Nga Mero Baze
Edi Rama e ka marrë me qejf demaskimin e administratës së korruptuar. Janë njerëz që kanë drejtuar shtetin këto katër vite, nën drejtimin e tij dhe që natyrisht shumë prej tyre, ua kanë nxirë vërtet jetën njerëzve. Është e kollajtë t’ua hedhësh ata turmës, për ti shqyer. Shto këtu dhe genin e ringjallur të “gjyqeve publike” të shqiptarëve dhe tani kemi të gjithë ndjesinë që rrethohemi nga një administratë e korruptuar.
Mirë apo keq, me populizëm apo enverizëm, Edi Rama duket se ka ndërmend t’i heqë të gjithë këta tipa që shkojnë deri në nivelë drejtorësh nga puna.
Pas kësaj, të rinjtë që do të vijnë do të kenë parasysh këto “gjyqet popullore”, denoncimet nga populli dhe ndoshta do t’u dridhet dora kur të kërkojnë bakshish për çdo letër që firmosin, apo çdo hall që ke.
Por kjo qasje e Edi Ramës, është e ndryshme nga qasja që ai kishte katër vjet më parë, kur erdhi në pushtet, me një tezë moderne lidhur me korrupsionin. Në atë kohë ai mbronte tezën, dhe mirë bënte, që tek ne është sistemi i korruptuar dhe çdo zyrtar mund të korruptohet brenda tij.
Beteja e tij katërvjeçare në këtë drejtim dha disa rezultate. Fjala vjen, në sistemin arsimor u eleminua punësimi me mik i mësuesve, ose së paku u reduktua së tepërmi, pasi u krijua një databazë përmes portalit ku meritokracia ka vendin e vet, jo aq lehtë të spostueshëm. Po kështu dhe për të drejtat e studimit.
Ky model rekrutimi nuk ka mundur dot të shtrihet më tej në sektorë të tjerë, dhe kjo është një betejë për t’u bërë. Në fushat e tjera janë bërë pak gjëra, për të mos thënë që në sektorët kyç asgjë. Pra, ata ngelën brenda një sistemi, i cili është i korruptuar dhe të korrupton. Modernizimi onlinë pasoi në disa procedura tatimesh dhe aplikime të tjera, por jo deri në fund. Ende nevoja për shërbime e qytetarit varet nga vullneti i nëpunësit në një shkallë të madhe.
Sektorët alarmantë të korrupsionit si Hipoteka, ALUIZNI, Doganat, Tatimet, Policia, Burgjet, etj, mbetën të paprekura, dhe “gjyqi popullor” tashmë ndaj drejtorëve të tyre është një faj kolektiv dhe jo personal. Ata natyrisht që kanë bërë dëme, por vetë qeveria nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë për t’i modernizuar ato sektorë. Biles ka fusha si Hipoteka që ka hapa prapa nga premtimet dhe të kohës Berishës, për marrjen onlinë të dokumentit të freskët të pronësisë kur shet ose blen.
Rreziku që ne kemi tani, nëse nuk modernizojmë sistemin, është që në vend të administratës së korruptuar, të vijë administrata e frikësuar, e cila nuk do firmosë asnjë letër dhe nuk do bëjë asnjë punë, pasi do të jetë nën dyshimin e akuzës për korrupsion.
Askush nuk është i imunizuar, nëse bëhet nesër drejtor Hipoteke, ALUIZNI, apo në burgje për të mos qenë i korruptuar. Dhe nuk ka pse të jetë, nëse sistemi ka të çara dhe e lë qytetarin në mëshirë të tij.
Maksimumi i ndershmërisë tani do të jetë drejtori i frikësuar dhe ky do të jetë edhe më i keq për qytetarin, se ky i pari. I pari nuk i firmoste letrat, se donte para, i dyti nuk i firmos, se nuk do para dhe efekti do të jetë po njësoj për qytetarët.
Modernizmi i shtetit ligjor dhe shërbimeve do të sjellin një epokë të re për shqiptarët dhe jo zëvendësimi i drejtorëve të korruptuar me drejtorët e frikësuar.
Kjo vlen dhe për prioritetet kombëtare që ka caktuar Edi Rama në 100 ditët e tij të para. Fjala vjen një nga prioritetet e Ramës, është siguria ushqimore. Kjo nuk zgjidhet duke vënë dhe njeriun më të fuqishëm të botës në krye të saj, nëse nuk e modernizon sektorin. Si mund të ruajë Drejtori i AKU, fshatarin në Lushnjë që i hedh pesticide të rrezikshme shalqinit, luleshtrydheve, apo domateve? Asnjë shans nuk ka. Si mund ta ruash bariun në Kurvelesh nëse nuk ushqen me hormone kecin, apo qengjin? Si mund të ruash baxhon në Fushkërujë, nëse nuk i hedh qumësht pluhur kosit apo djathit?
I vetmi shans është që ne të formalizojmë fshatin, të detyrojmë çdo fshatar që shet produktet e veta, t’i vërë barkodin produktit të tij, dhe ai të ketë mundësi të gjurmohet si produkt deri në konsumim. Vetëm ky modernizim, fjala vjen do ta na ndihmojë ta kapim fshatarin abuziv dhe ta mbrojmë klientin që blen produktin e tij. Në rast se nuk e modernizojmë sektorin e sigurisë ushqimore, do të vdesim të gjitha nga papërgjegjësia e tregut informal të fshatit.
E njëjta gjë vlen për prioritet e tjera të qeverisë si ujësjellësi, pastërtia, mjedisi etj.
Sot rreziku nga ndotja nuk vjen aq shumë nga qyteti, pasi është modern. Qytetet kanë ifrastrukturë që funksionon, mirë apo keq, lidhur me mjedisin, pastërtinë plehrat, ujësjellësin etj. Fshatrat shqiptare kanë 25 vjet që nuk pastrohen, nuk furnizohen, nuk mbrojnë mjedisin dhe mbi të gjitha nuk i japin llogari askujt. Përrenjtë tanë të mrekullueshëm malorë, apo lumenjtë malorë, janë të mbushur me shishe birrash e plastikë që konsumohet tek klubi fshatit. Qeset plastike në fshatra po bëjnë kërdinë, pasi ata janë jashtë kontrollit të menaxhimit urban të mbetjeve dhe larg kulturës së tyre personale. Qytetet kanë së paku një makinë plehrash dhe idenë që ato duhen hequr. Fshatrat shqiptarë nuk kanë parë kurrë një makinë plehrash në shesh të fshatit dhe e dinë se plehrat duhen hedhur në përrua se ai i çon në lumë.
Dhe kjo nuk zgjidhet me represion, por mbi të gjitha me modernizim të fshatit, kontroll të territorit nga qeveria si një i tërë, për të ruajtur standardin e mjedisit.
Duke frikësuar, duke bërë gjyqe popullore dhe mbi të gjitha duke e kufizuar të keqen tek korrupsioni, jo vetëm që do ta ripërsërisim atë, por në rastin e kundërt do prodhojmë një administratë të frikësuar e cila do të jetë dhe më e keqe dhe bllokuese për qytetarin, se hajdutët që të mbarojnë punë me lekë.
Edi Rama do ta fitojë këtë betejë, kur ta bëjë shtetin modern dhe jo kur të frikësojë zyrtarët anadollakë, duke i zëvendësuar qoftë dhe me njerëz modernë. Frika nuk e bën shtetin modern, e bën të frikësuar. Dhe natyrisht shoqërinë aspak më të mirë.
Paragrafi fundit është esenca.
Korrupsioni është futur në ADN e gjithë shtetit dhe stimulohet nga bashkëpuntorë e drejtpërdrejtë të kryeministrit, … ministrat.
Kush më thotë një emër ministri nga qeveria e 4 viteve që është i pastër. Asnjë nuk mbahet vetëm nga rroga… por i fusin duart edhe në xhepat që nuk janë të tyret.
Mero e ke GABIM!
Shtetin e bejne ligje te forta,kontroll i forte nga brenda strukturave shteterore dhe degjimi dhe respektimi i ankesave nga qytetaret!
Institucione te shkaterruara nga pa aftesia dhe korrupsioni jane edhe Sigurimet Shoqerore dhe Ujesjellesi!
Te gjitha institucionet qe me pare i ka patur per “MJELJE” LSI-ja,PDIU-ja etj jane totalisht jashte loje!
Ato jane bere tmerri i qytetareve!
Te paret qe duhet te zhduken nga keto dy institucione jane JURISTET e tyre,qe nder vite nuk i kane sherbyer ligjit,por padronit te tyre!
Prandaj ne keto dy institucione qytetaret nuk zgjidhin dot hallet ne shumicen e rasteve!
Tek UKT ne Tirane te kerkojne taksa ne faturen e ujit edhe kur ti ke kerkuar prishjen e kontrates dypaleshe se je larguar perfundimisht ne USA,ndersa po keshtu edhe dy motrave ne Kombinat,ankoheshin se ne faturen e ujit me emer te babait te vdekur prej 6 muajsh i kerkohen taksa pastrimi,gjelberimi,arsimi etj!
Dhe kulmi se ne UKT nuk ka njeri qe te merresh vesh pervec ca CUBAVE qe mbahen si te forte neper koridore e qe ju sulen qytetareve kur ankohen!
Dhe kur kujton se keta CUBA nuk perdoren kunder 70 % te qytetareve qe nuk paguajne prej shume vitesh ujin e perdorur,te vjen te ulurasish se ne nuk kemi shtet!
Nuk mbahet shteti me militante,zoti Rama!
Militantet jane GANGRENA e shtetit!
Shtetet jane bere nga shtetare, dhe jo nga piktorë apo doktorë…!
Jam mes e bindur se beteja per sistemin e shtetit funksional te se drejtes ,,sapo ka filluar PA pengesa dhe alibi partickash dhe tepsish.Ka filluar ne avance;sepse qeveria e re fillon ne shtator.
Mbeshtes me te gjithe fuqine e mendjes sime hapat e nisura ,per nje proces te pandalshem qe do te gjeneroje njerez ne detyre te frikur VETEM nga ndeshkimi I pushtetit te ligjit ,si ne gjithe vendet e zhvilluara dhe me prosperitet.
Nese frikerat e tij, te shpalosura ne kete editorial ,Mero dhe ata gazetare cilesore qe ka Shqiperia do t’i benin prezente ne shtyp me pergjegjshmeri civike qe nga nentedhjeta,sot nuk do te perpeliteshim ne mundime te pamata per rrezimin e nje sistemi qe kriminalisht dhe antikombetarisht e demtoi jeten dhe erzin e njerezve dhe ndertimin e atij sitemi qe shqiptaret e kerkuan qe ne nentedhjeten.
TUNG.
Mero Baze,artikulli Jot .Sot po te kishte vleresim do te merte Medaljen e Arit…per problemet aktuale kyc te shqiptarit qe me bukur nuk thuhen.Dhe menyra e konceptimit ketu qendron dhe medalja ,eshte totalisht madheshtore dhe aktuale jo vetem per shqiperine por nje pjese mesim dhenese dhe per Europen.Gjykimi ku ishim,ku jemi ..dhe ku do te mbrime,me egzaktesi konceptimi teper te sakt.Mesim dhenes sote me shkrimin tuaj nga me te bukuret …per te gjithe.Urime ja keshtu duam gjithmon.Te distancohemi nga e djeshmja korupsioni,me ndergjegje bindje nga te gjithe seshte e lehte jane 27 vjet KORUPSION DHE VETEM KORUPSION
Shume sakte shkruan. Skam cfar te shtoj.
artikull i mire por vuan ngaqe merr ramen seriozisht.
ai si dhe basha jane thjesht karagjoze pa ide qe bejne gjithcka i del perpara thjesht qe te duken si njerez te aksionit!
Do t’a mbeshtesim kete qeveri per hapat e medha qe po mere.Jane ne dobi te popullit,ne te miren e tij.Por nuk jane vetem drejtoret fajtor.Ata kane pergjegjesin dierkte,por ka punonjes brenda ne administrate qe nuk punojne fare,tallen,pine kafe gjithe diten dhe nuk duan t’ja din fare per hallexhinjet.Ede ata duhet te hiqen e te pastrohet administrata.
O Tarrassha , Cfare professioni duhet te kene shtetaret qe paskan bere shtetet,dhe kush e vendos qe piktoret apo doktoret nuk dine te qeverisin? Sa per dijeni shtetin e ka bere Ismail Qemali ,keshtu qe ne nuk keni nevoje per nje kryeminister qe te beje shtet, kemi nevoje per nje kryeminister qe te kryej me ndershmeri e me pasion detyren qe i ka ngarkuar populli me vote. Te pelqen apo Jo ty zanati i kryeministrit nuk i intereson askujt,perderisa ai eshte zgjedhur me shumice dermuese votash.
Pershendetje Z.Mero,
Shkrimi Juaj ” Administrata e korruptuar, administrata e frikësuar ” nuk eshte nje analize… por eshte nje Mendim- Keshille e Arte per nje Kryeminister qe kerkon ( ne se kerkon me te vertete) te vendose t’i sherbeje popullit qe Ai drejton sot.
Por shqetesimi im per kete rast eshte: A do te ja dergojne (keshilltaret) kete Mendim – Keshille Kryeministrit ?
Respekte
Gugash Hoxha
Vullneti fiton edhe mbi rregullat. Beje punen e mos rruj leke. Kaq. Eshte e thjeshte.
Hahaha Mero je krejtësisht në terren të panjohur. Nëse administrata është e pregatitur dhe i njeh ligjet nuk ka pse të ketë frikë në vënien në zbatim të tyre.Edi Rama synon me këtë lëvizje përshpejtimin e zëvendësimit të një administrate të vjetër dhe të kalbur deri në palcë (plehër shkurt) .Përsa i takon fshatit shkoni kaloni një fundjavë me njerëzit atje dhe ndoshta kuptoni pak gjëndjen e atjeshme.Respekt
Hahaha Mero ktej nga ne i thonë frika ruan vreshtat.
Nuk jam i mendimit te Taras –it . Shtetari nuk merr leksione shkolle . Eshte po thuaj i lindur . Ti thua se shtetaret nuk jane piketore dhe doktore . Mund te jen dhe me pak se kaq , por jane te talentuar ne nje drejtim tjeter . Ka plot shembuj , qe shtetaret e zote u perkasin qindra profesioneve . Nje shtetar i tille , qelloi piktori Edi Rama . Piktor e beri rutina shkopllore , shtetar e ben pasioni i vecante , per te qene prane jetes njerezore , qe duhet te permiresohet per dite . Metodat e perdorura jane tjeter gje . Te dy anet e mediales i ka analizuar Mero . Nje gje duhet te kemi parasysh : Politologet jane ne kerkim te nje sistemi , ku te kete me shume barazi dhe te mos kete polarizimin e sotem . Edhe Papa e kerkon kete gje . Mendoj se perpjekja e Rames eshte risi , per te bere shtet me te meta te reduktura , deri ne eliminim . Demokracia amerikane , terheq sistematikisht mendimin e popullit . Zgalem
Zoti Mero;Me kete koment qe po te dergoje ,te kerkoje sinqerisht ndihme.Quhem Viron Xhavara ,jam me profesion kamjonist dhe banoje ne USA.Po te drejtohem qe te me ndihmosh, duke me botuar nje shkrim ne gazeten tuaj, por ne faqen kryesore,sepse jo se une kam deshire te beje shkrime ne shtyp ,por di qe edhe nepermjet shtypit,njerezit i kane zgjidhur problemet,ku une dua qe me ane te shkrimit qe une po ju lutem,mendoje se dua te provoje se mund te levize ndonje gje, qe ti zgjidhe problemet e mija qe kam me zyrat e shtetit shqiptare,qe sipas meje dhe asaj qe eshte ne fakt,ku mbase 27 vjetesh, shteti shqiptare nuk ekziston(per ta bere me te plote dime qe ,ne nje vend qe nuk ka uje ,nuk ka drita, dhe nuk ka rruge, nuk ekziston shtete) ,dhe une do ti paraqese me fakte, dhe ku duket hapur dhe paster qe, shqiptaret jane ne kurth prej 27 vjetesh.Qe mos te zgjatem shume po ju tregoje se, njeri problem qe une kam, ka te beje me mos dhenien e dokumentit te pronesise se nje banese qe une kam, ne lagjen skele vlore, dhe prej 20 vjetesh nuk e kam marre dokumentin e pronesise(se fundmi i jam drejtuar edhe zotit Rama disa here me Emaile ne zyren e tije ne kryeministri ,por edhe ky me ka fyer me pergjigje).Po te tregoje se banesa ime eshte e trasheguar nga babai, dhe eshte vetem 105m2,dhe rreth e rrotull saj, pervec banesave te vjetra,jane dokumentuar hotele, vila, qe jane ndertuar mbase vitit 1990,dhe qe kane shkateruar nje nga lulishtet me te bukura ne skele ,jane te gjithe te dokumentuar nga Edi Rama dhe paraardhesite e tije.Problemi i dyte dhe me i rende qe une te kerkoje ndihme, ka te beje me ceshtjen ;Masakra e Otrantos;,ku u masakruan 120 shqiptare(po ju rikujtoje se 50 deri 60 ishin femije te vegjel), dhe ku ketu mua me masakruan familjen ,gruan dhe tre femije te vegjel.Edhe per kete problem, une i jam drejtuar zotit Rama per ndihme ,pasi gjykatat ne itali prej 20 vjetesh zhvilluan nje procese fallco ,arrine deri atje sa japin nje vendim perfundimtare qe ;120 Shqiptaret ne kanalin e Otrantos ;u Mbyten Vete;Kjo eshte e tmerrshme,por ne Itali arrihet edhe deri atje sa, mos te denohet asnje person ,dhe te grabitet edhe demshperblimi, patjeter ne bashkepunim me zyrtare shqiptare.Ne pjesen e dyte te procesit ku u bene dhe fallsifikimet perfundimtare ,avokat ishte nje person, qe sote eshte keshilltare i zotit Rama ,pasi ne pjesen e pare te procesit ju duhet te mbani mend,ishte nje avokate shqiptare, ku shtypi tregoje historite e saj, qe punonte kunder shqiptareve.Tani qe une mos te zgjatem shume, mbase per juve problemi i pare mund te duket pak i rendesishem,por problemi i dyte ,eshte nje nga masakrat me te renda qe kane pesuar shqiptaret , pasi eshte nje masaker qe jane masakruar shume femije, dhe vrasja eshte pranuar nga vete Prodi ne nje tv shqiptare me 15 nentore 2015, i cili tha, qe ne e kemi kryer vrasjen, por nuk e beme me qellim(ne fakte vrasja u krye me qellim, pasi jane te gjitha faktet me ze dhe me figure).Duke menduar qe tju drejtohem juve per ndihme, po ju them se, edhe besoje, edhe nuk besoje qe do ta merrni parasysh kerkesen per ndihmen qe po ju kerkoje,sepse dime qe ne vendet ku nuk ka shtete ,edhe medjat jane te frikesuara,por para sa ti drejtohem nderkombetareve, mendova qe te provoje edhe nje here median ne Shqiperi. Te lutem shume me kthe pergjigje nepermjet email.
Kemi nje kryeminister qe po kerkon te ndryshoje situaten . Perse duhet ta paragjykojme dhe jo ta mbeshtesim dhe innkurajojme. Bravo Mero.
Edukata dhe zbatimi ligjit vjen edhe nga friksimi.Asgje nuk behet me tu befsha e te kewqen,puno mire,.Vetem zbatimi i ligjit me reptesi,qofte edhe me gjyqe popullore do te jape efektet e veta.Le te shpresojme.
neper fshatra plehrat hidhen perrenjve. ky eshte nje vezhgim shume me vend. por desha te them se ne greqi me 1996 kam pare se si jo perrenjte por dhe gjithe kodra ish mbushur me plehrat e fshatit jo me teper se dy km larg. te vetmin avantazh qe lishin fshataret greke ishte qe shkonin me makine deri ne maje te kodres dhe i hidhnin qe atje. asnje infrastrukture shteterore qe te merrej me procesin, thjesht vullnetar.
me vjen mire qe ne shqipri po fillon te mendohet per organizim shtetror. le te shpresojme se do te filloje te mendohet qe “gjaku” te qarkulloje ne te gjitha gjymtyret.
Oho, me ça merresh ti, o Mero! Po çojnë Ballist Morinën në Sërbi, Mero, mer vesh ti apo jo? Administrata, administrata! Çfarë janë këto muhabete, or tu bëftë Peçua tyja! Mo u merr me vogëlsira. Merru me Ballist Morinën, ai po, na çon në europian. Erdhi europiani tek dera, ndaj, po qe Ballisti brënda, qysh do shkojmë ne atje? Sa për administratën, lërjani Harritos ta zgjidh. Apo nuk i qanë ato të flamosurit konkurse ajo? Po hynë dotë njeri në administratë pa kaluar konkursin e Hartitos? Ndaj lëreni administratën, Ballistin, fatin e tij shikoni, ajo po që është gjëmë e shkuar gjëmës.
Normale qe modernizimi i sistemit do sjell rezultate te larta ne luften kunder korupsionit.
Por kjo nuk do te thote,qe lufta kunder tij,te mos filloj qe tani !
Informaliteti ne ekonomi, eshte nje pikat me te forta, qe ushqen korupsionin.
Apartamentet nuk blihen nepermjet sistemit bankar, por arketaret e firmave te ndertimit,derdhin ne banka shifra minimale te shitjes se tyre.
Autoveturat shiten e blen tek noteri dhe avokati etj etj..!
Toka eshte shitur dhe vazhdon te shitet,ne menyren me mafjoze.
Te koruptuarit jane gati te paguajne 10000 lekshin ,ose “kafen” per te mos “regjistruar” adresat e banimit,te apartamenteve,ne Durres,Sarande,Pogradec ,pervec 2-3 apartamenteve qe kane ne Tirane !
Te koruptuarit kane rreth vetes,te koruptuar te tjere,kjo skeme duhet te shkaterohet,por ka te koruptuar qe kane “sakrifikuar” duke blere vota ,keta kane jelek “antishkarkim”,TESTEN E PARTISE !
Doganierja me nje cante me lek,blinte diten e votimit votat e varfanjakeve !
Do ta shkarkojme dhe kete ?!
Perpara e ti Mero te “analizosh” punen e te tjereve shiko te rregullosh punet tek gazeta jote. Ke punesuar nje numer te madh analfabetesh funksionale. Nuk keni publikuar sikur nje shkrim te pakten, pa gabime ne llogjike dhe ne drejteshkrim.
Ti kuptoje gjerat ashtu siç jane ti Mero nuk do te ishe bashkepunetor per nje kohe te gjate me Berishen. Ti ashtu si edhe te gjithe “anal-istet” shqiptare shkruani vetem duke u nisur nga interesi personal. Kur ju intereson ju beni levdata, kur nuk ju intereson, mundoheni qe te gjeni edhe gjilperen ne kashte. Do te ishte me mire qe te gjithe gazetat shqiptare te mbyllen dhe te zevendesohen me Gazeta qe drejtohen nga gazetare te mirefillte, qe jane per kete pune.
Na mbyten “anal-istet”!
Mero drejt fare, po parate ku do ti gjeje Rama? I keni vjedhur ju eterit e demokracise? Zbrazni xhepat, dhe mbusheni zemren me shqiptari. Ky eshte akti etik dhe mjeti modern material qe I mungon kohes, jo vetem ne Shqiperi. Hidhuni sa nuk eshte ceket.
Stili i dtejtimit te shtetit me keto forma eshte kopimi i drejtimit nga Ali Pashe Tepelena. Por edhe fundi i tij dihet
Rama ne do te beje shtet te therese dhe te paguaje eksperte te mirefillte dhe jo dordolece te frikesuar
O Mero mos merr persiper te dish cdo gje.Ne sistemin e arsimit vazhdon e njejta histori, vec se tani thelat i marrin pronaret e portalit ne qender.Kurre as ne pushtetin diktatorial nuk ka ndodhur qe mesueset per gjithe Shqiperine te vendosen nga qendra. Nje centralizim i tille i papare dhe i pa kontrolluar nga baza ka bere qe te futen mesues te nivelit mizerabel, nenpunes neper drejtorite arsimore te nivelit te ulet dhe pa arsim.Mungesa e sektoreve te inspektimit neper drejtorite arsimore(veper e Myqerem Tafait) e ka demtuar rende cilesine dhe piunen ne pergjithesi neper shkolla.Mesuesit jane kthyer ne letraxhinj.S ka rendesi cilesia e nxenesve por burokracia e letrave qe plotesojne mesuesit.Dhe pastaj shkohet ne provimet e matures ku prevalojne dhjetat ne matematike e gjetke krejt te pamerituara.Asnje fjale per keto Mero dhe kjo eshte e pafalshme per nje shtyp te lire.Ose thuaj te verteten se je futur dhe ti ne ate qe populli e quan shtyp te dhjere.
mero frika ruan.vreshtat kjo eshte per cdo shoqeri apo sistem ti njehere e mbeshtet ramen deri kur ai nuk prek shtepine tende .e p astaj e kritikon kur Shikon se rrebeshi po arrihet tek ty.e p astaj frike kane te paaftit e te korruptuarit njerezit e ndershem e punetore skane frike nga ligji e rregulli .rama flet e punon per ndryshimin rrenjesor te sistemati te keq e te mentalitetit ai nuk flet vetem per administraten por edhe per te drejta te drejta te punetoreve te njerezeve te thjeshte .flet per konkurencen e ndersheme sa aktivitete ne shqiperi nuk pagujne taksat shfrytezojne punetoret i japin nje page mizerje puna me orare te zgjatura kjo edhe ne mjetet e informazioni tv gazeta etj arsye eshte mungesa e sindikatave nihilizmi eshte gjithmone Nena e deshtimit rama duhet mbeshtetje edhe nga media e mos beni ju gazetaret sikur jeni te virgjer jeni pjese e deshtimeve te 27 viteve
Tek “Apologjia e vertete e Sokratit” qe ka recituar i famshmi Mirush Kabashi, tregohet edhe nje ngjarje qe ne pamje te pare duket si perralle, por ne fakt eshte mese e vertete, sidomos per Shqiperine dhe shqiptaret e sotem. Ju lutem lexojeni, me mire do te ishte ne origjinal:
-Pasi njerezit e nje qyteti perzune nje pale hajdute qe i qeverisnin shume keq, perseri, meqe udheheqesit i pelqenin nga ai soj, zgjodhen nje pale hajdute te tjere per ti qeverisur. Keta te fundit se bashku me mercenaret e tyre, rrethuan banoret e qytetit dhe u thane: “Duart lart! Ne duam te miren tuaj dhe ju duam me shume se ata qe perzute. Prandaj ju kemi sjelle lirine qe keni kerkuar (duart lart), por duhet te na respektoni e zbatoni rregullat qe ne kemi vendosur. Mund te hani, te pini, te kendoni, te shtoheni, te flisni cfare te doni, mund edhe te ikni ku te mundeni, por nuk ju lejojme ne asnje menyre qe te vidhni. Jo se vjedhja eshte ndonje krim, por po u mesuat te vidhni njeri tjetrin, pastaj do te na vidhni edhe ne..”
PS. Ndodh shpesh qe nuk me botohen disa komente, prandaj po e dergoj perseri ..
Tek “Apologjia e vertete e Sokratit” qe ka recituar i famshmi Mirush Kabashi, tregohet edhe nje ngjarje qe ne pamje te pare duket si perralle, por ne fakt eshte mese e vertete, sidomos per Shqiperine dhe shqiptaret e sotem. Ju lutem lexojeni, me mire do te ishte ne origjinal:
-Pasi njerezit e nje qyteti perzune nje pale hajdute qe i qeverisnin shume keq, perseri, meqe udheheqesit i pelqenin nga ai soj, zgjodhen nje pale hajdute te tjere per ti qeverisur. Keta te fundit se bashku me mercenaret e tyre, rrethuan banoret e qytetit dhe u thane: “Duart lart! Ne duam te miren tuaj dhe ju duam me shume se ata qe perzute. Prandaj ju kemi sjelle lirine qe keni kerkuar (duart lart), por duhet te na respektoni e zbatoni rregullat qe ne kemi vendosur. Mund te hani, te pini, te kendoni, te shtoheni, te flisni cfare te doni, mund edhe te ikni ku te mundeni, por nuk ju lejojme ne asnje menyre qe te vidhni. Jo se vjedhja eshte ndonje krim, por po u mesuat te vidhni njeri tjetrin, pastaj do te na vidhni edhe ne…”
mero je vone,duhet te japesh ide si ben mentori,per kritika jemi te gjithe,pastaj pa frike nuk jetohet.
Sakte. Mero cpo behet per cilesine e naftes? Eshte tmerr, eshte kancer… i keni pare shtellungat e tymit ne rruge? Nuk kam besim qe do behet gje duke ditur lidhje qe kane boset e naftes. Nese Edi e rregullon kte kancer ka voten time gjithe jeten. Nderkohe nuk kam besim se administrata do rregullohen e dini pse sepse eshte pjelle e kesaj shoqerie, perkundrazi do behet me keq sepse shume specialiste me pervoje nuk ka ose me sakte po zhduken…
O njerez po si mendoni qe nje administrate e frikesuar sherben?! Perkundrazi sherben me pak… ose nuk prek asgje se nuk ja mban. Administrata duhet vleresuar e rritur paga konsiderueshem e pastaj masat e tjera. Selanik e tatepjete.
Shqiperia = fisi Zulu I Afrikes se jugut;Fisi Zulu krijoj shtetin e tij tefuqishem me 1818 me mbretin Shaka qe do te udhehiqte ate fis dhe shqiperia e sotme me Mbet Edi Ramen (Shaken e Zulut) po munohet te “Kijoj” shtet ne menyren me primitive duke bertitur lart e poshte ,ose shkurt duke bere vetem zhurme dhe snje gje tjeter.Te besh shet heren e pare duhet te jesh shum I afte,i pakorruptuar dhe rreth e perqart vehtes te jetosh e punosh me njerez te ndershem dhe jo hajdute dhe duhet te jesh nje ekzekutiv I artiit te se kerkuarit llogari nga kontrollet e pareshtura te atij shteti qe drejton.Po I ka keto prikondita Shaka (Edi Rama) fisit Zulu shqiptar qe te ket sukses dhe te bej shtet? ai eshte me vite drite larg nga arti I ekzekutivit,i rrethuar nga njerezit e hurit e te litarit qe I marrin Tendera per te vjedhur parate e taksave te shqiptarve duke bere rruge etj. me kualitete e kuantitete me te dobeta qe ka ne bote.i Rrethuar nga Rrufjanet droges,korrupsionit etj qe jane shumica e Qeverise se tij si te djeshme ashtu edhe te sotme.Po pse ky Mbreti Shaka (Edi Rama) do te bej shtet ne shqiperi? ky eshte Skizoren qe bertet per te bere zhurme dhe mashtrues te vobeksise se inteligjences inferior shqiptare.Shqiperia Mut ka qene…Mut eshte….dhe mut ka per te ngelur e qene ne te ardhmen pi qe se shqiptaret nuk zgjedhin te krye te shtetit te tij njeriun e ndershem,punetor te pakorruptuar dhe I rrethuar me njerz te ndershem dhe jo Mafioze sic jane sot ne qeverine apo pushtetin shqiptar.Mjer shqiperia e gjore se kujt ja beson pushtetin e saj ,Kusareve hajdute e mashtrues si ne koherat e meperparme,Faktet? ka 105 vjet qe nuk behet shtet serjoz sepse ne krye te ketij shteti iken njeri dhe vjen tjetri nje hajdut e tjetri mashtrues dhe fisi Zulu shqiptar perplas duart me brohoritje per Mbretin e tij Shaka dhe shqiperia po behet nje mut me I madh sec ishte dje.Kapuli me mut po rritet perdit dhe Titirampet (daullet ,pipezat e zazet) e budallejnjve te fisit Zulu vazhdojne te bien per nder te mbretit Shaka (Edi Rames),
Z.Baze ketu ku ju shkruani per administraten e frikesuar ne vende te asaj te korruptuar .mos vaĺe ju perdorni dinakerine sepse nje drejter ne nje istitucion s’ka pse te jete i frikesuar kur aftesite e tija frofesionale jane ne lartesine e duhur per detyren qe mbulon .eshte i mirepritur nga ç’ do shqipetare i ndershem aplikimi i ligjit ku zyryari te jete i frikesuat . nga ligji.
E kemi share e prlyer me mijra here Bazen,por nuk sjell gje kjo pune,Baze mbetet Gazetari me i mire Shqiptare!Kjo brend a korrnizave te Shtypit,sepse Baze jo qe eshte Gazetari me i mire Shqipetare,por esht Personaliteti,me njohje,dhe deshire,per permiresim,dhe kurrsesi nje maskara Gazetare,nje maskara politikan, nje maskara mafijoz,qe do te shkojne ne qelite e burgjeve,dhe kjo do te ndodhe eedhe per mbeshtetesit !Si ka mundesi,qe kjo shoqeri,europjane,(flas per krejt popullin),eshte e ndare ne kampe te cilat,ne te vertete,nuk perfaqesojne Partite,por vetem interesat e ngushta,te parase e te seksereve te shumte ne blloqe.Pse kjo ndarje qe shkaton rromuje,dhe nuk mirret vesh se ku duhet te vihet,pika mbi i.Sejcili bllok,interesohet per vete,dhe thote per bllokun tjeter se ai e ka fajin,ndersa blloku,tjeter,thot jo nuk e kam une fajin,por tjetri bllok e keshtu me rradhe.Pra nuk egziston deshira per mbarvajtje(permisim),por eshte stili,e heqjes se fajit,sipas motos,ky ben faj(i kurruptuari,mafijozi,sekseri,e tjer e tjer),dhe nuk denohet,perkundrazi gradohet,atehere,pse un te permisohem(keshtu faji ngalet jetim,dhe kaosi kaplon shoqerine).Dhe qndodh,qdo goditje qe merr x bllok,sjell gezimin e shfrenuar te y bllok,qdo goditje qe merr,z bllok,sjell gezimin e shfrenuar te s bllok, e keshtu me rradhe,e keshtu me rradhe sepse ka shum blloqe,jo vetem x-y-z-s-por shum e shum,qe nuk di si ti emertoj,sepse shkronjat x y z s ,vetem tregojne emertimin ne menyre simbolike.Pra pse them blloqe e jo Parti,sepse pjestaret e bloqeve marrin pjese ne krejt Partite Politike,ne menyre te kamufluar,dhe keshtu lufta per pushtet,eshte po ashtu e kamufluar.Pra un po jap pak sqarim,sepse per kete teme mund te shkruhen libra voluminoz,porse kjo nuk ndryshon asgje,ne qoftese,nuk shkeputet shoqerija nga kjo rruge,dhe pikerisht ne kete qast qe po shkruaj,kriminelet latent te interrnetit,qe fatkeqesisht jan te zhytur ne batakun e krimit,te cilit nuk njohin as nene e babe,as vlla e moter,sepse krimi i ka bere,te kapur,dhe nuk mund ti ikin kapjes,dhe keshtu mund te jen te gatshem te fillojne luften,lufte qe humbitet,sepse nuk ka as me te voglin deshire per ndryshim,sepse kur tebesh nje krim,puna e pare qe behet,eshte si tja bejme te permisojme veten ne menyre qe te laj krimin,pra shkeputja e menjehershme nga rruga e krimit(sekseret,perdhunuesit,pedofilet,te korruptuari,kriminelet vrases,kriminelet e interrnetit,te cilet me mjetet e fundit pretendojne te mposhtin njerezit,me telefona ,magjistaret,e tjer e tjer,qe nuk mund ti di te gjitha).
ALPINI,
Nuk kam pare dhe as nuk kam degjuar qe nje drejtues nga frika nuk mundet ta kryej mire detyren,Mero ti si proar i gazetes tema ,mvartesit tuaj e kryejne mire dhe shpejt detyren, Nga ndergjegjia apo nga frika se e nxjerr nga puna,sigurisht qe eshte kjo e dyta,Dhe jo vetem tek puna e jote por ne te gjithe ,punsimet qe behen
I kan pas thene nje fjale ndergjegjia ndergjegje huri duke i bere hije mbi koke,Kjo eshte ne te gjizhe boten,pa perjashtin,Po nuk kreve detyren te heqin nga puna,Tek ne kjo me e sakt ,deri ma tash ka ekzistuar ne kohen e monizmit,,,
Mero, ja ke fut kot plako. Ti nuk e njeh administraten Shteterore. Ajo eshte nje bashkesi njerezish parazitar qe mendojne vec per te vjedhur. Administrata nuk eshte eficente. Ne cdo sektor punojne e shumta dy veta, te tjeret miqte e drejtorit apo ministrit meren me allishverishe, pine Kafe, luajne letra ne kompjuter ose shohin filma gjithe diten. Po te krahasosh punen e privatit qe pagon taksa me ate te nepunesve te Shtetit, qe rrojne me keto taksa, ne administrate duhet te punojne gjysma e atyre qe Jane aktualisht. Sa per drejtoret qe po shkarkohen, Jane njerez qe paguhen me mbi nje million leke ne muaj. Ata Jane hallka lidhese e korrupsionit midis ministrit perkates dhe te tjereve poshte tyre. Asnje specialist nuk vjedh ose nuk ben dot korrupsion po nuk deshi drejtori dhe asnje drejtor nuk vjedh dot po nuk deshi ministri. Por shteti eshte organizuar keq. Drejtoret nuk vine me konkurs, se Jane te zot per ate pune por caktohen nga ministri si te besuaret e tij. Ketu fillon korrupsioni. Shteti kontrollohet shume me kollaj nga larte se nga poshte. Kryeministri te Kontrolloje ministrat, te perdor me efikasitet mjetet e Kontrollit qe ka ne dispozocion, te mos fal kend dhe te mos meret me populizma.
Problemi është se Rama i nis reformat me bujë dhe gjithshka përfundon në një vërrë ujë. Pra e nis një punë dhe s’e bitis deri në fund.
Te tera i lexova,komentuesen “andromeda” e urova per “konkluzionin”:Fshati qe duket s’do kallauz.Aty duhet ndalur;”te zeme brimat e ujit”.
Dhimbia e madhe D.