Para tre vitesh, kur u krijua Këshilli Kombëtar i Integrimit, pakkush e kishte idenë se ç’duhet të bënim që të mos ngrinim një institucion i cili mund të kthehej në një tjetër fushë beteje, ku dy ushtri (a mos me shumë) politike të luftonin sho-shoqin, të jepnin e merrnin kohë për të bindur shqiptarët se sa më e madhe të jetë armiqësia mes kundërshtarëve politikë, aq më e sukseshme cilësohet karriera politike.
Jemi munduar të mbjellim, këtovite, një atmosferë bashkëpunimi, dëshirë për të shkëmbyer ide dhe për të formuluar sugjerime konkrete për rrugën tonë kacavjerrëse e të gjatë për t’u bërë europianë.
Sot, ndërsa jam shumë e kënaqur që ia dolëm të organizojmë raundin e dytë të Shkollës Verore Europiane, iniciuar, një vit më parë, pikërisht nga ky Këshill, e ndërsa më vjen keq për të gjithë ata që nuk u përfshinë dot, pasi numri papritshmërisht i lartë i aplikimeve dhe limiti i pranimeve nuk na dhanë mundësi të akomodonim më shumë pjesmarrës, jam në merak, kam frikë thënë më troç, se mos tundimi për sherrnajë politike do ta kthejë nesër edhe këtë forum në një kopshtije ku të lulëzojnë vetëm rropullitë dhe përçmimi i ndërsjellë.
Shpresoj dhe uroj fort që kjo të mos ndodhë, që kjo inisitaivë e nisur nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, pavarësisht emrave të përveçëm që e drejtuan atë, të mos ndëshkohet, por të vazhdojë edhe në legjislaturën që nis pas pak ditësh.
Konrad Adenaur thoshte: “Ka mënyra të panumërta për t’ i bërë gjërat gabim, por ka vetëm një për t’i bërë mirë”.
Dhe unë e besoj këtë. Ka patur pafundësisht gabime në këtë rrugëtim, fatalizma, vonesa historike, edhe pse jo për fajin e brezit tim, shumë kohë ka rrjedhur trishtueshëm për shqiptarët gjatë rendjes në pikëmbërritjen e tyre të pashmangshme,Europë.
Ky fillim shtatori nuk ka rutinën e shumë të parangjashmëve të tij për mua. Ndërkohë që parlamenti po fillon sesionin e ri, unë po mbyll marrëdhëniet e mia disa vjeçare me të.
E di se në histori dhe në politikë asgjë nuk mbaron pa një alternativë.
Dhe më lejoni dy minuta për të sqaruar njëherë e mirë këtë ndjesi.
Nga marsi i 2007-ës e deri në shtator të 2013-ës mu besua detyra e lartë dhe e vështirë e nxitjes dhe koordinimit të të gjitha përpjekjeve për afrimin e Shqipërisë me Europën. E mora përsipër këtë detyrë, ngërthyer paska edhe nga frika se mund të dështoja. E njihja aq pak proçesin sa mjaftonte për të më tërhequr dhe tepronte për të më trembur.
Investova në të, çdo ditë të kalendarit të më shumë se gjashtë vjetëve, me të të gjithë forcën e pasionit, përkushtimit e përgjegjshmërisë sime.
Këtu nuk dështova. Gjithçka u bë, sigurisht, falë edhe shumë të tjerëve, të cilëve sot dhe gjithmonë më tej në kohë, sa herë ta sjellë rasti të flas për këtë, u detyroj mirënjohjen time të sinqertë.
Falë të gjithëve atyre që kanë punuar për orë e orë pa fund, ditë të gjata e netë ku gdhiheshim mes letrave, nuk u ndjeva asnjëherë vetëm dhe dola nga ajo eksperiencë e papërsëritshme më e ditur, më e matur, më e rritur. Dola mbi të gjitha, më e vetëdijshme për fuqinë shtytëse apo frenuese e shkatërruese të politikës mbi secilin prej nesh e mbi jetën e fatet tona gjithashtu.
Në opozitë, pavarsisht mungesës së forcës së pushtetit, por me një qartësi më të madhe mbi dëmin që iu bën shqiptarëve ligësia, për të përmbysur çdo arritje të ngrehinës tonë shtet, kur ndërrohet pushteti, mu desh të bëja një tjetër betejë. Me veten! Për të mos u llapaçitur as me besim të verbër se e mira dhe e keqja në Shqipëri ndahen sipas kaheve politikë, as me naivitetin se kjo do të kalonte pa bezdinë e përplasjeve apo orgjinë e shfrenuar të sulmeve nga ata që janë kontributorë të përhershëm në shkretimin e besimit tek politika.
