Saramondjela Gjelosh Preng Lleshi dhe nevoja për “një polici të gjuhës”

4 Gusht 2017, 19:40Editorial TEMA

Nga Filip Çakuli

Duke qenë nga gjuhët më të vjetra në botë, pavarësisht se daton e shkruar shumë vonë, gjuha shqipe është ruajtur dhe pasuruar nga rilindasit tanë të mëdhenj (se mos i ngatërroni me rilindasit e sotshëm), si shenjë e mbijetesës së kombit. Gjuha shqipe u ka qëndruar pushtimeve shekullore, u ka bërë ballë përpjekjeve të armiqve të kombit, për ta ç’bërë, për ta sakatuar, për ta shuar fare.

Por atë që s’e kane arritur ta bëjnë pushtuesit, e kanë bërë vetë shqiptarët, këta patriotë në thonjëza, që e shprehin këtë patriotizëm, shqip atdhetarizëm, vetëm të ndonjë gol të skuadrës sonë në ndeshjet e futbollit, ose te droni po në stadium.

Ndërsa shqipja në shekuj ka përballuar agresionin e turqishtes, greqishtes dhe serbishtes, duke shmangur fjalet e huaja, dhe në rastin më të keq, duke mbishtrësuar një kuptim ironizues e talles ( fytyrë – surrat), sot me vetedije, madje dhe mburrje futën në gjuhë fjalë e shprehje të huaja të panevojshme. Vini re, “shumicës” në Kuvend i thonë “mazhorancë”, po pakicës nuk i thonë “minorancë”? Se “mazhorancë” ka një tingëllim kumbues, por “shumica” është thjeshtë shqip dhe ka një tingëllim më të ëmbël.

Një ambasador më pyeti dikur për një deputet me mbiemrin “Xhana”.

-Nuk ka të tillë, i them, po ku e ke dëgjuar?

-Nga zonja Topalli, ma ktheu.

-Është Gjana, qesha unë, po ajo e shqipton Xhana…

Njoha disa të rinj patriotë, që këndonin “o sa mirë me ken shqiptar”. M’u paraqitën (prezantuan) me emrat e tyre: Xhersinjo, Domenika, Izaura, Salmonela, shkurt Nela dhe vetem dy prej tyre kishin emra të shqipes; Ermal dhe Valdete.

Pyeta në një zyrë të gjendjes civile, gati 90 për qind e fëmijëve pagëzohen me emra të huaj. Hyra në një disko(?) me muzike “live”(?) Dhe m’u shurdhuan veshët me këngë të huaja. I thashë një plake aty rrotull, mamaja e pronarit, ta ulnin pak muzikën, “ok” ma bëri plaka, duke ngritur gishtin e madh.

Një ditë shkova të varrezat dhe në një pllakë varri lexova: “Saramontiela Gjelosh Preng Lleshi”. Në një pllakë tjetër “Domenika Pilafi” dhe ngjitur me të “Izaura Baklava”.

Futesh në një ëmbëltore (pastiçeri), edhe emrat e ëmbëlsirave tradicionale i kishin kthyer ne italisht.

Kalo nga i ashtuquajturi “Bllok”, të gjitha tabelat emërtuese shkruar në gjuhë të huaj, a thua se je në mes të Parisit. U marrshim të keqen francezëve, se ata e kanë të ndaluar t’u vënë emërtime të huaja kafeneve apo ndërmarrjeve të tyre. Këtyre me demek patriotë duhet t’ua vërë me detyrim shteti, ose bashkia, të shkruarit shqip tabelave.

Kosova mbetet një shembull për t’u marrë për emrat e njerëzve dhe vendeve. Që në autostradë shkruan “Pushimore”, më tej, farmacinë e emërtojnë “Barnatore”, pastiçerinë “Ëmbëltore”…

Emrat e burrave dhe grave: Saranda, Vlora, Drini, Korabi, Berati, Miloti, Shkodran…

Por dhe aty ka një problem të ri. Ka një hendek të madh mes prirjes që kanë për të ruajtur emrat që dëshmojnë identitetin e tyre dhe një papërgjegjshmëri në krijimin e disa zhargoneve në komunikimin publik dhe në portalet e tyre, që po i çon shumë larg shqipes. Në thelb është një mungësi kulturore, që maskohet me një lloj refuzimi politik ndaj standartit të shqipes. A thua se Prof. Idriz Ajeti, apo Prof. Rexhep Qosja, nuk e dinë gjuhën e katundit të tyre, ndaj nuk e flasin në publik.

Nga ana tjetër, jam kurioz të di, se si quheshin emrat e vendeve (toponimet) para se t’i pagëzonin sllavët, para 13 shekujsh, si Pogradeci, Çorovoda, Zagoria, Bistrica, Novosela… Se vendasit nuk besoj t’i kishin lënë pa emra, malet, lumenjtë, qytetet e fshatrat ku banonin.

Fakti që i kanë harruar shpejt tregon rrezikun që vjen nga deformimi i gjuhës dhe zëvendësimi i saj me zhargone rrugësh që ndeshen tani në mënyrë të rëndomtë dhe në fjalorin e shumë të ashtuquajturve, gazetarë apo njerëz publik.

Kur flas për nevojën që gjuha të jetë e pastër, nuk mund të refuzoj futjen në gjuhën shqipe të gjithë emrave të huaj, veçanërisht ato që kanë hyrë me sendin a mallin e tregtuar, si frigorifer, autokombanjë, tanks, raketë, robot, pilot etj. Se “pilot” ka hyrë me gjithë “aeroplan” këtu, ku nuk ka patur fjalët respektive në shqipe.

Por ato që kanë kuptimin përkatës në shqipen, është krim gjuhësor t’i përjashtosh dhe të huazosh një tjetër.

Le të marrim disa fjalë më të përdorshme sot në politikë: “event” është “ngjarje”; “direkt” është “drejtpërdrejt”, “aprovim” është “miratim”, “bosh” – “i zbrazët” etj…

Po ashtu ngjan i kotë mundimi për  të zëvendësuar një fjalë të huaj me një shqip të pagjetur. Siç ka ndodhur me atlasin e anatomisë, ku fjala “klavikul” shqipërohet me “parzmorkularthorthimthak”.

Në gjuhën e shkruar nëpër gazeta dhe revista, po edhe në programe televizive, shumë fjalë të huaja shkruhen si në anglisht, apo frëngjisht. Harrohet që ka një rregull, që në këtë rast mund të quhet dhe ligj gjuhësor, që emrat e përveçëm të huaja shkruhen siç shqiptohen në gjuhën shqipe.

Shkruhet Nju Jork dhe jo New Jork, Shekspir dhe jo Shekspeare…

Për shkelësit e ligjeve ka kontroll, ka Kod Civil e Penal, ka gjoba e dënime të tjera.

Edhe për një rrip makine, që ti s’e vë, gjobitesh rëndë. Po për shkelesit e rregullave të gjuhës kush kujdeset?

Ndaj duhen ngritur struktura shtetërore në mbrojtje të gjuhës amtare, ashtu siç mbrohen monumentet e kulturës, vazot antike prej balte, apo gurët e kalave të kategorisë së parë. Sepse gjuha është më e rëndësishme, si shenjë e identifikimit të një kombi. Dhe kur ne themi që ne jemi pasardhës të ilirëve, kryeargumenti shkencor që kemi dhe që i është pranuar dhe Prof. Eqerem Çabejt në konferenca ndërkombëtare, është analiza dhe krahasimi gjuhësor i emrave të njerëzve (onomastika) dhe emrat e vendeve (toponomastika). Ajo është metodologjia shkencore për njohjen dhe përcaktimin e vazhdimësisë iliro – shqiptare në këto troje.

Kjo tani është e rrezikuar jo nga debati shkencor, por nga agresioni i injorancës mbi gjuhën shqipe. Këtë duhet ta ndalim!

67 komente në “Saramondjela Gjelosh Preng Lleshi dhe nevoja për “një polici të gjuhës””

  1. mirel says:

    Respekte Cakuli. Po fjala aprovoj eshte shqip. E provoj. Per te tjerat jam …si i thone dakort ne shqip?

    1. zhoztituta says:

      E ke gabim Mirel. Aprovoj pavaresisht se tingellon pothuaj njelloj me ‘e provoj’ nuk ka lidhje me gjuhen shqipe. Ne kemi fjalen e bukur ‘miratoj’.

    2. Don says:

      Eshte fjale latine Mirel. Shiko ne Italisht (approvare=me aprovu, me miratu)

    3. €piriiiiii says:

      Se kuptoj…… me shumë per Gjuhen Shqipe kanë bëre VLLEHET ne rastin konkret Filip Çakulli, sesa vet Shqiptaret. Respekt gjith Vllehve që janë më Shqiptar se vet Shqiptaret.

    4. Toni says:

      Dakord në shqip i thonë Njemendje.

  2. Lorenc Fishta says:

    Zoti komentshkrues – i ndjeri Jezu Krisht e ka thene nha dy mije e ca vite me pare: “Ai qe eshte pa mekate, le te guxoje e te hedhe gurin e pare…”!

    ‘Standarte” apo standarde? Nju Jork apo Nju-Jork? E te tjera e te tjera, ju lutem!

    Shqipja jone e shkrete, mjere ajo c’po heq ore e minute…!

    1. Vapa says:

      I nderuar z. Fishta! Nju Jork apo New York? Shekspeare apo Shakespeare? E mjera gjuha shqipe gjithmonë ka vuajtur nga huazimet e gjuhëve të huaja. Nisu që prej termave të përdorura në shkencat egzakte : matematikë, fizikë, kimi etj. Askush nuk është kujdesur t’u japë kuptimin shqip. Ç,kuptim ka “limiti”, “derivati”, “diferenciali” apo “integrali”. Apo në kimi : “reaksion”, “disocijim” etj. Ndërsa gjuha e parlamentarëve tanë është me të vërtetë për t’u rënkuar!!!!!!!!!!!!!!

  3. angjelini says:

    Pergezimi per shkrimin Filip.

    1. i afermi says:

      Pyete pak Filipin, djali i vete Zhani a e ka emrin shqiptar? Flm!

  4. Bardhyl says:

    Shqiperia ka nje fatkeqesi……eshte plot me shqiptare.

  5. Ana says:

    Shume e drejt. Ne Shqiperi prej injorances sigurisht, kush ka emer shqiptar qofte edhe te bukur si l.sh Lavdie tallet …ndersa nje tjeter me emer te huaj me domethenie te keqe p.sh Sigrida dmth si-ulerime esht ok. Cfar injorance.

  6. doraci i djatht says:

    po ti,si e ke emrin!

    1. Voica says:

      Filip e kam (po jo se jam ky i shkrimit). Pse c’do te thuash me kete pyetje ti, o dorac pa krahe!!???

  7. Ladi says:

    Fol me kazanin mediatik, se ata jane shtremberyesit me te medhenj te gjuhes shqipe…dhe nuk e bejne pa qellim?!

  8. DETARI [email protected] says:

    o Filipo !

    me ke plotesuar te gjithe ate mllefin qe kam per keta injorantet dhe kasapet e shqipes tone !

    por ,edhe ti ,mos perdor [ onomastika]= por thuaj = emerimi [] !
    jo [toponomastika]= por emerimi i vendeve [] !

    [shiko se re edhe ti ne grracken e grekve,se te kam edhe dhenderr !!!]te fala Vasilikes eshte kusherira ime].

  9. kili says:

    Pergezime.per.shkrimin.por.fjales.cao.si.
    shqiperohet.po.fjala.vaditje.te.gjithe.ata
    qe.shkruajne.e.flasin.ne.radio.apo.ne.
    televizione.qe.fusin.fjale.te.huaja.duhet
    Te.gjobiten.njelloj.si.ata.qe.nuk.vene
    rripin.e.sigurimit.ky.vlene.e.per.politikanet
    e.deputet.shpresojme.se.do.te.behet.dicka.

  10. katarakti says:

    Kritike me shume vlera. Qeveria duhet te nxjerre ligj per kete problem. Ne kohen e E. Hoxhes çdo redaksi, gazete, radio, televizion kishte redaktor letrar qe paguhej vetem per te ruajtur dhe respektuar rregullat e drejtshkrimit te gjuhes shqipe, morfologjine dhe sintaksen e saj, dhe mbi te gjitha per te shqiperuar te gjithe emrat e huaj qe kishin ekuivalentin e tyre ne shqip. Ja edhe une perdora fjalen ekuivalent ne vend te barazvlefshmin! Problemi i humbjes se gjuhes shqipe eshte tejet me i rende se ai i llapaçituri keto kohet e fundit ne media nese Vojsava Kastrioti ishte sllave apo jo. E kam thene edhe here te tjera: atdhedashuria nuk shprehet veçse me “Oh sa mir me kan shkyptar”, por duke respektuar ligjet e vendit ku jeton, duke mbajtur paster vendin dhe detin tend, duke u sjellur me edukate dhe qyteteri, duke mos ndyer vendin tend dhe duke mos mbushur burgjet e botes me kriminela bashkekombas patriote! Dikur Qazim Mulleti pat deklaruar: “Patriot i vertete jam une. 10 vjet jetova ne Paris dhe asnje fjale nuk e mesova frengjisht”! Sigurisht qe eshte per te qeshur, por eshte edhe domethenese. Sot, 27 vjet pas “hapjes” shqiptari duhet te kuptoje vleren e identitetit te tij kombetar. Prandaj nuk ka nevoje te perdore fjale te huaja per tu dukur i qyteteruar. Une kam njohur shume profesora gjuhe ne vitet e diktatures. Nje pjese e tyre kishin mbaruar shkollat jashte dhe shumica e fliste dhe e shkruante frengjishten dhe italishten rrjedhshem. Por ata kurre nuk perdornin fjale te huaja kur nuk ishte e nevojshme. Nuk ua lejonte kultura dhe atdhedashuria qe i karakterizonte. Sepse kozmopolitizmi nuk ka asgje te perbashket me atdhetarizmin. Dhe nuk mund te jesh “qytetar i botes” pa qene me pare qytetar i vendit tend. Ndryshe i bie si ne ate shprehjen nga jugu: “Ty nuk te qas fshati fare, dhe na dashke vajzen e beut per grua”!

  11. Analizë e qartë,e saktë,plot argument shkencor…Le të zgjuhen më në fund organizmat shkencorë që duhet të merren me mbrojtjen dhe lëvrimin e gjuhës./..Shumë bukur Filip Çakuli,përgëzime!

  12. tuth says:

    zoti filip nga shkrimi qe bere 10 perqind e fjaleve qe keni shkruar jan te huaja.Prandaj denimin e shtemberimit te gjuhew shqipe filloje mga vetja

  13. Dibrani says:

    Sa me shpejt te shuhet miti “Kombi Shqiptar” aq me shpej ky popull do integrohet dhe clirohet nga kjo politike grabitqare

    Shqiperia po te ishte teritor Grek,Italian, Malazez,Kroat edhe Mqedonas do jetonin me mire.

    Isamail Qemali me shok i ben gropen popullit te vet me pavarsin.
    Vetem shikoji keto qelbrsira
    AHMET ZOGU
    ENVER HOXHA
    SALI ABERISHA
    FATOS NANO
    ILIR META
    PANDELI MAJKO
    EDI RAMA
    Pse ky popull duhet te ruaj ate mut gjuhe me fanatizem
    Qe tu japim pushtet ketyre

    Jooooo kurr ne kurres ,..edhe femij e mi gjuhen shqipe jo qe nuk e din
    Por edhe prejardhjen e prinderve nuk e din
    Dhe as qe e din ku bie ne hart ky vend i namur.
    Kurr nuk ua kemi zen ne goje dhe as kam nderment tua tregoj.
    Ai vend te ben me depresion.

  14. Phoenix says:

    Do i pelqeje KM, do ia vloje njerezve m’gjoba.

  15. lexuesi i irrituar says:

    Pergezime zoti Filip ! Ky eshte nje artikull qe i duhet shqiptareve , per te zgjuar sado pak ndergjegjen e pergjumur… Per te zgjuar edhe strukturat shteterore qe ta mbrojne gjuhen tone nga shtremberimet , nga pseudostudiuesit qe kerkojne ta demtojne gjuhen letrare …
    Edhe nje here pergezime dhe uroj te mos jete shkrimi i fundit . Ju keni dhe nje mundesi tjeter : Mund te hapni nje rubrike te veçante ne emisionin “Fiks…” per kete problem .Mendojeni.

  16. Mendimtari says:

    Filip e kam kerkur si quhej”Zagoria”(sllavisht “vend guror” ose varet nga theksi ” vend malor”)…por nuk ka asnje te dhene tjeter,si per kendej dhe andej(greqi).
    Per emertimet ja ke fut kot,po kot fare ama.
    Ca do ti,ta bejme si greku:nga Zagorie=Zagoroxori(fshatrat e zagories),apo nga Bytheguri=Kolokotron etj.

    Per te tjerat…plotesisht dakort.

    Por une jam pak dyshues kur Ti u jep “ushqim” temave qe cojne ne Nacionalizem te kote.

    1. Iliria-Shqiperia says:

      Zagoria ne sllavisht perkthehet si “pas malit, ne anen tjeter te malit”. Besoj se nese di historine shqipetare te mesjetes, e di pse keto vende kane emertime bullgare, qe kane mbetur. Por Duhet te dish qe perpara tyre ato kane patur émértime shqip, prsh Orenja (ne Cermenike) me pare ka qene quajtur Arrez, etj. Ketu Ka mbeshtetur Cabej tezen e tij per vazhdimesine tone ilire.

  17. vera e nxehte says:

    Filip, nje bravo te madhe se s’ka se kush te kujtohet per ata qe duan te flasin shqip. Psh profesor Fuga thote jam profesor i komunikimit dhe hajde mbaje per profesor ate, pa le se çfare thote e shkruan. Kur Edi Rama fitoi zgjedhjet e vitit 2013, me duket sikur foli per çeshtjen e gjuhes dhe do krijonte nje administrate apo do benin dhe ligje per ta mbrojtur ate. Nuk e di se si e ka harruar Edi Rama! Kujtoje, Filip, meqense je aty afer ti, se une jam mijra km larg, pastaj nuk arrij dot te flase me te. Ja dhe une kam shkruar gabim se ne vend te ëëë-se kam shkruar eee dhe kjo vjen nga që kompjuteri nuk e ka drejteperdrejte ë-në , por duhet te besh disa veprime. Prandaj ka ardhe koha qe dhe kompjuterit te porositen ne gjuhen e çdo vendi. Megjithese dhe ajo qe eshte ne google, eshte gjuhe jo shqiptare e ligjeruar. Nuk e di kush e ka fut.

  18. Baliu says:

    Perdhosja e gjuhes shqipe nga vet shqiptaret behet thjesht per shkak te prapambeturise ekonomike. Shum prej tyre me vetedije deshirojne te besojne ne iluzionin se nese ia ngjesin femijes nje emer te huaj (i huaji gati gjithmone me i pasur se shqiptari), ai femije do ta ket me lehte ne jete (per te mbijetuar), ose nese e perdore nje fjale te huaj, ajo do ti sherbej per ti hyre ne zemer te huajit i cili mandej do ta meshiroj dhe do tja hedhe nje cope buk. Qeshtja e emrave te huaj eshte ngritur shum here. Me kujtohet qe kah mesi i viteve 80-te akademiku kosovar Mark Krasniqi pat propozuar qe ky problem te zgjidhet me nje rregull te huazuar nga krishtenizmi, pra per qdo dite te vitit ka disa emra standard qe iu jepen femijeve te lindur at dite. Pra fjalen e kishte per ta bere nje liste te tille me emra shqip. Por kjo nuk u jetesua kurre, pikerisht per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike te shqiptarve thuaja kudo qe jetojne. Kryeministri Edi Rama ne fillim te mandatit te tije te pare u pat zotuar se do te angazhohet seriozisht qe shqipja te flitet e te shkruhet me paster kudo ne jeten publike. Por pak kohe me vone deklaroi: Kush don ta mesoj shqipen le te shkoj ne Peking. Gjendja ne Kosove eshte edhe me e mjerueshme, hiqja disa emra shqip te personave qe kryesisht jan dhene para 30-40 vitesh. Sidomos tash mbas “pavarsise” se Kosoves kur heshtas ose haptas po behen perpjekje per ta krijuar “identitetin kosovar” duke ju kthyer gegenishtes (kjo e perkrahur edhe nga shum te huaj). Paten filluar disa takime te rregullta akademikesh ketej e andej kufirit me dyer te mbyllura, gjoja per ta modernizuar gjuhen standarde shqipe duke i rregulluar disa “padrejtesi” te vjetra. Dhe qka propozuan akardemiket koqevar Besim Bokshi dhe Rexhep Ismajli ishte qe fjala ‘sulltan’ te shkruhet me shkronje te madhe ne gjuhen shqipe. Per fat te mire ato “takime akademikesh” u nderprene me kembenguljen e disa gjuhtarve serioz shqiptar. Poashtu eshte kerkuar shum here qe gjuha shqipe te mbrohet me ligj, por eshte kundershtuar energjikisht nga disa “studiues te thelle” qe financohen nga dreqi e i biri per ta rrenuar gjuhen shqipe ne emer te “zhvillimit dhe pasurimit” te saje. Pra shum gjuhtar e madje edhe shum “publicista te pavarur gjenial” shohin leverdi ekonomike nese punojne kunder gjuhes shqipe.

  19. taraboshi says:

    Bravo te qofte ty Filip se ne si pensionista ish ushtarake perdite diskutojme per keto probleme duke pire kafe por nje fjale e juaja eshte me peshe dhe ngrihen problemet jepen mendime nga njerez qe u dhimbset sadopak kjo Shqiperi se me thane te drejten shume jane bere antishqiptare qe vete ne kerkojme te mohojme gjuhen prejardhjen historine dhe i japim mundesi te huajve qe nuk na duan.Habitemi se i thone vehtes njerez me shkolle analista opinonista gazetare qe mohojne prejardhjen tone per nje dore para por ti e din shume mire qe nje populli po ti mohosh prejardhjen si Muc(t)Nano apo gjuhen qe ne dikure nuk i kemi lene te huajt te shtremberojne identitetin tone ndersa sot ju bejme sherbimin me te mire duke ju thene ne qe nuk kemi prejardhje gjuhe doke zakone .Nuk mund te ndigjoj gazetare profesor apo intelektual qe thote akomodim atraksion etj ….etj…..

  20. shqip says:

    Majmuni eshte kafsha qe imiton . Edhe shqiptaret pas 90 u vune ne gare per tu bere sa me te ngjashem me ” perendimoret ” . Reklama u be lajtmotivi i dites . Po te shkruaje Ristorante , e sidomos Po ti vije edhe nje ” Roma “, fitimi do ishte i garantuar . Lere pastaj te dukeshe qe jeton ” andej “. Te vinte tjetri dhe bente sikur ka harruar shqipen . Keta Jane majmune , Po nga ata majmunet fare . Gra injorante pa piken e kultures baze . Qe u flasin femijve italisht , anglisht , apo arabisht . Po shqip jo , kurrsesi . Dhe e dini ose ? Se shqipja u kujton opingat , shatin , etj . Ndersa keshtu do dukemi ” signorina”, nga ato kokeboshet . Vete nga vete , dhe gjiha shkon te dhembi . Regjimin e Enverit mund ta quani si te doni . Po fale atij regjimi shqipja u pasurua , u standartizua , dhe u be gjuhe e studiuar edhe ne katedrat nderkombetare .Te tjerat nuk vlejne te debatohet . Si eshte shteti , ashtu eshte edhe gjuha. Rremuje politika , mish mash gjuha .

  21. Shqiptari i Ilirise says:

    Fjala e huaj qe urrej me shume dhe ata qe e perdorin dua ti vdes ne dru, eshte fjala “performance”.
    Edhe tani me neverit.Sidomos ca gjoja prezantues apo prezantuese qe e perdorin kete fjale duke kujtuar se jane prezantues klasi.
    Mua me vjen ti vdes ne dru.

  22. Mentari says:

    Katarakti; Ne Kohen e qoftelargut kishte redactor kunder gjuhes se Gegnise dhe jo kunder gjuheve te huaja.Fjalet e huaja zune vend ne Kohen e kriminelit Hoxha dhe sot cdo gje qe behet ne shqiperi jane pasojat e kultures Enveriste e cdo drejtim;

    1. vera e nxehte says:

      Desha te te pergjigjesha ty qe e quan veten mentar, por je “nektar” neperke per mendjen qe ke dhe ato qe shkruan. Si i lexuar qe jam do te permendja vetem nje shprehje te Enver Hoxhes, duke mos u futur ne detajet qe mund te trumbetoje ndonje injorante ketu: “…nuk duhet te jemi as kozmopolit e as ksenofobe” dhe pastaj i spjegonte hollesisht; mbivleresimi i çdo gjej te tjetrit dhe urrejtja per te tjeret. Prandaj ruaj ekuilibrin qe te jeshe ne rregull. Ne gjuhe hyjne dhe fjale te tjera dhe kur jane te nevojshme, por keto quhen ne gjuhe nderkombtare neologjizma, fjale te reja, por fjalet e huaja qe futen sot quhen barbarizma, ashtu si vete ata qe i perdorin. Demokracine e mban ligji, drejtesia dhe jo liria e çthurur ne emer te se drejtes. Nga kjo çthurje vendi digjet, vidhet, tradhetohet, gjuha deformohet, jeta perdhunohet, familja shkaterrohet, kurse vete njeriu shpirterisht po vdes , sepse nuk dashuron me ndjenat e tij, po te parase. Filipi ka bere nje shkrim shume te pershtatshem dhe te domosdoshem; kush do e lexon e meson, por eshte dhe kujtese per shoqerine shqiptare dhe ata qe ekane ne dore ta mbrojne gjuhen.

  23. shushica says:

    Respekte Filip….Ne te gjithe boten moderne…95 perqind e familjeve ne emrat e femijeve te sapolindur ruajne traditen familjare….Sot ,kur degjon emrat e femijeve shqiptare mbetesh i befasuar,,,shumica jo vetem nuk jane shqiptare ,por nuk jane as tokesore,,,jane tinguj te bashkuar ,pa asnje ide ,por me e keqja ,nuk jane as bashkime melodike ,,,jane nje numer zanoresh dhe bashketingelloresh te pashqiptuesheme…Dikush mund te me akuzoje per nostalgjik ,por perpara viteve 90…kishte nje liste me emra shqiptare,historike dhe moderne per ata qe nuk preferonin emra fetare,,,,Duke lene menjane politizimet ,perse nuk vihen me emra ..si…Drita,Lumturi ,Thellenza,Yllka,Shqipe,Fatos,Petrit,Luan ,Kujtim…Bashkim,Shpetim ,Perparim…dhe qindra e qindra emra te tjere ,mjaft aktuale dhe plot kuptim …Une kam kenaqesi kur shikoj qe kosovaret vene emra shume te bukur qe lidhen me kombin ,,,,do te kisha shume deshire qe edhe ne ne Shqiperi te veme emra nga Kosova ,bile aktualisht do te tingellonte shume bukur….nje vajze me emrin Drenica,,,a nuk eshte dicka e veçante….

  24. albana says:

    Zoti Filip! Absolutisht qe ju beni sa askush per kete popull. Shkrimi i sotem eshte nje ndihmese tjeter per te gjithe. Te lutemi mbase njerezit e pushtetetshem e lexojne shkrimin dhe marrin mundimin te kryejn detyren e tyre per mbrojtjen e gjuhes.
    Me respekt

  25. Rr. B. Gramshi says:

    Z. Fifip, tema qe je munduar te trajtosh (edhe se shume perciptash) qendron. Them perciptash mbasi shkenca e gjuhesise eshte shume e thelle dhe padyshim e veshtire.
    Gjithsesi si Shqiptar qe jam nuk mund te ri pa nje verejtje. Jozefines I ke rene kot me qafe, jo se ajo eshte nje femer me kulture, madje une do te thosha se eshte ne kufi te injorantes, por nese germen “gj” e ka shqiptuar “xh” nuk jam i sigurt se ka gabuar. Per nje gje jam shume i sigurt se gjuha shqipe nuk ka pasur germen “gj” por e ka huazuar nga gjuha serbe.
    Shqiptaret nuk kane thene “gjuha” por “glua”, nuk kane thene “gjuri”, por “gluri”, etj.
    Megjithate duhesh pergezuar per problemin qe je munduar te trajtosh dhe qe kesaj radhe ke qene me serioz se kurre.

    1. Abc says:

      Hahaha. Po si more gj vjen nga Serbi shtja? Ke degjuar ndonje llaf serb ti me tingullin gjithe? Hajde-hajde! Dhe kritikon kot Filipin. Gj vjen nga greqishtja. Dhe termine gju gjuri vjen nga longobardet kur u vendosen ne veri te Italise. Prej kendej e moren dhe frenget genoux apo italianet ginocchio. Here tjeter mos fol kot

  26. Legen burre says:

    Jo aksham,ne kemi fjalen e bukur shqipe,mirembrema!

  27. Rr. B. Gramshi says:

    Dibrani, c’do popull ka kulturen e tij materiale dhe shpirterore e cila trashegohet brez pas brezi kryesisht nga familja, nena dhe babai, si dhe nga shoqeria. Ne kete kontekst per ju dibranet ka nje percaktimin te perkryer ne lidhje me karakterin tuaj te cilin ti e misheron me se miri;
    DIBRAN PA DIN E PA IMAN.

  28. Nik says:

    Pergezime Z. Cakuli! Mbaj mend qe Prof. Shaban Demiraj, gjuhetar i shquar i Shqipes dhe profesor ne Fakultetin e Gjuhes dhe Letersise, pat thene ne nje interviste se Filip Cakulli meritoi noten Dhjete ne Gjuhen Shqipe me profesorin e nderuar, i paharruar kujtimi i tij. Dhe ju gjate gjithe krijimtarise tuaj te shkelqyer humoristike dhe publiicistike keni treguar se sa me kulture dhe korrektese e kini shpalosur Shqipen e shkruar dhe folur.
    Ju deshiroj shendet dhe krijimtari te metejshme,
    Nik

  29. Flamur says:

    Të lumtë zoti Filip, jamë plotesisht dakort me ty. Por duhet tja nisni nga vetja fillimisht (jo ti personalisht por si gazetare dhe prezantues tv në pergjithsi). Lexoj shumë komente në gazetën Tema nga gazetarë dhe analista që të bormbajdojne me fjalë të huaja. Ne shumë raste perdorin fjalë të huaja që nuk e merr vesh se qa dun me thanë.

  30. Drini says:

    Degjoni kur flet ilir meta ky president shqiperie I pa shkolle ne cdo 2 fjale te treten thot konstructive e thot vendi e pavend

  31. Ilo says:

    Respekte z Cakuli! Sapo u kthyrm nga Dhermiu! E pyetem nji qytetar. Ku ishit per plazh? Pergjigja tek Empireja? Pra emri Empire nji destinacioni vertet te mrekullueshem por me nje emertim cudi!

  32. Bess says:

    Në përgjithësi Z.Filip ka të drejtë por adresimi ështê i gabuar. Është detyrimi i akademikëve që të strukturojnë gjuhën. Mos kërkoni nga të tjerët të bëjnë punën tuaj…

    1. LORA says:

      Ndaj te njejten bindje me ju,Bess.

      1. Shqip says:

        Mese e drejte. Po akademiket tane jane ca mjerane, ca mumje qe s prodhojne as dije as kulture as vizione por si kufoma mes rruges u kane bllokuar ecjen prepara dhe te rinjve.
        Nga ana tjeter duhet nje vete dije politike dhe shoqerore qe te riorganizoje boten akademike dhe te mbroje gjuhen shqipe nga bjerrja e bastardimi

  33. Kozmo says:

    Shume shume e drejte kritika ,per gjuhen ttone te bukur . Cdo Shqipetar duhet te ndihet krenar per gjuhen tone ,si dhe per te kaluaren tone heroike , per njerzit e zgjuar dhe trimerite e pa arritura te popullit shqipetar ,te cilet cuditen boten , jo vetem si luftetar te zote por dhe me karakterin e tyre te vecante . Sot eshte per te ardhur keq, qe jemi kthyer ne nje popull problematik dhe pa nivel , pa moral , pa atdhedashuri . Nje popull qe per dy metra toke vritemi me komshiun , me vellain etj etj .
    Mendoj qe medja eshte ajo qe perhap keto fjale te huaja ,
    Duhet qe te vendosen ligje per drejtuesit e emisioneve , duhet te propogandojme shume kulturen tone dhe te fillohet edukimi i brezave te rinj per gjuhen dhe traditat shembullore qe ka shqiperia .
    Njerzit jane si majmunet , kur flet nje idiot e ndjekin mbrapa ,per tu dukur gjoja te perparuar ,nje milion idiote te tjere .
    KUSH JANE ATA ITALIANE , ANGLEZE ,GJERMANE ,FRANCEZE QE PERDORIN FJALE NGA GJUHET E HUAJA ??????
    NE FRANCE NUK PREFEROJNE TE FLASIN ME TURISTET GJUHE TE HUAJ .ATA JANE FANATIKE TE GJUHES SE TYRE .
    VETEM NE JEMI POPULLI ME QESHARAKE NE BOTE ,

  34. Fatmir Lohja says:

    Edhe mendiat po ndihmojne bukurmire per te shkaterruar gjuhen tone.Ne televizorin publik degjon:” Stafi i departamentit te informacionit perfoman laiv.?Zoti Filim,me qe ke te drejte ne shkrim,a mundesh te ma tregosh se cila fjale eshte, e perdorur nga koleget tuj te televizionin publik?

  35. Tan XH Tan says:

    ….vendi I orugjines te Cakulit eshte me Vurg ( SR)….keta e mbajne veten per minoritar po dhe greqisht nuk dine…..keta jen nje shartim midis mamlukve , hungarezve, italjanve dhe grekve….pa haruar dhe operativat e zones….keta po bejn kritikun per Shqiperin. V.F.L.P

    1. Zona says:

      Po ti nga e ke origjinen mre? E te siguroj qe kudo te kesh lindur, ne ato vise ka shkelur dhe kemba e barbareve te shumte qe kane kaluar ne perendim te Ballkanit pas prishjes se perandorise romake: ostrogote, vizigotet, alamane, anzhuine, e sllave, pa harruar dhe vulgun rrjepacak te kryqezatave. Shikohu ne pasqyre te shohesh racen barbare qe i perket

  36. shume mire e ka filipidesi shkrimin ,por ka harruar qe te thote ose te sudioj dhe te na e vertetoj se sa % e shqipes ka fjale turke.
    Mjafton te shikosh nje serial turk me hanemet e turqis dhe do shikosh tamam(qe eshte turqisht) se sa fjale turke ka gjuha jone.nejse,tamam,esfel,……te mos flasim per emrat dhe mbiemrat qe jane meturk se sa vete turku

  37. Ah se harrova ti them filipidesit,se pavaresisht se si mund te flasesh shqipen(qe po perdhoset cdo dite edhe nga katundaret qe shkruajne ketu),por me shqetesusja eshte femrat qe po mbulohen cdo dite e me shume,po shtohen burrat mjeker pa lare qe kthejne sumen perpjete.
    Shko ne plazh dhe te shikosh gra qe lahen me rroba edhe me kapuc ne koke,qe te vjen ndot kur i shikon,apo deri tek vullnetaret qe ikin ne siri.
    keto fenomene jane me shqetesuse se gjuha qe megjithese flasim shqip dhe nuk kuptohemi dhe nxjerim thikat e kallashet dhe vrasim njeri tjetrin ne emer te partise apo fese…….

  38. shofjeri says:

    e drejt o shqiptare!
    ne jemi me t vjetrit,me t lashtet me t diturit me t bukrit e dheut.
    glua jone esht ma e majra e t majrave.
    me e vjetra..
    shqipja shpjego cdo gjuh tjeter.
    p sh.
    Egjeu-deti grek,shpjegohet nga shqipja “e gjen”.”me gjet” pra.
    ishte koha e anijeve pirate ilire ne adriatik jon dhe egje kur perandoresha Teuta bente ligjin e skafizmit detrave duke piratizu cdo gje qe lundronte. edhe peshkaqenet e kishin frik ate e jo anijet tregtare qe dridheshin per direkesh si me qen nen stuhi,kun ngjonin emrin e pirates ilire,krenaris son te sotme.
    dhe kur nje anije I kishte ik piratve ilir pa u placket,teuta ha urdher ta ndiqnin ate kudo ne dete,dhe pas nje ndjekje shembullore e gjeten ne detin Egje,dhe prej asaj kohe ky det u quajt Egje,pra e gjeten vaporrin me e placket.
    kjo esht historija.
    tjeter:
    Pithagora,theorema e pithagores, shpjegohet nga shqipja “pith-a-gor”,pidhi -asht- bor,;pra,pidhi esht I ftoft si bora,
    kjo vjen nga nje histori ilire,kur luftetari ilir po perdhunonte nje Helene dhe ajo ishte e friksume akull se s donte te pallohej nga nje barbar,dhe kur nje plak I mencur helen ju drejtu me kultur “te lutem mos perdhunoni” ata e quajten ate “pidhi asht i ftoft bor” .pithagor,Piitagor..
    Athina- vajti nji pellazg ne greqi dhe kur pa greke t bukra ju drejtu atyre :”a qina?” duke ja lyp.
    dhe ngeli a qina-a thina,Athina
    karaburun,-kara burrnum, – Karaburun.
    Egjipti,e-qi-fti,
    Gjermanija,gjer-m-anije. deri ke anija,(se masanej e co anija vet)
    Kuvajt, ku vajti?
    Turqi,n turr qi, qi n byth.
    greqi,ngre(kembet perpjet) dhe qi,
    qipro,qi pa problem.
    SSpanj,spango,ngrefet hajdari si spango e gjat.
    Portugali,pordh tu bo gajle,pordh duke bo gajle.
    Holland,ho Llane,Llane katnari shkoj n Holland dhe thoshte “ho (pershnetje) Llane (nga Llanija)
    Belgjik,bel me gji, bel me cica. belcica belgjika.
    himalaje,hip n maj t maleve

    1. Besa bese. says:

      ” o Shohfjeri”
      Athina…do te thote Ah-The-INA …
      Ina e kishe emrin.E kupton tani se ne gerqisht “athina” nuk ka asnje kuptim..ska gje!
      Ines i vajti njeri qe ta perdhunonte…por ajo u tregua e shkathet e vajti ne majen me te larte te qytetit e i tha se une nuk pranoj te qihem me ty…Ky u tegua i mencur…i ngrit shtepi qe Ina te ndihej mire,e me vone ajo pranoi,por ky se kishte harruar rrefuzimin e pare e ndaj shtepine e ktheu ne burdello.Keshtu doli fjala Ah The INA(nga qe qinin e u pelqente).
      Por puna ishte se kishte shume radhe per Inen,e disave nuk u pritej puna…e ja fusnin njeri tjetrit.Aty doli dhe fjala e Zotit te dyte”Ap-olon”.
      Si zot i dyte ky ka 2kuptime(spse gregerit cdo gje e vendosin sakte…pune kulture kjo)!
      1-Ap te terin brenda.
      2- Ap(ngaqe i kapnin pa patur mendjen), ata burrat leshonin nje ze”Ap”…po u perqente dhe pastaj thoshin “olon” te terin brenda.
      Ja keshtu na dolen edhe bytheqirat.
      Kultura e pare ne bote jeni o”shohfjer” Ju shpiket kurva,Ju edhe bytheqirat.
      Nuk hahemi dot me ju…kete di te them une.

  39. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Dibrani tfgs1
    Shkruaj me mire si tfgs qe je
    Se ashtu te ka lezet.
    Per filipin
    Shurrtore ne shqip
    Aktualisht do te thote media
    Shqiptare
    Si ajo e shkruar dhe ajo visive
    Do te thote reformat e gabuara ne arsim
    Qe nuk Jane gje tjeter vetem nje strategji
    Per ta shkaterruar shqipen.
    Hidhuni nje sy librave shkollore
    Lexoni revista per femije qe Jane ne treg
    Kane ilustrime teksti pertoke
    Nuk krahasohen me revista fatosi te asaj kohe.
    Shiko tekstet e kengeve te sotme
    Nuk e di po’ cdo gje ketu qe nga politika
    E deri te keto qe permenda po’ bejne te pumduren per ta shkaterruar shqiperine
    Dhe kjo fillon nga gjuha.

  40. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero komentin te lutem

  41. razo says:

    Shkruan ky per gjuhen shqipe qe punon per nje televizion kombetare shqiptare me emrin e huaj “TOP CHANNEL”. Jo vetem qe kane nje emer idiot qe nuk ka lidhje me shqiperine dhe me gjuhen shqiptare por as per ta shqiptuar nuk dine. Degjon nga THOP QANEL and TOP QANAL.. nuk di anglezi apo amerikani kur e degjon te qesh apo te qaj!

    Shkruan ti o Filip qe drejton “FIKS FARE” qe nuk lene fjale pa bastarduar te shqipes duke kopjuar modelin e shemtuar italian.. Flain e qeshin sikur ju ku fut spec djeges nga bytha me 100 ne ore e ne fund nuk merret vesh se cfare thone e cfare duan te thone.

    Kshu qe ti Filip para se te tallesh trapin me emrat e njerezve, shiko njeher nga vetja dhe punen qe ben. Nuk je vetem ti kuptohet por je nje nga te shumtet. Media e kazanit jua ka gjetur mire emrin Rama.

  42. Zzzz... says:

    Te vihet e te zbatohet ” Vetingu” edhe psr gjuhen e shkruar sidomos per politikanet median dhe oligarket …

  43. Kalaja dodes says:

    O shofjeri
    Luj cat rrot (timonin)
    Se ket shkop ( marrshin)
    E lujm vete ne shqiptaret

  44. Nga Jugu says:

    VETEM NJE FJALE:RESPEKT FILIP CAKULLI…

  45. nord.al says:

    Zoti Cakuli ka hapur nje teme qe ia vlen te dikutohet, teme te cilen duhet ta hapte ndonje gjuhetar ne shtypin tone, por ato nuk kane kohe se merren me ceshtje te medha, sidomos politike. Megjthate pastrimi i gjuhes, perdorimi korrekt i saje eshte detyre e cdo qytetari dhe sidomos e shtypit. Pervec pergezimeve per Z. Cakili desha te sqaroj ne lidhje me germen gj dhe xh. Germat gj, q, dh ne gjuhen e folur te veriut nuk njihen sikurse nuk njihen ne gjuhet europiane. Kontakti me gjuhet orientale , si turkisht dhe greqisht, ka bere qe te perdoret kjo forme shqiptimi, kontakt i cili ne jugun e Shqiperise ka qene me i theksuar. Ne qytetin e Shkodres kjo forme perdoret vetem nga banoret e besimit musliman si rezultat i kontaktit shekullor me turqishten. Nuk eshte i vertete ndikimi i serbishtes sic pretendon nje komentues.

    1. Zona says:

      E qe kur doli shqipja gjuhe perendimore? Qe kur doli greqishtja gjuhe liindore? Pse ia futa kot dhe çorodit dhe ata qe te lexojne?

  46. Pilif Lukaçi says:

    Pasi po u hyjmë rregullave, i nderuar zotëri Çakuli, nuk shkruhet Nju Jork por Nju-Jork (me një vizë në mes). Kjo sa për të mos marrë ndonjë dënim nga ligji të cilin e kërkon vetë.

  47. titi says:

    O Zona, shqipja eshte gjuhe indo-europiane dhe perben nje dege me vete (si greqishtja dhe hungarishtja nga gjuhet e folura) ne trungun e gjuheve te tjera, qe jane kryesisht me rrenje latine dhe gjermanike. Nuk flitet per gjuhe lindore apo perendimore! Pra, shqipja eshte nje gjuhe e vecante nga te gjitha gjuhet e tjera dhe e ruajtur per mrekulli nder shekuj pushtimesh dhe perpjekjeshper shfarosje. Duhet te jemi krenare per gjuhen tone, sic e kane hyjnizuar rilindasit tane!

    1. Zona says:

      Rrofsh ti qe ma mesove, se nuk e dija. Ky tipi nordik na ankohet se shqipja na ka ndryshuar shqiptim kur ka rene ne kontakt me gjuhet lindore ku na permend greqishten. Me thuaj cili studiues e konsideron greqishten gjuhe lindore???. Nese greqishtja eshte lindore Po shqipja si i bie? Mbase ti ke ndonje cilesim tjeter se une po mundohem ta gjej po nuk po ia dal. A thua se ne ishim izoluar ne perendim dhe rame papritur ne kontakt me greqishten. Edhe studiuesit italiane bashkekohore nuk kane asnje problem te pohojne se italishtja permes latinishtes ka fjale me prejardhje nga greqishtja e vjeter. Te jap shembullin e fjales kembe, gamba qe etimologjine e ka greke. Po keshtu kane fjale te trasheguara nga longobardet, franket, arabet, fenikasit, Turqit,spanjollet.
      E pohojne pa asnje rezerva dhe nuk jane me pak atdhedashes se koleget shqiptare.
      Si rregull nje popull merr fjalet e nje populli apo qyteterimi tjeter kur ky eshte me i forte apo i perparuar ushtarakisht economisht, teknologjikisht, kulturalisht, shoqerisht. gjuha eshte nje organizem i gjalle, ne evolucion. Po nuk ndryshoi dhe nuk pershtatet me ndryshimet historiko shoqerore vdes.

  48. Andoni says:

    Filip, shkrim i bukur dhe qw tw hap “porten e kujtimeve” . Mësuesi i Popullit Thoma Papapano është i njohur, jo vetëm në Gjirokastër por edhe më gjerë. Të gjithë ata që kanë kaluar nga duart e tij e kujtojnë me respekt dhe admirim. Të tillë e kujtoj edhe unë … Mësues autoritar, që si për cudi këtë cilësi ja jepte edhe portreti i tij fizik e nëse nuk e tepëroj edhe të ecurit e tij karakteristik në koridoret e shkollës. Me kokën të qethur gjithnjë uniformë, me një fytyrë të pastër, me nje palë syza te zeza, që edhe ato dukej sikur i shtonin autoritetin, dukej si disi i vecantë nga mësonjësit e tjerë, por që ne të gjithë kemi kujtime të bukura për të gjithë ata. « T`i tretim, t`i shijojmë këto bukuri te gjuhes shqipe », thoshte dhe per ata qw perdornin fjale te huaja, shprehej i zemeruar: “Kwta jane per 7 penxheret”. nje miku im, nxnes ne gjimnazin « Asim Zeneli » më ka treguar edhe kete episod;’ U ndodha në koridorin e katit të mesëm të shkollës. Në mur varej një stendë në të cilën ishte shkruar : « Gazet e murit », ku shkruheshin artikuj të ndryshëm nga jeta e shkollës. « Basho Thomai » që njihej shumë me këtë emër i ra në sy një gabim orthografikë. Fjala gazetë ishte shkruar pa zanoren ë në fund të fjalës, pra ishte shkruar gazet. Ne që u ndodhëm aty, na tha me një ton serioz : « Shikoni more, gazet e murit,- duke e vënë qëllimisht theksin tek zanorja a për t`i ndryshuar qëllimisht, por me te drejte kuptimin fjalës. Dhe pastaj vazhdoi : « E shikoni ju si dalin gazet ( avujt) nga muri ?! ». Një ironi e shkëlqyer që një gabim i tillë të mos përsëritej kurrë, që emri gazetë, si emër i gjinisë femërore shkruhet me ë në fund. Dhe me të vërtetë, këtë ngjarje e mori vesh e gjithë shkolla.

  49. shqip says:

    e shkreta gjuh shkipe ku ka ra prej grekofulve e francuanve
    shkelmojeni mos lini te flitet shqipja (shqip)

  50. Bogonica says:

    Filip, mirenjohje qe more guximin te ngresh nje ceshtje te shume te rendesishme,kush ka vesh te degjoje kush ka sy te shikoje.Alarmi yt eshte per te gjithe piramiden shtetrore,per te gjithe mediat.E di qe nuk i ke te gjitha ne dore,dhe ben aq sa ke mundesi.Te pershendes miku im i vjeter.

  51. jazek says:

    Emisionin -FIKS FARE-quaje -TEPKE FARE-se po e quajte -TAMAM FARE-tamam eshte turqisht/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje