Shiten të gjitha biletat, 6.500 tifozë nesër për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri

4 Shtator 2017, 18:06Sport TEMA

Stadiumi “Mladost” në Strumicë do të jëtë i mbushur plot për sfidën e nesërme mes kombëtares së Maqedonisë në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë për eleminatoret e kampionatiti botëror “Rusi 2018”.

Siç informohet nga ana e Federatës së Futbollit Maqedonas, të gjithë biletat tashmë janë shitur, kështu që nesër pritet që rreth 6.000 tifozë maqedonas do të jenë në mbështetje për ekipin kombëtar të Maqedonisë.

Ndërkohë, përveç tifozave maqedonas në Strumicë do të jenë dhe rreth 500 tifozë shqiptarë që do të përkrahin Shqipërinë.

Sfida Maqedoni-Shqipëri do të luhet nesër në orën 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje