Partia Demokratike në këto ditë përballet me një grupim, që po mëton ndryshimin demokratik të saj, duke shfrytëzuar mekanizmat statuorë dhe nga ana tjetër kryetarin e rivotuar Basha që ka filluar opozitën e mandatit të ri. Të dy grupet më shumë sesa ndarje kanë gjëra që i bashkojnë.
Dhe, ajo që i bashkon më së shumti është bindja pa rezerva ndaj Berishës e çatia e PD-së, e cila mendohet se është një strehë e përshtatshme për të dy palët. Ndërkohë pas fjalëve dhe citimeve të stërgjata, kërkimit të imazheve, një vëzhgues i qetë shikon realisht krizën e këtij formacioni politik, që ka filluar një linçim të anëtarëve të saj realë, krijesat e frymës së PD-së.
Duke filluar nga mandati i shkuar te kjo parti s’ka më vend për Ilir Rusmajlin, Besnik Mustafajn, Biberajn, por ka për njerëz ose personazhe anektodike në parlament. Trendi vijoi dhe në këtë mandat legjislativ duke e përkeqësuar keqazi përbërjen parlamentare. Këtë mandat parlamentar nuk ka ulëse për Eduart Islamin, Astrit Patozin, Majlinda Bregun, duke ia bërë rrugën malore PD-së, falë kapjes së madhe të kryetarit aktual të partisë dhe strukturave të saj.
Ndërkohë pala e të pakënaqurve, që vetëm anatemojnë, por që nuk kanë sensin e bashkimit qoftë edhe mesveti dhe kjo është parë hapur, më shumë vjellin vrer kundër paaftësisë së kryetarit të ri Basha, sesa kanë apo duan vizionin e ndryshimit real. Tek e fundit edhe ata janë pjesë e këtij regresi që e ka zhytur PD-në deri te ky nivel, që më sa duket nuk kalohet dot, sepse në këtë parti mungojnë vizionarët dhe ata që mund të thonë të vërtetën e dështimit në sy. Fjala e Berishës duket se ishte epigramatike për partinë, që e krijoi dhe po e mban peng po vetë: Nëse do mësohemi me humbjen atëherë kjo është tragjedi!
Po pse po mësohet PD-ja me humbjen, sepse duket se ky formacion nuk kupton më stadet politike dhe grupimet ku duhet të drejtohet. E kjo është vërtetë tragjedi.
Modeli i ndryshimit është i thjeshtë dhe këtë e bënë paradoksalisht disa komunistë dogmatikë më 1991. Dritëro Agolli, megjithë peshën e madhe të përgjegjësisë që kishte për ndihmën që i dha diktaturës në artet shqiptare, duke e shndërruar institucionin që drejtonte një mjet ndihës për të, pati kurajën t’u shprehte hapur kolegëve të tij komunistë se nuk mund të vazhdohej më në këtë rrugë. Dhe, tregoi vijat e kuqe, që nga Enver Hoxha e me radhë. Atëbotë, një akt i padëgjuar për komunistët dhe egërsinë e tyre. Një gjë të tillë e bëri dhe Dr. Moikom Zeqo, duke treguar paradokset e partisë dhe çfarë u duhej në të ardhmen, që të mos shuheshin.
Kuptohet se Sali Berisha nuk mund të jetë kurrë me peshën e Hoxhës, jo thjesht për kohëzgjatjen e qeverisjes por edhe për ideologjinë dhe forcën e besimit utopik që krijoi te njerëzit. Por, edhe në këto përmasa disfate, nga PD-ja nuk ka as ngacmimin më të vogël për t’i treguar atij të parit, që është shkaktari i katandisjes së PD-së në këtë gjendje. Nga të dy palët, ai vetëm sa përmendet, por askush nuk mund t’ia thotë të vërtetën në sy: Ik, ti je penguesi kryesor! Kjo e bën misionin e ndryshimit të PD-së të pamundur, qoftë nga kryetari Basha që është simbol i përçarjes por edhe nga masa e kundërshtarëve të tij, që para se të krijojnë frymën e re, duhet të ngjallin realisht atë që i mungon PD-së, që është ndarja përfundimtare me PD-në e Berishës dhe të tyre bashkë si edhe ngritja e një vizioni të ri.
Është pak e vështirë, por mësimi i Agollit dhe Zeqos është real. Paçka se PD-ja e sotme nuk është as në gjendjen e katarsisit të PPSH-së së 1991, për t’ia thënë të vërtetat e frikshme në sy vetëvetes. (Javanews)
Te gjithe gaboni, edhe ti Ben: PD nuk mund te vetekoregjohet, sepse:
1. PD nuk eshte parti, por nje grupim ku zune vend te gjithe te denuarit per krime ne kohen e PPSH. Por, te denuar, vec atyre politike, ishin edhe hajdutet, kriminelet, imoralet, spiunet e turrlifarelloj qe rregullisht denohen ne cdo regjim, jo vetem ate komunist.
2. PD nuk u vetekrijua, por u porosit nga PPSH
3. E djathta historike e patriotike shqiptare nuk eshte ne PD. Ndonje pinjoll i assaj te djathte reale mbahet nga PD-ja thjeshte si mbulese.
4. PD ka filozofi, organizim dhe udheheqje tipike lindore, madje bizantineske.
Si e tille, PD, vetem deme do i sjelle Shqiperise. Shpetimi eshte vetem nje revolucion brenda te djathtes reale evropianoperendimore.
Ik ore injorant.Mir qe i ke vene vetes emrin popull ashtueshte dhe popull ne shqiperi injorant si ty.
Ajo nuk eshte ppsh por pjelle e ppsh qe mund te kete me shume sigurimsa dhe komuniste se sa ne ps.
Nuk mund te sillnin demokracin ne parti qe na canin me nderen para 90tes qe demokracia me e mire eshte diktatura e proletariatit.Keta lloj komunistash qe u vetquajten demokrat nuk mund te sillnin demokracin vetem duke share nenen e tyre ppsh qe ishin gati te jepnin edhe jeten.
Keta hipokrite genjyen trushplaret qe ishin ngopur me dikt e prol dhe sot ja kaluan bllokmeneve qe keta shajne……
Krahasimi me Enverin eshte krahasim kaleci dhe jo analisti dhe per kete as ja vlen ta argumentosh. Sa i perket Berishes problemi i kundershtareve te tij eshte se ne vend qe te perpiqen ta parakalojne me aftesi mendojne se duhet ta rrezojne me dredhi. Nuk dua te them se Berisha nuk ka kusure dhe as qe duhet te rikthehet ne krye te PD, por qe nese sot do votoheshin ne popull te gjithe figurat e PD atehere Berisha do ishte pa asnje dyshim me i votuari. Ideja se duhet goditur Berisha qe te ngrihen te tjeret nuk eshte ilac por “helm”. Kush deshiron te “rrezoje” Berishen duhet ta beje duke ngritur veten me lart se ai dhe jo duke harxhuar kohe per te sulmuar dike qe pergjegjesive te veta u eshte pergjigjur me kohe e me vakt duke dhene doreheqjen.
PD nuk ka qene kurre parti politike por nje bande ktiminale qe rrenoi Shqiperine.
Ben ,qenke ne nje mendje me mua .Pers ? Basha apo te tjeret s’kane asnje faj per humbjen e PD . Faj eshte I gjithi mbi Berishen .Per kater vite rrjesht çdo te ejte kishim frike me hap televizorin prej Berishes .Teni une pyes : Do t’ja falte populli kete dhunim qe po I behej nga ana e Berishes ? Populli foli me vote ne korrik ,te kuptohemi kjo sishte mbeshtetje per Ramen por groposje per Berishen .Kurse basha si kryetar me kujto personazhin komik te filmit Çuliqit ku pasi ministri ( cekja Bertit ) e beri shef ne ministri filloi edhe ky te imitonte ministri , besoje ju kujtohet veprimi duke ferkuar vetullen me gishtin e madh .Kaq vlen per Bashen si kryetar PD . Kurse te tjeret veç demokrat nuk mund te jene sepse me vetdije kane votuar ne parlament aktin e larte te tradhetise komtare duke votu per marveshjen e detit me Greqine .Keshtu qe Berisha kryearkitekt , Basha arkitekt I kesaj pune ua dine vlerat njerzore dhe u vuri fshesen .Per mua mire ua beri .
Enver Hoxha kur nuk ngjalli besim tek njerezit, ai me diktature iu imopnua njerezve por Beni ishte de mbetet nje qenije ideologjike. Sali Berisha ngjall besim tek njerezit edeh kur eshte ne opozite. Ky eshte nje dallim i madh. Sa per PD ju neokomunistet kot ia qani hallin. Vertet po shfrytezohen nga ju disa figura qe pushteti i PD i vuri ne gjender kur ishte ne qeverisje por ne fakt ata kane influenca minimale ne PD dh ne elektoratin e saj. Mbetjet toksike te ideve majtiste, arsimimi i tyre i manget, zilia pe rfiguren e Bashes po i ben aa qesharake. Ata po gjallerojne edeh pak sa te kete nevoje propoganda e majte per ta de pasataj do e dalin ne skene si Izet Haxhia, Shenasi Rama apo ndonje tjeter te shrfytezuar nga propoganada majtiste.
U dhjefsh ne gjume o ´tradite”
Dy komente shumë te sakta.Edhe unë jam i mendimit se vetem emrin ka Parti.Ajo edhe kur u krijua nuk ishte Parti por nje grumbull heterogjen njerzish si ish komuniste e sekretar organizatash te ppsh, hajdut ordinier, tr ish denuar politik qe aspironin për nje demokraci europjane,ballist e legalist, hajdut pulash e spijunë te Sigurimit te Shtetit.,, etj etj etj.PD kurre nuk respektoj institucionet brenda saj e jo ma ato te shtetit.Sali Berisha ishte kryetari i saj por edhe Presidenti i vendit, kryeministri, kryeprokurori, kryegjygjtari, kryetari i Bashkise etj etj e sigurisht djegesi dhe shkaterruesi i Shqipërise.E si mund te ngrihet kjo e vetquajtur parti kur nuk ka ekzistuar asnjehere si e tillë?Ajo nuk ishte kurre prendimore, ajo nuk ishte kurrë e djathte, ajo nuk mbrojti kurr ish te denuarit politik,e mbi te gjitha dy here e djegu Shqipërinë si në 1991 por efhe ne 1997.Ne atë grupim njerzish ligjin e bajn te korruptuarit,te paaftit, kriminelët.Ajo duhet shkri e te krijohet vertete nje Parti e djathtë prendimore qe te jete e afte te bajnë opozitë te majtës shqiptare.
I keni rene pikes zoti Andoni! Pa u distancuar nga padrinoja,shkaktari i gjithe tragjedise se PD-se dhe te gjithe shqiperise dhe pa e qeruar ate,jo vetem ne ate palo parti-WC,repart destruktiv i kryetarit de fakto dhe vegles se tij de jure,ku eshte grumbulluar ne shumice gjithe llumi i ketij populli,por dhe ne pergjithesi ne kete vend,s’ka per te patur derman.Te tjerat jane e do behen vetem per inerci dhe per garniture.Kush nuk e kupton apo nuk do ta kuptoje kete, eshte i verber dhe genjen vehten.Dhe e keqja eshte se pas tij do kemi te bejme me aleatin deri ne vdekje te tij,qe e zgjodhem dhe president,kampionin e prapaskenave,ose sic thote populli,malinen e bute,qe ia kalon dhe sales,persa i perket djallezise…dhe shenjat e para i ka dhene…
Ky ashte komenti im.Ka 6 ore qe e kam shkruajt apo ju ka zanë te nxehtit si rakiane dimer ?
Shrimp I mite.