Fitore e krizës së legjitimitetit!

23 Korrik 2017, 19:36Editorial TEMA
Fitore e krizës së legjitimitetit!

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka bërë gjithçka që të sigurojë një fitore kundër të ardhmes së tij në politikë. Ai ka vetëshpallur fitoren brenda partisë, në një proces tërësisht të manipuluar, pa asnjë standard ligjor e demokratik dhe ka garantuar të jetë kryetar i një partie të ndarë, të cilën e presin më shumë beteja brenda vetes, se sa me kundërshtarin.

Sa i përket procesit të votmimit ekzistojnë dokumente dhe video, të cilat nëse depozitohen në prokurori, gjysma e PD duhet të përfundojë në burg, pasi bëhet fjalë për një proces, jo më të manipuluar, por të destabilizuar në nivele vulgare.

Vëzhguesit e procesit për shembull, kanë regjistruar tetë orë votimin në një qytet të Jugut, dhe numurojnë nga videoja rreth 400 votues, nga 1100 që ka shpallur Basha si të tillë. Mjafton një fakt i tillë, që organizatorët e atij procesi, t’i jepen drejtësisë dhe procesi të quhet i pavlefshëm.

Por Lulzim Basha nuk e ka problemin vetëm se ka vjedhur votat. Sa herë i është dashur të marrë një post, ai këtë ka bërë. Këtë ka bërë kur duhet të bëhej kryetar bashkie, këtë ka bërë dhe dy herë radhazi për t’u bërë kryetar partie. Problemi i tij real është se ai nuk bind më askënd për të qenë kryetar i PD, as ata që e kanë votuar. Ai për herë të parë ka krijuar një krizë legjitimiteti në PD, dhe si i tillë, ai nuk e çon dot më kurrë PD në pushtet.

Të gjithë ata që duan t’i japin një dorë, përfshi dhe Berishën, po i rekomandojnë atij të bashkojë partinë, që do të thotë në një farë mënyre të bëjë paqe me kundërshtarët. Berisha e përsëriti thirrjen për bashkim, ndërkohë që votonte, pasi e vizatoi situatën në PD shumë kritike dhe pasi la të kuptohej, se Basha ka bërë një gjest amoral që nuk dha dorëheqje, por që të tjerët duhet ta gëlltisnin.

Kjo është një lëvizje e pamundur, pasi partia mund të ribashkohet vetëm nga një rithemelim i saj dhe jo nga krijuesi i problemit dhe ndarjes së saj.

Po të ishte vetëm çështje emrash të lidershipit vjetër ajo do ishte punë e lehtë, por PD është ndarë në bazën e saj, dhe ata që kanë refuzuar Lulzim Bashën, janë anëtarët e thjeshtë të partisë dhe jo vetëm ish lidershipi i partisë.

Vetëzgjedhja e Bashës në krye të PD, i jep fund këtij shansi.

Çdo përpjekje për bashkim fallco mbi krimin e votës së lirë në PD, do të prodhojë një dështim të ri.

Çdo përpjekje për t’u pajtuar personalisht, apo për të negociuar fatin personal të ndokujt, që është kritik me Bashën, do ta bëjë dhe më të pështirë të ardhmen e gjithsecilit aty brenda.

Çdo ndryshim, duhet të fillojë nga ndëshkimi i vjedhjes së votës brenda PD dhe rikthimi i partisë tek legjitimiteti i saj. Vetëm pas kësaj duhet të mendohet për reformimin politik të PD.

Sot PD ka në plan të parë  krizën e legjitimitetit të saj, krizë që nuk e ka pasur kurrë që nga themelimi i saj. Azem Hajdari në fillim dhe Sali Berisha më pas, kanë qenë legjitim si kryetar. Berisha ka dërmuar shumë personalitete brenda partisë me autoritarizmin e tij, por e ka përfaqësuar gjithnjë shumicën në PD. Dhe ka ditur të paguajë çmimin e autoritarizmit, kur është detyruar të lëpijë ata që ka pështyrë, duke i rithirrur në PD mbi një kontratë të re.

Lulzim Basha është i pari kryetar i vetëzgjedhur i PD, që po i prodhon kësaj partie krizën e legjitimitetit. Në vend që PD sot të diskutonte për reformimin politik të saj, përmes një lidershipi të ri, është kthyer mbrapa në kohë dhe po diskuton legjitimitetin e saj. Në vend që PD sot të dskutonte si të transformohej rrënjësisht, si të ndëshkonte të kaluarën e saj, si të riformatohej jashtë berishizmit, dhe të bëhej e besueshme për qytetarët, është kthyer në një parti që po bën idhull Sali Berishën, pasi ai së paku, ishte legjitim në krye të saj.

Lulzim Basha i ka prodhuar kësaj partie, një problem që  nuk e ka pasur. Ajo ishte një parti që shpesh herë ka marrë vendime të gabuara dhe kundër interesit të Shqipërisë, por vendimet ishin marrë nga njerëz legjitimë në krye të saj.

Sot kjo parti ka në krye dikë që është vetëshpallur kryetar dhe çdo betejë politike e tij, do ketë si gjyle të lidhur tek këmbët, legjitimitetin e kryetarit.

Kjo është pasoja më e rëndë e fitores së shpallur të Lulzim Bashës, pasojë që do ta çojë këtë parti drejt shuarjes. Është një fitore kundër të adhmes së tij. Një vetëvrasje!

 

 

19 komente në “Fitore e krizës së legjitimitetit!”

  1. andromeda says:

    Më mirë Luli në krye që ta gremisi sa më shpejt atë parti horrash, batakçinjsh, injorantësh, imoralësh. dhe Shqipëria të shpëtojë një herë e mirë nga kjo rracë e përçudnuar, bashkë me kryezuzarin e tyre Sali Berisha.

    1. pirati behet pape says:

      .
      NE FAKT NGA SHKURTI I KETIJ VITI LUL XHELAL BASHA KA PUSHTUAR
      EKRANET TELEVIZIVE DHE ESHTE INVADORI I TYRE
      .
      NUK DISKUTOHET ME PER KRIMET E TIJ POR PER “GABIMET” QE JA KA GJETUR SALLAMI I INVES DHE GJARPERI PATOZI
      .
      NE FAKT LULI ESHTE KRIMINEL & TRADHETAR .. DHE KETE NUK E SHPETON
      .
      – AS THENIA E ARVIZIUT SI YLL NE NGJITJE.
      .
      -.AS PUTHJA NE FAQE E NULANDES SA HERE E TAKONTE
      .
      -AS KOMEDIA E KOMIKUT DONALD LU ME REFORMAT E LU LESHIT
      .
      -AS BREKET E PERMJERRURA TE EDIRAMES
      .
      AS KALI I TROJES ILIR MUTA

      . AS FOTOGRAFIA TURPESHME ME TRAMPIN

      DHE AS ZOTI VETE
      KRIMINELI LUL E DO NE LULE PIKE..

      ,,,,,,,
      ME ATE PROFIL KRIMINAL QE KA YLLI N NGJITJE I FAQEZIUT ARVIZU,NE CDO VEND TE BOTES DO ISHTE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE DO ISHTE LINCUAR APO EGZEKUTUAR NGA VIKTIMAT E TIJ
      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.
      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..
      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret
      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…
      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje
      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment
      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..
      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …
      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL
      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules
      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…
      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.
      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…
      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

      .
      habitem si ka akoma shqipkare dhe shquptare qe e votojne akoma
      edhe pse perbejne vetem 2% te popullsise….i japin voten nje kryemostre
      .
      habitem si ka dipllomate euro-atllantike te donaldlulezuar qe jane nen nivelin e te derguarve te sulltanit
      qe po tolerojne kaq hapur dyshen kriminale Lul Berisha…

    2. AMY says:

      me gjithe ato te keqia qe Berisha dhe me pas Basha i kane bere ketij vendi duke qene ne krye te kesaj partie, apo te pushtetit te kesaj partie, do vinte nje dite qe “ZOTI” ta denonte, dhe kjo dite ka ardhur, me mire te shkrihen, te seleksionohen dhe kusht te kete qejf te grupohet perseri dhe te krijojne nje parti te re, Kollaj keta sharlatane ju kundervune ish presidentit B Topi, dhe ai u largua nga ajo parti dhe krijoi te re, te djathte, kete te bejne Topalli dhe shoke, le te ndahen dhe te rigrupohen, do ti duhet ca kohe qe te vine ne pushtet, por kjo i priste keta njerez sharlatan, qe kane vjedhur, mashtruar, vrare kete popull dhe kete vend ne keto 26 vite ne demokraci, qe i thencin, se me berishen kurre nuk ka demokraci, ai e njeh si term, por kurre ne zbatim. ky eshte fundi i zbutur i PD-se se sliut dhe bashes,

  2. Albani says:

    Urime Edi Rames edhe per 8 vjet te sigurta ne pushtet.

  3. Peço says:

    Ik ore Mero Baze, pirdhu. Ata që kanë vjedhur vota janë përkrahësit e Eduard Selamit. Na vodhën 5 mijë vota. Do kishim dalë 100%. Na e prishën bukurinë e fitores tonë historike këta mutër, të shitur tek Edi Rama. Edhe ai Patoz haleja me përkrahësit e tij të qelbur, frenoj nja dyzet mijë antar të mernin pjesë në votim me bojkotin që bëri, pa do të kishin ardhur më shumë se 110 mijë antar në votime.

  4. Nestori-Mitrovicë says:

    Me sa duket, Mero, PD-ja e ka te vështirë të lirohet nga sistemi të cilin e ka instaluar Sali Berisha dhe, për arsye aspak të ndershme, e kanë përqafuar dhe ushqyer ata pas tij. Berishizmi si sistem brenda PD-së është instaluar në mënyrë të panatyrshme, jo vetëm duke bindur njerëz por,edhe me anë të shndërrimit (tjetërsimit) të tyre në shëmbëllimin e Saliut. Me të kafshuar, ashtu siç besohet se shtoheshin vampirët në mesjetë. Është fare e dukshme se, ata që u kafshuan nga Saliu janë figurat më të “çartura” të politikës shqiptare. Vampirizmi nuk mund të ndërtohet si realitet në shekullin XXI, aq më pak nëse dikujt nga ata që e kanë edhe shkopin edhe konopin nuk i duhen “realitete të tilla”. Evropa përjetoi lirinë e saj të plotë duke e mbyllur vampirizmin nën shtatë dryrë, rrugë të cilën duhet edhe ne ta bëjmë që të bëhemi pjesë e saj.

  5. spartaku says:

    Jame dakord me komentin e Andromedes.Me mire Basha qe pd-ke te shkoi ne te semes.Hale parti.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha ishte i sigurte per ” fitoren” e tij.
    Perpjekjet kane qene ne “rritjen” e numerit te pjesmarresve ne votime,si dhe zmadhimin e numerit te anetarve te PD.
    Mund te thuhet pa frike se PD eshte tkurur ne menyre te frikshme,duke u zmadhuar ne menyre fallsikative.
    Numeri I pjesmarresve ka qene i denje per nje OJQ .
    E vetmja qe bie ne sy eshte vjedhja e votave !

  7. Tirana says:

    Prape e ke gabim Mero. Ne krize legjitimiteti eshte e tere krijesa artificiale me emrin PD, jo thjeshte Basha. PD NUK ESHTE PERFAQESUESJA LEGJITIME E TE DJATHTES SHQIPTARE dhe ky e vetem ky eshte problemi. Per aq sa kete te ashtuquajtur “Parti” e mbajti te shtypur Berisha me diktature, problemi mbeti aty pa u zgjidhur dhe as mund te zgjidhej. Por erdhi dita qe problemi kerkon zgjidhje: E DJATHTA SHQIPTARE DUHET TE RIKRIJOHET ME PERFAQESUESIT E SAJ LEGJITIME HISTORIKE. Dhe e djathta historike patriotike fillon qe nga vitet 1920, qe do te thote se nuk mund te jene komunistet, hajdutet, imoralet, spiunet e gjithfare lloj te shiturish qe u prodhuan nga periudha komuniste. PD-ja nuk e ka patur fare, nuk e ka dhe as ka per ta patur kurre te drejten legjitime te konkuroje per Shqiperine, as me Berishen as me Lulin.

  8. sit back and.. relaks says:

    Ajo parti nuk gremiset e as shuhet per sa kohe do jete gjalle dhe anetar i asaj partie Saliu. De “juro” eshte lulka kryetar, de facto eshte dhe ka per qene sa te jete gjalle Saliu me perkrahesit e tij.

  9. Theo says:

    O Mero, une nuk kuptoj perse E.Selami konkuroj per kete post, kur dihej, qe ti e the disa muaj perpara qe ai e ka hallin per 22 korrikun dhe jo per 25 qershorin, edhe budallai me i madh i PD e kupoti kete gje, qe do votonin ata qe donin klani Berish-Basha dhe kunati, kaq budalla ishte ky E,Selami, kisha shume respekte, por tani e kuptoj qe isha wrong

  10. Mersin says:

    PD kete ka menyren e vleresimit dhe trajtimit te zgjedhjeve. Keshtu do te vazhdoje sa te jete Sali Berisha, nje parti ne mbrojtje te interesave te familjes se tij. Tashme ka marre perfundimisht te tatepjeten. Sa keq per demokracine dhe te ardhmen e vendit.

  11. kleptofagos says:

    Pse cuditeni kaq shume? Vjedhja e votes, apo shitblerja e saj, eshte gjelle tradicionale ne Shqiperi ..

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    O Mero me vjen keq se ti je edhe gazetar i vjeter
    Ca u be e ne kete vend dhe nuk u pelqye
    Edi Rama fitoi PA kandidat tjeter fare
    Ilir metà e nderroi kryetarin Brenda muajit,dhe ja ku Jane per bukuri
    Njeri president tjetri fitoi dhe po’ bisedon gju me gju me popullin
    Sa te kene kete popull nen vete
    Asnjera nga keto parti copa bajge te ppsh nuk shuhet.
    MOS shiko
    Spartaku kur komenton se ai AQ di AQ thote.mero botoje.

  13. TOMORI SHBA says:

    Maskarada e rizgjedhjes se Lulezim Bashes u ndoq me interes deri ketu ne SHBA.
    enduam se PD dote ente kethesen e duhur per tu futur ne shinat e demokracis, por perkundrazi, e thelloi edhe me shum largimin nga kjo rruge.
    SHtimi i personave fiktiv , vetem e vetem per te treguar mbeshtetje masive ndaj deshtakut Basha, votimi i shum personave nga 2, 3 4, her sa ne nje lagje ne tjeteren, Mosparaqitja e dokumentave te identifikimit, dhe shum shkelje te tjera, duhet patjeter , organet e drejtesis ti bejn te pavlefveshme keto zgjedhje, jo vetem ne Vlore, ku esht filmuar vidua qe pam, por ne gjith shqiperin.
    Keto zgjedhje ishhin fars dhe turpi i PD. Me keto mendesi , jo vetem qe PD me Lulin svjen ne pushtet kurre, por dote shkoi drejt asgjesimit.

  14. Shoku shpati says:

    Tomorr sh b a
    I mblodhe gerbic et ti?
    Se shba nuk ja ndjen shume kush fiton e kush humbet ne shqiperi
    I ka te gjithe ne liste te zeze
    Dhe prape i le te vazhdojne
    Mirupafshim ne Jugosllavine e re

  15. Mashtuesi i votave says:

    DJE PAME THEATRO ME SKENAR DHE REGJI SALUSHIN DHE INTERPRETUES LULUSHIN DHE EDUARTLUSHIN. Dje PD grabiti vehten. Mendoni se sa i grabit partite e tjera kur jane zgjedhjet parlamentare apo lokale:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje