Angelovski: Me Shqipërinë do luajmë ndeshjen më të mirë në këto kualifikuese

4 Shtator 2017, 17:38Sport TEMA

Maqedonia do të përballet nesër në mbrëmje me Shqipërinë në stadiumin “Mlladiç” në Strumicë dhe trajneri Igor Angelovski beson se ekipi i tij do të shfaqë lojën më të mirë në këto kualifikime.

Pas triumfit në Izrael, atmosfera tek ekipi maqedonas është mjaft e mirë, ndërsa trajneri  Angelovski është i lumtur që Maqedonia do të luajë në Strumicë, qytet nga i cili është dhe lojtari më i mirë i kësaj skuadre Goran Pandev.

“Ne jemi të lumtur që do të luajmër në Strumicë, qytetin që na dha lojtarin më të mirë Goran Pandev. Besoj se nesër ne do të luajmë ndeshjen më të mirë në këto kualifikime, pikërisht kundër fqinjëve tanë. Atmosfera në ekipin kombëtar është në nivelin më të lartë dhe ne jemi gati të japim maksimumin.

Besoj se tifozeria maqedonase do të na japë mbështetjen e nevojshme dhe do të arrijmë një rezultat pozitiv. Unë nuk e kam vendosur ende se kush do të luajë, por besoj se do të jetë një formacion që do të duhet të sjellë fitore “, tha trajneri Igor Angelovski në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së së nesërmes.

1 komente në “Angelovski: Me Shqipërinë do luajmë ndeshjen më të mirë në këto kualifikuese”

  1. Korcari1 says:

    U hapen bythesh keta sllavet.Parashikimi im eshte Shqiperia 3- Skopjano 0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje