Nga Mero Baze
Pas asaj që i ka bërë partisë së tij në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe farsës së 22 Korrikut, Lulzim Basha, ka nevojë të ndjehet legjitim si kryetar opozite. Dhe duket se po provon ta bëjë këtë me Bashkinë e Tiranës.
Përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për të rritur çmimin e ujit, i cili është nën nivelin e bashkive më të mëdha të Shqipërisë, përfshi Kamzën që drejtohet nga PD e Bashës, duket se e kanë bërë Bashën të mos mendohet dy herë, për t’ia nisur punës. Ka bërë thirrje për votë kundër, për protesta, dhe për t’u ngritur të gjithë në këmbë…!
Në fakt çështja e ujit është lehtë të kthehet në një kauzë populiste, por Lulzim Basha dhe këtë shans e shkatërron.
Mirë do të ishte që për çmimin e ujit të kishte debat real, debat mbi menaxhimin e burimeve ujore të Tiranës, për efiçencën e ujësjellësit, për masakrën burokratike që e ka keqmenaxhuar atë dhe të shkohet deri tek një përfundim racional, se çfarë duhet bërë me çmimin. Ky do ishte skenari pozitiv.
Skenari populist, do ishte ai që të dalim në shesh, të bërtasim “e duam ujin pa lek”, se “na e ka sjellë zoti”, dhe të thyejmë dhe tubat e ujësjellësit ku t’i shikojmë …!
Ka plot parti politike në botë që zhvillojnë këtë opsionin e dytë. Edhe pse nuk ia dalin të sigurojnë ujë, të paktën sigurojnë vota.
Lulzim Basha do të bëjë këtë të dytën, por nuk di si ta bëjë.
Se qëllimi i tij real nuk është të na shpëtojë nga çmimi i ngritur i ujit, por të harrojmë çmimin e rizgjedhjes së tij kryetar, që rezulton më i shtrenjti që ka paguar PD në historinë e saj.
Biles nëse ka një problem vërtet komunal me ujin në Tiranë, është më mirë që Lulzim Basha të rrijë larg këtij problemi që ta marrin seriozisht qytetarët. Në momentin që ai përfshihet në këtë histori, duket sikur dhe ky problem nuk ekziston.
Problemin e tij e kuptojmë të gjithë. Nuk ka lidhje me ujin e pijshëm, por me shterrimin e energjive opozitare në PD, pas farsës zgjedhore që ai bëri. Përpjekja e tij për të testuar “vdekjen klinike” të PD, me thirrjen për protesta, është halli i tij real.
Duke menduar se po u gjen një kauzë opozitarëve, ai shpreson se ata do bashkohen rreth tij. Në fakt i vetmi dëm që mund të bëjë në këtë rast, është se mund të largojë opozitarët nga kauza.
Me atë që ka bërë ai në PD, me ndarjen që ka krijuar, me dëshpërimin që ka ngjallur në opozitë, me gjendjen e alivanisë që i ka krijuar asaj, s’ka gotë ujë që t’i lagë buzën opozitës, e ta ngjallë më. Kur gotën e ofron Basha.
Te pafundmet gjera jane, per te bere opozite. Por kur dikush qe ka dale ne kemp,
nuk mund ti shikoje e ti reflektoje ato.
Kesaj i thone: Bëmë baba te te ngjaj.
Sali Berisha udhehoqi me metoda diktatoriale si ati i tij shpirtëror. Edhe Lul Bathorja di vetem nje still te bëjë opozitë. Ate te rrugaçit, që ka trasheguar nga ati i tij shpirtëror.
Disa njerez nuk mesojnë kurrë, dhe nuk ndryshojnë kurrë. Ky gomari Jo sikur ka studjuar ne Perendim, por sikur eshte rritur pa breke rrugeve te Bathores.
Debil i lindur qe e perdor Berisha si lolo.
Basha nuk ka pune tjter,veç te ngrej rrugaçet ne kembe,t’i paguaj e te filloi protestat.Qellimi i tij eshte ajo qe ka qene,destabilteti i vendit.Ai e ka mizen ne kesul,pasi eshte i kerruptuar,eshte hajdut, dhe vetingu do ta hetoi,madje mire.
..problemi quhet problem ,sepse vendi yne ka rezerva hidrike… ,qe edhe mund te zeronte çmimin e ujit..,por administrata defiçente e deri-djeshme ja trashegoi sot kete problem ,si nje defiçit te keq shoqerise ..Une nuk mendoj ,se Basha ,ky qiri i shuar,do te destabilizoje..Basha edhe nje here do te tregoje se sa i pamerituar dhe i pamatur eshte ne ate pozicion…procesi i zhvillimit{urbanizimi} te Tiranes eshte bere pa perfshire studimin mbi ujesjellesin ,energjine etj.,prandaj Luli duhet te jape llogari per pjesen e vet{ eshte pergjegjes }..ndoshta edhe te paguaje…ka plot probleme sot,qe per disa politikane duhet te jene si ferri mbi toke!!
Kam nje mendim qe mero bashke me vullnetaret e enverit te paguajne ujin edhe per pjesen tjeter te popullsise. Me kontribute vullnetare.
Analize e sakte Mero. Cmimi ujit eshte rritur edhe me pare dhe askush ne Tirane nuk ka pare asnje lloj investimi. Tani qe Kryetari bashkise premton investime ne nje kohe reale te gjithe i sulemi ne gryke. Te gjithe duam uje 24 ore por nuk duam te paguajme. Popujt nordike para disa vitesh midis dy opsioneve a)te taksave te ulta dhe ruajtjes se statukuose dhe b)taksave te larta dhe permiresimit te sherbimeve votuan per opsionin e dyte por shoqeruar edhe me nje llogaridhenie nga Qeveria sipas afateve te premtuara. Le ta perkrahim Z. Veliaj ne kete sipermarje te guximshme per ti dhene Tiranes ne pese vjete ate qe sja ka bere asnje politikan ne 27 vjet. Flm.