Basha duhet të ribëjë aleancë me ish- PD, para LSI-së

5 Gusht 2017, 20:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati për një aleancë politike mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, është jashtë kohe.

Të dy partitë do të testojnë veten e tyre, në një opozitë të re, secila më vete, dhe do t’u duhet kohë për një afrim normal mes tyre, për të formuar një aleancë opozitare.

Mbi të gjitha, Partia Demokratike pas kësaj goditje që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit dhe vetasgjesimit me zgjedhjet brenda PD, do të duhet të testojë veten fillimisht nëse do të mund ta ndalë tatëpjetën, ose jo.

Nga ana tjetër, LSI, e cila është ndoshta partia më e organizuar nga ana strukturore në Shqipëri, do të ndeshet me agresionin e pushtetit dhe sëmundjen që shumë anëtarë të saj kanë, për të qenë pjesë e pushtetit, dhe kësisoj po ashtu ka nevojë të testohet si parti opozitare.

Por nëse flasim për një koalicion të stabilizuar PD-LSI në të ardhmen, ai duhet të vijë në zgjedhejt lokale dhe pas tyre, pasi PD të ketë zgjidhur problemin me kundërshtarët e Bashës.

Kjo, sepse rreziku i opozitës së dobët sot në Shqipëri nuk është bashkimi i PD me LSI, apo opozita ndarazi e tyre.  Problemi real që ka opozita është se kush do t’i mobilizojë energjitë e shpërndara opozitare në të djathtën shqipare.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi shikohen si pjesë e historisë politike që kemi përjetuar dhe ata mund të ruajnë kuotat e tyre, të rriten ose të zvogëlohen, por është shumë e vështirë që ata të shikohen si shpresë për ndryshim në Shqipëri. Shpresa për ndryshim mund të lindë nga një frymë e re opozitare, riorganizim i mundshëm i së djathtës, me fytyra të reja dhe relativizimi i dëmit që Lulzim Basha i bëri PD-së dhe të djathtës shqiptare në tërësi.

Në kushtet kur Lulzim Basha ka kundër gjithë establishmentin e PD-së dhe është nën akuzë të faktuar për falsifikim të rëndë të procesit zgjedhor brenda PD-së, ai do të ketë kundërshtarë për çdo hap politik të tij dhe konsum të madh energjish brenda së djathtës, që jo vetëm nuk do ta lënë të ngrejë kokë, por do shkojë pas çdo palë zgjedhjesh poshtë e më poshtë.

Pa u kthyer në një lokomotivë të opozitës, PD është e rrezikuar të kthehet në një shtojcë të LSI, pasi ashtu siç ndodh rëndom në politikë, bashkimi i disa partive të vogla, nuk bëjnë kurrë një parti të madhe.

Sekreti është se ato duke u bërë bashkë, nuk prodhojnë më shumë entuziasëm, por i mëshojnë statukuosë politike dhe nuk mobilizojnë vota të reja. Këto zgjedhje treguan se suksesi qëndron në mobilizimin kapilar të partive me struktura të forta për të nxjerrë këdo të votojë dhe për të marrë votat e tyre.

Pati parti si rasti i PDIU në Elbasan, ku një person i vetëm që udhëheq degën në Peqin, mori vota sa Partia Demokratike. Pra, një parti thuajse anonime, u barazua me një parti historike, falë organizimit.

Lulzim Basha duhet të mendojë për koalicion kur të ketë marrë bekimin e së djathtës, ose kur të ketë siguruar paqen brenda saj. Në fakt, ai në vend të paqes ka ndezur zjarre dhe ka rritur dëshpërimin, çka po e çon PD e vulës së tij,  drejt daljes nga skena politike.

Në këto kushte do të ishte më e udhës që kundërshtarët e tij të grupoheshin në një parti të re sa më shpejt, në një parti që nuk ka pse të jetë agresive me PD-në e mbetur të Bashës, por të konkurrojë me të, dhe të testohen në zgjedhje lokale pas dy vjetësh, dhe pas kësaj të shikojnë nëse mund të bëjnë një koalicion të madh me çdo faktor opozitar, përfshi dhe LSI.

Në kushtet aktuale, Basha është thjesht një seksion i Kombinatit për LSI-në, dhe jo një parti e madhe. Ai udhëheq një parti të dëshpëruar, të pamotivuar, një parti që ka parë se kryetari ka dhjetëfishuar votat duke gënjyer, dhe plot dyshime të tjera për figurën e tij si lider. Përpara se të gjejë LSI-në, ai duhet të bëjë njëherë aleancë me PD-në e përjashtuar. Nëse nuk do që të zhduket fare nga skena.

8 komente në “Basha duhet të ribëjë aleancë me ish- PD, para LSI-së”

  1. Populli says:

    S’ka asnje shtylle ku te mbahet e ta shpetoje PD-ne Mero. Mos e fshihni koken si struci.
    PD-ja eshte jashte funksioneve per te marre te drejten per te drejtuar shtetin shqiptar. Per 10-15 vjet populli shqiptar i Shqiperise u vetemashtrua (si gjithnje) nga velloja e PD si gjoja parti dhe si gjoja demokratike. Sot, pas 25 vjetesh populli shqiptar i Shqiperise (qe zgjohet vone) e pa qe PD nuk eshte as parti, as demokratike.
    Bejani analizen po te doni, mos e cmoni nga fakti pse thjeshte se eshte regjistruar politikisht ne listat e zgjedhjeve. Ajo mund te jete brenda ne listat e zgjedhjeve por eshte jashte, absolutisht jashte organizimit dhe filozofise se vizionit te djathte. Shihni shtresat dhe udheheqesit qe e perfaqesojne. Keta jane e djathta shqiptare? Eshte fyerje dhe krim qe e djathta shqiptare te barazohet me themelet dhe ngrehinen e PD.
    Prandaj nuk duhet te diskutohet shpetimi i PD-se, e cila ishte nje produkt ARTIFICIAL. Duhet te diskutohet shpetimi i Shqiperise duke krijuar ne menyre NATYRALE te Djathten Reale Shqiptare.

  2. shushica says:

    Per hir te normalizimit te jetes politike shqiptare ,,,,eshte e domosdoshme krijimi i nje te djathte moderne shqiptare ….Mbeshtetja sociale e saj duhet te jete ajo pjese e rinise me kulture perendimore qe e shikon zhvillimin e vendit ne liberalizmin modern ekonomik ,ne konkurencen e ndereshme ,ne meritokracine dhe profesionalitetin e larte…ne shtet te forte dhe drejtesi te pakorruptuar…Natyrisht ne kete valle duhet te ndihet zeri i biznesit ,sidomos i atij biznesi prodhues qe synon zhvillimin industrial bashkeohor ,konkurues ne tregun ndrekombetar ,jo te biznesit oligarkik koncesionar …te lidhur fort mbas pushtetit te radhes…Drejtuesit duhet te jene absolutisht fytyra te reja dhe mendje europiane…Askush nga ishet,,,,,qe nga ata qe rrojne akoma me endrrat primitive anadollake…ish pinjolle te bashkpunetoreve te pushtuesve ,,,ish komuniste ekstremiste te kthyer ne neofashiste ,pra berishistet,ish pdeiste,etj ..te te gjitha ngjyrave nuk duhen lejuar te drejtojne as ne qender as ne periferi kete force ne se lind..Ne se rishfaqet nje grup i tille te rinjsh,,,,sidomos ne ide ,brenda nje kohe te shkurter do ti marre PD gjithe pjesen tjeter te moderuar qe i ka mbetur plus ata qe e kane braktisur me kohe…duke arritur nje 20 …30 perqind te elektoratit …Rrjedhimisht PD do te mbetet me berthamen e saj radikal anarko fashiste rreth 10 perqind ..ndersa LSI si nje parti pa ideale ,thjesht pragmatike do te perfundoje tek 5 perqindeshi..Ne kete kuptim jam dakord me Meron …e kam theksuar kete edhe ne komentet para zgjedhjeve….Sidoqofte beteja per te mposhtur te majten shqiptare do te jete e gjate …Gabohet kush mendon se Rama eshte e majta…Jo…Rama shfrytezon te majten ,,,por edhe po te largohet Rama ..e majta shqiptare do te jete dominuese….sepse ka edhe fytyra te reja qe befasuan me forcen e tyre si ne ide ,si ne organizim ,si ne vendosmeri ….gjate fushates elektorale…..

    1. Bureto says:

      Dakord me Shushicen, ne gjithcka. Vetem doja te shtoja. PD nuk mund te jete lokomotiva e se djathtes, edhe pse rreth saj keto kohet e fundit jane afruar ca fytyra te reja. Po te jesh i ri nga mosha dhe i vjeter nga formimi, ne rastin e PD, eshte njelloj sikur ta besh te re nje xhakete duke e kthyer, edhe pse stofi eshte po ai. Pra do jete nje gje e stisur. E djathta me Tritan Shehun, Genc Rulin, Arben Imamin (liste e gjate) dhe shume ish te tjere te nomenklatures se regjimit komunist, deri ne nivelin baze, seksione e dege te saj, qofshin bashke apo te ndare do jete nje konkurence qe nuk ngjall shprese. Keshtu do te thoja se, nese PS sot ka nje lloj suksesi, kjo eshte sepse diti te distancohet nga PPSh, dhe dora-dores largoi nje pjese te mire konservatore te trasheguar, edhe pse ende ka ndonje rudiment si G.Ruçi, por qe gjithsesi e mbajne se u sherben me se miri. (Rama ne metingun e fitores deklaroi se: Pa Gramozin kjo fitore nuk do te ishte ajo qe eshte). Kete duhet te beje edhe PD. Nje grup nismetaresh te rinj (jo nga mosha por pse jo edhe te tille, nga brenda vendit dhe diaspora), me nje organizim te planifikuar dhe studiuar mire, te therresin nje kongres te jashtezakonshem, ku te shpallin krijimin e nje partie te re te qendres se djathte, liberale dhe demokratike te vertete si alternative e te majtes, qe pavaresisht Rames, e cila nga kontigjenti qe ka si elektorat eshte e majte e thekur. Ajo trashegon nje kontigjent te madh me reminishenca nga koha e komunizmit dhe eshte fatkeqesi qe, po ta shikosh historikisht, dominon sot jeten politike shqiptare. Dhe kete shans ia dha PD dhe te gjitha partite e tjera te ashtuquajtura te djathta qe me shume punuan per percarjen se bashkimin e se djathtes (ketu me te djathte nuk quaj parti qe historia i ka lene mbrapa si balliste, legaliste, demokristiane e turli te tjera, te cilat nuk i thone asgje te ardhmes. Por edhe ca me te reja, si psh LZHK dhe me pas FRD. Jo qe nuk u bashkuan me njera tjetren, por perkundrazi dy drejtuesit kryesore, te dy tiranas, te dy ish drejtues te PD, i benin thirrje njeri-tjetrit se kush te futej ne sqetullen e tij! mbeten duke u shkelur Syrin sa berishes dhe sa Rames per ndonje copez pushteti. Dhe e pane fundin ne zgjedhjet e 2017.Dhe rolin determinant ne kete fragmentarizim te se ashtuquajtur te djathte, e ka patur pa dyshim Berisha, i dale nga zyrat e Ramiz Alise, te cilit i ka inreresuar vetem pushteti dhe aspak shteti dhe demokracia reale. Por, krijimi i nje te djathte te re si konkurente e denje e se majtes nuk eshte pune e lehte. Por, gjithsesi, duhet menduar dhe kjo duhet shpallur si nisme nga figura te spikatura te pakompomentuara deri me sot ne syte e publikut, por qe te ngjalle interes edhe per nderkombetaret. Ata qe e shohin veten te kontribuojne ne te le t’i bashkohen, duke u afishuar publikisht dhe njekohesisht te kontribuojne qe kjo gje, dora dores te behet realitet. Kur te jene pjekur kushtet le te krijohet nje alternative e re si konkurentendaj gjithe se majtes, por edhe gjithe te ashtuquajturave parti te djathta sot. Sigurisht qe kontigjenti me i miredhe i ketyre, duhet t’i bashkohet kesaj levizjeje te re me objektiv zgjedhjet e vitit 2021. Makroni e beri ndryshimin me me pak se nje vit. Çoi aty ku nuk imagjinohej partite tradicionale te Frances, ato te Shirakut dhe te Miterandit ne nivelin nga 8-12 % dhe pothuajse nxorri nga skena te djathten ekstreme te Mary Le Pen. Nuk vazhdohet me, duke e terhequrte djathten prej hunde, Berisha, berishizmi, krijesa e tij PD, tashme e konsumuar dhe bishtat e partickave te vogla qe i jane ngjitur si kepushka ne lekure dhe jetojne duke thithurprej saj gjak per ekzistencen ne politike, vetem te kryetareve te tyre. Zgjedhjet qe sapo kaluan e vertetuan perfundimisht kete. Intelektuale dhe patriote, qe mendoni per te shpetuar vendin dhe demokracine ne rrugen drejt integrimit europian, bashkohuni! Duket kjo, si thirrja e Marksit, por ndoshta gaboheni. Pa bashkim s’ka fitore ne asnje fushe. Marksi, ashtu si komunisti Berisha keto 27 vjet, ishin per revolucion. Ne kemi nevoje per tjeter gje. Nje lokomotive te re per te udhehequr pas vetes popullin e deshperuar dhe neveritur nga kjo klase politike.

  3. kleptofagos says:

    Mero permend Elbasanin si shembull organizimi per PDIU-ne ?!
    Po ne Shkoder qe fitoi nje person me siglen e Gjinushit, e kujt ishte merita, e PSD-se ?
    Po pse, parti jane keto organizata kriminale qe veprojne ne Shqiperi ?
    Po te ishin parti sipas ligjit, nuk do shikonim te njejtat fytyra per me shume se 4 vite ..

  4. kleptofagos says:

    Mero na permend Elbasanin si shembull i mire organizimi per PDIU-ne ?!
    Po ne Shkoder qe fitoi nje person i vetem (me siglen e Gjinushit) e kujt ishte merita, e PSD-se ?
    Po pse, parti jane keto organizata kriminale qe veprojne ne Shqiperi ?
    Po te ishin parti sipas ligjit, nuk do shikonim te njejtat fytyra per me shume se 4 vite ..

  5. Fshatari says:

    O Mero ty te qan syri per PD se je ballist,ndersa 90% e lexuesve te tu nuk eshte se ju plas shume k..per ate parti legene

  6. spartaku says:

    Si do qe te jete puna,bene pd koalicion me LSI,apo jo,ata do bejen opozit dhe do luftojne kundra Edi Rames,do shajne se e kane zakon,do e pengojne,do e nxijne.Ata qe tani i kane bere gati topat e kalibrit te rende,i kane mbushur, dhe qe ne seancen e parae te parlamentit,do t’i zbrazin njehereshe.E per çfare u duhet koalicioini atyre? Kor fare.Baterit i kane te njejta,qellimet te njejta,sulmi frontal kundra qeverise Rama 2,qe te deshtoi.Por ama t’a bejen dhe llogarine,se ate qveri e votoi populli,dhe eshte populli ai qe do t’a mbeshtese.Veprimi i keq i dy opozitareve,do ndeshkohet rend ne votimet lokale.

  7. Patriroti SHBA says:

    Pd aktuale , me te mirat dhe te keqiat e saj, e kreu misjonin e saj. sic ndodhi ne te gjitha vendet e lindjes, te cilat u shuan.
    Tani esht koha e shuarjes se kesaj partie dhe krijimi i nje partie te djatht Shqiptare, e afte te bashkoi te gjitha partickat, me syni in e vetem te bej opozit konstruktive dhe pse jo te mar pushtetin ne zgjedhjet e arceme lokale e parlamentare.
    Sa per LSI, ne nje vend te vogel si yni, sduhen dy apo tre parti te majta., sepse te tera kan nje program, vetem rrogetar kan dhe asgje tjetr temir per qytetaret. Edhe LSI ne nje menyr apo nje tjeter, duhet te shkoi drejt rrudhjes dhe likujdimit te saj, Ska kellqe vendi yne te ket e te mbaj disa parti politike qe vetem i pin gjakun ati populli dhe e len ne varferi pa kufi. Me te drejt populli mundet te thot me ironi ;Te na rrojn partit politike se ne spo ngrem koke. Ne vend te bej per mir mbetemi ne vend ose shkojm edhe me keq;
    Merni shembull nga Amerika dhe vende te tjera qe kan popullsi disa qindra milion dhe skan kaq shum parti politike qe i pin gjakun popullit si ne SHqiperi. Kete duhet ta shikoi parlamenti, po behen gati 30 vjet qe u shemb sistemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje