Vettingu: Punonjës të Hipotekave fshehën pasuritë për disa gjyqtarë dhe prokurorë

4 Shtator 2017, 18:10Politika TEMA

Prokurorë e gjyqtarë dyshohet se po tentojnë të fshehin pasuritë, për të shmangur penalizimet nga Vettingu. Pjesë e këtij procesi ka dyshime se janë bërë edhe punonjës të hipotekave.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një letër konfidenciale që kryeregjistruesja e sapoemëruar, Blerina Doracaj, u ka nisur zyrave vendore të regjistrimit të pasurive.

Me anë të kësaj shkrese ajo kërkon rifillimin edhe njëherë të procesit të kontrollit të pasurive për 68 gjyqtarë dhe prokurorë, pasi faza e parë që sapo ka përfunduar ka konstatuar mangësi, deri në fshehje të të dhënave të pronave për një pjesë të magjistratëve.

“Nuk është dhënë informacioni për pasuritë në emër të personave të kërkuar, të cilët kane rezultuar të regjistruar ne ZRVPP, por të deklaruara nga subjekti, por edhe raste kur nuk janë deklaruar, duke sjellë për pasojë fshehjen e informacionit, e cila sjell pasoja juridike”, thuhet në shkresën e Doracajt.

Kryeregjistruesja paralajmëron personelin e hipotekës për përgjegjësi Penale. Një grup pune do të ngrihet për të verifikuar të gjithë mënyrën se si është bërë deri më sot lista me pasuritë e magjistratëve ne zyrat e hipotekave.

Përgjegjësi do të ketë edhe për punonjësit që do të konstatohen se kanë zvarritur procesin apo kanë ndihmuar subjektet për t’i shpëtuar Vettingut.

Në urdhër kërkohet të zbatohet menjëherë kërkesa që ka bërë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Interesave dhe të mos ketë vonesa në listimin e pasurive për ata që janë pjesë e reformës në drejtësi.

Janë konstatuar edhe gabime gramatikore në të dhënat e gjyqtareve dhe prokuroreve, të cilat kanë sjellë rifillimin e procesit të kontrollit e deri te fshehja e qëllimshme e të dhënave apo shkelja e afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve.

Grupi i punës i cili do të marrë përsipër Vettingun e pasurive do të punojë me orar të zgjatur deri në datën 15 shtator për të përfunduar të gjithë procesin.  Kjo është hera e tretë që punonjësit e hipotekës i kthehen kontrollit të pasurive për gjyqtarët e prokurorët. Herën e parë kontrolli mbeti peng i ankimimit të ligjit në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa hera e dytë ka gjetur parregullsi.

6 komente në “Vettingu: Punonjës të Hipotekave fshehën pasuritë për disa gjyqtarë dhe prokurorë”

  1. Emanuela says:

    Mos bre burre, nuk ban vaki. Rrofte Rambo2

  2. l says:

    Pune e pare qe duhet te beje Rama para se te filloj vettingu , te ndertoje burgje , do kete shume” kerkesa ” per banim ………………..

  3. Bushi says:

    Le te beje çdo gje vetingu,pasuriae hajduteve qofshin keta prokuror,gjyqetar,sidomos politikanet,nuk mund t’i zbuloi dot.Ata qe kane vjedhur,din edhe t’i fshehin.Ka me mijra justifikime,qe eshte zore t’i verifikosh.Deshiroje,qe pesimizmi im te behet optimizem.

  4. j says:

    Nuk i zbulon dot.Jane te gjithe HAJDUTE kush kontrollon,dhe kush kontrollohet.
    Popull HAJDUT dhe DEGJENERATE.Shih.kurvat,drogen,vrasjet,familjet,gjykatat,
    prokuroret,mjeket,amministraten gazetarine,pseudointelektualet e gjithshka.
    Fakti qe mungojne intelektualet dhe te ndershmit qe te denoncojne kete gjeme
    sociale dhe kombetare nuk do te thote se nuk ekziston.Askush nuk flet,gjendje pa sherim.
    Imaginoni Fezviun te denoncoje vjedhjet e berishajve.Nuk do te ndodhi kurre,
    e megjithate ai ushqen iluzionin e rreme se eshte gazetar dhe intelektual sepse
    ka fituar shume para. Mendoni ata qe para nuk kane dhe shpresojne te kene.

  5. Sendi says:

    Punonjesit e hipotekave dhe sidomos te asaj te Tiranes jane qendra te krimit.
    Hipoteka Tiranes ka nje krye kriminel juristin e apelit qe eshte koka e krimit dhe sekseri i gjykatesave me emrin Arjan Halili. Krimit e tij jane te pa fundme ne vjedhjet e pronave . Ate as kryeminisri nuk mund ta levizi nga Ai pozcion qe ka.
    Nje pjese te parave te krimit deri dje i derdhte tek PD kurse me vone Kur ndryshon testeren dhe kaloi tek LSI i derdhte tek partia tjeter. Ne hipoteke vepron Banda e Kuksit qe eshte e lidhur prokuror e gjykates . Aq hapur dilte ky Arjan Halili sa e thonte troc qytetarit ose kaq leke per mua , ose une do te flas me gjygjtarin dhe ti e ke te humbur gjygjin dhe keshtu ndodhte . Krim i pa koceptushem. Si mos ti fshehi Arjan Halili apo Bashkim Allarai pasurise e gjykatesave apo te prokuroreve ato jane bashkepunetore ne krime mostruoze.

  6. arben says:

    Llafet e shumta janë fukarallëk.Po të bësh një referendum e të pyetet populli se a është dakort që të gjithë politikanëve e pushtetarëve të korruptuar si dhe të gjithë kriminelëve e mafiozëve që në këto 27 vite u pasuaruan me aktivitete të pista tu sekuestrohet pasuria besoj se 90% do votojë PO.Atëhere zgjidhja është gati e nuk ka nevojë askush të vërtitet si miza pa kokë.Zbatoni pikë për pikë strategjinë që u ndoq në vitet 1945 për sekuestrimin e të gjitha pasurive të vëna gjatë kohës së luftës dhe Shqipëria do të pastrohet njëherë e mirë nga kanceri që po e shkatëron.Që të mos quravitet askush e të fshihet pas ideologjive që aq shumë i kanë qef le të zbatohen metodat që u ndoqën në Europën e pas luftës kur u zbatua e njëjta politikë për sekuestrimin e të gjitha pasurive të vëna gjatë luftës nga bashkëpunimi me pushtuesit.Të gjithë ne populli i pa përlyer në çorbën e qelbur të anarkisë ku ndodhet vendi kemi për të përkrahur këtë rilindje të vërtetë të Shqipërisë.Në të kundërtën le të jargavitemi si debilë e përditë të llomotitim se e dimë kush e ka fajin por nuk kemi çfarë të bëjmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje