Shqipëria po zhvillohet, pa pyetur për zjarret

11 Gusht 2017, 20:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Flakët që po përpijnë mijëra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar dhe qendra të banuara, duhet të shërbejnë si një alarm për fillimin e erës së infrastrukturës kundër zjarreve në Shqipëri. Infrastruktura kundër zjarrit dhe aftësia  e një vendi për t’u mbrojtur nga to, është një vijë e madhe ndarëse mes vendeve primitive dhe atyre të urbanizuara.

Shqipëria është ndoshta vendi më primtiv në rajon në këtë pikë. Dhe këtu nuk është çështje vetëm e mjeteve të munguara që nuk ka, por e një sërë problematikave që lidhen me mbrojtjen nga zjarri.

Së pari, nuk e kemi kulturën anti-zjarr në zhvillimin urban. Shqipëria po zhvillohet pa pyetur për rrezikun e zjarrit. Qendrat më të mëdha urbane të Shqipërisë dhe fshatrat gjithashtu, po zhvillohen sikur zjarret nuk ekzistojnë. Nëse bie një zjarr në Tiranë në zonat e zhvilluara pas vitit ‘90, njerëzit mund të piqen të gjallë në pallate, ku nuk ka vend të hyjë asnjë biçikletë në rrugicë, e jo më zjarrfikëse.

Në fshatra po ndërtohet pa kritere jashtë ‘vijave të verdha’ dhe befas shtëpitë e gjejnë veten mes një pylli apo kullote të rrezikuar, non stop, nga zjarret e barinjve të papërgjegjshëm. Planifikimi urban i Shqipërisë së pas vitit 1990, e ka injoruar zjarrin si element shkatërrues dhe tani po paguan hakmarrjen e  tij.

Së dyti, nuk kemi infrastrukturë rrugore të përshkrueshme as në qytete, as në pyje dhe as në male, për të shuar zjarret. Malet e Shqipërisë janë ndoshta malet më të papërshkrueshme nga rrugë emergjence për kamiona së paku. Ka male të tërë që nuk kanë asnjë metër rrugë dhe nëse bie zjarr, ti mund të arrish atje vetëm nga ajri.

Së treti, nuk kemi një legjislacion të fortë kundër zjarrit. Zjarrvënësit që arrestohen e shfaqen në TV me pranga për të trembur fshatarët e tjerë, lirohen nga gjykata pas disa muajsh, se aq parashikon dënim kodi penal.

Në këtë pike, legjislacioni shqiptar duhet forcuar dhe duhet të bashkohet përgjegjësia e pronarëve të tokës apo atyre që i kanë kullotat me kontratë, për të mbrojtur territorin. Kësaj i duhen shtuar dhe penalitetet për çdo subjekt apo biznes që injoron masat mbrojtëse ndaj zjarrit, apo standardet e mbrojtjes ndaj tij.

Së fundmi, duhet të bëjmë doemos dhe flotën ajrore kundër zjarreve, për shkak të terrenit të thyer që kemi dhe papërshkrueshmërisë së maleve dhe territorit. Biles kam frikë se avionët kundër zjarrit do na duhen dhe për pallatet në Tiranë apo Durrës, pasi aty zjarrfikëset nuk bëjnë më punë. Pallatet në tërësi janë pa shkallë emergjence dhe një zjarr mund të bëjë kërdinë ende pa ardhur një zjarrfikëse.

Kjo situatë me të cilën po përballet Shqipëria tregon sa larg standardeve të një vendi normal jemi në këtë pikë. Rropatjet e ushtrisë apo policisë maleve të Shqipërisë, janë të dhimbshme dhe vlejnë vetëm për të thënë që po bëjmë diçka. Në fakt, ajo nuk është detyrë e tyre. Shqipëria duhet të fillojë të ndërtojë një infrastrukturë të tërë për të përmbushur standardet e mbrojtjes nga zjarri dhe kjo infrastrukturë nuk është vetëm pajisje me mjete, por është dhe ligjore, dhe edukative, dhe urbane, dhe në fund, natyrisht dhe çështje pajisjesh. Por mbi të gjitha është çështje standardi jetese që duhet të ngulitet në shoqërinë shqiptare, e cila është thuajse në një stad primitiv në këtë pikë.

10 komente në “Shqipëria po zhvillohet, pa pyetur për zjarret”

  1. Lexues i Temes says:

    PO MIRE O MERO PO 27 VJET PERJASHTU LUFTEN KUNDER KAMUNIZMIT ME SE U MORET .PATOZI KERKON PRAPE SALIUN APO BABEN KUJT JA KERKOJME!?

  2. PETRIT PATOZI says:

    Ku eshte i dhjeri ne koke nga gjithe shqiptaret, kriminelishkat Sali Berisha…ja kusuri i shkaterrimit urban, ja politika jote vidhni nga pak e me leni mua rehat te bej batwerdine ne shqiperi, ja rruget e gjeraqe ka ndertuar anembane..ptu qelbesire

  3. pylltari says:

    Une mendoj o i nderuar Mero qe po vuajme pasojat e kalamallekut te qeverise. Ti e mban mend o Mero qe ne kohe te diktatures kishte organizma te tera te quajtura ndermarje pyjore. Te cilet jo vetem benin inventarizimin dhe mbareshtrimin e pyjeve por detyre paresore kishin mbrojtjen e paligjshme te prerjeve si edhe mbrojtjen nga zjarri. Do thuash ishin te korruptuara po ishin aty. Kishte ne organike rontare pylli dhe vrojtues kunder zjarrit. Dhe keto struktura ishin dhe ne kohe te Saliut. Sapo erdhi rilindja i shkriu me themel kto ndermarje me eksperience 70 vjecare . Me e keqja u hodh ne plehra gjithe personeli inxhinjero teknik te vetmit te shkolluar per pyjet dhe u zevebdesuan me inspektore mjedisi pa as nje kualifikim thjeshte bandite gjobavenes qe ju turren bizneseve per ti vene gjoba. Sa ishin ne kembe keto struktura jo se skishte zjarre po kurre te kesaj mase sa sot. Sepse sinjalizimi ne kohe nga personeli perkates bente qe te fikeshin shpejt pa rrezikuar. Sot ato organe mund te persoseshin me tej me kohen si thua ti por sot praktikisht nuk ka kembe njeriu te merret me pyjet as per shtimin e tyre as per mbrojtjen e tyre. Pasi i baterdisi pyjet min mjedisit ja kaloi ato bashkive e keto kane vetem nje njeri per pyjet qe mer nje rroge e asnhe kompetence ska ky njeri. Me nje fjale rilindja shkaterroi teresisht pyjet e silvikulturen ndaj kemi kete gjendje se ato pak pyje qe kane ngelur jane praktikisht mall pa zot qe i djeg dhe nje kalama. Se ska kush ti thore as hesht as mos as te procedova.

  4. A says:

    Me ngrohjen globale, këto fenomene do të jenë të përvitshme.

  5. Nokja nga Terrova says:

    Cudi…atje ku mundesia me e madhe per te rene zjarri (mullaret e barit dhe kashtes,) nuk kemi asnje rast,ndersa druret disa vjecate te pyjeve po na ndizen disa here ne ditet.
    Rane ne qetesi shtyllat e TL dhe qoftelargu ka nderruar strategji.
    “Digjni sa me shume pyje e livadhe qe te zhdukim Edi Ramen”.
    Keshtu ben thirrje dobici i Karaxhicit.

  6. artan says:

    Mire e keni ju zoti Mero, por ne degjesat qe ka bere z. Rama me popullin gjate muajit korrik, nuk eshte ngritur ne asnje rast rreziku nga zjarret. Ne kete menyre na duhet te presim degjesat e vitit 2021 mbasi mund te kujtohet kush per kete problem.

  7. meçoja says:

    Sa blejmë makina të shtrejta per pushtetarët,sa blejmë 140 kompiutra per deputetët,një pjesë e të cilëve,as dinë ti perdorin,le të blejmë disa helikoptërë per shuarjen e zjarreve.Mali i Zi që ka një popullsi pak më shumë se gjysma e Tiranës,ka floten e vet per shuarjen e zjarreve.
    Aty ku s’hynë makinat per shuarjen e zgjarreve,le të hyjnë Buldozerët.Nuk eshtë.momenti të merremi me”bylyzykë”

  8. panajot says:

    Nje shkrim qe trajton problemin dhe jep zgjidhjet.

  9. zgjohu shqipe says:

    Ho vetem ne fshatra nuk ka Rruge .por Edi Rama.Duhet te filloje te mendoje zeriozisht per rruget nacionale (Mal i zi durres e me gjere.keta 4 vjet nuk ka vene dore…….Po ma kthehet nostalgia per Salen !!!!!!

  10. Nordi says:

    Mero ke shumë të drejtë, por prit të mbarojnë një herë me bojrat pa pret puna për zjarret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje