Portrete paranojake për një Lulzim që nuk ekziston

18 Gusht 2017, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot ka pasur një shpërthim komentesh nga kundërshtarë të Lulzim Bashës brenda PD, gazetarë opozitarë, njerëz që kanë qenë afër tij e më gjerë. Të gjithë bien dakord se raporti i “teknikëve” është një farsë dhe pastaj ndahen në arsyetimet e tyre, përse i duhet Bashës ky raport.

Janë së paku tre akuza të forta ndaj tij, të cilat vijnë nga kampi i vet.

Akuza e parë, është që Basha ka shitur zgjedhjet, pasi ka bërë pazar me Ramën. Më të konsoliduar këtë tezë e ka Topalli, e cila thotë se Basha tentoi bojkotin për të kapur pazarin me Ramën dhe pasi e kapi atë, e la opozitën rrugëve. Këtu ka diçka të vërtetë.

Akuza e dytë kundër Bashës, është se raporti i “teknikëve”, synon të justifikojë disfatën e thellë për të cilin Basha është përgjegjës.

Akuza e tretë, është se Basha e bën këtë për të mbuluar masakrën e zgjedhjeve në PD, që Basha bëri më 22 korrik.

Konspiracioni rreth arsyeve përse Basha nxiti “teknikët” të bënin këtë raport, është bërë aq i larmishëm, sa të gjithë janë gati të hamendësojnë ndonjë arsye të fortë që ka pasur Basha ta bëjë këtë.

E gjithë kjo më duket një supervlerësim për Bashën, një supervlerësim që ai jo vetëm nuk e meriton, por as nuk e ka ëndërruar. Përshembull, paranoja se Basha dhe Rama kanë bërë një pazar që njëri të fitojë këtë herë, ai herën tjetër, apo që Basha dhe Rama kanë bërë pazar si të bëjnë fushatën, si të paguajnë median etj, janë shumë konspirative. Skenar po ashtu paranojak, është ideja që Basha e bën këtë të mbulojë 22 korrikun, apo edhe që Basha po flet tani për vjedhje votash dhe vetë nuk ka bërë ankesë zyrtare, se donte të mbaronin zgjedhjet në PD.

Të gjitha këto na paraqesin një Lulzim Basha që mendon, që vret mendje dhe gjen shtigje si të dalë nga situata. Akoma më keq, këto paranoja ngrihen mbi një gënjeshtër që gjoja zgjedhjet janë shitur, janë blerë, apo janë vjedhur. Kjo nuk është e vërtetë.

Përveçse këto janë zgjedhjet më të mira të Shqipërisë, dhe padiskutim fushata elektorale më e kulturuar e saj, këto janë dhe zgjedhjet e para ku njeriu e kupton sa i lirë voton kur ato nuk i bën Sali Berisha.

Të gjithë ata që shpikin këtë teorinë e shitjes së zgjedhjeve nga Basha, blerjes së tyre nga Rama, apo blerje me paratë e drogës etj, broçkulla, në fakt e thonë këtë se u duhet të vërtetojnë teorinë e tyre konspirative rreth Lulzim Bashës dhe akteve të tij.

Dhe e gjitha kjo, se nuk duan ta shikojnë të vërtetën në sy. Lulzim Basha as ka shitur gjë, as ka blerë gjë dhe as ka marrë gjë në shkëmbim. Lulzim Basha thjesht është një një kryetar opozite i paaftë, që ka humbur thellë. Të gjithë teoritë konspirative që sillen rreth tij, sillen se ende, as miqtë, e as armiqtë e tij, nuk pranojnë këtë fakt. Pranojeni këtë të vërtetë, pranojeni që ai është një udhëheqës tërësisht i paaftë, i pazoti, i paqartë, i pamenaxhueshëm dhe i paparashikueshëm për të qenë prijës i një partie, dhe do të kuptoni se të gjitha ato që thuhen rreth tij janë të panevojshme. Ai thjesht ka humbur, se nuk bën për atë punë.

Duke e stërholluar raportin idiot të “teknikëve”, duke stërholluar paranojat për marrëveshjet e tij me Ramën apo vjedhjen e mandatit brenda PD, jeni duke folur për një Lulzim tjetër, që nuk ekziston. Dhe kjo vjen nga fakti se kundërshtarët nuk kanë ndalur dot vjedhjen e votave nga Luli brenda PD, dhe flasin për pazar të Lulit për shitje votash jashtë PD. Po të kishte humbur Basha më 22 korrik apo të kishte ikur nga PD, nuk do kishim fare zhvillime të tilla.

Lulzimi për të cilin flisni, nuk ekziston. Ai është vetëm në mendjet tuaja. Ai i vërteti, ai që qesh para kamerave dhe fle në zyrë, nuk është ky që keni në mendje. Është ai që ka humbur më 25 qershor e që duhet të ikte në shtëpi, pasi me të në krye, PD do të vazhdojë të humbasë.

Njiheni atë dhe humbjen e  tij dhe do jeni të qetë nga gjithë këto paranoja. Bile dhe nga raporti i “teknikëve”.

7 komente në “Portrete paranojake për një Lulzim që nuk ekziston”

  1. dashamiri says:

    KETE RAPORTIN E MINISTRAVE TEKNIK MOS E Ka SHKRUAR VETE LULJA, OSE JA KA SHKRUAR TUR ZHELJA SIC I SHKRUeNTE FJALIMET QE LULKA MBANTE NE CADER?! RREZIK KETE RAPORT MINISTRAT TEKNIK DO TA KENE LEXUAR KUR U BOTUA . CDO GJE NDODH. MOS E BESONI PO DESHET

  2. dikur i dogjen makinen ,
    por si i thone asaj ,
    bytha qe o msu me pjerdh do pjerdhi gjithmon ,
    rrospia mbetet rrospi
    dhe vjen dita dhe e meson ,
    por teper von .

  3. zeni sybalena says:

    Shume mire e ke shkruar Mero, do te doja te beje nje ballafaqim me ate anal-istin Andi Bshati dhe te mos e botosdh me ne gazeten tende sepse shkruan vetem kodra pas bregut.

  4. Niko Shpiragu says:

    Pothuajse ne te gjitha rastet une kame qene plotesisht dakort me ju z. Mero. Kete here jam prap dakort me ju, por me kusht qe ne paragrafin ku thoni qe Luli ka qene kryetar i opozites dhe udheheqes partie te zevendesohet fjala Luli me fjalen Sali. Basha kurre nuk ka qene ne funksione te tilla dhe kurre nuk do te jete. Ai eshte nje marionete. Zgjedhjet i humbi Sala si gjithmone, pavaresisht se disa here i ka vjedhur dhe manipuluar. PD nuk i fitoi dot zgjedhjet me kerbacin e Sales ne 2013-n dhe jo ti fitonte ne 2017-n ku ishte ne opozite. Keta trimat qe bejne zhurme tani ishin ne 2013-n ne pushtet dhe nuk fituan dhe tani kerkojne qe ti fitonte Basha. Keta harrojne ose bejne sikur harrojne qytetaret shqiptare qe votojne dhe s’pyesin per hajduter dhe vagabonder politik . Une mendoj se ata e dine shume mire se populli votoi me i lire dhe i qete kete here dhe ia dhe voten PS. Por ata e kane hallin tek Basha qe nuk ishte i afte si Sala qe ti vidhte e grabiste votat, por kete s’kane se si e thone keshtu hapur sic e duam ne se nen ze e thone. Marreveshja Rama -Basha, pavaresisht se cfare pati brenda dhe se si u be, pati vlere sepse futi opoziten ne zgjedhje dhe keshtu e shpetoi nga shkerrmoqja e plote dhe ndihmoi stabilitetin politik ne Shqiperi. Per kete duam ose nuk duam ne duhet te falenderojme Ramen dhe Salen si autoret e saj, se sa per Lulin ai ishte atje i derguari i Sales. Kjo puna e atij raportit qesharak te atyre njerezve qesharak eshte llogje pazari se ne te gjithe e dime qe populli votoi dhe do te votoje per PS edhe here te tjera. Vetem pensionistet dhe veteranet qe votojne te tere per PS jane me shume se sa antaret dhe simpatizantet e PD, pa le masa e qytetareve te ndershem dhe e paperlyer e shoqerise. Ai qe ka me shumice votues nuk ka nevoje te blej vota e te manipuloj. Ai ka vetem nje problem se nuk i ruan dot te gjitha votat nga ata qe kane nevoje dhe i blene si PD dhe LSI. Keta kane qene dhe ishin edhe kete here hajdutet reale te votave, vetem se kete here nuk mund te benin kerdine se mungonte zoti Sali. Te deklarosh se u vodhen votat nga PS do te thote se vete populli(shumica derrmuese) vodhi dhe ky eshte nje ofendim per ate qe vet Sala e quan sovrani. Dhe sovrani nuk vjedh por vendos dhe kete here ai vendosi perseri qe stafeten tia japin PS. Llafet e tjera jane muhabet kot.

  5. kleptofagos says:

    Te analizosh kaq gjate aftesite apo paftesite politike te Lulit, eshte humbje kohe. Lulit e Luleve te tjera partiake dhe politike ne Shqiperi duhet tu analizosh dhe hetosh vetem vjedhjet dhe krimet kunder shqiptareve dhe te luftosh per ti futur ata ne burg. Te gjitha te tjerat qe shkruhen e stershkruhen nga media e varur dhe e pavarur, jane fishekzjarre per te hutuar njerezit. Sa per zgjedhjet e fundit, ku Mero thote se ishin me te mirat, mund te them se keto zgjedhje ishin farsa me e realizuar ne keto 25 vjet, ku populli (ai qe doli te votonte) zgjodhi me voten e tij “te lire” njerez qe nuk dolen nga komunitetet dhe qe nuk perfaqesojne interesat e tyre. Megjithate, ka demokrate qe ngazellehen me Grida Dumen, Fatmir Mediun, Nard Ndoken, e te tjere, ka socialdemokrate qe brohorasin fitoren “e thelle” ne Shkoder, PDIU-iste qe jetojne akoma ne Elbasan apo malesite e veriut, LSI-ste qe perfaqesohen nga studente e pioniere te Ilirit dhe sidomos socialiste, por socialiste qe i pelqen vetem ai, Edi Rama. Keta do te jene deputetet e “popullit” qe do te mbushin sallen e parlamentit te ri dhe do votojne ligje “vetem per te miren e popullit”. Nderkohe, aftesite e tyre per te qene ne listat partiake, jane thjesht (mos u cuditni, pyesni A. Duken sa e bleu Partine Agrare) pagesa nen dore, mungesa e personalitetit dhe servilizmi ndaj atyre qe perpiluan listat. Mundet qe keta njerez ti sherbejne popullit? Dhe tani, me thoni ju lutem, po Mero nuk i di keto gjera?

  6. Vezhguesi says:

    Mero, ke shume te drejte.
    E pame Lulin ne bashkine e Tiranes, nuk vuri asnje tulle. E pame si minister te ndertimit, ASGJE; vetem e coi koston e Rruges se Kombit nga 450 mln. Euro ne mbi 1 miliard. Dhe shpetoi si me magji. E pame si minister te brendshem qe beri hatane e 21 Janarit. Po me fresket e pame ne fushateen e fundit si njeri pa permbajtje, i fryre si kaposh.
    Pyeteni veten ju anetaret e PD: a te bind Luli kur flet, a nuk ju duket si daulle zhurmuese bosh nga brenda? E gezofshi, e paci perhera qe te relaksoheni ne opozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje