Sulmuesi maqedonas, Ilija Nestorovski, theksoi se atmosfera është e shkëlqyeshme në ekip në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë.
Ai është shprehur gjithashtu se me portierin shqiptar, Ertrit Berisha, ata janë shumë të njohur pasi që të dy luajn në kampionatin Italian.
“Berisha, mendoj se më njeh shumë mirë. Disa muaj më parë, i shënova atij një gol në ndeshjen midis Palermos dhe Atalantas.
Pas fitores me Izraelin, atmosfera është në nivel të lartë. Së bashku me kapitenin Goran Pandev jemi të lumtur që po luajmë në nivelin e duhur dhe shpresoj që nesër të krijojmë sa më shumë raste për të rrezikuar kundërshtarin “, tha Ilija Nestorovski.