“Ju që vini na nderoni, ju që ikni na gëzoni”

6 Gusht 2017, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në Shqipëri, por dhe në Kosovë, ka shpërthyer një debat sa idiot, aq dhe identifikues për frustrimet e shoqërisë sonë, lidhur me ata shqiptarë që vijnë në atdhe dhe ata që ikin prej atdheut, krejtësisht për nevojat e tyre.

Vala e parë e shpërthimeve gjysmë raciste, gjysmë provinciale, vjen çdo fillim vere, kur shqiptarët përgatiten të presin emigrantët që kthehen për pushimet e verës. Në Kosovë kjo kaloi gati në racizëm ndaj tyre, për shkak të disa emigrantëve kryesisht nga Zvicra, që “zgjidhen si qeni nga zinxhiri”, dhe u janë lëshuar autostradave të Kosovës me 200 km në orë, duke bërë kërdinë në aksidente dhe vdekje të dhimbshme. Pastaj debati u trash aq shumë, sa u krijuan gati dy kampe, të cilët nuk flisnin më për marrëzinë e pesë- gjashtë idiotëve në trafik, por për vlerat kombëtare të diasporës dhe vendasve.

Në Shqipëri ky debat është konsumuar më herët dhe ka qenë kryesisht me emigrantët e kthyer nga Greqia, të cilët për shkak të patentave me shumicë fallco që kanë pas blerë në sheshin “Omonia” , kur vinin në Kakavijë, hiqnin rripin, i jepnin gaz makinës dhe i gjeje në kanalin e parë, pa shkuar në Ballsh.

Kjo situatë natyrisht ka ndryshuar dhe në këto ditë të nxehta vere është zëvendësuar me një trend të kundërt, por edhe më qesharak, me ata që duan të ikin nga Shqipëria. Mes tyre ka dhe njerëz të suksesshëm, pjesërisht të suksesshëm dhe aspak të suksesshëm, por dhe mitomanë që duan të vihen në qendër të vëmendjes apo femra në menopauzë që duan vëmendje. Problemi është se të gjithë janë gati të merren me ta, edhe pse shumë prej tyre është hera e parë që dikush i merr seriozisht në jetë.

Së pari, duhet të biem dakord, se të qëndruarit në Shqipëri, të jetuarit në Shqipëri, apo dhe të dështuarit në Shqipëri, nuk duhet të paraqitet si “donacion” për Shqipërinë, duke e futur Shqipërinë në borxh, se ti merr frymë, dështon apo ke sukses këtu. Po njësoj, dhe largimi nga Shqipëria nuk është disidencë dhe as ndonjë status special, për këdo që ikën. Secili duhet të gjejë veten e vet atje ku mund. Përpjekja për ta paraqitur dështimin personal apo profesional në Shqipëri, si një akt disidence ndaj pushtetit, është banale dhe rrezaton më shumë arsyet pse nuk ja ke dalë në këtë vend.

Shqiptarët janë një komb që shumcia  e tyre jeton jashtë trojeve amtare, për shkak se ky vend nuk i ka mbajtur dot kurrë bijtë e vet këtu. Ata nuk janë as heronj, as tradhtarë, por njerëz që kanë gjetur suksesin e tyre jashtë Shqipërisë.

Dhe Shqipëria do të ketë në gjithë historinë e saj emigrantë. Do ketë brez pas brezi valë emigrimi, që ikin, dhe një pjesë që rikthehen për të vazhduar suksesin e tyre në Shqipëri.

Ky vend kështu është bërë. Po të mos ishte Greqia dhe Italia, ne nuk do kishim sot mijëra specialistë të shkëlqyer ndërtimi, turizmi, guzhine, dhe shërbime të  tjera. Emigrimi në vendet fqinje u bë një shkollë e madhe për shqiptarët që u rikthyen dhe ndryshuan Shqipërinë.

Historia e Shqipërisë është e mbushur me shkëlqimin e njerëzve të suksesshëm të saj, që u bënë të tillë jashtë Shqipërisë. Janë ata që bënë Shqipërinë, që e mbajtën në ditë të vështira dhe ja dolën ta kthejnë në shtet. Janë emigrantët tanë ata që i mbajtën frymën gjallë Shqipërisë në vitet 90-të dhe është Greqia dhe Italia, dy vendet tona fqinje, që me hapjen e kufijve, i siguruan Shqipërisë ekzistencën e saj pas kolapsit të vitit 1990.

Shqiptarët që kanë çarë malet me dëborë dhe detet për të mbijetuar, janë heronjtë e familjeve të tyre, të shoqërisë sonë dhe natyrisht, të Shqipërisë. Të tillë janë dhe njerëzit e talentuar të Shqipërisë që kanë bërë emër në botë.

Por ky debat mbaron këtu.

Herë- here, Shqipëria është e tillë që nuk të mban dot. Ndonjëherë, si në vitin 1990, nuk mbante dot thuajse asnjë njeri. Më vonë u bë më mirë. Tani ka plot njerëz që nuk e gjejnë më veten këtu dhe largohen, siç ka të tjerë që kthehen, provojnë të bëjnë nje jetë në atdhe, here- herë zhgënjehen, e ikin prapë.

Por Shqipëria mbetet këtu. Kosova po ashtu. Si dy vende që mbijetojnë më shumë nga ata që vijnë dhe i japin këtij vendi, se ata që nuk marrn dot gjë e ikin, ato u janë mirënjohës, sidomos emigrantëve.

Ndaj bëni kujdes, mos e quani “nder për Shqipërinë” kur ktheheni në atdhe dhe mos e mallkoni kur ikni. Se kjo nuk është një histori e re, por e vjetër sa Shqipëria. Mençuria popullore ka një fjalë të urtë për këtë: “Ju që vini na nderoni, ju që ikni na gëzoni”

26 komente në ““Ju që vini na nderoni, ju që ikni na gëzoni””

  1. lavdosh says:

    Mero, nuk ka me sakte. Ne fakt kjo eshte histori Boterore. Per cdo vendi eshte njesoj. Ka Amerikane, Kanadeze, Franceze, Angleze, Italiane, Greke, etj etj qe emigrojne.
    Ketu tek ne, problemi eshte negativiteti qe eksiston kudo, ne shumicen e rasteve pa te drejte dhe qe emigrantet kur kthehen nuk lene gje pa share duke u mburur

    1. Grigor says:

      Shume dakord Lavdosh. Nje shkrim i shkëlqyer i Meros qe mbyll debatin, qofte nga emigrantet pordhacë, qofte nga “vendalinjte” negativë.

      1. kashi says:

        shume e sakte opinioni i meros

  2. Atedhetari! says:

    Z.Mero
    Nja dy kenderveshtrime kisha,kam,do kem.
    Thua:Greqia,Italia na ndihmuan e na mesuan ne(emigrantet) dhe ky eshte nder.
    Po emigrantet qe u kthyen e mesuan vendalit nuk kane pjese ne kete nder?!
    Nder dhe cfare nderi!
    Kur nje emigrant ka punen, bisnesin e tij atje ne emigrim, e kthehet ketu ne atedhe per te hapur bisnesin e tij,edhe sikur te kete ardhur vetem e vetem per te ardhura me shume,nuk na qenka nder?
    Mero…emigrant nuk do te thote vetem pune,bisnese,apo rroge me te mire.
    Emigrant do te thote:shfrytezim,perbuzje,urrejtje,diskriminim,nenvlersim….por ama NDJENJA E ATEDHEUT kur je emigrant nuk nderrohet me ate te vendaliut ne asnje rrethaneee.

    Ndaj z.Mero emigranti qe kthehet ne atedhe eshte Nder! Emigranti e ka nderuar vendin e prej-ardhjes se tij…aty ku emigroi dhe e ka gjithenje per krenari Shqiperine e Tij.
    Une, si zone qe e njeh emigrimin te pakten 400vjet me pare(ne baze te te dhenave) munde te them me goje plot se ata qe u kthyen nga emigrimi…bene shume per fshatin dhe zonen ne tersi…por mbi te gjitha: shkolluan femijet e tyre dhe i pergatiten per te ashtequajturen Rilindje.
    Nder?
    Oj Nderi!

  3. ANT'.. says:

    E KE SHUME GABIM MERO DJALI,,,SHPREHJA JOTE E FUNDIT ESHTE SHUME E KEQE,,,,JU QE IKNI NA GEZONI,,,,,SI MUND TE GEZOHESH TI MERO KUR NJEREZ TE SUKSESSHEM NE PROFESIONE DHE ZANATE LARGOHEN NGA POLITIKAT E POSHTRA TE QEVERISE NGA SHQIPERIA,,,DHE FAVORIZOHEN KRIMINELE,,TRAFIKANTE,,,SERVILE,BYTHLEPIRES SI JU Z,MERO TE QENDROJNE NE SHQIPERI,,,PRANDAJ SHQIPERIA ESHTE NE KETE GJENDJE SEPSE NUK FAVORIZOHEN INVESTIME TE QENDRUESHME NE EKONOMI,,,ETJ,,NUK FAVORIZOHEN NJEREZIT E NDERSHEM PER PUNE-POR FAVORIZOHET TRAFIKANTI QE I JEP PARA POLITIKANIT,APO BIZNESE QE PAGUAJNE POLITIKANET,,,KJO KA S;JELLE NJE POLITIKE MBYTESE EKONOMIKE,,,SAQE NJEREZIT E NDERSHEM SI HUSHI,,APO INVESTITORE TE NDERSHEM LARGOHEN NGA SHQIPERIA,,//TI,Z,MERO I SHERBEN KESAJ POLITIKE TE LARGIMIT TE NJEREZVE TE MIRE-POZITIV NGA SHQIPERIA,,,,DHE INKURAJIMIT TE ELEMENTIT KRIMINEL,,TURP PER JU Z,MERO..///

  4. Populli says:

    Mero, nderim per kete shkrim te ekuilibruar.

  5. Gugashi says:

    Ju pershendes per analizen egzakte…
    Sot ( ne shqiptaret ) e kemi kete te drejte, te kerkojme mundesine dhe opsionin me te Mire per Familjen dhe per Vehten…por asnjehere nuk eshte e drejte te BALTOSIM ambjentin ku ne jemi rritur dhe jemi bere NJEREZ…
    Perndryshe do te pranojme qe jemi te Baltosur edhe ne…
    Gashi
    NJ-USA

  6. Emigranti says:

    Mero ne qe kemi ardhur ne emigracion i kemi gjetur gati infrastrukturen,por duke mos menduar qe per kte infrastructure kane lene lesht breza te tane,psh.ne New York City emigrantet italian para 100 vjetesh kane nxjerre dhe me kova nga metrot.Ndersa nje pjese pordhamanesh nga ne kur kthehemi ne vendin tone kerkojme apo japim men qe kjo infrastructure apo ai shtet te bahet per 20 vjet

  7. astrit says:

    Mero. Mero ky shkrim eshte shume domethenes per te gjithe ata qe kane sy te lexojne dhe ndergjegje te kuptojne.

  8. like says:

    britania e madhe historikisht eshte nje vend qe ka me shume njerez qe dalin te emigrojne sesa immigrojne. shume prej tyre kthehen e vizitojne angline apo irlanden e veriut por pak shajne vendlindjen, here per kriminalitetin here per motin…. edhe ne shqipri e njejta gje pothuajse ndodh ka njerez qe shajne e ka njerez qe e duan. megjithse shqipria nuk u ka ofruar ndonjehere shqiptarve ate qe u ofron britania kombit te vet. duket se kto gjera jane te pergjithshme.

  9. befana says:

    Cudi ,perse ndodhka kjo vetem ne Shqiperi e Kosove?
    Ta leme Shqiperine ,po Kosova qe ka qene me pasaporta qe ne kohen e Titos,pse su be?Mos ka te beje kjo me nivelin,kulturen e popullit.
    Te hikurit e viteve 90 u quajten “”jashteqitja e kombit”” thene kjo nga nje i ashtuquajtur intelektual shqipeta()pervec se shkrimtar nuk mund te quhet intelektual me shprehje te tilla).
    Emigrantet qe shajne,nuk shajne Shqiperine por klasen politike qe ka 27 vjet qe nuk arrijne te bejne shtet,qe vidhet,jepet me koncesion e u shitet te huajveAtyre u vjen keq kur e shohin ne kete gjendje,krahasuar si punon shteti aty ku ata jetojne.
    Te ne u shkaterua cdo gje gjate ketyre viteve,u shkaterua baza ekonomeke,nje popull kaq i vogel me pasurira natyrore te medha,eshte absurde te vuaje edhe per buken.
    Me kete klase politike,hajdute te pa ndeshkuar por te stimulizuar nuk shkohet perpara.Rrofshin emigrantet qe ne keto vite kane ndihmuar ne menyra te ndryshme ,pa perkrahjen e asnje qeverie ye ketij vendi.

  10. Iliri says:

    Mero, e keqja eshte se ju je roni ne Shqiperi nuk arini ti kuptoni gjerat. Eshte krijuar nje shtrese me para dhe ju duket se keni aritur lumturine qe edhe te huajt duhet tua kene ziti. Shikoni lajmet e medias shqiptare, ka vetem shkelqim per menyren e jeteses. Harohet qe mund te kesh nje shtepi prej floriri, por kur del ne rruge ndeshesh me njeriun e varfer dhe shtepia shvlerezohet ne minimum. Ngrini mireqenjen e pergjitheshme dhe lerini pordhet prej zengjini te shtirur.

  11. Vlora1912 says:

    Mero, e ke *qethur* kete shkrim me gesheret e dheneve…..si i vjen ler mbar kokes tende.

    Mero Trimi, problemi e kesaj shqiperie te sotme, me autor edhe ty, eshte se nuk mban dot njerzit e ndershem.
    Kjo shqiperi nuk i ofron asgje njerzve te ndershem e puntor, u ofron vetem deshtim….dhe ne rastin me te mire u ofron mbijetese.
    Kjo shqiperi ofron mundesi vetem per horrat, banditet dhe karak*rvat. Duhet te ndyhesh pak qe te mund te ja dalesh ketu.
    Nuk eshte e leht ta dalesh ketu edhe si gazetar…..se nuk jan te gjith si Alfredo peza me 1 meleon dollar
    Ndaj o Mero trimi ata qe largohen shprehin nje mellef te till, ne lidhje me realitetin e hidhur, nuk jan vetem shqiptar…jane edhe investitor te huaj, qe ikin te lebetitur nga *taksa e suksesit* qe ja vene pushtetaret dhe femijet e tyre.
    Edhe keta investitor te gezojne kur ikin o Mero Baze??

  12. shabani says:

    Ky vend qe thua ti o Mero nuk ka kushtet minimale te jeteses si uji i rrjedhshem dhe dritat per sigurine dhe spitalet nuk po flasim dmth qeverite ne kete cerek shekulli e lene te tille vendin qe njerezit te ikin dhe shqiperia te mbetet prône e tyre vetem ne afrike nuk ka uje te rrjedhshem dhe atje do kishte po nuk ka burime ujore e pra kritik duhet bere qeverive te ketyre 25 vjeteve qe e kthyen vendin si Mali ne afrike shqiptaret ikin sepse nuk kane keto kushte minimale vendi eshte I fundit ne ballkan nuk krahasohet as me maqedonine dhe malin e zi,leri brockullat dhe shkruaj drejt

  13. Skypion says:

    @lavdosh,ashtu vertete,sakte!
    Sepse,per gjytryme si puna jote behen keto shkrime.Qe gjytryme si puna jote te thone:sakte!
    Sepse,a nuk thoni keshtu cdo dite,perdite,dite per dite?!
    Sa bukur e ke qendisur Mero…keshtu e do ai Mero… sa mir ja bere Mero…sa mire qe e degjenerove Mero…keshtu e do ai qen etj etj.
    Por,ju gjytryme e bij gjytrymesh,skllever e bij sklleverish,harroni ose beni sikur harroni degjenerimin shembullor,qe ky heroi juaj qe nuk le njeri pa degjeneruar ,i pati bere idhullit tuaj,Edi Rames…
    He mo @lavdosh,e mban mend se c’pat thene e c’pat shkruar Merua yt qe “nuk ka me sakte”,per Edi Ramen,idhullin tende?!
    Fol qenef,e mban mend apo jo?!
    Se fundja,ky qe i thua qe po shkruan sakte,e ka punen ne terezi.Vete fiton miliona,ne saj te “punes” falas qe ben ti dhe gjytryme si puna jote.Familjen e ka ne terezi,Djalin po ashtu ia rregullon lali eri,qeveria,me bursa me leket edhe te tuat etj etj.
    Prandaj e don Shqiperine ky edepsuz i gazetarise.
    Kurse ti e te tjere si ti,hani gar me dhembe…e gjithe duke e pasur ne goje garin,beni ham ham per llogari te ketij kokrrjepurit ketu e te kokrrjepurit te gjate,qe po ju rrjepin e qe mire qe ju rrjepin,e tua shkaperdhejn listen e familise,e ckja u mban pragu!Rrace mooti.
    Iken Agim Hushi nga Shqiperia e rri Mero Bazja… medet ,medet!
    Iken Shpetim Saraci nga Shqiperia e rri Mero Bazja… medet,medet!
    Imagjininoni se cfare Shqiperie eshte kjo!
    Nje Shqiperi me Mero Baze…
    Kujt i duhet kjo lloj Shqiperie?!Kujt i duhet kjo lloj Shqiperie me Mero Baze?!Kujt i duhet kjo lloj Shqiperie me skllever-mutter?!
    Askujt!Pervec ju mutterve.
    Nuk e do askush nje Shqiperi te permutur.

    1. Ilirjani says:

      Skypion…
      Nuk te njoh ose nuk kam ndjekur komentet…por nje gje po ta them…ne baze te atyre qe ke komentuar.
      Kemi 25+ vite qe kemi nderruar sistem.
      Ekonomi e trgut…quhet.
      Kush eshte i mencur,dobic,ose me fat,por mbi te gjitha punetor…perparon.nuk behet milioner punetori por ben nje jete normale.Punetor do te thote:nje njeri i cili nuk eshte pseudo-puntor,nuk punon me hile,e mbi te gjitha nuk ben llogaritarin e pronarit.

      Sa per keta emreat qe ke permendur qe do ikin apo do ikin:
      Fatekeqesi do jete kur te ikin mesuset,doktorret,akademiket.
      Per te tjeret…as e can njeri e as e caj as une!

      Skypion,sec japin ca reportazhe disa tv…ku tregojne se shume Sirjane po kthehen ne atedheun e tyre…pa uje,drita,strehim,ushqim,etj plot…por ja qe keta “budallejte” po kthehen.

      Nje fjale popullore thote: s’ke ci ben gomarit i bie samarit.

  14. shtjefen palushi says:

    ju dhjefsha lirine e fjales……..!!!!!!!!!!!!

  15. loni says:

    Uria, varfëria, lakmia për jetë më te lumtur spontan i paplanifikuar i kthen njerezit kundra njeri tjetrit,por ai qe eshte me kembe ne toke ben hajer.Cdo gje eshte e perkoheshme.

  16. Arjan says:

    Vertet nje shkrim i bukur Mero ,per te mbushur faqet e gazetave dhe pse aty shume ceshtje jane te drejta por nuk mund te na thuash ne se cfare Po ndodh ne Shqiperi .Krim shteteror i disa politikaneve te qelbur nga te dyja krahet per vjedhjet vrasjet shitjen e vendit ,dhenien me koncesione te pasurise kombetare e theksoj kombetare ,rrembim me dhune e tokave pronareve te ligjshem derisa edhe Mili i xhikes me kater vjet shkolle na u be milioner.Nuk te takon ty si gazetar te shprehesh “ju qe vini na nderoni ju qe ikni na gezoni ,eshte detyre e jotja dhe e jona ta mbrojme dhe nderojme Shqiperine.Askush Nuk eshte i tepert.I kuptojme situatat qe kalon Shqiperia ,por cfryrja e emingranteve nuk ka te beje fare me Shqiperine ajo eshte nena jone kudo qe te jemi .Te vish ne Shqiperi eshte gezim i paimagjinushem deri ne dehje por sa ve kembe gjithcka ndryshon nga mirepritja Shqiptare polic te paedukuar jo profesioniste,trafik i papare sikur tirana tejete nja 20 milion banore ,administrada publike te shohin nga duart pa ryshfet nuk zgjidh gje ecejake ,plehra nga ngado qe shkon .Te vrasin per nje varese floriri ,hashash gjithandej .Mero emigrantet qe vijne Nuk vijne Te punesohen se e dine qe ska pune ama qetesi rend e duan.Do thoni ju ne skemi per vete ,Po qeveria cfare ben perse paguhet kur deputetet Shqiptare paguhen 3000-3500 dollare ne muaj kur rroga mesatare ne vend eshte rreth 300 dollare spo flasim per pensionistet.Po flasim per ata qe kane 4-5 vila neper plazhet e Shqiperise .qe ta mbyll shiko pak me larg shoku Mero ne Mal te zi apo Maqedoni nga Nuk Po themi Se duam Ameriken por te pakten ka ligj ka shtet Dhe atje Shteti Nuk eshte as i Saliut as Edit eshte i te gjitheve.

  17. Lani says:

    E dime se ky vend- sic thua edhe ti Mero- nuk i ka mnajtur dot njetezit e vet. Per arsyet flitet pak. Nqs mendojet se fajin e kane politikanet, harro i ose nuk kuptoni se sta bane pjelle e kona. Pra pyetjen duhet ta bejme: pse jemi keshtu si jemi?? E sigurt eshte pastaj se pergjigja duhet dhene duke u ulur e menduar gjate e gjate e gjate… ???????

  18. ledio says:

    Ty edhe pranveren ju kam pritur,
    te me vini pa trokitur…

  19. Aureli says:

    Pse qenka turp te shash korrupsionin ne nivele te pamatshme? pse qenka turp te flasesh per turpet e Shqiperise? ku tjetri vritet per nje celular dhe zyrtaret te rrjepin lekuren. Ne deshirojme te vijme e te vdesim ne Shqiperi, po jo ne Kete Shqiperi zgjebarakesh, hajdutesh, perdhunuesish nepotistesh piserish, qelbesirash qe shohin vetem ku te rjepin. Rii o mero se ne rregull je ti me gazeten, ja ke mare doren korrupsionit dhe di te notosh ne ate kenete te qelbur.

  20. Mentari says:

    Baze sot eshte OFF the subject; Si zoti Hushi dhe ajo zonja qe kritikuan ashper direkti Qeverine shqiptare ,drejtesine shqiptare dhe natyrisht shoqerine shqiptare kishin te drejte sepse shqiperia eshte nje vend pa drejtesi qe nuk ka rendesi se sa talent mund te ket nje qytetar I ndershem kur atje nuk ka drejtesi sepse drejtesia kontrollohet nga Mafiozet Politke,ekonomike etj. nuk ke si te kesh sukses ne shqiperi.Ata qe konkurojne jasht shqiperise ne vendet Perendimore Demokratike dhe kane arritur suksese ajo tregon se ai indivit jo vetem qe konkuron me nje professional te huaj dhe te shkolluar por ai konkuron me nteligjencen e botes perendimore kurse “Inteligjenca” shqiptare????????????????? eshte inteligjence kriminale,hajdute,e droges,trafikanteve,krimineleveetj dhe ky stan me kete negativizem e ka koken tek qeveria shqiptare sepse eshte qeveria e shqiperise kriminale,drogiste,Rapiste,padrejtesise etj, etj,E gjith debate eshte qe pse shqiptaret nuk dijne te zgjedhin popitikanet e afte e te ndershem ne kruye te shtetit te tyre por zgjedhin maskarenjte,mashtruesit,te paaftit,mafiozet oridinere ne inteligjence dhe te :Madherishem” me pushtet etj.Per keto semundje kanceroze qe ka shqiperia sot duken semundje te pasherueshme dhe te pashprese per njerezit e ndershem dhe punetor dhe keta semundje kane nje pergjegjes qe pse nuk jane sheruar dhe pergjesi kryesor eshte Pushteti ne shqiperi,kryeministri ne radhe te pare dhe e gjith ADMINISTRADA e qeverise shqiptare.te kesh sukses ne shqiperi duhet te merresh me Droge,Korrupsion,Trafikime,vjedhje ,vrasje etj. kurse keto zoterinj nuk jane te atij kallepi sepse jane njerez te ndershem dhe qe ata te ken sukses duhet patjeter qe te ket drejtesi. Mero Bjeri Politikes dhe jo ti shmangesh nga interest etj.Ne shqiperi nuk mund te shkosh ne asnje zyre shteterore edhe per gjera shum te vogla apo per pyetje sepse ata qe jane dhe punojne neper zyra ne pergjithsi jane shushunjza qe te pijne gjakun dhe kjotregon se kush voton per ketoshushunjza? ah…………….. Populli ! po cili Popull? popull qe eshte Bageti e Bujqesi pa asnje fije inteligjence por plotesisht me trute e gomarit qe voton nje parti apo indivit per kryeminister qe nuk ka asnje project per zhvillimin e shqiperise ne drejtim te punesimit pr zgjidhet per te dyten here duke treguar barsaleta/Cfar Populli eshte ky qe zgjedh kryeminister per te dyten here vetem e vetem se ai tregon barsaleta? se heren e pare ai ishte plotesisht I deshtuar nga te gjith premtimet e 2013.zoti I dhefte mend Shqiptaret Idiot e injorant se ndrysh nuk ka analist,psikollog apo shkencetar te kutoje shqiptare

  21. Gjeto says:

    Ndoshta e kunderta: Ju qe vini na gezoni (se sillni te mirat qe keni mesuar neper bote); ju qe ikni na nderoni (se tregoni qe shqiptaret cajne neper bote)

  22. Bosotn says:

    Me se e vertete artuikulli juaj Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje