Për Partinë Demokratike gjyqtarja Fildes Hafizi do të ishte gjallë nëse institucionet do të kishin vepruar në kohë sipas ligjit.
Përmes një deklarate për media, selia blu nënvizon se amnistitë e aplikuara gjatë katër viteve kanë qenë skandaloze duke kërkuar rishikimin e tyre.
Më tej, në komunikimin për media, nënvizohet se PD do të kërkojë që të ndalohet ulja e dënimeve për personat që kanë kryer vrasje.
Deklarata e plotë:
Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohej nga veprimet e papërgjegjshme të shtetit. Nëse krimineli nuk do të ishte liruar nga një aministi skandaloze apo nëse policia do t’i kishte dhënë gjyqtares mbrojtjen që i njeh ligji çdo qytetari, ajo sot do të jetonte. Ne nuk mund ta lëmë të kalojë në heshtje këtë krim, vetëm për të pritur krimin e rradhës.
Qeveria duhet të japë llogari:
Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë? Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëve që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje? Pse policia nuk i afroi mbrojtje gjyqtares Hafizi kur ajo e kërkoi më shumë se një herë? Pse nuk vepruan për parandalimin e tragjedisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalisht nga gjyqtarja ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?
Partia Demokratike do të propozojë në fillim të legjislaturës së re një ligj i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Ne do të propozojmë edhe ashpërsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune.
Ndërkohë, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të rishikojë me urgjencë procesin e ofrimit të mbrojtjes nga shteti, për të shmangur mundësinë e injorimit të qytetarëve që u kërcënohet realisht jeta.
Amnistite jane firmosur nga presidenti Nishani o Lul Basha, dhe policia nuk ofron mbrojtje per persona te vecante pa nje vendim gjykate.
Analiza e PD shume e sakte duke u nisur nga pervoja e tyre si profesionista te krimit dhe vrasjeve.
Vetem gjygjtart e Saliut nuk kane faj. Te gjithe te tjeret jane fajtore! Keta na hiqen si te virgjera!
Para se te hetoje vrasjen e gjygjtares nga pd-ja, ne fillim te hetoje 21 janarin, gerdecin ,rrugen e kombit , firmosja per dhenieñ e detit jon per shfrytezim nga fqinjet , pastaj po i doli kohe pd-se te hetoje dhe vrasjen e gjygjtares , ama para saj ka te tjera ceshtje per tu hetuar …….o Lyl karabushi . Me vrap Lyli dhe pd-ja ta pervetesoje sado pak politikisht vrasjen , u ka mbetur nje cike sipe ne surat te peshtireve te pd-se??? O lylinuk behet keshtu opozite , keshtu jo 4 por 40 vjet do jeshne opozite o kriminel
Edhe ajo gjyqtare e Saliut ishte.Lushi i Saliut e denoi me 3 vjet ne rrethana lehtesuese vrasesin e saj,Nishani i Saliut e amnistoi,se cmut kerkojnre keta te mender PD-s nuk e di.
Hetoni gërdecin përpara,që gërdeci ju preftë.
Hajde dru me pre,or taj.