Lufta me maska e Lulzim Bashës

18 Korrik 2017, 18:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më bëri përshtypje një detaj nga foto e antimitingut të Lulzim Bashës në Korçë, kundër disa ish- drejtuesve të PD, që kërkojnë ndërprerjen e farsës së garës dhe dorëheqjen e Bashës. Të gjashtë protestuesit që kishin dalë të protestonin, kishin mbuluar me parulla fytyrën e tyre të mos njiheshin, ndërsa njëri, që e mbante parullën më poshtë, kishte veshur kapuç në pikë të vapës, përsëri të mos njihej.

Gjesti i antimitingut është boll i shëmtuar, por me pagesë dhe mund ta bësh. Por ky ishte rasti ekstrem, kur edhe pse i kishte paguar ata të gjashtë, ata nuk donin të tregonin fytyrën kush ishin. Ishin thjesht gjashtë “kapuçonë” që ngritën disa parrulla kartoni, u fotografuan dhe ikën me vrap.

Nuk ka rëndësi kush janë, kush i ka nxjerrë dhe çfarë kanë shkruar në ato parrulla. Ka shumë rëndësi fakti, që ata nuk guxojnë të tregojnë edhe fytyrën e tyre në këtë rast. Atë nuk kanë dëshirë me sa duket, t’ia dhurojnë Lulzim Bashës edhe atë pak fytyrë që u ka mbetur.

Ky është dhe tipari themelor i betejës së Lulzim Bashës në këtë fushatë fasadë. Prej fillimit, ai nuk ka mundur të sigurojë dot asnjë mbështetje publike. Asnjë emër i njohur i PD, asnjë gazetar qoftë dhe me gjysmë integritet, asnjë reporter, asnjë politikan, asnjë figurë e shoqërisë civile, biles dhe asnjë punëtor i kompanive të Kunatit, nuk ka guxuar të dalë me emër dhe të mbrojë Lulzim Bashën. Të vetmen gjë që kanë bërë, është lufta me maska dhe psuedonime, duke dëshmuar se ai nuk ka as kënaqësinë e betejës, por vetëm kënaqësinë e perversit, njëlloj kurvërie që blen seks me lekë.

Kanë hapur disa profile fallco në Facebook dhe sulmojnë figurat historike të PD, që nuk mbështesin Bashën. Më e pështira është beteja kundër Besnik Mustafajt, i vetmi ministër i PD që ka dhënë dorëheqje, kur PD ishte në kulmin e pushtetit të saj, ka parë punën e tij, duke i qëndruar afër PD, ndërkohë që Lulzim Basha firmoste tenderin 1 miliardë euro, për të cilin nuk është gjykuar ende.

Sulmi ndaj tij ka arritur një pikë të pështirë, pasi i kanë sulmuar djemtë, duke ja krahasuar me djalin e Fahriut, çka është shumë vështirë që një baba normal ta gëlltisë. Shtoji këtyre dhe sulmet për shfaqje të huaja të Besnikut, si vajtja në kazino, leximi i librave të huaj, dobësia për femra të bukura etj. Profili i tij është kompletuar si armik nga sharësit anonimë.

Më tej akoma është sulmuar Astrit Patozi. Dhe ai përgjithësisht për shfaqje të huaja, dhe kafe me armiq të partisë. Dhe këto sulme nga anonimë, por për fat, këtij nuk i kanë thënë që ke dashur të bësh vajzat deputete, si djali i Fahriut, se do ishte e rëndë për vajzat.

Një njeri që e ka çuar PD-në përtej kufirit kritik të votës së militantëve, duke goditur zemrën e saj, kur merr një vendim kaq të rëndësishëm për të mos ikur, edhe pse e ka varrosur një parti, duhet së paku të ketë kurajo të bëjë betejë të madhe dhe të fortë publike. Të kesh guxim të mbash të përdhunuar një parti pasi e ke shkatërruar dhe të mos kesh guxim të bësh betejë me emrin tend, kundër atyre që mendon se po ta rrezikojnë ëndrrën tënde, është e pazakontë. E gjithë kjo dëshirë e tij për pushtet, është dispropocionale me mungesën e një njeriu të vetëm, që të vërë emrin dhe fytyrën krah këtij njeriu. Dhe të mendosh se këtë ai e bën në emër të dashurisë për PD, është njësoj sikur të mendosh se përdhunesi e do viktimën e tij, ndaj e përdhunon.

Në fund, desha t’i kthej përgjigje një fushate të ndyrë po ndaj kundërshtarëve të Bashës, por ku po përdoret emri im. Është bërë në disa raste nga disa kamarierë pa identitet të tij dhe vazhdon me këto profilet anonime, sipas të cilëve, ekziston një komplot në PD, prej vitit 2013, d.m.th që me Olldashin, që unë kam dashur “të marr PD-në”, një fjali sa pa kuptim, aq dhe vulgare për mendjet e sëmura rrotull kryetarit të vulës.

Ndryshe nga Lulzim Basha dhe kushdo kollovar tjetër aty, unë kam një raport emocional me PD, një raport që nis nga dhjetori i 1990-tës, kur kam themeluar ndoshta degën më të vështirë të saj, në malet e Martaneshit dhe Burrel, dhe kjo histori ka vazhduar dhe në ditë shumë të vështira të PD-së. Por unë i kam dalë përballë pushtetit të asaj partie, kur aty u shfaq Lulzim Basha si “dhëndër brenda” për të bërë ato që bëri bashkë me Sali Berishën, që nga vjedhjet galopante, e deri tek vrasja e qytetarëve në bulevard dhe vjedhja e zgjedhjeve.

Unë kam luftuar boll që këta njerëz të ikin nga pushteti dhe projekti im kundër pushtetit të tyre personal në krye të PD, mbaron në vitin 2013, kur ata ikën nga pushteti, edhe për shkak të luftës sime. Dhe për këtë jam krenar!

Prej 2013-s, luftën kundër PD-së dhe të ardhmes së saj nuk e drejtoj më unë, por Lulzim Basha. Mua më ndodh e kundërta, pasi prej vitit 2013, mua më dhimbset PD, për atë çfarë po i bën Lulzim Basha. Nëse do isha dikush që do e urreja PD-në vërtet, njeriun që do të doja më shumë sot, do të ishte Lulzim Basha. Ai do të ishte i vetmi aleat i imi në atë parti, sikur unë ta urreja. Atë që i ka bërë ky njeri PD-së, nuk do mund t’ia bënte as armiku më i madh i saj. Bile jo vetëm PD-së, por dhe Sali Berishës.

Unë jashtë modestisë, i jap shumë pikë vetes në luftën ndaj Berishës, ashtu sikundër i jap shumë pikë dhe atij në luftën kundër meje. Por lufta mes nesh ka qenë ballazi, me emrat dhe fytyrën tonë, para syve të shqiptarëve. Kjo luftë e pistë e Lulzim Bashës dhe tredhja që ai i ka bërë Sali Berishës (siç thotë populli, duke “e kapur për koqe”) dhe duke e bërë si lolo, që të heshtë para kësaj që po bën, është një meritë, që gjithë ne kundërshtarët e Berishës duhet t’ia njohim Lulzim Bashës. Ne i kemi bërë boll dëme Sali Berishës, por këtë që po i bën Basha, nuk kemi mundur dot. Dhe shpjegimi sërisht është tek lufta si skuth që bën ky njeri. Siç i bën gjithë gjërat.

7 komente në “Lufta me maska e Lulzim Bashës”

  1. 21 janari i nazifashistit lul says:

    Mbas 3 muaj me tele-cadren-bash -show po behet dhe nje tjeter simester i veres qe po cmend njerezit…
    .
    abslutisht eshte nje loje e ndyre..ose e thene ndryshe “ndeshja eshte e shitme” nga selami dhe patozi…
    pse behet ky teater kriminal
    .
    VETEM PER TE SHPETUAR SALIMONSTREN
    .
    Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    e verteta shume e hidhur eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.
    dhe ju ish dhjetoristet e dhjere te dhjetorit duhet te kerkoni falje dhe jo te beni loje fjalesh sala-luli-patozi apo ish marksist leninisti bisnik mustafa qe eshte bere si dikur “beu saukut”

    E FUNDIT
    vetem lul bashibozuku nuk ve maska
    .
    ai ka pranuar hapur:

    vrava ne 21 janar 2011 brenda kornizes ligjore..
    ..te tjerat flasin vete..qe nga pashaporta amerikane ne hollande
    dhe deri te fotografia me Trampin qe shqiptaret e hodhen ne tualet ne votimet e fundit

  2. niki says:

    Berisha hesht pasi Basha eshte katapultuar aty ku gjindet nga i njejti PADRON qe katapultoi edhe Berishen Duke i njohur njeri -tjetrit sherbimet qe i jane kryer padronit ,jane te detyruar te bejne nje sy qorr dhe nje vesh shurdh (e keshtu servirin njeri tjetrin). Nga frika qe kane si njeri dhe tjetri ,nuk arrijne te kuptojne qe po vetevarrosen akoma me thelle…!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Antimitingashet ne Korce njihen lehtesisht nga veshjet,por mbi te gjitha dallohen, jane berishjane.
    Nga ky moment zgjedhjet ne PD kane rene !
    Te gjithe ata qe presin per te dale Berisha ne podiumin e PD,gabohen rende.
    Aleanca Berisha – Basha eshte farketuar me 21 janar.
    PD eshte e destinuar te tretet,fatkeqesi per nostalgjiket,per antaret e ndershem dhe te thjeshte.

  4. Shaba says:

    Sali Berisha nuk mund ta duroje shpronsimin e tij nga prona PD. Ai ka vendosur te mbetet i lavdishem per fazen qe ish pronar prestgjioz. Ai kujton se zbatimi i planit te tij sekret per shkatrimin e PD s, do o ta shptoje dhe do ta lere te famshem.

  5. bianka says:

    Ta gezoje Baftjari ( me raki kocimare) do i dale pija ne 2019, dhe do pi uthull pastaj.

  6. Suloja says:

    Me 22 korrik Basha do rimarrë timonin e SHQUP-it.Selami do ibashkohet urimeve,duke i çuar Selam,rivalit.

  7. Suloja says:

    Mero.Një proverb popullor,thot:”Ma mirë me punù kot se me ndejt kotPor,”MË MIRË TË RRISH KOT SE TË FLASËSH KOT”.Mos u mërzit se edhe furrtarit më të mirë i digjet ndonjë bukë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje