PD kërkon ribërjen e reformës territoriale: Të ndryshojë numri i bashkive nga 60 në 100

4 Shtator 2017, 09:40Politika TEMA

Opozita do t’i rikthehet sërish reformës territoriale. Përmes kësaj reforme, opozita kërkon shtimin e numrit të bashkive nga 61, që janë aktualisht, në 100 bashki pasi, sipas saj, vetëm në këtë mënyrë u ofrohet shërbimi i duhur qytetarëve në mbarë vendin.

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho konfirmoi për “GSH” se PD-ja do të kërkojë ribërjen e reformës territoriale pasi me ndarjen aktuale pushteti vendor është larguar nga qytetarët.

Reforma territoriale e kryer nga maxhoranca në mënyrë të njëanshme dhe me forcën e kartonëve pati si objektiv të parë dhe të vetëm ndarjen territoriale për përfitime zgjedhore. Sot këtë e kupton çdokush. Kjo e ashtuquajtur reformë duhet ribërë për të eliminuar defektin e më sipërm, por edhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, të cilat në vend që të përmirësoheshin, sikurse u pretendua, janë përkeqësuar dhe pushteti vendor është shkëputur dhe larguar nga qytetarët.

Nuk duhet të nisemi nga numri i njësive për të hartuar kufijtë e ndarjes. Nëse nisemi nga dy parametrat që përmenda më sipër numri i njësive del si derivat i tyre”, shprehet z.Spaho.

Por në të kundërt PD-ja nuk përjashton nga plani i saj zhvillimin e referendumeve lokale.

Mësohet se shumë shpejt do ngrejë një grup pune që do hartojë propozimet për një ndarje me më shumë se 61 bashki, shkruan gsh.al

Sipas demokratëve 100 bashki i bëjnë më të afërta shërbimet për qytetarët. Reforma territoriale nuk është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por në takimin e parë me grupin e ri parlamentar, kreu i opozitës e renditi si një nga çështjet kryesore të Partisë Demokratike me nisjen e legjislaturës së ardhshme.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha me datën 26 korrik, pas mbledhjes së parë me grupin e ri parlamentar deklaroi: “Beteja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë një ndër beteja kryesore së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale që i përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politikës grabitqare dhe me reformat e tjera të rëndësishme për vendin. Një gjë është e sigurtë, opozita jonë do të jetë opozitë institucionale parlamentare, por do të jetë po kështu opozitë aktive qytetare, e cila do të shtrihet në çdo hapësirë për të luftuar për të drejtat e qytetarëve”.

Partia Demokratike nuk e pranoi asnjëherë reformën e bërë nga qeveria “Rama” në mandatin e saj të parë, së bashku me LSI-në dhe PDIU-në. Në atë kohë, demokratët mbrojtën idenë se ndarja e re i shërbente rritjes së pushtetit politik të kryeministrit, largonte shërbimet nga qytetari dhe rriste kostot. Mësohet, gjithashtu, se reforma territoriale ka qenë pjesë e diskutimeve mes Ramës dhe Bashës, por mungesa e një marrëveshjeje për këtë çështje më 18 maj e komplikon parashikimin, nëse me nisjen e legjislaturës së re do të ketë apo jo mirëkuptim për të prekur reformën territoriale 3 vjet pas miratimit të saj.

3 komente në “PD kërkon ribërjen e reformës territoriale: Të ndryshojë numri i bashkive nga 60 në 100”

  1. Gzimi says:

    Jo i nderuar Depuitet, duhet te pergjysmohet numri, por jo neser, duhet nje studim i detajuar! harta e re nuk behet per tre kater muaj, duhen disa vite, te punohet, shikoni eksperiancat ne te gjithe boten, ne se ju duhet mendje merrni specialiste e fushes jo analistet.

    Me llogjiken tuaj ishin mire 380 e ca! ….
    Me respekt

  2. vera e nxehte says:

    Bota ecen perpar, profesor Spaho dhe ti me duket ne profesion je ekonomist. Pa le qe ne kohen e ekonomise se tregut ti kerkon te shpenzosh sa me shume me pretendimin se nuk u sherbehet qytetareve. Jepu parate qytetareve qe u ke vjedhur qe nga koha e qeverise Sali Berishes, jepu parate e pronave shtetrore qe i vodhet qe nga 1991, jepu parate e tokes, naftes, minierave qe i vodhet dhe keto jane me te rendesishme per qytetarin se sa ndonje leter burokratike qe do te shtosh ti per te vazhduar rrethin qe: per nje leter, nen dore ca para. Iku ajo kohe profesore, shko o dil ne pension, se s’ja thua me ti as per politike qe ben dhe Nard Ndoka e jo me per mendje.

  3. Fatosi-kosove says:

    Une mendoi se per te qene te kenaqur PD-ja,braho vet,luli,sali berisha e te tjetret,duhet bere nje reforme qe i jep te drejte vetem PD-s,brahos,lulit,berishes,fazlliqit,dules,e krimineleve te tejre qe te bejne ligje,rregulla alla ristanqe,ta beje zone,bashki apo komune vetem ate qe keta e vlersojne,psh lazarati te behet kryeqyteti i PD-s,burim financiar i saj te jete droga,krimi,plaqkitja e bankave dhe vrasjet me pagese,president te jene sali berisha dhe luli,poashtu edhe kryeminister po te dy,keshilltar special ta kene akoma fazlliqin dhe keti ekipi ti shtohet dule dhe ai greku tjeter qe po dhunon shtetin shqiptar ne Himare,pastaj braho te emerohet minister egzekutimi (i vrasjeve),paloka kryeprokuror special ku denimi me i Vogel per ata qe se kan votuar kurre PD-n apo kane ikur nga ajo te jete denimi me vdekje,kurse per kundershtaret politike vrasje ne shesh!!!
    Mendoi se ka akoma por edhe me kaq braho do jete i kenaqur por edhe koleget e tij,dhe kjo do behet nese qeveria do i jep mundesine te luaje me shtetin kesaj kategorie siq ka bere tash e kater vjet,dhe qeveria duhet ta kuptoi se shqipatret e votuan per ta bere te kunderten e ksaj qe kerkon braho,prandaj shqipatret presin qe ky dhe vrasesit tjere qe kryeqytet kane lazaratin e republike te re qadren te pergjigjen per te gjitha krimet dhe poshtersit qe i akne bere vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje