Si e sollëm ne Shqiperi të arrestuar diplomatin Vullnet Thanasi, nipin e Hysni Kapos

4 Shtator 2017, 09:13Politika TEMA

Nga Hajro Limaj *

Ishte fundi i gushtit 1987.Ndodhesha me shërbim në Stamboll. Në bregdetin e Bosforit po bisedonim me konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Ali Ymeri.

Kur po mbaronim bisedën , radisti më solli një radiogram teper sekret, të shifruar. Pasi e deshifrova, rezultoi se  urdhërohesha nga qendra në Tiranë se me mbërtjen në Konstancë të Rumanisë, duhej t’i bashkohesha operacionit të drejtuar nga Nikollaq Ziu, zëvëndës drejtor i Zbulimit Politik në Ministrinë ë Punëvë të Jashtme. Se çfarë operacioni ishte nuk më thuhej asnjë fjalë. Të nesërmen mbasdite anija me të cilën udhëtoja u ankorua në kalatat e portit më të madh të Ballkanit, në Kostancë.  Sa për kuriozitet, ky  port  pothuajse shumicën e kohës është i mbuluar nga mjergulla.

Me kapitenin e anijes shkuam në agjensinë përkatëse dhe dorëzuam dokumentet e nevojshme. Këtu pinim edhe kafetë e mirseardhjes që na ofronin autoritetet portuale.   Sapo u kthyem në hyrje të portit mbërritën dy makinat diplomatike të ambasadës tonë nga Bukureshti. Hipëm të shtrënguar tek makina  e dytë. Kur arritëm tek shkallët e  lëvizshme të anijes, nga makina e parë zbriti Nikollaq Ziu, oficeri i ndërhyrjes së shpejtë, Muharrem Abazi,  që kishte ardhur nga Tirana dhe Vullnet Thanasi, i arrestuar, të cilit mbi prangat e duarve i kishin  hedhur xhaketën. Ndërsa nga makina ku hipëm ne zbriti bashkëshortja me pranga ne duar dhe dy djemtë e Vullnetit. Për sistemimin e tyre ishin rregulluar dy dhoma te posacme.

Në njerën u vendos i vetëm Vullneti, ndërsa në tjetrën bashkëshortja me dy djemtë. Për Vullnetin u morën masa të rrepta sigurie. I arrestuar, me pranga në duar, në kokë helmetë çeliku dhe i shtrirë  në krevat, i lidhur më zinxhira në të dy këmbët dhe të dy duart. Ndërsa bashkëshortja ishte vetëm me duar të lidhura. Masat ishin tepër të rrepta, sikur kishim të bënim me një grup terrorist me rrezikshmëri të lartë globale. Gjatë ditës, dy fëmijët e vegjël ,shume shumë të bukur, qëndronin në kuvertë të anijes.Kur u nisëm për tu rikthyer në atdhe,vecanërisht në ngushticën e Bosforit dhe te Dardaneleve rritem në maksimum masat e vrojtimit dhe te sigurisë,mbasi mendohej se ai mund të ishte një agjent kapital dhe do të ndërhynin shërbimet e huaja  të zbulimit për ta shpëtuar . Te tre ne : Nikollaqi,une dhe Muharremi  kryenim sherbimin prane Vullnetit  nga 4 ore pa nderprerje.Vullnetin,  e njihja në një farë mase, kur ishte në Ministrinë e Punëve të  Jashtme.

E dija mjaft mire qe ishte nipi i Hysni Kapos,sekretarit të Komitetit Qëndror të Partisë së  Punës së Shqipërisë dhe anëtarit të Byrosë Politike.Zvëndësi i parë i Enver Hoxhes në linjë partie, i cili u nda nga jeta më 23 Shtator  1979  nga një smundje e rëndë në një klinikë në Paris  të Francës.Po kështu e dija që për dy vjet kishte qenë sekretar i parë i ambasadës tonë në  Çekosllovaki. I njofja babain dhe nënën,Xha Thanasin dhe Afërditën,mbasi ishin miq me xhaxhain tim, Xhemil Selamin (Limaj) që kishte qenë këshilltar i Hysni Kapos dhe pasataj diplomat në Turqi dhe Egjipt.Ata ishin edhe  komshinjë të mirë.Me lotë ndër sy dhe i drobitur Vullneti më tregoi se ç’ kishte ndodhur me të .Me daten 21 Gusht ne kufirin midis  Austrise dhe Cekosllavakise  , në doganën e Austrisë, në bagazhin e makines diploamtike  nje doganier  i kishin gjetur një sasi  stekash me cigare , për të cilat e kishin bllokuar, si nje veprim kontrabande te asaj kohe. Ishte njoftuar Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ata kishin urdhëruar dy diplomatët tanë në Vjenë që ta merrnin nga dogana dhe nëpërmjet Austrisë ta sillnin me avion për në Tiranë.Rrugës për në Vjenë ai kishte qëlluar më grusht diplomatin që ngiste makinën ,Kujtim Myzyri ,mbasi  në bisedën që zhvillonte me kolegun e tij  kishte dëgjuar urdhërin e ministrit te Brendshem,Hekuran Isai, që “ta sillnin gjalle a vdekur me cdo kusht në Shqipëri “.

Pastaj kishte zbritur nga makina ishte rifutur ne Cekosllovaki.Mbas dy ditesh  ishte rikthyer në Pragë pranë familjes. Këtu kishte patur shumë probleme, sidomos arrestimi dhe largimi nga personeli i ambasadës, operacion që e kishte drejtuar Nikollaq Ziu. Mbas dy ditësh largimi nga amabasada , kur ai udhëtonte me familjen drejt aeroportit të Pragës, për t’ u larguar përfundimisht në Suedi, me ndihmën e policisë çekosllovake, ishte arrestuar ne aeroport dhe ua kishin dorezuar autoriteteve shqiptare. Kjo ishte tabloja e kësaj ngarjeje, që u fry dhe  u rrit më shumë nga mënyra se si u komunikua dhe u veprua me të, se sa gabimi i bërë prej tij, i cili sot as që mund të mendohet të trajtohet kështu.Mbas 4 dite e netesh rrugetimi   detar nepermjet Detit te Zi,ngushtices se Bosforit, Marmarase, Detit Egje, me kthese ne fund te Kretes hyme ne ujrat e Detit Jon.Kur kishte nevojat personale therrisnim  Muharremin, oficerin e forcave special I cili e conte ne tualet vetem duke i liruar duart, por pa i hequr helmeten nga koka.

Kur mbërritëm në kalatat e Durrësit na priste zëvëndës ministri i Brendshëm  dhe drejtori i përgjigjthshëm i Sigurimit të Shtetit Zylyftar Ramizi  dhe shumë autoritete të tjera të kësaj fushe.Kur e zbritën nga shkallët e anijes në kalate,Zylyftari e goditi lehtë mbi helmetën e kokës. Për këtë “krim” dhe akuzë gjykata e dënoi Vullnetin me pushkatim, ndërsa presidiumi i Kuvendit Popullor, i drejtuar nga Ramiz Alia, ia zbriti me 25 vjet burgim. Ndërsa të shoqen me dy fëmijët i internuan në Burrel. Nëna e tij, Afërdita, motra e Hysni Kapos, pësoi një goditjë të rëndë dhe për pak kohë u nda nga jeta.

Vullneti denimin e vuajti ne burgun e Qaf Barit, rreth 18 km larg qytetit të Pukës i ndërtuar midis grykave të maleve. “ Në këtë burg ishin 500 të burgosur politikë që ishin dënuar mbi 25 vite burg.

Këta të burgosur punonin nëpër galeritë e minierës me tre turne.

Kampi ishte i rrethuar me tre rreshta telash me gjemba, me lartësi mbi 4 metra. Rrethimi kishte rreth 20 kulla vrojtimi në lartësi mbi 8 metra ku ushtarët ishin të pajisur me të gjithë llojet e armatimit.  Në këtë burg ka qenë Moisi Miraka, djali i ministrit te Zogut Kol Miraka, Viktor Stratoberdha (regjisori i filmit Skenderbeu), Dilaver Noka, Vullnet Thanasi (nipi i Hysni Kapos), Gasper Gaspri, këngëtari Sherif Merdani, inxhinierët e grupit armiqësor të naftës të Lipe Nashit etj.”.

Me kaosin e 1997-ës Vullneti doli nga burgu dhe me familje u largua përfundimisht në Suedi.

Ndërsa sot korrupsioni dhe kontrabanda ka pushtuar shtetin dhe politikën.Asnjë qeveritarë apo politikan nuk është arrestuar dhe dënuar nga këto veprimtari të kundraligjëshme, ndërsa në ato kohra Vullneti u ndeshkua aq ashper.

*Ish- zbulues strategjik ushtarak

(TemA)

8 komente në “Si e sollëm ne Shqiperi të arrestuar diplomatin Vullnet Thanasi, nipin e Hysni Kapos”

  1. Aredini says:

    Lufta brenda llojit, andej nga fundi i hanin koken njeri-tjetrit keto kermat, po ai Saliu i UDB-se si shpetoi xhanem?? e ruante kumbar Ramizi me duket

  2. ilir says:

    E cuditeshme !
    Te gjith keta persona te mirinformuar ngatrojn Kujtim Bratin me Kujtim Myzyrin.
    Kur si din gjerat tamam me mir mos i permendin se humbin besushmerin te gjerat e tjera qe thone!

  3. pro says:

    ..Per te vetmin bllokmen,qe kam pasur respekt dhe qe me ka ardhur keq per vdekjen e befasishme{siç jane kanceret} ka qene i ndjeri Hysni Kapo,,..

  4. LT says:

    Vullneti eshte liruar në vitin 1990 dhe po ate vit eshte nisur per Suedi!

  5. Lisi says:

    O Hajro !
    Zbulues strategjik ?
    Pra ka edhe zbulues taktik ?
    Hera e parë që e lexoj këtë .
    Je shumë konfuz në shtjellimin e këtij operacioni banal .
    Babai I Vullnetit nuk ishte xha Thanasi , ishte xha Qazimi .
    Nuk e kam njohur personin në fjalë por , Hysniu , me nepotizmin e tij flagrant , nuk la debil e maskara nga rrethi i tij , pa e shpërblyer me copa të majme nga tepsia e pushtetit popullor .
    Enveri dhe Mehmeti kanë shumë gjynahe por , nepotistë nuk kanë qenë , ishin fanatikë të idesë së tyre !

  6. Zbuluesi says:

    Zbulues strategjik. Term i sajuar nga autori. NJE SHKRIM MEDIOKER ME SAJESEA, SI ajo qe Vullneti u denua me vdekje dhe u arratis ne trazirat e 97-es kur ai ishte liruar qysh ne vitin 1991 me lejimin e pluralizmit politik. Eh v c” vete ne kete vend.

  7. Hajro Limaj says:

    Zoti Lisi dhe Zoti Zbuluesi.

    Njeriu me kulture shkruan me edukate dhe nuk ofendon askend.Une nuk e kuptoj se c fare misioni keni juve por kur nuk e dini ndryshimin midis zbuluesit taktik dhe zbuluesit strategjik perse ngaterrohi kot.
    E dyta ,babai i Vullnetit une e di shume mire qe quhej Qazim dhe mbiemri Thanasi. Por ne boten e zhvilluar me shume perdoret mbiemri se emri.
    Shkrimi eshte 1000 % real dhe nuk mund te sajohet asnje germe.Por misioni juaj ky eshte,ne te kundetrt te misionit tim jetesor per Atdheun.
    Hajro Limaj

  8. Arber Iliri says:

    Vullneti ka qene djali me garip nga fisi i Kapove.Djale simpatik , shume energjik dhe i zgjuar.Ne fillim ka qene ne Tirane, para se te shkonte ne Bulqize, s’e c’beri pune femrash.ne ate kontrabanden e 300 stekave qenka tregu budall, por goditjen e tij e kane bere si nje sinjal ndaj klanit Kapo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje