Për të mos thyer traun tjetër të shtëpisë dhe serioziteti i Ramës!

3 Shtator 2017, 19:32Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Shkruar dhe përsëritur shumë herë. Shtyllat e ndërtimit të vëndit, janë të lidhura së pari me modernizimin e resurseve që të kanë lënë të parët dhe së dyti me pozicionin gjeografik që zotëron. Në një vështrim ndoshta edhe me të thjeshtuar, të dyja shtyllat, janë të lidhura me pozicionin gjeografik që të kanë lënë të parët e tu.

Në mënyrë manuale, pra pa dalë traktatet apo librat e ekonomisë, të parët e kanë kuptuar mënyrën e ekzistencës, apo thjesht të mbijetesës së tyre. Shqipëria ka qënë vënd blegtoral dhe bujqësor. Kjo është shtylla e parë e saj. Së dyti, ka qënë dhe është vënd tranzit.

Një përcaktim i qartë i dy shtyllave, do të kërkonte që ligjet më të rëndësishme të vëndit të hartoheshin për të mbajtur në këmbë këto dy shtylla. Pas kësaj pjesa më e rëndësishme e sitemit arësimor të vëndit, do të kërkonte t’i perfeksiononte ato.

Mundet që përkufizimet e sipërme të jenë të mangëta apo të jetë thjesht produkti i një këndvështrimi personal. P.sh mund të ndodhë, që të parët të kanë lënë një vënd sa të varfër në resurse aq edhe të dobët në një pozicion gjeografik.

Ka shëmbuj praktikë për të dyja rastet. Mund të jesh përshëmbull në Rusi, që t’i kesh të dyja shtyllat të shëndetshme dhe t’i keqësosh ato nëpërmjet njerëzve që udhëheqin. Po mund t’i kesh të dyja ato të dobëta dhe të kesh udhëheqësa të dorës së parë si Japonia dhe të ecësh shumë mirë përpara.

Ku hyn Shqipëria?

Besoj aq sa kuptoj, ne jemi në pozicionin e Rusisë dhe jo të Japonisë. E dyta u mëson që në shkollën fillore nxënësve të saj, se duhet të kuptojnë që jetojnë në një vënd të varfër qoftë në resurse dhe qoftë në pozicion gjeografik. E për këtë arësye duhet të punojnë shumë më të tepër se të tjerët.

Pozicioni tranzit i Shqipërisë në shumë shkrime dhe bile edhe në ato të ditëve fundit, këtu është diskutuar dhe mund të nxjerrim përfundimin, se ai nuk është shfrytëzuar. Kjo duke tentuar ndërtimin e rrugëve të mëdha, pa ndonjë strategji të paracaktuar e ca më keq përpara ndërtimit të porteve. Tentativë që në fund të fundit na ka futur në borxhe, që kur merren prej investitorëve vëndas, i shpien edhe këta të fundit më shpejt se sa duhet në katastrofë. Kjo sepse për shkak të numrit të vogël të mallrave vëndase që qarkullojmë, koncensionet që ata marrin nga shteti, dalin të paleverdisshme. Ky i fundit fillon dhe i paguan gjithnjë e më me vonesë, duke i shpënë në rrënim të plotë.

Por ndërkaq, nga ana tjetër, mosshfrytëzimi i pozicionit gjeografik, nuk të lejon të futësh në lojë lëndët e para të nxjera nga nëntoka të cilat janë minerale e kërkojnë transporte me hekurudha apo vaporë.

Po si i bëhet në këtë rast kur nuk ke mundësi reale të shfrytëzosh pozicionin gjeografik? Mbetesh t’i drejtohesh shtyllës së pare, apo siç u tha më sipër, modernizimit të resurseve që të kanë lënë të parët. Nuk po e riparaqitim edhe njëherë tabelën e të dhënave që thekson se Shqipëria e vitit 1936, sipas instituteve të Romës, ishte në vëndin e parë në Europë e më tej për numurin e të imtave apo lopëve për 1000 banorë. Pas 1944, ajo e humbi gradualisht këtë monopol dhe ju përvesh bujqësisë. Sidoqë të quhet sistemi i kohës së Hoxhës dhe puna rraskapitëse, bujqësia filloi pas viteve 60 –të shekullit të kaluar, të prodhonte dhe bonifikimet masive të fushave dhanë rezultate vecanërisht në sektorin e drithrave. Pas 90-tës, prodhimi filloi përsëri të bjerë në këta sektorë dhe duket një rigjallërim i blegtorisë, apo ndryshe njëfarë rikthimi në të kaluarën.

Megjithatë thënë shkurt dhe për të hyrë sa më konkretisht në temë pavarësisht trajtimit kriminal, bujqësia ka dhënë në rastin më të keq 15 dhe në rastin më të mirë gati 25 përqind të prodhimit të përgjithshëm.

Po a e ka përmirësuar kjo pozicionin tonë në ekonomi? Dhe si është realisht shtylla e parë, pra ajo që lidhet me modernizimin e resurseve që na kanë lënë të parët?

Një vështrim i thjeshtë, si ai bërë me blegtorinë e viti 1936, të lë të kuptosh në pamje të parë se Shqipëria është në vëndet e para në të ardhurat që siguron nga bujqësia, krahasuar kjo edhe me vënde të zhvilluara. Po ky vështrim i parë është thjesht një mirazh. Aftësitë përpunuese të Shqipërisë janë afër zeros dhe analiza e drejtë, të shpie në përfundimin se ashtu si dhe në kohën e Hoxhës, jemi një vënd totalisht i prapambetur në bujqësi. Për një përfytyrim më të thjeshtë, situata është analoge me ato të mineraleve. Ne i shesim ato në trajtë të papërpunuar dhe kështu fitojmë shumë më pak se sa do të fitonim nëpërmjet përpunimit. Po nëse në këto lloj industrish një përfundim i tillë edhe mund të justifikohej për një vënd si yni, në bujqësi kjo analogji apo politikë, duket e palejueshme

Nja pak shifra të thjeshta ta bëjnë të qartë dramën:

Në vitin 2016 u importuan 814 milion euro ushqime dhe u eksportuan 153 milion. Nga këto 42 milion euro ujë mineral, dhe 37 milion bukë, torta, biskota dhe nja 18 milion euro konserva perimesh. Po të shtosh këtu edhe nja 30 milion euro ushqim për kafshët, kryesisht nga Serbia, e kupton dramën tonë në formën e saj të plotë.

Po nëse në shtyllën e parë atë të pozicionit gjeografik, shumat e parave që duhen gjetur janë kolosale, në këtë shtyllën e dytë kjo dramë nuk duhet lejuar kurrë. Ajo kërkon shumë më pak para se shtylla e parë. Po natyrisht shumë më tepër organizim dhe shumë më tepër dashuri. Marëdhëniet me tokën, apo ndryshe pronësinë e saj, sistemet e vaditjes, rrugët që cojnë prodhimin në treg, janë punë të qeverisë, apo janë ato që vënë më shpejt bankat në lëvizje për të dhënë paranë në një sektor që deri tani është më i pakredituari apo më i keq kredituari…

Çështja e të rriturit të aftësive përpunuese të vëndit, nisur nga bujqësia dhe blegtoria e tij duket e detyrueshme dhe për një shkak elementar.

Një vështrim i thjeshtë i supermaketeve gjigande që janë jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe, shpesh të jep të kuptosh se vëndi është thjesht i falimentuar, sepse nuk plotëson atë që thjesht e quajmë kërkesë-ofertë. Nëse në supermarketet gjermane apo të vëndeve të tjera të Europës, nga ushqimet e deri te veshja, mallin mund ta marrësh me një shumë që varijon nga 10 -60 përqind të të ardhurave ditore, këtë gjë në Shqipëri nuk e ëndërron dot kurrë. Nëse me mesataren e rrogave tona do të duhen për punëtorin nga 5 deri në 10 ditë të blejë një palë këpucë, shakaja është e kuptueshme pse është e rëndë.

E përkthyer më thjesht, kjo situatë e krijuar nuk shpie dot në riqarkullimin e mallrave por ama të shpie në vdekjen e bujqësisë apo blegtorisë.

Tmerrohesh kur sheh fshatarin që për të dalë rentabël, duhet të përdorë elemente që e shtojnë artficialisht prodhimin nëpërmjet ilaceve apo hormoneve. “Shakara” këto që shpesh në vënd t’ja lehtësojnë jetën, e fundosin akoma më keq në mjerimin e tij.

Drama e treguar është bërë më e plotë, kur në vitet tona të tranzicionit Minstrinë e Bujqësisë apo të shtyllës së parë më të rëndësishme të ekonomisë kombëtare, fituesit e zgjedhjeve ja u kanë dorëzuar si trofe lufte këtë ministri, partive më të vogla.

Dramën e krijuar, që e tregon Shqipërinë si vëndin më të prapambetur bujqësor të Europës Rama duhet ta zhbëjë megjithë fuqinë e tij, para se të jetë shumë shumë vonë. Hapin e parë duke caktuar në krye tësaj një ministër të partisë tij e bëri me karakteristika menaxheri, po kaq është shumë pak.

Un besoj se këtej e tutje në vënd që të tregojmë historitë që vijnë nga ministria e financave e që kanë njëzetë e pesë vjet që tregohen apo kanë mbetur si atavzima që nga koha e komunizmit, në lidhje me rritjen në përqindje, ato duhet t’i zëvëndësojmë me dicka tjetër.

Suksesi real i ekonomisë, do të ishte i lidhur me faktin, se sa është rritur realisht aftësia përpunuese e vëndit në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Sa investitorë vëndës janë mobiluzuar atje, duke ju afruar lehtësirat përkatëse e me radhë.

Të tjerat besoj se nuk të shpien gjëkundi. Ato vetëm se përshpejtojnë thyerjen e shtyllës së dytë që mban vëndin në këmbë, përveç asaj të pozicionit gjeografik.

A do të merret Rama seriozisht këtë mandat me bujqësinë? Të presim e të shohim. Vetë vëndi nuk ka më kohë të presë. (Konica.al)

Për të mos thyer traun tjetër të shtëpisë!

5 komente në “Për të mos thyer traun tjetër të shtëpisë dhe serioziteti i Ramës!”

  1. Leka says:

    Nazarko ke bere nje analize te koncentruar dhe mjaft te kuptueshme ne lidhje me shkaqet qe kane cuar ne nje gjendje statike dhe apatike ne ekonomi. Shkaterrimi i sistemit bujqesor filloi qe ne mbylljen e fabrikave dhe uzinave qe me teknologjine qe kishin ipnin nje kontribut te madh ne rritjen e prodhimit bujqesor , fus ketu nittrat urene ne fier dhe superfosfatin ne Lac . Kjo ishte e lidhur me punesimin e qindra punetoreve dhe specialisteve dhe aresyeja dihet qe miqte nga jasht dhe kriminelet dhe kricat ekonomist rekomanduan mbylljen e tyre dhe importin nga hasht te tyre duke rritur cmimin dhe aftesite kimike te tyre qe ken per tedesheruar . Por ajo qe iku nuk kthehet dhe duhet te evim perpara . Rama ka caktuar Prleshin nje njeri serioz punetor dhe manaxher shume i mire , qe megjithse inxhinier elektronik ai duhet te thrrase ne stafin e ngushte dpecialistet me te mire te vendit agronom veteriner dhe zooteknik per te hartuar nje plan strategjik per rritjen e prodhimit bujqesor , qe per mua dy jane veprimet e para : rajonizimi i prodhimit bujqesor , si dhe analiza e eksport importit te ushqimeve qe kane nje raport te keq 1:8 ne favor te importit , ne nje kohe qe shumicen e lites se importit mund ta prodhojme ne vend , duke rritur tregun , fuqine punetore nepermjet perpunimit te tyre , bile dhe duke subvencionuar . Te hiqet dire nga stimulimi i fermave te medha por te nxitet fermeri i vogel te rrise prodhimin si ne funksion te fabrikave te perpunimit te frutave perimeve duke marre shembull qe per vezet nga importues sot jemi ekdportyes si dhe qumeshtit . Pse mos te perpunohen lwkurat si dikur tek ne dhe te eksportohen te gateshme per eksport . Pra ka forma te ndryshme te shfrytezimit te burimeve vendase . Kjo te shtrihet dhe ne perpunimin e mineraleve si bakri , kromi dhe hekuri qe i jane dhene firmave fantazem nga qeveritaret me te korruptuar te hidtorise shqiptare . Bakri si nxjerrje , perpunim dhe produkt i gatshem si uzina e telave ne Shkoder mund te riaktivizohej dhe me investime shteterore , por kemi arritur ne nje mocal mendimi ekonomik qe presim investitor privat kur ti ngrehet ne nje kohe qe cdo vit importojme kabllo te ndeshme me vlera miliona euro dhe uzina rri dhe fle dhe qindra shkodran rrine pa pune ne nje kohe qe fitimi eshte i sigurte . Mendoj se recetat e BB dhe BE nuk kane qene efektive dhe nfoshta keqvdashese . Si perfundim gomarin nga balta e ncjerr i zoti prandaj Rama duhet te ndrydhoj modelin ekonomik dhe rritja ekonomike si dhe mireqenia do te jete e sigurte . Nje banke shteterore me kspital sikur dhe 100 mulion dollar mund te sherbente per dhenie kredie te bute , per te konkuruar bankat e nivelit te dyte qe po shfrytexojne depozitat e shqiptareve dhe krefi nuk japin

  2. Bushi says:

    Zoti Nazarkao! Shkrimi yt eshte i mire dhe mire bene qe shkruan per rendesine qe duhet te kete qeveria per bujqesin,si nje nga bazat kryesore te ekonmise se vendit ton.Por per ate qe thua se ne kohen e Enver Hoxhes,buJqesia ishte e prapambetur,nuk eshte e dreejte dhe as E VERTET.Ne ate kohe qeveria i dha nje proiritet te madhe zhvillimit te bujqesise.U fute shkenca e perparuar,ku merrej 120 kv miser per hektar,grur 55 deri ne 60 kv,pambuku,q furnizonte kombinatet e tekstileve,uzina e azotikut ne Fer qe jo vtem plotesonte nevojat e vendit por edhe eksportonte.U futen mekanizme te reja moderne te punimit te tokes,etj.etj.Po sot ak me autokombajne e traktor,makina mbjellese e korrese? shume pak.Shume pak dhe shume pak prodhim.

  3. Zagoriti says:

    Z.Nazarko. Jeni shume i sakte dhe i qarte ne ato qe shkruani. Rama duhet te reagoje pozitivisht. Me reagim une kuptoj qe 50 milion euro ne vit ti pakesoje nga rilindja urbane e ti kaloje si subvencione per fabrika te reja agrobiznesi duke kredituar biznesmene te fuqishem ne 12 qarqet e vendit.
    Kjo duhet te behet menjehere me buxhetin e vitit 2018.Vetem keshtu do te behet e mundur qe bujqesia e blegtoria te rritet te rritet punesimi e te rritet e eksporti e pakesohet inporti ne bujqesi.Kjo do te uli papunesine ne qytetet e medha sepse njerezit e ardhur do rikthehen te mbjellin tokat qe i kane lene djerre ane e kend vendit. Se dyti me partneritetin Me privatet dote ndertohen disa rruge por nuk shohim nje debat shkencor se cilat jane rruget e domozdoshme qe duhen ndertuar te parat. Eshte shpallur prioritet rruga per Sarande qe kalon nga Delvina shkurton 20 km e le xhep Gjirokastren rreth 30 km e gjate. Nje rruge qe ka nje impakt 10 here me te madh eshte ajo nga Peza ne Rrogozhine qe shkurton rreth 20 km nga rruga egzistuse e sherben per 80 % te mjeteve rreth 12 mije makina qe levizin cdo dite nga Tirana drejt Jugut Vlores e Beratit. Kjo liron trafikun tek Dogana e ne Autostraden Tirane Durres ,ul ndotjen nga karburanti e vdekjet prej tij. Nje rruge tjeter shume e rendesishme eshte ajo Elbasan-Belsh -Lushnje qe shkurton rreth 20 km nga ajo ekzistuse qe kalon nga Rrogozhina. Kthen Zonen e Belshit nga nje xhep qe eshte sot ne nje zone ku mund te zhvillohet edhe agrobiznesi e turizmi ne disa dhjetra liqene qe ka zona e Belshit. Te dy keto rruge kaq te rendesishme ne Zemer te Shqiperise nuk i permend askush ne planet e Qeverise per keto 4 vite. Ndoshta duhet hapur nje diskutim ne portalin Konica me Intelektuale per Investimet me te rendesishme qe duhen kryer keto 4 vite ne fushat prioritare dhe kjo i duhet cuar kryeministrit Rama Si nje kunder propozim per buxhetin qe po pergatit qeveria. Duket e veshtire por jo e pamundur.

  4. artiles says:

    Po fabrika e sheqerit ne Maliq, a ishte rentabel nga ana financiare dhe e cilesise se prodhimit? Nese llogarisim me cmimet e tregut te sotem, a do te jete fabrika rentabel, nese lenda (panxhari i sheqerit) do te mbillet ne fushen e Maliqit, sic edhe funksiononte me pare? Nese po, pse te mos RI-NDERTOHET fabrika e sheqerit me fondet e shtetit, apo qofte edhe te privatit? Mendoj se kush kontrollon sot tregun e sheqerit ne Shqiperi, nuk eshte i interesuar te behet nje studim i tille!

  5. baba nga durrsi says:

    Zoti NAZARKO, ndjek me kenaqsi analizat e juaja sepse i thoni dhe i shpjegoni gjerat qarte dhe paster dhe “popullorshe” sic mund te thuhet, pra qe i hyjne ne koke edhe njeriut me te pa arsimuar.
    Une mendoj se ne kete analize nuk jeni tamam-tamam i sakte edhe pse shume gjera qe permendni qendrojne.
    Shqiperia thoni ju ka dy shtylla kryesore, por une do te thoja qe shtylla e pare (pra sektori bujqesor dhe blegtoral) nuk mund te konsiderohet me i tille! Kjo pak a shume i ngjan teorise se N.Hrushovit qe na thoshte: mbillni sa me shume fruta perime, zarzavate,agrume, etj etj… sepse per modernizimindhe zhvillimin e teknologjise mendojme ne dhe nuk ka c’ju duhet juve shqiptarve!
    Kjo shtylle e pare eshte rrezuar qe ne fillimvitet 90 me shpernguljet masive demografike , me braktisjen e qendrave te prodhimit bujqesor, zonave rurale dhe tradicionalisht lidhur me kete lloj ekonomie etj etj, dhe ishte mese normale dhe fenomen i njohur ne shkalle boterore dhe aspak vetem fenomen shqiptar, (ndryshimi i vetem midis pervojes shqiptare dhe asaj boterore eshte keqmenaxhimi i ketij fenomeni) pra jemi ne kufijt e normales dhe te kohes moderne qe jetojme dhe praktikisht eshte ose me mire te themi do ishte e pashmangshme dhe i pamundur evitimi i ketij fenomeni. Kjo do te thote qe cilido qe do te kerkonte me ngulm rivlersimin apo mbeshtetjen kryesore ne kete shtylle do te bente nje gabim te madh sepse kjo shtylle nuk do ti rezistonte kohes. Pervoja boterore dhe sidomos ajo e SPANJES-ITALISE-GREQISE pra vendeve me klime mesdhetare qe favorizojne kete lloj ekonomie, por edhe ajo e GJERMANISE-HOLLANDES-BELGJIKES-FRANCES-POLONISE etj etj tregojne qe ky zhvillim i kesaj ekonomie, eshte i lidhur ngushte dhe i kushtezuar nga progresi teknologjik ne te gjitha fushat. Per ta perkthyer ne fjale te thjeshta ashtu sic flisni juve (me te drejte) do te thote: ” Eshte e kote te prodhojme domote ,speca, patate, molle, dardha apo agrume…. etj etj pa hesap, kur nuk kemi mundesi magazinimi/stokimi, pra frigorifere gjigante apo pika logjistike sic i kane tregjet komerciale boterore, eshte e kote kur nuk kemi aftesi perpunimi te tyre pra fabrika salce, lengje frutash, pure frutash apo patatesh, etj etj te ketij lloji, dhe perfundimi dihet qe jo pak here fermeret tane detyrohen ti hedhin apo tu shkojne kot mundi dhe djersa. Ja pra qe zhvillimi teknologjik dhe kerkimor dhe inovativ ecin paralelisht me ate lloj shtylle pra me ekonomine bujqesore dhe blegtorale, dhe jo me kot teknologjia e perparuar ne keto fusha ka mundesuar plotesimin e nevojave te atij vendi qe e ka aplikuar dhe ka siguruar edhe exporte te medha ne tregjet bujqesore te Evropes Qendrore apo me tej. Besoj qe ju duhet ta dini fort mire sa e zhvilluar eshte teknologjia e serrave ne Spanje e cila disponon ato me modernet sot per sot, dhe furnizon gjysmen e Evropes me prodhimet e saj, e dini fort mire besoj teknologjine e perparuar ne fermat dhe stallat e rritjes dhe mbareshtimit te gjedheve te trasha apo te holla ne GJERMANI-HOLLANDE-BELGJIKE, saqe plotesojne nevojat e gjithe EUROPES me mish apo prodhime blegtorale. Si konkluzion mund te thuhet qe ata kombinuan me se miri traditen bujqesore apo te kultivimit (qe e kishim edhe ne ) me teknologjine e perparuar dhe inovative (qe fatkeqsisht neve nuk e trasheguam dhe nuk e krijuam dot as pas ’90-es), ata kombinuan dhe shfrytezuan pozicionin gjeografik (qe e kemi edhe ne) me teknologjine e transportit rrugor,hekurudhor, ajror apo detar qe neve nuk e trasheguam dhe nuk e krijuam dot gjithe keto 27 vjet. (Domotet e Spanjes vileshin ne mengjes ,dhe mrekullisht i gjeje diten e neserme ne tregjet gjermane apo austriake, mishi i vicit therej ne Gjermani apo Poloni apo France nje dite me pare dhe mrekullisht nje apo dy dite me pas, me Air-Cargo apo kamione frigorifere qe gjysmen e rruges e benin mbi shina hekurudhore e me pas vazhdonte ne ate rrugore/asphalt, pushtonte tregjet e mbare Europes! Ja pra i dashur NAZARKO qe analiza juaj eshte disi utopike apo e cunguar dhe jashte realitetit shqiptar, i ngjan me shume nje deshire dhe ambicje sesa nje mundesie praktike, thene popullorshe sic ju pelqen juve: sikur te kishte halla kxxe, do te quhej xhaxha! Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje