Luan Rama: Dekriminalizimi sfidë e LSI-së, do të ofrojmë opozitë moderne dhe evropiane

4 Shtator 2017, 13:05Politika TEMA

Nën kryetari i LSI-së Luan Rama ka zbardhur detaje nga mbledhja e kryesisë së forcës politike ku ai është pjesë.

Ai ka bërë me dije se Lëvizja Socialste për Integrim pas 9 shtetorit do të vijojë me riorganizimin e të gjithë strukturave në  vend.

Rama tha se kjo forcë politike do të jetë zëri i interesit qytetar dhe se opozita do të jetë e mirëorganizuar në mënyrë moderne.

“Ju bëj të ditur se kryesia e LSI-së vendosi të  marrë disa mase për riorganizimin dhe ristrukturimin e strukturave në të gjitha nivelet.

Kjo vijen që të përshtatemi më mirë dhe të jemi në një rol më të mirë si opozitë duke ofruar një alternativë moderne, qytetare dhe evropizne përballë modelit arkaik dhe të kontestuar.

Ne e konsiderojmë rolin tonë si opozitë të rëndësishme dhe përcaktuese për fatet e demokracisë në vend.

Ne do të nisim menjëherë fazën e riorganizimit të strukturave në gjithë vendin për të konkretizuar angazhimin dhe kontributet.

Nënkryetarët e grupit parlamentar do të jenë Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu ndërsa sekretare Nora Malaj. Zëdhënëse e grupit do të jetë Flojda Kërpaçi.”

 

2 komente në “Luan Rama: Dekriminalizimi sfidë e LSI-së, do të ofrojmë opozitë moderne dhe evropiane”

  1. saliu says:

    Beni cfare te doni ,
    “Bisht qeni” do te ngeleni.

  2. Like floriri says:

    Ja edhe Leone i LeshELise. Është bërë su Kim Jongu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje