Në pritje të një drejtori, që t’i “thyejë turinjtë” Edi Ramës!

1 Gusht 2017, 19:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fushata e Edi Ramës për të telendisur publikisht administratën  në disa sektorë kyç të shërbimeve, si shëndetësi, Hipoteka, ALUIZNI etj, po nxjerr në pah një fakt të dhimbshëm, që nuk ka të bëjë as me korruptimin e tyre, dhe as me tepsinë që i ka çuar aty, por me mungesën e integritetit dhe frikën nga politika.

Nuk e vë në dyshim se ato poste kanë thithur njerëz problematikë, sa i përket mitmarrjes apo përfitimeve të tjera financiare. Edhe pse është krim t’i konsiderosh të gjithë njësoj, periudha çerekshekullore e Shqipërisë së korruptuar, e ka standardizuar personalitetin e dikujt që do të punojë në ato zyra. Dhe ky standard është përgjithësisht ai i njeriut që do të bëjë para me punë shteti.

Por kjo nuk përjashton mundësinë që disa prej atyre drejtorëve të jenë njerëz me personalitet, të ndjehen që e kanë merituar atë vend pune, dhe të dinë ta mbrojnë atë.

Unë mezi po pres të shfaqet një i tillë. Po pres të ngrihet një drejtor aty përballë Edi Ramës, t’ia hedhë çelsat në fytyrë, t’i thotë nuk kam nevojë për vendin tënd të punës, por kjo që thotë ky qytetar, apo kjo letra anonime, është shpifje.

Mezi po pres dikë që të më bindë se nuk i dhimbset fare ajo karrige, që edhe kështu do t’i iki, por të paktën të dëshmojë se nuk ka shkuar aty, ashtu siç paragjykohet. Të ngrihet një drejtor spitali e t’i thotë përse nuk janë kushtet e mira në spital, përse nuk ja del dot me ilaçet, përse nuk shkon dot ambulanca në kohë, përse u detyruan ta bënin emërimin e infermiereve nga qeveria qëndrore etj.

Dhe pas kësaj, t’i hedhë çelsat në tavolinën e spektaklit dhe të iki në punë të tij.

Nuk po ndodh, dhe jam i trishtuar për këtë. Jo se dua që dikush “t’ia thyejë turinjtë” Edi Ramës medoemos, por për të bindur veten, se dikush e ka merituar atë vend pune.

Kjo që po ndodh është trishtuese, pasi po provon mungesën e thellë të integritetit të njerëzve që drejtojnë postet kyçe në shoqërinë shqiptare. Një drejtor në një kompani private ka shumë here më tepër dinjitet përballë pronarit të vet, se sa dikush në punët publike përballë Kryeministrit. Dhe kjo vjen, se ai person që ja ka dalë të bëhet drejtor në biznesin privat, e ka merituar dhe është blerë për atë që vlen, ndërsa ata që janë në krye të shtetit, e kanë blerë atë vend pune, dhe nuk ruajnë më dinjitetin, por paratë e tyre. Kjo është një akuzë e rëndë për sistemin, për politikën dhe natyrisht edhe për Kryeministrin.

Ana tjetër e shëmtuar e kësaj mungese, është frika nga politika që po injektohet për postet publike. Spektakli i Kryeministrit, i ngjan spektaklit të Lulzim Bashës, që pasi spastroi gjithë kundërshtarët në PD, tha “herën tjetër zgjedhjet do të jenë demokratike dhe deputetët do t’i caktojë populli”. Edhe Edi Rama, pasi po i telendis vetë personalisht gjithë drejtorët, pasi po u kërkon dorëheqje, edhe pse nuk varen nga ai, po u premton që pas kësaj, do ketë pavarësi për institucionet dhe s’do guxojë kush t’i nëpërkëmbë.

E gjithë kjo, në vend të pakësojë ndikimin e politikës mbi administratën, kam frikë se po e rrit atë. Unë jam ende pa fjalë se si askush nuk del t’i thotë “nuk më plas për këtë vend pune” dhe s’dua të kem të bëj më me shtetin”. Vetë do ta kisha bërë qysh minutën e parë të një takimi të tillë poshtërues.

Vetëm një çmim i lartë i asaj karrigeje dhe një frikë e madhe se politika të lë pa të ardhme, duket se i mban të gjithë ashtu, kokëulur dhe të bindur para telendisjes publike, dhe me mua me vesh të ngritur mos po del ndonjë trim. Por duket që nuk do të dalë. Kaloi dhe 1 gushti e s’ka më dëgjesa.

41 komente në “Në pritje të një drejtori, që t’i “thyejë turinjtë” Edi Ramës!”

  1. student says:

    Te gjithe te emruarit kane hyre ne pune per te vjedhur. Kujtoj: 1.Kane qene biznesmene jo te pa skuksesshem por lane biznesin per nje vend pune ne administrate- se kishte me shume fitime(jo rroge) , nuk pranonin vende pune s nuk kishte para dhe vetem kur kishte para(tendera) atehere jepnin ok per emrimin. Askush nuk tha OK . Une e bej me mire se paraardhesi dhe kerkoj te emrohem. Pra zhdukni. Korrupsioni fillon e mbaron ketu

    1. Edkari says:

      Jo nje po dy drejtore qe ja kane thyer turinjte Edirames me keq se ne 97.
      I pari drejtori hipotekes Durres nje katundar nga Sukthkatund qe shume e shume
      i perfolur me çeshtjen e Vollges Shullazit sot eshte deputet i PS-.Behet fjale per
      Jurgen çyrben.
      I dyti ose me sakt e dyta eshte ish drejtoresha e QSUT nje me mbiemrin Manasterliu
      qe mbasi shkaterroj kete institucion u be ministre e shendetesise.
      Edirames do i thyhen turinjte mire,s’ka pa gje akoma palla.

    2. Albaniac says:

      News njeriu lind injorant, nga nje familje injorantesh, te nje shoqerie injorante, jeton nje jete ne ijnorance dhe rrjedhimisht vdes ne ijnorance. Atehere injoranca eshte nje norme. Keshtu KY indoktrinizem mund te quhet edukim, shpelarja e trurit mund te quhet kenaqesi, kriminelet quhen udheheqes, mashtrimet quhen te verteta, sepse mendja asnjeher nuk ka qene e juaja.

  2. zi says:

    Duke soditur nje lope gjate pushimit te tij,
    Mao Ceduni,pa nje zog qe vertitej dhe te shqetesonte ate ne pjesen e mrapme,
    derisa leshoi nj bajge dhe e mbuloi ,
    keshtu mao nxori apostulatin e pare;
    Mos e kruaj me bythen e tjetrit.
    Zogu u permend dhe nxori koken,apostulati idyte;
    Idhjeri jo gjithmone eshte i dhjere.
    NJe skifter turet mbi te dhe e remben, apostulati i trete;
    Kur je i dhjere mos e ngri koken.
    I njohin mire apostulatet e maos, drejtoret, gjykatesit, prokuroret dhe gjithe administrata e derisotshme,
    e kane krojtur buthen me popullin, jane te dhjere dhe smund te ngrejne koke.

    1. Teri says:

      Qe te jesh shakaxhi duhet te njohesh e shkruash mire gjuhen qe flet. Nuk thuhet apostulat, por postulat. Mao nxirrte Dacibao qe dmth Thenie te mencura qe nuk shtjellohen. Apostul eshte i derguar i perendise nga greqishtja.

  3. Fieri says:

    Mero! je shpejtuar ne ket artikull . Sa kemi ndjekur bisedat e Rames me njerwzit,problematika ka qwnw ne radhe te pare Hipotekat e Auluizmi, me pak shendetwsia. E ata janw tallur me popullin kume larte eku me poshte se 5b perqind. Sa esa familje jane pronare te ligjshwm tw nje tokw,dhe kjo e vertetuar me hipotekat shume te sakta tw ruajtura nga pushteti socialist,sot jane tjetersuar e kane 3-4 pronare. Kush e katranosi kete ? hipotekat,e drejtesia. Pra nuk ka asnje te ndershwm nw hipoteka. Beni je konrtoll e do shikoni se ne c’gjenje te mbrekullueshme jetojne punonjesit e hipotekave ,qofshin keta dhe zyrtare te thjeshte. Ata qe vertetojne pronat pwr vete kane nga 3-4 prona qofshinshtepi ,truale ,garazhe . Vreni makinat e tyre e do shikoni se jo vet ata i kane lluksoze,por edhe grate e tyre….. Ndaj Mero ia ke futur kot…..

    1. Tono says:

      E ka pare Mero dhe kete, ka shkruajtur edhe per korrupsionin ne administrat, e deri diku i ka ardhur ne mahe te hundes, por Mero eshte njeri publik dhe pronat i ka marre. Ju njerezit e thjesht jeni thjesht dele, prandaj ulni kokat dhe mesohuni te jetoni me pa-drejtesine.

  4. Bureto says:

    Problemi qendron pamvaresisht mases dhe nivelit te personave qe kane mbi vete ‘njollen’ e korrupsionit. Ente si hipotekat, , doganat, tatimet, apo sherbimi shendetesor nuk jane te vetemet. Nje nga keto ente, per mendimin tim e konsideruar “fabrike parash”, eshte drejtoria e pergjithshme e sherbimeve te transportit rrugor (DPSHTRR) ose ndrsyhe sic quhet drejtoria e patentave, ne vartesi te ministrise se Transporteve. Drejtori i Pergjithshem, emrrohet si propozim i ministrit dhe aprovim i k/ministrit. Ne vitin 2000, vit kur ajo drejtori u krijua, te parin urdher qe firmosi Nano ishte emerimi i atij drejtori, i cili e pati jeten aq te shkurter sa Nano. Fale edhe atij drejtori, por edhe pse ishte fillimi, korrupsioni ishte latent dhe pothuajse inekzistent. Erdhi Meta k/minister dhe urdherin e pare qe firmosi ishte emerimi i vellati te Monikes, 25 vjec, ne ate postt. Kjo ishte dhe periudha kur korrupsioni u instalua si i nstitucion. Meta me pas u zevendesuar perseri nga Nano, dhe drejtor vuri nje nga anetaret e organeve drejtuese te partise, njeri i besuar i tij. Per tre vjet ata te dy minister dhe drejtor, mbreteruan ne ate institucion. Kur nje here i bera verejtje ketij drejtori se po e benin fare ‘balte’, mu pergjegj se po te mos conte pjesen ne darke tek shefi, nuk rrinte aty asnje ore. Dhe kjo epidemi erdhi duke u perhapur, edhe kur ministrite i drejtuan me pare PD dhe pastaj deri me sot LSI. Eshte institucioni qe kane me perzemer ministrat dhe kryeministrat e rradhes. Eshte fabrike parash. Sot ai institucion eshte me i korruptuari nder ato qe permenden me lart. Sa per dijeni eshte po ai institucion qe Rama permendi gjate fushates ne Elbasan, per te ashtuquajturit police me kostume gri,’ Por kjo trupe eshte vetem nje pjesez e vogel ne ate drejtori. DPShTRr ka 13 drejtori rajonale (ne te Sarandes ishte drejtor Kelment Balili) dhe qindra punonjes qe merren me patentat kombetare dhe nderkombetare, lejet e qarkullimit te mjeteve, autoshkollat, regjistrimin e mjeteve dhe kontrollin teknik te tyre, vjel taksen e regjistrimit, jep certifikatat e kualifikimit profesional (CPC), per shoferet e taksive, autobuseve dhe kamjonave te transportit kombetar dhe nderkombetar, eshte hipoteka e mjeteve dhe e drejtuesve te tyre, etj. Pra eshte nje institucion me nje ndikim te madh ne sherbimin publik, ku me te kane cdo vit, te pakten njehere, mbi 500.000 shqiptare. Mendoj se Rama duhej ta kishte filluar pikerisht prej andej analizen. Tashme qe timonin dhe tepsine e ka vetem, pra edhe drejtuesin kryesor ne ate institucioin do ta emeroje po vete. Te tjerat dhe per te tjeret aty, do te vijne me rradhe, deri tek nepunesi me i vogel. Te shohim se cdo te na sjelle shtatori.

  5. kleptofagos says:

    Vetem ne organizatat mafioze, te gjitha antaret, i binden pa kushte liderit te klanit edhe kur ai i poshteron ose i shan ne publik, deri ne lincimin e tyre. Shume bukur e ka kapur Mero kete moment demaskimi jo vetem te ketyre drejtoreve pa personalitet moral e profesional, por ajo qe eshte fatkeqesi e madhe per administraten shqiptare (gjoja te shtetit demokratik) eshte menyra e emerimeve te tyre nga klanet mafioze te politikes (gjate gjithe 25 viteve). Para ca diteve, me te njejtin stil por duke permbysur rolet, Rama mblodhi nga kjo administrate, disa cupelina dhe djelmosha te konkurseve per ti kerkuar gjoja mendime per te luftuar korrupsionin. Te gjoret ata, qendronin te strukur dhe nuk pipetinin. Atehere Rama (Zeusi) ju drejtua atyre: “Kur ju (qe ju kemi zgjedhur nder me te miret) nuk keni cfare te thoni, atehere na mori lumi..” Ne fakt, ne kete rrjedhe “lumi” do marre Ramen .. sepse peshku gjithmone qelbet nga koka ..

  6. kleptofagos says:

    Vetem ne organizatat mafioze, te gjitha antaret, i binden pa kushte liderit te klanit edhe kur ai i poshteron ose i shan ne publik, deri ne lincimin e tyre. Shume bukur e ka kapur Mero kete moment demaskimi jo vetem te ketyre drejtoreve pa personalitet moral e profesional, por ajo qe eshte fatkeqesi e madhe per administraten shqiptare (gjoja te shtetit demokratik) eshte menyra e emerimeve te tyre nga klanet mafioze te politikes (gjate gjithe 25 viteve). Para ca diteve, me te njejtin stil por duke permbysur rolet, Rama mblodhi nga kjo administrate, disa cupelina dhe djelmosha te konkurseve per ti kerkuar gjoja mendime qe do luftonin korrupsionin. Te gjoret ata, qendronin te strukur dhe nuk pipetinin. Atehere Rama (Zeusi) ju drejtua atyre: “Kur ju (qe ju kemi zgjedhur nder me te miret) nuk keni cfare te thoni, atehere na mori lumi..” Ne fakt, ne kete rrjedhe “lumi” do marre Ramen .. sepse peshku gjithmone qelbet nga koka ..

  7. Phoenix says:

    Komplimente Mero, megjithese thike me dy presa e ke bere prape. Ministri qe bente transport jashteqitjeje per 300m €, i uroi suksese ne jete vetem se nuk mori pjese ne mbledhje. Meqe ishim tek sektori 270 vjet mbrapa. Po ketij i lumte, se ne fillim mburrej se nuk ka sindikata, kur shkoi te luste investitoret me sloganin e vjedhur Shqiperia 1€. I lumte se tani me plot gojen nuk ka opozite.

  8. Saranda says:

    Mero ,ke shume te drejte,por e ke dhe shume gabim,sepse ne masen 80 perqind drejtoret kane dy mangesi: e para jane me diploma te blera , e dyta jane dhe jashte profilit; mendo Mero se si ndihen ata para nje presioni te tille dhe Edi Rama me sa duket e di mire kete prandaj u kerkon doreheqien publikisht ( ky eshte nje gjyq publik qe u behet drejtoreve).
    Mirpo keta drejtore nuk u vetemeruan Mero, keta sipas sektoreve jane emeruar nga ministra dhe me pelqim te deputeteve ,atehere kush eshte fajtori me i madh ai qe se ruajti apo ai qe e vodhi e para ; e dyta keta ministra cfare bene 4 vjet nuk i shikonin drejtoret .Mero po te drejtohem ty ,sipas meje ,se cfare duhet bere; e para duhet urgjentisht te percaktohet kurikuli i cdo pozicioni pune ne administrate qe do te thote se nje vend pune kerkon arsimin,eksperiencen ,moralin etj ; dhe se dyti hierarkia e karieres qe do te thote midis te tjerash nuk mund te behesh gjeneral pa qene kolonel,e nuk mund te behesh kolonel pa qene major etj.nuk besoj se Europa nuk i ka keto bile me pak kurajo dhe pa droje le ti drejtohen edhe eksperiences se para 90 ne drejtim te rregulloreve dhe kurikulave te vendeve te punes. Duhet te kuptojme se eksperienca shtetformuese nuk fillon apo mbaron me njeshin apo unin ,ajo vec pasurohet . Mero kjo qe po them behet per nje muaj nge te gjitha ministrite dhe pushteti lokal ;ka akoma njerez e specialiste,jane arkivat ne dokumenta.Behet po ka vullnet dhe pergjegjesi dhe jo demagogji te radhes.Duhet bere pa tjeter sepse aktualisht eshte ne treg ,i takon ky dhjete apo pese vjecar, atij brezi qe ne masen 90 perqind eshte i diplomuar me diploma te blera.

  9. Ky vend ose administrat kerkon nje qilizem te thelle sepse asnje nuk eshte i ndershem edhe ai qe mund te jete mjafton qe sektori qe ai mbulon ka zvarritje te problemeve(me qellim perfitimi behen) dhe njerezit ankohen do te thote se edhe ai eshte fajtor.Gjithkush nga ne tregon se si e kapesuar nga nga x apo y ne kete apo ate zyre,te gjithe ankohen se nuk kane ku te zgjidhin hallet e tyre.
    Te gjithe flasin per krimin dhe korrupsionin kur vjen puna tek emrat na i quajne lista e zeze dhe jane kunder kesaj menyre luftimi.
    Fajen e ka sistemi thone disa por kush e ben sistemin pervec se keta te listave qe ankohen njerezit.Kush e perben gjykatat pervec gjin gjonrat,hipotekat ,spitalet e arsimin………
    Puna eshte se ketu eshte bere muti mullar dhe nuk pastrohet deri sa te dale nje dore e hekurt dhe te mos pyes se e quajn komunist mjafton te pastroj keta plehra qe bere te pasur pa punuar dhe tallin menderen me hallet e popullit.
    Dhe mos prit ndonje burre qe te hedhe celsat se e dine qe jane te gjithe feri ne fyt,mjafton ti kontrollosh pasurin dhe qefet qe bejne brenda dhe jashte vendit dhe keto nuk arrihen me pune te ndershme.

  10. Meneje. says:

    “Zi”…sakte
    Edhe une ndaj te njetin mendim…i therret ne kryeministri e u thote jepni doreheqien(!) Live…perse?Show mediatik.

    Te shohin ku e si do veje puna…shpresojme per mire.

  11. Jimi says:

    Mero! Ne kohen e xhaxhit tregohej nje brcalete: Ish nje i papune qe pas shume perpjekjesh e nderhyrjesh siguroj nje pune si banakier. Kaluan tre kater muaj dhe nje dite e therresin ne drejtori. dhe i thone: Ore filan pse nuk vjen te terheqesh rrogen? Ai i shikon i cuditur dhe me dyshim se mos ata po talleshin me te, por kur pa se ata qe e kishin thirrur e kishin seriozisht u pergjigj: Po pse paska edhe rroge ketu!?

  12. t.n.t. says:

    Mero, mesa lexojme Shqiperia do behet, kjo ska diskutim, por te gjithe atyre drejtoreve dhe drejtoreshave, specialisteve dhe specialleshave, qe nuke kane patur piken e sedres profesionale ne se kane qene profesioniste per ate vend pune qe kane patur, qe kane abuzuar me kete popull, qe i kane harxhuar aq shume energji ketij populli kur kete energji populli mund ta harxhonte per te prodhuar te mira materiale, duhet tu behet llogarija dhe nese kane abuzuar te konfiskohen dhe te shperlejne te demtuarit. Te mos futen ne burg sepse do harxhoje perseri shoqeria per mbajtjen e tyre, por tu behet nga nje TATUAZH ne Balle, me kohe zgjatje aq sa i denon neni perkates per burg, ku tu shkruhet “I KORRUPTUAR” kur ka bere korrupsion, “Hajdut” kur ka vjedhur etj. sipas rastit. E them ti shkruhet sepse tek disa eshte krijuar nje opinion qe se kane per turp por e kane per nder kur i thua se ke vjedhur atje ku ke punuar.
    Nese denoncohet apo pushohet ndonje i ndershem (se te tille ka boll por i qujne te pa afte sepse sdine te vjedhin), ai ka te drejten tja plasi ne fytyre edhe KM. Te ndershem te tille i nevoiten shoqerise.
    Kam edhe nje pyetje: Po ligjet, Vendimet dhe Udhezimet ne disa raste a lejojne te behen abuzime te tilla? Si eshte e mundur qe ka 27 vjet dhe akoma vazhon te ndahen kenetat, pyjet kullotat si toka bujqesore, kur ky ligj thote me gjendje familjare dhe tokesore 01.08.1991? Ka edhe shume te tjera por po ndalemi ketu.

  13. sandri says:

    Asnje gje nuk do te beje o Mero! Edhe soji juaj mender murdare jeni. Ne nje pike ia keni puthur prapanicen politikes. Pastaj mos harro se tere te paaftet punojne ne shtet e pervec paaftesise kane nje mori kompleksesh e deficencash psikologjike. Askujt nuk i shkon mendja se tere ata politikane qe kane shefa jane shume me te paafte sesa ata vete. Psh. imagjinon dot ilir meterat, e majkorat, e ramerat, e lulerat, e ku e di une me radhe te jene te afte pervecse per te bere gam gam? Po keta lumemedhenj nuk kane bere nje dite pune qe kur kane mbaruar shkollen? Ose imagjino Lubonjen a bushaterat a nanorat duke punuar. Ca jane 4o vjec e lart duhet te shkojne ne shtepi se nuk dine te perdorin as telefonat e sotem lere me programet kompiuterike profesionale apo sistemet e reja menaxhuese. Aman se na hap barkun kur beni si burra kuvendi. Ty te thote buudallalleqe gjithe diten nje Muci e nuk ja hedh gomarlleqet ne surrat po ia boton sikur te ishin fjale floriri jo me ti hidhje celesat kryeministrit. Shaj ndonje Sali a ndonje nga ata hajvanet e anadollit te PD e leri trimerite. Hajt tung

  14. Lungara says:

    Nuk guxoj të polemizoj me një pronar gazete që është afirmuar si analist I zoti . Unë kam vetëm ndreset e trupit !
    Edhe kryebanditi Sali Berisha po të arrestohej , Merua do gjente mënyrën të fliste për të drejtat e njeriut , do kapte ndonjë element , si mjeshtër që është , dhe do e bënte tërkuzë !
    Rama meriton vetëm mbështetje . Për kënetën shqipëtare 27 vjecare edhe Merua ka gjynahet e tij .
    Analiza e sotme e Meros është skandaloze !
    Po ta shkruanin ata të Kazanit – Bushati , Zheji , Balliu etj , s’do çuditesha !

    1. LORA says:

      Per mua ,analiza e sotme e Meros eshte nje tentative shume e zgjuar e konfirmimit ne shesh te mejdanit te faktit rrenqethes se administrates shteterore grope-septike (ku e ku me keneten),,,,si produkt klientelizmi te mirfillte politik te pas-nentedhjetes.
      Rrjedhimisht Mero nxjerr me elegance te respektueshme mbeshtetjen me domosdo qe duhet t’i japim sipermarrjes fundamentale te Kryeministrit per nje qilizme reformuese domethenese ne zyrat e shtetit ,,,, ,te prekshme dhe verifikushme nga njerzit dhe per njerzit.

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dikush,person real,la Ameriken dhe be drejtor shkolle ne Shqiperi !
    Askujt nuk i shkonte ne mendje, se do ta emeronte drejtor, kunati,kryetar i PS se nje rrethi.
    Si ky ka dhe shume raste te tjera,por ajo qe i terheq vemendjen,ne emerimet per drejtor,nuk eshte perkushtimi,por fitmi dhe korupsioni.
    Emerimet politike,kane pushtuar te gjitha strukturat, n/drejtor e drejtor mund te behet vetem po te kesh teste partie ne pushtet.
    Kush punon ne administrat neveritet nga paftesia e drejtorve dhe revoltohet nga presionet e tyre,per te perfituar qofte dhe nje shishe vere,mjafton te mos dalin pa gje.
    Pastrimi i sitemit gjyqesor,nga te koruptuarit,duhet te pasohet dhe nga prurjet premtuese ne administrate.
    Askush nuk ja hedh celsat Rames ne tavoline,ato celsa kane kushtuar me shume se drejtoria me deren e blinduar !

  16. Bujku says:

    Tek patentat gjendja nga koruptive eshte kriminale sepse duke veshtiresuar testin kane krijuar bindjen qe kalohet vetem duke paguar. Shifra eshte 200 000lek te vjetra, Ne Tirane LSI llogariste 1-2 milion€ ne muaj?! Ja nje pyetje Mosfunksionimi i mire i frenave mund te shkaktohet nga frenimi i bere me leven e marshit ne pozicionin e levizjes mbrapa?! Ka pyetje qe nuk kane lidhje me ate cka i duhet kandidatit per leje drejtimi, nderkohe qe jane 7114 pyetje nga 700-800 qe jane ne Itali. Ka nje barsalet tek DPSHTRR sa here ndonje nga zyrtaret perkates “sajonte” ndonje “pyetje te veshtire” shkonte tek drejtori i pergjithshem dhe ja tregonte dhe sigurisht merrte pergezimin e rastit!

  17. Hije-Fjalet qe duhen lexuar says:

    Kam frike se Edi Rama po behet perdite e me i pambrojtshem,
    i pakoregjueshem, cinik, sikur beson se ndjehet si i lindur per te bere Njeshin,
    kam frike se po kthehet ne rrezik shteteror…
    Pak vite me pare, edhe pse e dinim se ka tere keto kohe ne pushtet te se paku nje te Tretes se Shqiperise, sic eshte Tirana si Bashki-, prape veshtrohej si Njeri i Punes…

    Tashme po na shtyn te verejme se veti e pare, pune e pare e tij eshte PROPAGANDA…Demagogjia…

    Disa prej inskenimeve te tij publike, sikur ai eshte Mesia i Pritur prej dekadash, e qeshura e tij e brendshme kur ai xhaxhai i moshuar perseriti ndaj Edit te njejtein eksklamacion : “Te na rroj sa malet Partia….(socialiste), e Shqiperise me ne krye shokun…Edi Rama”, ishte shembellimi formal me i qarte se nostalgjia eshte aq e afert, aq e mundur, aq e vertete te ndodh tek Edi Rama, sa…linchimi, qofte edhe me te drejte- sic veren me te drejte Mero Baze- i drejteoreve qe ai dhe politikat e tjera i kane emeruar…

    Nese ka te drejte ndaj tyre, kryeministri i Shqiperise nuk ka pse ua dhuron qytetareve te qeverisurve prej tij, kete skene lejfeniste, ku ai na thote neve si me te qeshur se ai gjoja ben Maon apo Enverin, dhe te tjeret dalin Lej fene te mjere perballe timonierit te Pagabueshem, te paqortueshem, te pakorigjueshem, mos o Zot edhe te parrezueshem…

    Kam frike se vec fjalimeve edhe me te gjata se Berisha, ky njeri po e kapercen ate lloj, prej te cilit ende s’po shpetojme dot, edhe si keshilltar- sa ndonje dite do ndjehemi te detyruar ta krahasojme serish me te, dhe te pendohemi ne shpresen qe mbajtem gjalle te Edi Rama, me fare pa te drejte…

    Mero Baze duhet lexuar dhe kuptuar me koeficientin qe lexuesi i vemendshem e perdor per penat me te mencura te gazetarise se Tiranes qe eshte.

  18. i dhj... says:

    Mero ! Realisht je “nxituar” ose ste puptoj?! Jane te “dhjere” … prandaj …

  19. D. Didani says:

    Mua nuk me shqetson ikja e drejtoreve Mua me shqeteson kopeja e re qe do vi per tu bere drejtora.Ka Shqiperia drejtora per te zevendesuar ata qe iken?????

  20. Fjala shqipe says:

    Mero
    Pse nuk interviston keta drejtor dhe pastaj shkruaj opinionin tuaj
    Sic duket te gjithe kane vjedhur, dhe kjo eshte aresyeja qe nuk ngrihet askush dhe te mbroj vehten

  21. 25qershor says:

    Shame drejt Mero!

  22. Lili says:

    Ndoshta nuk keni shkuar per tni pyetur o Mero.Se ata flasin po nuk i degjon kush e sidomos jo ministrat e qeverise Rama 1.A po kujtoni si e ka emerin ajo ministresha e administrates publike qe paska funkdionuar aq keq sipas kryeministrit?A po ma kujtoni emerin e ministrit te Shendetsise qe nuk i paska mbledhur kur direktoret per t’i pyetur pse nuk keni bere asnje kerkese? Apo duhet vetem nje kryeminister ma mire e anje minister kot si keta te dy…

  23. lili says:

    Pse nuk kontrolohet asnje pasuri si u be si u vu?

  24. Fatmir Lohja says:

    Ndeshkimi ne grup eshte praktike e diktaturave.Denohet i thati per te njomin.Te aftet,mos prit so do t’i thyejne hunden ndonjerit.Shkojne tek privati,ku kushtet e punes jane me te mira.Praktika po tregon se te aftit po i mbeledh privati.Administra, ka drejtore kalamaj e perkthyesa qe nuk dine te shkruajne emrin e vet.Kjo eshte nje nder arsyet pse administrata shteterore eshte ne kete gjendje mjerane.

  25. arb says:

    Mero, edhe mund te kete dale ndonje, por problemi eshte se gjithcka eshte e organizuar me regji qendrore nga KM. Pjesët qe nuk pelqehen, priten nga telenovela qeveritare.

  26. He mo Mero. Te kane hequr ndonje drejtor tendin nga puna. Se deri tani ishe rrofte e qofte qeveria.

  27. Alba says:

    Mero, do te duhet te presesh gjate…dhe ne fund nuk do te dale njeri.

  28. PANO HALLKO says:

    I dashur Mero! Mos e prit nje te tiile, as nga ata qe do te emerohen ne shtator-tetor. Sepse keta dhe “ata” qe iken, kujdesen te vendosin ne keto poste, njerez pa intergtitet dhe pa personalitet…

    1. Nordi says:

      Dua të falenderoj për shkrimin e karkalecave në administratë. Karkaleci juaj është ndër kampionet.

  29. Jimi says:

    Ne kete artikull Merua eshte shume i qarte dhe mbeshtetes i fuqishem i ketyre reforma te shumpritura. Dikujt i ben pershtypje? Menyra se si e ka srvirur shkrimin Merua ne pamje te pare te krijon pershtypjen sekur ai do te gezohej qe ndonje drejtor do” t’ja plaste ne fytyre Edit”, por pikerisht ketu qendron hileja e ketij shkrimi. Mero e di shume mire qe ne keto kategori drejtoresh eshte e pamundur per be’ te gjesh nje qe nuk eshte korruptuar nga paraja.dhe si te tille askush nuk guxon te kundershtoj kete kerkese te Edit per doreheqjen e tyre ne grup Dikujt mos ndoshta i duket se Edi eshte budalla?

  30. Lora says:

    Mero Baze,
    Nuk të pëlqen prononcimi i drejtorit të burgut në korçë !?
    Ti je një me Ed Ramën.
    Je i mprehtë dhe i padrejtë në mbrojtjen e Ramës.
    Po mbron një kryehajdut për fitimin tënd personal.
    Je bashkëpunëtor me të në dëm të shoqërisë, në dëm Shqipërisë.

  31. Peço says:

    Çudi si i heq kështu Kryeministri!!!! Po sikur ta marri vesh Milena Harrito, e cila i ka vënë të gjithë “me konkurs dhe në mënyrë transparente”, ku do futej pastaj Rama? Sa demokratike është kjo partia socialiste, ja kalon edhe PD dhe LSI-së kur zgjedhin Kryetarët!

  32. rrotacioni says:

    Rrotacioni.
    Rama do beje shume te pakenaqur mandatin e dyte sepse pas kater vjetesh duhet ta marre luli ose rrotacioni.

  33. Metalliu says:

    Gazetari mbron te korruptuarit…hahaha…asnjw nuk flet pwr termetin qe po shkakton Edi, por shkruajne kodra pas bregut duke narre be mbrojtje gjakepuresit e shqiptareve.

  34. E verteta says:

    Shkrimi eshte i goditur, por problemi qëndron së këta drejtor janë të emëruar nga partia dhe nuk kan moral që të kundërshtojnë.
    Administrata publike është mbushur me militant partiak sa e kan çuar te gjitha institucionet drejt një inpotence funksionale.
    Para disa ditësh lexova nje shkrim per “karkalecat në administratë ” – sekretarët e përgjithshëm, të cilët po e shtrydhin buxhetin e shtetit për të mbushur xhepat e eprorëve të tyre, ministrave, kuptohet pa e lënë veten pas dorë.
    A do ket guxim Kryeministri të veton ministrat e tij dhe karkalecat ne administrat… Kjo është për t’u parë, por s’ma do mendja.

  35. Mention Kujtimi says:

    Pershendetje Zoti Baze,
    Ka disa kohe qe midis te tjerash opinioni publik, shtypi dhe analistet nuk po ju ndahen atleteve te Rames dhe dashur pa dashur, ne vend qe te flitet per problemet e vendit, flitet per opingat e tij. Une mendoj se Zoti Rama nuk ben asgje te pa mire-menduar edhe pse flet per lirine qe gjithsecili ka per t’u vezhur apo zhveshur, pavaresisht se disa gjera jane protokollare dhe nuk mund te kalojne aq thjesht. Duke bere disa kerkime mbi ish-liderin palestinez Yasser Arafat dhe ish-Presidentin Rugova, me lindi nje mendim. A mos valle zoti Rama po perpiqet te krijoje nje identit sic beri Zoti Arafat me keffieh – in e famshem apo presidenti Rugova me shallin etij karakteristik, te cilin e hoqi vetem kur u clirua Kosova?
    Ne rast se hamendja ime rezulton e vertete ka dy hipoteza: E para – Rama nuk eshte mire dhe ka filluar te deliroje; E dyta – Nga rama pritet cfaredo lloj surprize dhe ne rast se ai do te behet reference duke perdorur kete lloj strategjie, shpresojme te jete per te miren e vendit dhe te tijen personale sigurisht. tani e tutje duhet ndjekur me vemendje kjo gje dhe pse jo dikush t’i drejtoje pyetjen drejt per drejt kreut te ekzekutivit.
    Shpresoj qe kjo ide te eksplorohet nga analistet tane profesioniste ditet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje