Mos e torturoni Lulzim Bashën!

10 Gusht 2017, 21:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një vërshim kërkesash ndaj Lulzim Bashës, të cilat mbartin të gjitha pas vetes nga një konspiracion.

Të parët, më të zellshmit janë kritikët e tij brenda partisë, që i janë qepur në këto ditë gushti ta gjejnë ku është fshehur dhe ta sjellin në selinë e SHQUP. Arsyeja për ta nxjerrë nga strofkulla e vet, nuk ngjan shumë e motivuar, pasi Rama akoma nuk ka nisur me qeverinë e re, ndërsa qeveria aktuale është e koalicionit Basha- Meta. Nuk besoj se po të rrijë Basha tek selia dhe po të bëjë çdo ditë ndonjë deklaratë, zjarret nuk do të ndizen në pyje nga shqiptarët e papërgjegjshëm dhe as zjarrfikëset nuk do kenë më shumë sukses. Thjesht kjo është një verë, e cila nuk ka më temë politike për Lulzim Bashën. Ai i konsumoi dy betejat e tij. Në të parën e mundi Edi Rama në të dytën mundi Ed Selamin. Tani prania e tij në selinë e SHQUP në këtë pikë vape nuk vlen për asgjë, përveçse për opozitarët e tij, të cilët duan ta kapin mos thotë ndonjë gjë gabim. Dhe ai e ka zgjidh këtë problem. Nuk flet fare. Ka ikur me pushime në hall të vet.

Të dytët janë ata që i kërkojnë të heqë ministrat teknikë nga qeveria. Edhe për këtë çështje ka një tufë akuzash. E para është, që mos-tërheqja e ministrave ngjan si një përpjekje për t’i çuar sinjal Edi Ramës për bashkëqeverisje. Të tjerë ankohen se po u merr fushën e opozitës LSI-ja, a thua opozita emërohet këtë javë e nuk ndryshon. Të tjerë kanë hall se mos këta ministrat bëjnë ndonjë lek, meqë janë në pushtet.

Arsyetimi formal i Bashës është se, ministrat do të paraqesin një raport për zgjedhjet, por vetë Basha nuk ka bërë asnjë ankimim zyrtar për zgjedhjet.

Ajo që unë kuptoj, është se Basha e ka më bezdi se ata që e kritikojnë, këtë punën e ministrave teknikë. Ai i vuri me shpresë se do të fitonte, dhe tani i kanë ngel në dorë. Në filozofinë e tij, ai e urren të bërit një punë dhe nuk do as t’i heqë, as t’u thotë ikni, as t’i lërë aty, as t’u thotë bashkëqeverisni. Thjesht e ka bezdi këtë temë dhe nuk do ta zërë në gojë.

Fakti që e bezdis dhe nuk flet për këtë, duket se ka ngjallur dyshime dhe këmbëngulje përse ata nuk ikin. Ata nuk kanë ku të ikin. Nuk ka kush t’i shkarkojë. Nuk ka kush t’i zëvendësojë. Ata do t’i keni në qeveri deri më 9 shtator, kur të formohet qeveria e re.

Disa prej tyre e ndiej që kanë më shumë bezdi se vetë kritikët, pse janë ministra, por nuk kanë çfarë të bëjnë. Por mbi të gjitha, Lulzim Basha e ka bezdi t’ia përmendësh këtë temë, pasi i kujtojnë 25 qershorin, dhe akoma më keq, krekosjen e 18 majit, kur doli si fitimtar nga negociatat me Edi Ramën. T’i kërkosh në këtë vapë llogari dhe për të vetmen trofe fitoreje që arriti para zgjedhjesh, është e pamëshirshme.

Ka dhe një valë të tretë kritikash ndaj tij, që i kërkojnë të bashkojë partinë, të rregullojë statutin, të garantojë që gabimet e tij nuk do përsëriten më etj. Këta të fundit janë dhe më të bezdisshëm akoma. Ai mezi ja doli t’i heqë nga partia duke e quajtur fitoren e tij personale më të madhe, ata duan t’i kujtojnë, se dhe 22 korriku është problem që duhet rregulluar. Lulzim Basha nuk mban kaq shumë ngarkesë dhe mos prisni të bëjë asgjë.

As do reagojë për situatën, as do merret me zjarret, as do merret me drogën, as do merret me kritikët e tij, as do merret me ministrat teknikë, as do merret me statutin e PD, as do merret me Kongresin dhe as me ekipin e ri. Nuk ka bërë ndonjë gjë në jetë, të bëjë gjithë këto gjëra për një muaj. Ai do bëjë atë që di të bëjë më mirë, t’i lërë problemet të rrjedhin vetë dhe të mos përballet me to. Ai vetëm për të mos u përballur me zgjedhjet, ishte gati ta linte PD jashtë tyre. U desh mjeshtëria e Edi Ramës dhe karamelja e ministrave teknikë, ta gënjente dhe ta fuste në lojë. Tani mos i kërkoni më llogari dhe mbi të gjitha mos e torturoni t’i kërkoni të përballet me problemet. Është e sigurtë se nuk ka asnjë konspiracion në atë që po bën. Thjeshtë po fle!

6 komente në “Mos e torturoni Lulzim Bashën!”

  1. Liri says:

    Gjume te mbare. Te pakten nuk ben keq. Ta lere te zotin e punes te punoje. Mbas kater vitesh le te ballafaqohet.

  2. Mihali says:

    Edhe elefandi I cirkur me nje karamele genjehet Jo me Lulka me reublikene re. Kritiket e tij te kualicjonit si Medihoxha, elekroauti Noka,Murizi gjembac etj.e kan inkurajuar Bashen te fitonte zgjedhjet duke u sheller ne cader,duke pir raki,bira me fuci dhe duke ngren pica bashke me Bashen.Tani mbasi siguruan edhe vendin ne parlament nga votat e PD-s,Tani Po I bejn kakerdhi Bashes ne SHQUP.

  3. sit back and relaks says:

    hmmmmm Mero, ke filluar pazaret ti quash ndryshe mjeshteri!!

  4. kleptofagos says:

    Po na e ben per gjynah, o Mero! Njeriu mund te punoje edhe nen rrogoz.. dhe te duket sikur nuk ekziston. Ne Rinas, Hollande, Kosove e Serbi, ai ka punuar edhe naten, anipse nuk e njihte kush. Ne fakt, nje gjumash nuk mund te pasurohet aq shume. Tani qe eshte i njohur, ai perseri luan rolin per te cilin paguhet, qe te duket sikur fle gjume..

  5. kapter Jari kandidat says:

    Do zgjohet ose do ta zgjojne kur te filloje vejtingu. Po e kaloi ne gjume edhe kete periudhe dhe po te mos dale per gjah ja vlen te dekorohet. Me teper mos kerkoni nga ai.

  6. Mentari says:

    Mero shko edhe ti me pushime sic ka shkuar Basha sepse ke humbur vrapimin e mendimeve.Basha beri nje kontrate me mazhorancen per te vetmen aresye qe me shprese se gjedhjet nuk do vidheshin e blere me shum se sa lejohet fsheftesia por Plehrat e Aleances p[rape se prape vodhen dhe vodhen me shum se sa Basha dhe ndonje shqiptar tjeter mund ta e mendonte dhe perderisa ne kete vend do te sundoj 99.995 enverist e zgjedhjeve shqiperia do te jet mut ne zhvillim e prosperitet,droge,mafie dhe vjedhje massive do te sundojne kete vend sic e sunduan ne keto 4 vitet e shkuara.Mero ndihmoje pak Edi Ramen se ka shum nevoj edhe pa ta e kerkuar ate sepse Rama eshte I rrethuar nga bandit e droges dhe te krimit qe po fundos shqiperine per dit e pervite ,po e zhduk komplet nga harta si komb e shtet sepse cdo vit ikin mbi 200000 shqiptar nga papunesia, fukaralleku e padrejtesia prandaj ndimoje Ramen ta e shkaterroj me sa me pare dhe sa shpejt kete shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje