Një raport i një polici korrekt në Holandë, i cili është realisht i shqetësuar për rritjen e kriminalitetit nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në rajonin e tij, ka rikthyer në Shqipëri më shumë se në Hollandë, debatin për rikthimin e vizave. Edhe pse nuk kemi të bëjmë me ndonjë kërkesë zyrtare të Holandës, por me ditën e zakonshme të punës së policisë së saj, pra edhe pse nuk ka asnjë indikacion që të ketë politikë speciale kundër Shqipërisë për heqjen e vizave, Sali Berisha ka prishur rehatinë e tij, në vilën luksoze të Lalzit, dhe po përpiqet të ngrejë një alarm fals.
Mundësia që Bashkimi Europian të forcojë kontrollet kufitare pas ngjarjeve terroriste është real dhe një masë e duhur. Po ashtu, mundësia që shtetasit nga vende si Shqipëria duhet të jenë më të besueshëm kur udhëtojnë, dhe për këtë duhet të paraqesin prova, po ashtu duket se do të ndodhë. Por as Holanda, as Franca dhe as ndonjë vend tjetër europian, nuk ka ndonjë propozim për rikthim të vizave.
Raporti që citon sot shtypi shqiptar është një raport që hartohet nga policia e çdo vendi që ka probleme me të huajt, por nuk ka lidhje me qëndrimin zyrtar të shtetit rreth vizave. Ato janë sugjerime që institucionet i bëjnë njëri- tjetrit brenda vendit. Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë për të.
E vetmja gjë që ja vlen të diskutojmë, është përse Berishës i ka mbetur ora tek vizat dhe mendon se mund të terrorizojë shqiptarët, duke menduar se atë që nuk e bën dot si opozitar, mund ta bëjë si shantazhues?
Politika e heqjes së vizave është politikë europiane dhe jo shqiptare. Shqiptarët janë përfitues ashtu si vendet e tjera. Në Europë nuk ka arsye antishqiptare për të rikthyer vizat. Nëse do ketë ndonjë ditë arsye europiane, mund të ketë dhe ne nuk e ndalim dot.
Por tani nuk ka asgjë të tillë. Tani ka vetëm një plak të lodhur e të xhindosur që i kanë hequr vizën shqiptarët, dhe që ai mendon se mund t’i trembë dhe t’i shantazhojë ata, duke krijuar fabula për rikthim vizash.
Për më tepër që nëse ka njeri kompetent për Holandën dhe vizat holandeze, ai është vet kryetari formal i opozitës, i cili është dhëndër brenda në një familje holandeze. Rikthimi i vizave dëmton rëndë lëvizjen e lirë të opozitës e cila duhet të çojë çdo fundjavë në Holandë kryetarin e saj për të kontrolluar a janë ujitur lulet në shtëpi. Por nuk ka ndonjë lajm të tillë, ndaj mos u shqetësoni.
Berisha, pikërisht prej marazit të atij që i ka ikur pa vizë dhe pa leje nga selia e partisë dhe po shijon pushimet pasi ka marrë me vete çelësat e SHQUP, po përpiqet të krijojë fabula opozitare në Tiranë, të cilat dëshmojnë se sa joserioz ka qenë i pari vendit, i cili së paku e di si janë vendosur vizat dhe të paktën duhet të bëjë edhe sikur e di si rikthehen.
E vetmja vizë që është hequr përgjithnjë, është viza që shqiptarët i kanë hequr politikës së Berishës dhe për atë nuk do të ketë rikthim. Përpjekja e tij për t’u treguar shqiptarëve se çfarë mund të humbasin, tani që ai nuk është në pushtet, është përveçse banale dhe e ligë, edhe një tregues i urrejtjes që ai ka për faktin, që shqiptarët të parën në listën e gjërave që nuk duan, kanë Berishën. Pastaj heqjen e vizave.
Shume e sakte:!Ia kemi heq vizen kriminelit plak e gjithe “gam-gam”gistave !
Ti mero gjigant, ti mero kolloz.
Dhe ke te drejte
Ky popull eshte si qeni
I sheh gjerat vetem bardh e zi .
Si ne 90 qe duhej prishur cdo gje e sistemit komunist. U prishen edhe fabrikat e uzinat u prishen pemet fushat arat kanalet ujitese e kulluse. Ca ngeli paprishur u arit me sukses ne 97. Cudi me vjen si shpetuan hidrocentralet. Dhe shqiptaret moren rruget e botes.
Edhe tani qe shqiptaret po marin prape rruget e botes. Duhet prishur cdo gje qe u be ne kohen e berishes. Me vizat duket se jemi ne rruge te mbare.
Edhe me rruget rilindja duket se nuk eshte mbrapa me eksperimentin e lungomares ne vlore qe ngushtoi rrugen , keshtu duhet te beje me cdo rruge te bere nga berisha. Duhet ti ngushtoje te gjitha. Ca kuptimi ka te eces ne autostrade si njeri kur mendon qe ate e ka bere berisha .me NATO _n jam kurioz si do e cbejme.
Dhe ne fund ndodh qe per kete popull qe nuk ben asnje pune vec hashashit kurvave dhe grabitjes pak ere muti ne sezonin turistik ja kane fajin europianet.
Dhe duhet te jene te lumtur se mgjth gjithe bota ja ka hequr vizen moralisht, e rendesishme eshte qe hoqem betishen.
Ja ky eshte popull.
PS: shiko kur te fillojne te shkruajne trutharet pse me mire ishim me berishen?. Edhe me te drejte ne nje vend qe analfabetizmin funksional e ka 64% ( qe njerezia nuk kupton ca lexon) dhe 31 % duan diktature .
Bravo Mero !
Mbasi lexova Meron (Endri Fugen) u qetesova!
Shkrim brilant qe pasqyron sakte perpjekjet e kota te kryekriminelit te marrosur te Vicidolit dhe agjentit serb per ti bere dem shqiperise. Mero faleminderit per shkrimin mjaft terheqes.
Booooo cfare i bo ti ketij , zbor i bo. Masakrim
Bjeri derrit
Eshte dritshkurtesi te gezohesh kur merr nji lajm qofte edhe i vertete qe ra zjarr, ska korent, ka permbytje, u mbyten dy femije, do vihen viza etj… vetem se kjo te krijon mundesi te luftosh kundershtarin! Aq me teper kur nuk mban pergjegjesi per kohen tende kur ke qene ne pushtet!
O Mero , po ja hoqen vizen Berishes I pari qe duhet te deshperohet duhet te jesh ti pasi do ngelesh pa motiv ! Nuk do ket me adrenalin te fshehur midis rreshtave ne shkrimet e tua !!! Apo do ja kërcasësh Sandrit …
plani esht I till. esht plan europolicor. : te gjith shqiptart qe do levizin ne EU do pajisen me nje mikrocheap qe te monitorohen levizjet e tyre. esht e njejt me ate qe u vihet te burgosurve kur dalin me leje. si bicim byzylyku ke kyci I kembes qe leshon sinjale dhe me satelit e kontrollon se ku shkon personi.
kjo esht sygjeru nga CIA amerikane qe I ka shqiptart me dosje te vecant “kriminel te lindur”.
debate neper mjediset e brendshme europolicore eshte nese kjo mase kontrolluese tip “big brother” do te shtrihet vetem ke shqiptart e shqipnis kosovs maqedonis,apo edhe me tej ke t gjith shqiptart etnike edhe ke ata qe kan marr pasporta te huaja dhe jetojn ne perndim,.
nje pik e erret e debatit esht fati I shqiptarve came te greqis. cdo beht me ta?
greqija ka medyshje,edhe ti kontrolloj me byzylykun elektronik,meqe I cilso te rrezikshem si kriminela gjenetik,edhe te mos …sepse shkelet dinjiteti grek meqe I cilso grek per arsy politike.
fjalen e fundit e ka presidenti Trump I cili dihet qe esht antikrim. dhe esht gati te monitoroj me satelit gjith levizjet e kombeve kriminele si meksikanet,kolumbjanet,jug italjanet,… e midis tyre edhe shqipot…
sala I berishajve hesht,sepse s don me u prish me trumpin por s don me u bo edhe I keq me krimin shqiptar ku ka rrenjet.
pritet vjeshta me sjira qe te vendosi…
Si të shket pena, or Mero, kundër Berishës. si mbi gjalp.Nuk besoj se të janë dashur më shumë se dy minuta për ta shkruar.
Aa bravo mero që më sqarove se edhe berisha po bëjka kontrabandë me drogë në hollandë!
Ja që une nuk i di gjërat, madje mero është informatori im perfekt për çdo gjë e keçe që ndodhë në Shqipëri,
E kuptova edhe se luli po ujiska lulet e veta në hollandë, dhe me vërjen e vizave për AL
do e pësojnë të parat lulet e lulit?
Pastaj e kuptova nga mero se edhe Kosovarët e Maqedonisë po bëjkan dilerllëk, në hollandë,
Dhe edhe Kosovës hollanda do i vëjka viza,
Bravo mero ti je i sakt, ti i din të gjitha, lum ne për ty, se mos të ishit ju të na informoni për çdo……
Do na mbulonte terri informativ ?
I forte paska qebe Berisha. Edhe raportet e policise holandeze ai i shkruaka. Polici legene qe ju diktoka Berisha
U shterngua shume puna per mbjellje kanabisi. Po vjen stina e shirave dhe nuk do kete ku te vihen me zjarre ne pyje e ullishte. Ah, u gjet raporti korrekt i shqetesimit te te drejte te nje polici Hollandez dhe filluan “vajtimin” kukuvajkat.
mero i modh je frike kush ka te gjithe te korupturit we edi ka shpallur te 100 po keshtu gjygjtaret prokuroret dhe politikane etj qe emrat e tyre po futen ne sevetin ku do te shpallen nongrada. sa per sali plaku i cmendur lene ne te meditoje
pershendetje pa viza je i pambleth i shperndare si arrat e nuses kurse i mbleth je si familje e forte