Dasma madhështore, flet Xhensila: Jam akoma e emocionuar, Bes, bashkë përjetësisht

3 Shtator 2017, 12:52Lifestyle TEMA

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka reaguar për herë të parë pas dasmësh mardhështore që u organizua në Pallatin e Brigadave, ku ajo  kurorëzoi dashurinë e saj me aktorin Bes Kallaku.

Përmes një statusi në Instagram, Xhensila rrëfen se është akoma e emocionuar, ndërsa falenderon të gjithë ata që morën pjesë në dasëm.

Ndërsa në fund të mesazhit Xhensila sigurisht që nuk harron Besin të cilit i thotë: Bes, bashkë përjetësisht.

STATUSI I PLOTË

Jam akoma e emocionuar nga gjithcka e realizuar edhe e kaluar nga mbremja e dasmes. Ju falenderoj te gjitheve per urimet.

Mbase nuk kam mundur ti pergjigjem te gjitheve, por sinqerisht faleminderit me zemer, atyre qe e bene me te bukur edhe me perrallore diten e dasmes tone.

Faleminderit per cdo detaj te kuruar, personalizuar, edhe gjithcka te realizuar, nje pune kolosale edhe nje perkushtim maksimal, profesioniste te rralle, simply the best, rrini ne hije dhe ju ndrin ajo cka realizoni, keni vepra edhe jo fjale. Nuk kishte vend per pasiguri.

Flm Marcela Lati qe u kujdese per nje nga fustanet e mia ate nate, shija jote perkthehet ne klas, flm edhe Armand Peza per perkushtimin maksimal.

Faleminderit @valdrinsahiti qe realizuat fustanin tim te endrrave, madje edhe me bukur nga sa e kisha menduar edhe enderruar. Gjate provave te fustaneve kam menduar “THE DREAM IS REAL”.

Faleminderit “Mrizi i Zanave Fishte” per ushqimin qe shoqeroi mbremjen, nderthurjen e modernes me tradicionalen, jemi shum te lumtur qe morem feedback nga te gjithe te pranishmit, flm per sherbimin, flm qe erdhet per Ne, mbi te gjitha flm qe pranuat dhe na nderuat.

Mbremja ishte zjarr, sepse vete ajo eshte zjarr @aurelagace Ajo percjell energji, sebashku me fifin naa mbajten vertete ne ajer gjate mbremjes.

@elifara me e embla qershi mbi torten e mbremjes.

Pastaj @klajdiharuni @bruno qe ishit surpriza me e bukur.

Kledi Bahiti, flm per ate kenge qe ma qeshi shpirtin aq shume.

Faleminderit edhe te gjithe ju qe erdhet edhe gezuat bashke me ne.

Bes, bashke perjetesisht

1 komente në “Dasma madhështore, flet Xhensila: Jam akoma e emocionuar, Bes, bashkë përjetësisht”

  1. Kerkoj lokal per synetllik says:

    Pallati i Brigadave qënka kthyer ne lokal dasmash?
    Ndonje ditë do festohet synetlliku i djalit të ndonjë biznesmeni te fuqishem.
    Jam kurioz te di cili biznesmen e ka mare me koncension per dasma pallatin e brigadave, me
    siguri ndonje ” biznesmen i frikshem” ? ….
    Hahahaaaaaa…
    me siguri edhe presidentit i çojne ndonje racion te pa prekur,apo ndihmon ne guzhine me larje pjatash?
    Çfar komedie?
    Imagjinoni ne ” Buckingham palace” te behej dasma e Ms.Been.(Te me fale Ms. Been qe e krahasoj me katunarin kallaku)
    Hiqni dore nga keto budallalleqe mediokre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje