Autovetësugjestionimi i ca politikanëve është shndërruar në modë në skenën politike shqiptare. Në përfundim të këtyre zgjedhjeve, sipas KQZ-së, Partia Socialdemokrate fitoi ne Shkodër një mandat. Një eufemizëm politik ala shqiptar ky, për t’i hedhur një vello të vërtetës. Ne të gjithë e dimë, se në Shkodër nuk fitoi PSD-ja, po Tom Doshi, si person. Pse duhet të gënjejmë veten, votuesit, Partinë, që merr përsipër autorësinë?
Edhe në Peqin, Elbasan, na thuhet zyrtarisht se fitoi PDIU-ja. Domethenë, sipas kësaj logjike, çështja çame qenka kaq e fortë në këtë qark, sa nuk është në Tiranë, Konispol, Mursi… T’i themi gjërat me emrin e tyre dhe jo me pseudonime: fitoi Aqif Rakipi dhe jo Partia në fjalë. Nuk ka nevojë per zbukurime e fjalë te medha. E verteta duhet pranuar dhe nuk ka nevojë për veshje gabi politike.
Ne duhet të jemi vendi i parë në botë për numrin e partive politike. E përjashtojnë dikë nga një parti, ose ikën se zihet me kryetarin, të nesërmen e ke kryetar të një partie të re. A mund të më thotë dikush se ku ndryshon Partia Socialdemokrate, me Partinë Demokratikesociale, në program a në statut, me përjashtim të emrave të kryetarëvë?
Po Partia Demokristianë, më Partinë Kristiandemokrate ku dallojnë? Nga emrat e pandryshueshme të kryetarëve të përjetshëm.
Ç’u bënë partiçkat që mbijetojnë prej dhjetevjeçarësh në këtë vend të vogël?
Ekzistojnë vetëm ca persona, që, për t’u dukur më të rëndësishëm, i bashkangjisin vetes një parti me lloj-lloj emrash. Vangjel Dule është një personalitet aktiv ne politikë, me një elokuencë dhe veprimtari personale dhe mbetet i tillë edhe pa PBDNJ, nga mbrapa. Ku është kjo Parti, që nuk e shohim gjekundi. Kur edhe vete kryetari e braktisi dhe u strehua ne listen-bunker të një partie tjetër?
Po Agron Duka, nje biznesmen i suksesshëm dhe një personalitet, që nga socialist, kthehet në republikan, pastaj merr një parti të gatshme, Agrare- Ambientaliste dhe në fund përfundon në listat e një partie tjetër, Partisë Demokratike? Si ka mundësi ta pranojnë partitë e tyre, që kryetari t’u bëhet anëtar i grupit kuvendor i një partie të madhe, vetëm e vetëm të sigurojë për vete një karrige deputeti! A nuk quhet braktisje e partisë kjo, tradhti e programit dhe objektivave të saj? Ja, pra, nuk kemi parti fare në këtë rast, po vetëm kryetar…
Po Fatmir Mediu, kryetar jetëgjatë i një partie të hershme, Republikane, që prej kohësh është kthyer në shtojcë të PD-së, duke qenë pjestar i rregullt i grupit të saj kuvendor? Nëse këta e duan të jenë drejtues partie dhe ta përfaqësojnë atë në Kuvend, le të dalin në shesh të burrave dhe të provojnë forcat.
Ç’i duhej Tomës kopertina socialdemokrate? Ai e fiton vetem, krejtësisht vetëm, deputetllëkun, se është i zoti dhe ajo zonë e do, jo per syte e bukur dhe as se i ka marre malli per socialdemokracinë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Aqifin, i cili nuk ka nevojë për fushatë elektorale, për të takuar zgjedhësit e për t’u premtuar gjë. Dhe as për t’u shpjeguar programin e Partise. Ai është atje, pranë tyre, në çdo kohë, natën ditën, duke u marrë edhe me spitalet për një të sëmurë, edhe duke ndihmuar për dasmën e një fukarai. Po të pyesësh votuesit e Tomës për programin socialdemokrat, ata do nënqeshin dhe do ngrene supet. Me të drejtë. Njihnin vetëm Tomën dhe jo Partinë. Shko pyet ne Peqin, apo Gramsh, Cërrik, Elbasan e Librazhd nëse e njihnin çështjen çame dhe rrugën e zgjidhjes së saj. Mos na ngatërroni me këto gjëra, do të të thonë, ne njohim vetëm Qifin. Ai zgjidh hallet tona, ai mund ta zgjidhë dhe çështjen çame. Natyrisht të njëjtën gjë duhet thënë dhe për Bujarin e DELTE-s, një biznesmen i suksesshëm, punëtor dhe i pafjalë, që nuk fitoi se u premtoi zgjidhjen e çështjes çame, po zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetareve të zonës…
Nuk ia vlen te përmendim këtu Nard Nokën anekdotik dhe Partinë e tij, që la në hall të tyre katolikët e Veriut dhe zgjidhi hallin e tij duke gjetur një strehëz në listën e demokratëve; dhe as Kreshnik Spahiun, i cili, pasi iku i fundit nga çadra që do bënte namin, u tregua dinjitoz në një çast, që, i zhgënjyer nga politika, braktisi kuqezinjte e shkretë…
Të gjithë këta burra të vetësugjestionuar nga të qënit kryetarë partiçkash, dëshmojnë në çdo fushatë, se nuk kanë hallin e menderforcave që përfaqësojnë, po vetëm veten e tyre. Para partise së tyre, ata zgjedhin një parti tjetër më të fortë e me të sigurtë. Vari hejbet partisë sime, kjo tjetra është më e mire!
Kjo më kujton historinë e atyre dy burrave që u kishin humbur gratë dhe u gjenden njëkohësisht te sporteli i policisë.
– Urdhroni, – ju drejtua polici te parit.
– Më ka humbur gruaja, dua të ma gjeni.
– Edhe mua më është zhdukur gruaja, – ngriti zërin i dyti.
– Mirë atëhere, na thoni ca shenja karakteristike për secilën, që t’i kërkojmë…
– Imja është 1 80 e gjatë, – nisi i pari në radhë, – bjonde, me sy të kaltra, me gjoks të madh, me bel të hollë, këmbë të gjata…
– Qartë, – tha polici, – po ti tjetri?
– Vari hejbet asaj times, gjejmë të këtij njëherë, se ia vlen…
Keta duhet te marrin shembull nga Petraq Vasillaqi, i cili per arsye se leshelia doli force e pare vetem ne Skrapar, dha doreheqjen dhe tani leh cdo dite si zagar.
Bukur!
Te lumt zoti Cakulli.I ke rene pikes.Te gjitha jane te verteta.Respekt.Pershendetje.
Analize e vertet Dr.Filip.
Gjithe kjo Amerik ka vetem Dy parti qe drejton 350 miljon popull ndersa kjo Shqiperi me 3 mijon popull ka reth 50 her me shume parti qe nuk i duhen gje vendit.Ato Jan kthyer ne fabrika genjeshtrash,trillimesh,akuza dhe shpifje.
Bipolarizmi po vjen Filip! Edhe nji “grua” e bukur ska humbur ende!
Hahahaha, e bukur kjo historia
Mbase per nje vend te vogel si ky i yne ka ardhur koha per tu eksperimentuar dhe per te aplikuar demokracine direkte. Demokracia perfaqesuese ketu ka deshtuar, mbase dhe per faj se duam ta importojme ate nga vende te tjera qe nuk kane karakteristikat e vendit tone, por duke i imituar me se keqi pandehim se jemi ne te njejtin nivel me ta.
Per mendimin tim ceshtjet e rendesise se vecante qe kerkojne reagim te menjehershem si p.sh. ushtira, financat dhe diplomacia, vemndimarrja e tyre tju lihet ne dore nje qeverie te perfaqesuesve te popullit, ndersa ceshtjet e tjera qe nuk kane ate nevojshmeri te menjehershme te marrjes se vendimit tju lihet ne dore popullit, apo thene ndryshe demokracise direkte, sic mund te jene ceshtjet sociale, shendetesore, kulturore etj.
Por ketu nuk eshte zhvilluar ende nje referendum per ndonje gje! Behen zgjedhje dhe askush nuk merr pergjegjesi per humbjen! qe do te thote se kasta sunduese nuk arrin te kryeje katharsis e te vetepastrohet, sic duhet te ndodhe ne nje demokraci perfaqesuese. Kjo problematike thelbesore shuhet ne demokracine direkte. Keshtu qe fillimisht duhet te ushtrojme me shpesh te drejten e referendumeve qe te mesohemi me demokracine direkte.
Shume bukur.
Artikulli i mesiperm fillon me fjalen “autovetesugjestionim”, qe eshte nje fjaleformin krejt i gabuar, sepse “auto”, nga greqishtja, eshte ekuivalenti i shqipes “vete”, pra, duhet shkruar “vetesugjestionim”, qe e ka edhe fjalori normativ i gjuhes sone. Shpesh perdoret edhe “autosugjestionim” ose “autosugjestion”.
Ne Shqiperi, partite dhe sidomos partickat jane organizata “politike” me konflikte te medha interesi dhe qe veprojne haptazi ne kundershtim me ligjet dhe kushtetuten. Ato duhen denoncuar dhe akuzuar si organizata kriminale. Humori i shendetshem i Filipit i ben mire memorjes se popullit, por derri nuk vritet me sacme mullenjash..
Cesthja nuk eshte se perse keta krijojne apo blejne parti, por perse mileti eshte kaq fukara dhe detyrohet i shkreti te votoje keta injorante hallouper “biznesmene te suksesshem”. Kush e ka lene miletin kaq fukara qe detyrohet…
Kur pyeten ne nje fshat, se kush ishte kryetari ?
Kryetar eshte filani,por per te pyetur ,pyetet ajo shtepia atje lart !
Ne PD kryetar eshte Basha,por pyetet ai tek 20 kateshi !