Nga Mero Baze
E ke të lehtë të bësh spektakël me drejtorë hipotekash. Nuk ka qytetarë të këtij vendi të mos jetë përballur një herë në jetë me hipotekën dhe të mos ketë shtrënguar dhëmbët dhe kur i kanë mbaruar punë më shpejt se sa të tjerët. Natyrisht ndodh që drejtuesit e tyre, të jenë shkaku i shumë problemeve të qytetarëve, por në tërësi ata nuk janë e keqja më e madhe.
Në mënyrën se si funksionon institucioni i hipotekave tek ne, ka një problem që duhet tejkaluar ndoshta me një ndërhyrje ligjore.
Të hipotekosh një objekt në Shqipëri, (nuk po flas për tokë) në këtë lëmsh ligjor të origjinës së pronës, që vjen dikush nga disa drejtime, ALUIZNI, nga ish prona, nga blerja apo trashëgimia, është një tmerr. Dhe akoma më keq ekzistojnë ende disa diferenca ligjore, mes qytetit dhe fshatit lidhur me pronësinë, territorin dhe mënyrën se si e përfiton pronën. Fjala vjen edhe pse Shqipëria është e gjitha e organizuar në 61 bashki, një banor i një fshati, nëse e ka oborrin 1000 metra nuk i quhet dhe i regjistrohet 300, se kështu ka qenë kur ishin kooperativat, kurse një banori në qytetet i regjistrohet oborri aq sa e ka, sepse ka një ligj për oborret. Pra ligji i oborreve funksionon vetëm për ato që quhen qytete.
Por problemi kryesor mendoj se qëndron tek pushteti i fortë dhe i paqartë, pra relativ, që ka hipoteka mbi të drejtën për të ta regjistruar një pronë, sidomos një ndërtim.
Fjala vjen, problemi më i madh në qytete, është mos regjistrimi i banesave në pallate, që dikush ka bërë një shtesë. Për shkak të tij nuk merret leja e koalidimit dhe dhjetra banorë mbeten pa hipotekë. I ngjashëm është rasti siç u trajtua së fundmi i zhdukjes së ndërtuesit pa paguar detyrimet. Probleme të ngjashme ka me godina të vjetra të komunizimit që s’kanë regjistrim solid juridik, apo dhe forma të tjera të problematikës së godinave.
Një zyrë hipotekore mund të të nxijë jetën me të drejtë gjithë jetën për të rregjistruar një pronë të tillë.
Ajo që duhet bërë është ndoshta zbutja e pushtetit jurudik të zyrave hipotekore, të cilat kanë gati atribute gjykatash dhe detyrimi i tyre për të rregjistruar gjithçka që ekziston, duke shtuar një barrë penguese për veprime të mëtejshme.
Pra, nëse dikush e ka një apartament në një pallat i cili ka probleme që nuk lidhen me të, ai nuk mund të rrijë pa u rregjistruar. Hipoteka mund t’ia rregjistrojë gjendjen faktike të apartamentit, duke i vendosur një shënim në rregjistër për problematikën. Kështu problematika mbartet në rregjistra dhe zgjidhet me mjete të tjera, por nuk pengohet rregjistrimi i pronës për një problem që nuk varet nga qytetari.
Nga ana tjetër mos rregjistrimi i shumicës së pronave në Shqipëri, i ka shkaktuar shtetit dëme të mëdha fiskale, pasi njerëzit kanë apartamente dhe godina për të cilat nuk paguajnë taksa.
Thelbi i problemit është që zyrat e rregjistrimit të jenë vërtet zyra rregjistrimi, pra rregjistra pronash dhe jo “gjyqtarë” që vlerësojnë problematika që shoqërojnë pronat. Ato le të jenë të evidentuara qartë dhe të zgjidhen më tej në rrugë ligjore.
Nga ana tjetër, zyrat e rregjistrimit, duhet të detyrohen dhe të penalizohen, nëse nuk kanë të rregjistruar territorin që mbulojnë, duke ia përshkruar problematikën.
Kjo ndoshta do t’u hiqte nga duart, një pushtet të pamerituar rregjistruesve, të cilët janë në pozicion pasiv, pra presin çfarë t’u çosh dhe regjistrojnë, çfarë “gjykojnë”.
Po ashtu hipotekat, duhet të shpallen përgjegjëse për rregjistrime të gabuara për faj të tyre. Ka dhjetra fshatra dhe zona të caktuara urbane në Shqipëri, që janë vetërregjistruar gabim nga hipotekat, që angazhojnë kompani private dhe nuk ka zot t’i kthejë më në gjendjen fillestare, pasi mungojnë iniciativat ligjore dhe kompetencat e hipotekës në këtë pikë. Spostimi me një numur i një pasurie në një zonë, mund të sjellë telashe për 100 prona të tjera dhe kjo e bërë nga vetë hipoteka, por rruga e zgjidhjes nuk kalon më nga ata. Ata thjeshtë ngrejnë supet dhe të detyrojnë të blesh shtrenjtë gabimin e tyre.
Një reformë ligjore, që të detyrojë zyrat hipotekore të kenë më pak të drejta për të “gjykuar” dhe më shumë detyrim për të rregjistruar dhe fotografuar realitetin, do të ishte lehtësuese, pasi do zbuste problemin e mbetjes pa asnjë lidhje me pronën dhe do t’i jepte shtetit një dorë të mirë parash të pambledhura në vite nga fakti që qindra mijëra apartamente vila apo pallate akoma “nuk ekzistojnë” me letra.
Fuqia juridike e këtij rregjistri, pastaj varet nga shkalla e problemeve që shoqëron pronën tënde, të cilat duhet të pastrohen hap pas hapi. Por pushteti real që kanë hipotekat për të “gjykuar” mbi vlefshmërinë e pronës tënde, është shumë e madhe, shumë relative, dhe natyrisht prodhon një pushtet te tepruar, që gjeneron korrupsion.
Dhe këtë korupsion Edi Rama nuk e zhduk dot, duke ndërruar 18 apo 35 drejtore. Ajo vërtet nuk është vetëm çështje njerëzish. Hipotekat në Shqipëri janë gjykata dhe jo rregjistra dhe natyrisht drejtorët sillen si gjyqtarë “të pavarur” dhe jo si rregjistrues. Mos u merrni me emrat e tyre, por me pushtetin absolut për qëndrime relative, që u është dhënë.
Shumë drejt. thembra e Akilit është pikërisht pushteti i tepërt dhe i padrejtë që u është dhënë hipotekave nëpërmjet dhënies edhe së pari të rolit të gjyqtarit.
Mero Djali,
ky shkrim eshte nder me te goditurit qe ke bere ndoshta ne shume vite,. Pse?
Ke prek nje nder pikat e fuqishme të korrupsionit me vulen dhe kompetencat e vet shetit. Dhe me kete problem ndeshet sot , i them vetes, gati e tere popullata shqiptare.
Te lumte dhe mos iu ndajë. (Me pak politike partiake dhe me shume afer halleve te njerezve, ja, si ne kete koment).
Të gjithë komentuesit, me të drejtë, janë dakord me Meron dhe shkrimin e tij të shkëlqyer (ose brilant për pordhacët e gjuhës).
Reforma e administratës duhet të mbështetet nga nje refirmë ligjore, sepse njerezit qe do vijnë do jenë po aq të prirur për korrupsion sa edhe ata të parët.
Kjo që bën Mero Baze me kompetencë, eshte ajo qe duhet të bejë opozita. Dhe po ta beje do fitojë shumë pike. Pra ky artikull i Meros do na tregojë dy gjëra:
1. Nëse Edi Rama dhe PS e kane me gjithe mend, apo vetem duan te futin njerezit e tyre ne pune per te fituar votat e familje e dhe fisit te tyre mbas katër vjetësh. Po ta kete me gjithe mend, do rregulloje edhe snën ligjore te hipotekave dhe tatimeve. Përndryshe, Ku vajte? Asgjekundi. Çfarë bere? Asgjë.
2. Kemi rast te shohim se ç’qëndrim do mbajë e ashtuquajtura opozitë. Lul Masha ka dhene vazhdimisht prova se eshtë vetëm një gomar me brirë. Ka rastin të permiresoje biografine duke bere opozite me alternativa dhe Jo me sharje idiote qe na bejne per te vjelle nga mediokriteti dhe banaliteti qe I karakterizon. Pak gjasa ka, por ku i dihet?
Militantizmi partiak na shkatërroi per 25 vjet. Tani eshte koha qe populli të shohë drejt ne sy qeverine dhe opoziten dhe te beje vleresimin real, duke thene çfare keni bere për ne si klasë shoqërore. Po vazhduam me “çfare ke bere ti per mua?”, aha, korrupsionin e ke ketu edhe per nja 20 vjet të tjerë.
Edi Ramën duhet ta detyrojme qe te beje gjerat e duhura, dhe Jo te presim si ata zogjte e dallandyshes me goje hapur se “mëma” do na sjellë per te ngrënë.
Po e konsideruam Edi Ramën sikur është ndonjë “I dytë mbas Krishtit” do kemi të njejtin fat që patën “demokratet” qe u shkelqenin syte si budallenj kur fliste Sali Katunari, ose qanë me lot kur “udheheqesi legjendar” mori rrugët e m****.
E drejte
Një dhimbje pafund dhe një turp e pamerrituar ……familja ime unë, bashkëshorti dhe dy djem 29 dhe 19 vjeç……nuk kemi asgjë të regjistruar…..ndërkohë kemi ndërtesën tonë në tokën tonë në më shumë se 23 vite dhe bisnes 24 vite të rregullt
Eshte nje bordello ky proces na ka coroditur te gjitheve dite per dite rregulla te reja as dreqi me te birin nuk i kupton bredhim lart e poshte nuk ka zot e perendi te sqaroj as ata qe bejne gam gam nuk dine ca thone . Ne gisht marim lejat shumica e emigranteve dhe keta caktojne dt 27 korik fundin e regjistrimit te baneses per te vjedhur dhe rjepur popullin caktojne gjoba 100.000 lekesha . Kur pa gjoba fare lehte ne cdo kohe qe ka mundesi robi ne kohen qe i duhet nje dok zyrtar e detyron te paguaj domozdoshmerine e takses ne baze te metrave te shtepise per nje vit dy apo 10 vjet A na kane pyetur ne sa e kemi mundesine te jemi ne atdhe ? a na jep njeri leje nga puna ? A e ka mundesine nje emgrant ne amerik e ne evrope te meret me zyrat e shqiperise ku nuk te sqarojne jo te mbarosh pune ? Nuk po zgjidhni dot ata qe jane per nate e per dite do na zgjidhni neve qe vim 10 dite ne vit ?
shume artikull i mire me ide per rregullime ligjore , lehtesuese .Artikull qw i sherben mbi te gjitha hallexhinjve, se te fortet dhe ata qw kane i regjistrojne pronat pa ju rene kembeve.
Nuk behet stan me kerma. Hapi I pare pastrimi, pastaj rregullimi, seleksionimi. Veprim me se I nevojshem i Edit. Forca.
PALLATI 12 KATESH I NDERTUAR DHE I PERFUNDUAR QE NE VITIN 2005.POZICIONI AFER GODINES SE DENTISTAVE DURRES AKO MA I PAHIPOTEKUAR.RRETH 60 FAMILJE NUK KANE AKTIN E PRONESISE NE DORE. PROBLEMI QENDRON SEPSE NDERTUESI KA NDERTUAR ME NE PRONE TRUALL KU PRETENDOHET SE PRONARI I TRUALLIT KA MARRE DISA M2 ME SHUME TRUALL NGA AJO QE KA PASUR NE PRONESI.CFARE FAJI KANE BANORET TE CILET KANE SHLYER DETYRIMET NDAJ NDERTUESIT QE NUK MARRIN AKTIN E PRONESISE?????
Zyrat e hipotekave ne te gjitha rastet kur nuk i kane zgjidhje problemit por i kane detyruar qytateret te provojne ne rruge gjyqesore ate qe u takon , duhet te paguajene demin qe u kane shkaktuar njerezve dhe gjithashtu ai punonjes qe ka dale bllof pas nje procesi te tille duhet te largohet nga detyra. hipotekat jane Sh.A dhe funksionojne me ligje biznesi ,Apliko shtate here te marresh pergjigje nje hete . Ndajne te ardhura nga zhvatja cdo fund viti , perpos te tjerave . O shtet ku je .
Nuk them se nuk ke te drejte Mero, ne lidhje me ligjin. Me siguri edhe ligjit po vjen radha, ama nen omrellen e ligjit, punonjseit e Zyrave te Regjistrimit jane bere bejlere e shkuar bejlreve. Ka prej tyre qe vegjetojne nga krijimi i ketyre zyrave pa patur asnje merite, me nje arsim modest dhe me para shume. Kane patur mundesi te pagujane per te mbajtur vendin e punes ne cdo situate qe eshte krijuar, Besoj se po shkon haka tek i zoti.
I kane lene vete ne kete gjendje,kulmi arrin kur te thone qe e ke pa leje shtepia e ndertuar qe ne 1974
Kjo është rrumpalla e saliut ,prej 25 vitesh.
Z. Mero. Eshte shume e sakte cfare keni shkruar me siper por ai eshte problemi i dyte. Problemi i pare eshte ” Leja e Perdorimit ” qe duhet te leshoje Bashkia.Ne Bashkine Tirane eshte e pamundur te marresh Lejen e Perdorimit normalisht.Mund te sorollatesh me vite vetem se projektuesi ose ndertuesi ka bere nje ndryshim “estetik ” ne fasade apo sistemin te jashtem, megjithese fare thjeshte per keto mund te miratohen ose te paguash gjobe.D.m.th-ne per 1-2 vjet mbaron objektin dhe bleresit banojne dhe per me shume se 10 vjet ti nuk merr dot Lejen e Perdorimit , pa le hipoteken sepse Bashkia Tirane mund te thote qe tubat e shkarkimit te taraces ne nje periferi te Tiranes nuk jane bakri por plastike.
Ne pergjithesi shkrimet e Meros evidentojne me inteligjence, dukuri negative qe jane te shumta ne Shqiperi. Por ashtu sikurse dikur, qe gazetaret e diktatures duke mos guxuar te kritikonin sistemin dhe udheheqjen, trajtonin kryesisht formen dhe jo permbajtjen e cfaqjeve te tilla edhe Mero analizon Hipotekat, Ujesjellsat, etj. duke mos drejtuar gishtin tek krijuesit e ketij sistemi grabitqar dhe te corganizuar. Peshku qelbet nga koka, i dashur Mero.
Nuk mund te luftohen vjedhja, korrupsioni dhe paaftesia pa u larguar ata qe i krijuan per te vjedhur vete te paret..
Sot ZRPP po ben procesin e Permiresim/Perditesim e pronave urbane dhe suburbane. Me kete rast LSI punesoi perpara votimeve 350 juriste dhe 50 hartografe. Ky proces u nis me nje vendim te Z. Manjani. Kosto e projektit , deri tani 1,2 miliard lek. Puna nisi ne dhjetor pa projekt konkret dhe pa pergatitjen e procedurave perkatese. Nuk u pranua qe te bashkepunohesh me Banken Boterore. Arsyeja: keshtu nuk na kontrollon njeri dhe parate i menaxhojme vete.
BB mund te merrte pjese me 10% te financimt, por ne kete rast do te punohesh me procedura te sakta dhe do kontrollohej i gjithe procesi. Eshte projekti me i domosdoshem, por i realizuar krejtesisht pa ide se si do te realizohet .
Perfituesit e saj jane te perhershmit : Ermal Beqiri me shoke.
Ju kujtohet ERMAL BEQIRI? ESHTE AI QE PRISHI SERVERIN E TATIMEVE dhe beri edhe ekspertizen per pafajtesine e Z Meta ne vidion e Dritan Priftit. Sot eshte drejtori i IT ne ZQRPP.
Eshte shou mediatik te pushosh te gjithe regjistruesit e ZVRPP, jo se nuk e meritojne. Kujtoj se pothuaj te gjithe ish regjistruesit e ZVRPP kane perfunduar kandidat per deputet ose per kryetar bashkie.
ZRPP vetem regjistron pronen. Titull pronesie japin: Gjykatat, Komisioni i ndarjes se tokes me ligjin 7501, Agjjensia e Trajtimit te pronave, Agjensia e Privatizimit. Hartat me te cilen punojne keto institucione jane te ndryshme dhe mbivendosjet jane te paevitueshemne. Gabimet evidentohen vetem ne ZRPP.
Pa zgjidhur harmonizimin dhe unifikimin e punes se tyre, procesi eshte i deshtuar.
Pyetja eshte : Kryeregjistruesja, Zj. B. Shtylla ( Doracaj) qe eshte partiake, do jete ne gjendje te emeroje si Regjistrues te ZVRPP specialiste jo partiake?
Mero keta vertet e kane lene shtetin pa lek , por jo thesin e tzre vetjak. Keta jo vetem te japin doreheqjen por duhen hetuar dhe ndjekur penalisht per te gjitha demet dhe abuzimet qe kane bere.
Artikullshkruesi ka te drejte per sa shkruan. por une doja te shtoja edhe nje problem tjeter ne lidhje me pronesine. Nje qytetar ble nje apartament ne pallat dhe paguan si per siperfaqen e apartamentit ashtu edhe per siperfaqen e perbashket. Nderkohe qe ne hipoteke te njihet vetem sip. apartamentit. Dhe po keshtu edhe me vendparkimin. Nje qytetar paguan per rruge kalimin nga hyrja deri tek parkimi me te njejten vlere sa paguan per vendparkimin dhe ne hipoteke nuk te njihet. Mendoj qe ka ardhur koha te rregullohet edhe kjo çeshtje dhe njerezve tu njihen te gjitha shpenzimet qe bejne per blerjen e çdo m2.
Te lumt zoti Mero.Ke vene doren mbi plage.Jame me ty kur thua te shpallen fajtor ata te hipotekes per mosregjistrimin e sakt te prones se qytetarit.POR FAJI KETU NUK ESHTE VETEM I DREJTOREVE.KA DISA NJREZ QE PUNOJNE BRENDA NE ADMINISTRATE,MEDIOKER,DEMBEL,NUK DIN TE PUNOJNE,NUK DINE TE SQAROJNE,dhe ky lloj kontigjenti duhet te zhduket nga administrata,duke i zevendesuar me te aftit.
Qe duhet nje reforme ne administrate kjo dihet por duhet te behen ligjet qe te mbajne pergjegjsi cdo i punesuar ne shtet ne cdo nivel qendror apo lokal sepse ligjet nuk i zbatojne sic duhet dhe per te gjithe njelloj duke filluar qe nga vetja e tyre pastaj te veprojne ndaj popullit psh. ujesjellsat po vendosin matesat e ujit dhe te kercenojne se do te bllokojme ujin se nuk na lejon te vendosim matesin jashte kushteve teknike dmth. pa kaset mbrojtese dhe ne rruge dhe pastaj pergjegjsine ta mbaj konsumatori si per demtimin po ashtu edhe per rritjen e cmimit duke mos jua mbledhur njehere te gjitheve dhe ti pajisi me kontrata dhe pastaj te kerkoje llogari duke vendosur matesa dhe faturimin e bejne aforfe ku e shohin qe nuk kalon vleren e pageses me mates sa ajo fikse dhe duke lene ujin ujin vetem 1 ore ne dite dhe duke marre leket sikur e ke 24 ore ujin. Faleminderit
Duhet nje qeveri me vete,per te rregulluar pronat.
Pa asnje dekument,Hipotekat kane rregistruar prona,me dekumenta fallco !
Me keq akoma ,vellai mashtron dhe vjedh vllezerit !!!!!!
Me trime ka qene noterja,gjinia e preferuar e z.Rama.
Tragjedia duhet te vazhdoj,vellezerit duhet te futin ne burg villain.
Dekumentat origjinale nuk ndodhen ne hipotek.