga nje njeri i humorit BRAVO
BRAVOO
Ke Shume t drejte z Filip, por ketij vendi i duhen njerez Te tille heronj te vertet, por gjithashtu duhet Edhe nje pune e madhe nga ana Shtetit qe Te vihen piketat ku dhw kur duhet bere Plazhi i sigurt dhe ptj suport nga njerez qe meren me sigurine publike ne Plazhe me oraret te caktuara sic e ka gjithe bota!
Kazan me groshe ku vetem degjon gjithe diten e dites.
Ish-ministri ben aksident me Range-Roverin e tij personal.
Lajm ben aksidenti, ne boten e lire do bente Range Roveri personal i ish-ministrit!!!
Te lumte Satan. ?Mjere per mediat qe nuk e kuptojne ? Ose kane frike ta thone?
E vertete shume e hidhur….
Nuk e di sa i goditur do ishte anaologjia por me vjen t’them vetem
Ah t’kisha nje grusht te fuqishem…..
Super shkrim!!!!!!! Mos mungo kaq gjate se na mbyti kazani!
po
Ku eshte Presidenti qe nuk la “talente” apo njerez me “vlera te mbedhaja” pa dekuruar. Te pakten nje faleminderit Benjaminit si kryetari i shtetit!!!
..eh sikur te mendonin te gjithe keshtu..Muçi ka nje vit qe s’po gjen se ç’kombesi ka Skenderbeu..pas 500-vjetesh nje Muç tjeter do shkruaje per ngjarjen ne kohet e sotme ne Zvernec..kjo eshte historia jone ..e”prapambetjes”ne gjthshka..
Mbas zMentor Kikia, i cili ishte i pari qe u prononcua per Heroin e Zvernecit, Beniaminin, sigurisht dhe nje flm per zF. Cakuli, por jo te lihet vetem me keto artikuj. Pamvaresisht se ajo pjese e plazhit ku ndodhi fatkeqesia eshte e pa frekuentueshme dhe jo brenda territorit ku mund te menaxhohet nga rojet bregdetare, perseri akti i djaloshit, ishte heroik.
E pra, vertetohet edhe nje here qe media jone eshte vetem nje kazan mediatik, por ndoshta edhe me keq.
Jemi ndoshta vendi i pare ne bote qe kemi me teper “heronj” per fryme popullsie. Shume pak emra te merituar dhe me te shumtet jo, te hershem por me shume te koheve te fundit, te vdekur por edhe te gjalle, persona VIP e te zakonshem, vendas por edhe te huaj, i kemi stamposur neper memoriale dhe lapidare, neper tabela rrugesh e sheshe, neper libra historie e gazeta te perditshme, ne dekrete presidenciale dhe vendime kryeministrore, bashkiake e deri te komunave, neper studio televizive dhe media online.. Shpesh i zevendesojme te vjetrit me emra te rinj ..
Mjere ai popull qe ka nevoje per heronj .. (Sa me shume heronj, aq me shume dhe armiq)
Respekte te medhaja per Z. Cakuli per kete shkrim.
Respekte per mje purogrek dhe filoshqiptar si z. Fipil Cakulli
Filippo eshte pjese e kazanit.
Por lei la thene te verteten
Atij djali dheu i qofte i lehte kurse per ATA qe administrojne plazhet nje cope toke per fare MOS u gjete
Sepse sivjet nuk sheh nje roje bregdetare askund ne bregdet.
BRAVO FILIP!