U mundova të kuptoja dhe pastaj të flisja se cfarë nuk shkon më këtë stilin me të cilin brezi im po bënte politikë. Nuk jemi as arkaikë, as më të pazotë se të ngjashmit tanë europianë, por gabuar qofsha nuk jemi edukuar për të qenë të lirë e për ta respektuar lirinë.
Ajo që ishte ëndrra më sublime e shqiptarëve, të jetojnë e bashkëveprojnë me njerëz të lirë, për disa u kthye në makthin më të madh.
Se ç’ndodhi në vijim e dijnë të gjithë.
Une pagova çmimin e respektit ndaj vetes, pse thashë ca të vërteta të cilat fatkeqësisht mbeten të vërteta.
Ka njerëz që e kalojnë gjithë jetën duke luajtur symbyllazi me shpirtin e tyre dhe përdorin gjithëmarifetet e mundshme për të mashtruar veten në atë lojë ku janë përfshirë. As realiteti dhe as e vërteta nuk depërton dot brenda tyre, por pluskon duke ua lënë mendjen të ankoruar në hicgjë. Janë njerëz të cilët janë mësuar që veten ta kërkojnë ndër të tjerë. Dhe fatkeqësisht këta janë e keqja që nuk mundet dot kollaj. Jane banaliteti dhe rreziku më i madh politik sot.
Në këtë betejë mes vetes, me instikte dhe pikëpamje të ndryshme nga ca të tjerë, dështova. E them këtë fare e qetë pasi nuk kam luksin të mendoj se kur nuk e fiton një betejë, qoftë ajo edhe për të bërë më të mirë shtëpinë tënde, quhet fitore. Por unë nuk di të ketë standart tjetër për të vënë në provë dinjitetin, përvecse të jesh vetja dhe i vërtetë.
Shumë gazetarë më kanë pyetur javës që shkoi për një përfolje publike, (se mos ishte e vetmja), për përfshirje timen në qeverinë e sotme, për shkrirjen e e Minsitrisë së Integrimit e kështu me radhë.
Jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme e sajesa, burimin e të cilave e gjen fare lehtë, mjaft të lexosh ndonjë tarallak rishtar që edhe pse ka blerë një mandat parlamentari e nis punën si shërbëtor.
Mua nuk më duhet të jem as në parlament, as në qeveri, për të qenë shqiptar. Tashmë e kam detyrim të fatit dhe identitetit tim politik që kudo të jem, të përpiqem po njësoj për të afruar datën e Shqipërisë në Europë.
Mbase edhe 100 herë më shumë se çdo punonjës i administratës që ka punuar qoftë edhe një ditë në këtë proces. Mbase edhe 1000 herë më shumë se ministrat aktualë. Më takon si një nga ministret e qeverisë që ndezi dritën e kësaj rruge zhytur në terr, derisa e coi Shqipërinë pranë pikës më kyce të këtij procesi atë të marrjes së statusit të vendin kandidat, që vetëm si datë rastisi të jetë guri i parë kilometrik për qeverinë e re.
Eshtë bërë shumë deri më sot aq shumë sa askush s’duhet të ketë më pafytyrësinë për të çuar dëm një rrugëtim të tërë e për ta krijuar një absurditet të tillë politik ku integrimit të nderet si një ide ende në kërkim të realitetit.
Në emër të kësaj bindje dhe dëshirë nuk u fsheha pas gërmave dhe as kam patur ndonjë hije dyshimi për rëndësinë e Reformës në Drejtësi. Dhe sot jam më krenare se kurrë për gjithcka që bëra si deputete e opozitës në parlament, aty ku s’ ndjeja asnjë mision tjetër më të madhe sesa ai për të qenë ku janë shqiptarët, qytetarët që më besuan votën e tyre.
Kam një falënderim me gjithë zemër – dhe jo kështu, se kështu duhet thënë, po se vërtet e ndjej me gjithë zemër – për të gjithë ata që më zgjodhën për t’i përfaqësuar kur isha dikush, për kë më njihte, po askushi në politikë.
Nuk do t’ua harroj asnjëherë që më çuan në Parlament atëherë kur vendimi im për angazhim në politikë ishte shumë më i brishtë se besimi që më dhanë me votën e tyre.
Falënderime të përzemërta sot kam për Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë, me të cilën kam ndarë me entuziazëm dhe shqetësim edhe me nerv grash, se Shqipëria është vend me identitet të qartë europian dhe cdo tentativë për ta bllokuar apo vonuar reformimin tonë së brendshmi është e pafalshme,pavarësisht se prej kujt kahu politik vjen. Ne mendojmë që kryesisht vjen nga burrat:)))
Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që besuan në këtë përpjekje, për partnerët që e mbështetën këtë shkollë: Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Fondacioni Friedrich Ebert, pa të cilët kjo shkollë nuk do të kishte qënë e mundur.
Por faleminderit të gjithëve që mendojnë se ndërtimi i institucioneve dhe kapitali i duhur njerëzor ecin paralelisht e duhet të sinkronizohen me kujdes dhe, se sot, Shqipëria ka mjaftueshëm ekspertizë lokale për ta realizuar këtë. Duhen vetëm respektuar e besuar.
Faleminderit edhe medias, atyre që janë dëshmitarë ‘in persona’ të fjalive të plota thënë në këto takime dhe në të gjitha daljet e mia publike, para se fjalitë të përfundojnë në tituj sensacionale e pa lidhje nëpër portale.
Keqardhje edhe për ata që me dëshirë të madhe më kanë kuptuar aq mirë, sa kanë vendosur të mos ma falin këtë.
Së fundmi,
Më lejoni t’i uroj suksese kujtdo do të më zëvëndësojë në këtë Këshill dhe në Komision të Integrimit Europian. Shpresoj të ketë personaliteton dhe talentin për ta çuar përpara këtë rrugëtim.
Sepse sic thotë Mit’hat Frashëri:
“Njerëzit e një kombi janë solidarë. E mira dhe lumturia jote janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon dhe mua dhe turpi yt nxin dhe faqen time.”
Majlinda citon ketu Adenaurin, Mit’hat Frasherin, por duket se nuk di (ose don) te citoje Abrahm Linkolnin, qe ka thene: “Gjate jetes sime te gjate publike, fjala me e veshtire per t’u perdorur ka qene (une) veta e pare…
Po ja, e ditke (dhe dashke) ta citosh ti, busho! Dhe e citove. E bukur eshte kjo e Linkolnit
Znj.Bregu.
Bertold Brehti ka thene se nje e vertete qe te kete sukses duhet te respektoje 3 kushte.Kujt ja thua.Si e thua.Kur e thua.Nese qofte edhe njeri nga kushtet nuk respektohet ajo e vertete nuk ka vlere.
Qe te kthehemi te Ju zonje.
Ju nuk keni respektuar kushtin e kohes.D.m.th kur i keni thene te vertetat.
Sepse ato te vertetat ne kohen qe i thate Ju,nuk kishin me vlere per askend.Ndoshta vetem per Ju zonje e nderuar.
Te mos themi ketu qe Ju shume kohe perpara duhet te thoshit ca te verteta me te renesishme se ato qe thate me shume vonese.
Majlinda gezohu qe ke profesionin e gazetares. Bej ndonje artikull dhe ndihmo ekonomine e shpise.
Zonje ,nqs je shiptare , mere pergjgjesite n.qs Kryeminstri te therret ne detyre.
Buco-Mafjosja eshte perpjekur per te integruar Shqiperine ne EU ?
Une nuk gjeta asnje te vertete dhe se kujt i perkasin .Une nuk gjeta ndonje emen te pervecem apo disa njerez politikan shqipetare ose i huaj kush na ka vonuar dhe pse po na vonojne te na shtiñ ne Europe tash 27 vjete athu nuk dolen boll me u binde a e meritojme apo jo Europen .Po te doni ju i them kush nuk do te futemi ne ne Europe si politikan shqiptare edhe te huaj po desha ta thoshin keto politikanet tone qe jane marre me kete ceshtje qe jane paguar nga taksat e popullit dhe cfare kan bere?
Ku e ke perseritjen more shkerdhata?
Majlinda,
U ben kaq vjet ne politike dhe e ekspozuar ne opinionin publik. Tani mund te dalesh dhe ne pension si poltikane dhe te vazhdosh ne zanatin tuaj fillestar. Degjome mua me kete keshille. Politika nuk eshte profesion por nje pasion e deshire per ti sherbyer kombit. Ju e bete me se miri. Sepse per nje kohe te gjate ne poltike dhe ne media me thene te drejten ‘mileti’ merzitet duke pare te njejten fytyre nga mengjezi ne darke. Do te thone “Mos prape surrati i kesaj, u be bajate”. Prandaj merr nje pauze per ca vite se me vone kushedi theresin prape partite per ndonje funksion tjeter. Une e kuptoj qe politika sjell perfitime te medha “shpirterore” dhe vecanerisht materiale(ne Shqiperi pastaj eshte kulmi) por e mira eshte te lesh copa dhe per te rinjte qe dhe ata te perfitojne vlera materiale dhe sidomos “Shpirterore”. S’ke ci ben keshtu e ka dynjaja, te perjetshme s’ka asgje. Si i thone fjales “Shqiperia ripa ripa nje here ma hipe njhere ta hipa” Good luck
Majlinda pse nuk flet ndonje fjale per performancen tende kur ishe ministre e integrimit:
Sa fonde te cross border dhe programeve te tjera vodhe?
Sa leke fitove nga tenderat me fonde te BE poshte e lart?
Sa firma hodhe duke vjedhur edhe para dietash e udhetimesh te stafit tend per udhetime qe nuk u bene kurre ne realitet?
Sa i kushtoi shqiptareve dhe BE-se posti jot 8 vjecar ne krye te ministrise se integrimit?
Te mos flasim me tej per performancen tende politike te 8 viteve me saliun, vulgare ne fjalor, militante e padenje dhe sherbetore cinike.
Kur flet per veten me kaq admirim ben mire qe te llogarisesh anen tende te erret qe te dominon qenien.
Respekt “Europa”.
Kjo qe ju shkruani eshte, per mua, e vetmja e vertete per majlinda prudentinon,,,,njeren nga bundrrat shqup-se.
Best comment
Nje koment i perkryer…ashtu sic e meriton kodra mbas bregut !!!
Nje koment i perkryer…ashtu sic e meriton kodra mbas bregut !!!
Kjo eshte nje femer kanja. Nuk leshon edhe kur fundoset. Boll hengre. Pirdhu tani se na merzite me gjithe keto artikuj boshe e foto facebook-u.
Harroji ambicjet dhe egoizmat, koha te mbaroi!!!
e di cfare? Eshte kaq kenaqesi per ne!
Fshehu gjekund sa pa u kapur nga kontrolli i pasurive …
HIQU
Gazeta, mjaft me me keto dhe u vendosni dhe foto manekenesh… Keto jane kucedra te panginjura …
Nje artikull inteligjent, sic vetem Malinda di te beje. Eshte nje nder te paktat qe permes angazhimit ne politike, qe me punen e vet, u shqua dhe u shnderrua ne nje aset ne politiken Shqiptare te ketyre viteve.
Femer me kulture, me identiet dhe integritet e mbi te gjitha me ndergjegje kombetare.
Nuk kam idene se si, por qeveria e sotme duhet t’i shfrytezoje keto kapacitete qe jane kaq te rralla ne ditet e sodit.
Me ke dhene perhere pershtypjen e militantes dhe te personit qe ka ngrene shiritin e manjetofonit. Sbesoj se njeriu duhet te lavderoje vetveten edhe nen tere ato falenderime qe ju dedikoni.. Ishalla jam gabim por pershtypja ime si popull ishte qe, gjithe interesi juaj fokusohej tek sa te krehura mire i kishit floket dhe a konkuroje denjesiht me fustanin tend ne pasarelen e parlamentit. Une si popull, sduhet te perftoj fllimisht kete ndjesi edhe pse e di qe koherat dhe kultura e paraqitjes ka ndryshuar. Kurajoja juaj vjen kur ska sh vlere. Gjerat duheshin thene publikisht me kohe….
me kte gjuhe urrejtje qe lexoj ne disa komente bindem gjithnji e me shume se kurre nuk do ecim perpara. po ta zgjidhte Rama ministre ju majtistetbdo ti lepiheshit Bregut
Zonjë! Të nxorën nga politika ata që aktualisht janë në shërbim të Realpolitikës. As që u ka interesuar dhe ju intereson bashkimi i vlerave tona me ato të botës së qytetëruar, ata e kanë përdorur termin “vajtje në europë” sa herë u ka shërbyer për të siguruar pushtetin. Sot, kur duhet të ushtrojnë presion ndaj perëndimit, duke lënë hapur të kuptohet se nuk e kanë për gjë të bien në prëhërin e rusve, si rrugë presioni ndaj luftës që ky perëndim ushtron ndaj tyre me anën e reformës në drejtësi, natyrisht që ju mund të paraqisnit pengesë për këtë politikë, ndaj duhej të eleminoheshe. Ti dhe Eduard Selami jeni pengesa më e madhe për ata që në PD duan të ushtrojnë presion ndaj perëndimit për të mos u implementuar reforma në drejtësi. Me ty e patën më të thjeshtë, atij që zgjodhi rrugën e ashpër të kundërshtimit, e turpëruan për vdekje më 22 Korrik. Ndaj zonjë, duhet ta kuptosh një herë e mirë, që ata të cilët drejtojnë sot PD, Berisha dhe Basha, nuk e kanë për gjë fare tu bien me shkelm dhe ti hedhin në kosh të plehrave tërë përpjekjet e tua dhe stafit tënd që keni bërë për disa vjet.
Nje grua Me personolitet bravo i takon nje vend pune ne ministri
Po të të pyesin sot për Berishën, jam i bindur se ti Majlindë fillon e bën:Mëk-mëk, mëk-mëk, mëk-mëk, mëk-mëk, mëk-mëk, mëk-mëk….
Si mund te thote kjo qe e” njhja aq pak procesin sa mjaftonte per te me terhequr dhe tepronte per te me trembur” … .prandaj jemi qiNdra vjet larg Evropes sepse ne Shqiperi kane drejtuar njerez QE SJA KANE PASUR HABERIN PUNES DHE U JANE DASHUR NJA 10 VJET TE MESOJNE PAK NGA integrimi ne rastin E mAJLINDES…… QAMET ………TA DEKLAROSH DHE ME GOJEN TENDE…. SUPER QAMET/ Po pse nuk kishte ne Shqiperi ndonje qe kishte bere pak shkolle per integrimin ……….QE TE DINTE SE CFARE DUHET TE BENTE?! ETJ……. ETJ…….
E çmimi qe paguajne shqiptaret pse ju pranuat nje pergjegjesia ku nuk kishit asnje haber-? Çmimi qe paguajne shqiptaret nga politikane qe sherbyen te keqen deri sa me s’durohet? A e dini ju cfare çmimi po paguajne familjet shqiptare sebebi politikanet debile.A e pyetni vetin kush eshte pergjegjese per krahaturen ku jemi.e gati vdekjen klinike si komb? Mjaft me vetelavderime se puna flet per ju. Jemi te fundit per cdo gje si me ju gjate qeverisjes berisha si pa ju tash.
Zonja Bregu ! Une kam thene qe kush vazhdon ti veje qerres se Sali Berishes prapa, eshte i mbaruar. E kam thene me te vertete, pavaresisht se kush e ka degjuar. Ti na citon vargje “poetike’ te njerzeve te huaj sikur nuk ka pase shqiptare te medhenj! Je gati te na citosh ndonje fjalim te shokut Enver. Jo, Majlinda, jo. Nuk ta mohoj edhe punen e perkushtimin, por kur u shprehe para ca kohesh , ndoshta pa dashje, per Sali Berishen, ahaaa, e pashe qe ndryshe je ne fytyre e ndryshe ne mendje. Hajt te te besosh. Dhe me sa shikoj u ndave me politiken! Ne i thoshnim , nga ana jona, se kur burri te ndane, te jep “boshamen”. te theme te verteten e di se perse behet fjale, por se nga ka ardhe kjo fjale nuk e di qe te jeme me i sinqerte se ti. Mirpo tani “boshamene” nuk ta jep me burri se s’ka grua me burre sot, por femer me mashkull qe ckenditen bashke dhe pastaj shkojne seicili me pune te tyre. Dhe ti u ckendite me partine e Saliut ca vjet dhe tani do shkosh me pune tende. Kalovsh mire, Majlinda!
ik ,o majlinda! qe kur tallen bythen me ty, qe doje t’ hiqje rakine “arixheshkes”(qesharake apojo? DETYRE e madhe per nje deputete) te ra vlera si intelektuale ,por me teper tregove, se me sa pak “pune” vleresohen, te “zgjedhurit” e kombit, (pune qe, mund t’a bente dhe nje person i rastit, i fisit te “zonjes arixheshke”, po t’a mernim per krahasim ) ….
Majlinda nuk i bere mire llogarite me levizjet e tua politike. Te perdori keqaz Rama. Ishe gur rezerve per Ramen nese Iliri largohej nga qeveria. Te premtuan poste po te votoje reformen ne drejtesi nese PD nuk votonte. Ngele si peshku pa uje. Tani ndihesh e mashtruar pasi Rama perseri te genjeu kur te premtoi se do te merrte ne qevetrine e re. Kujtoje se do largoje te tjeret nga politika me tradhti dhe dredhi por u largove vete.
Te jesh vetja nuk eshte turp,
te shtiresh eshte hata, per vete dhe sidomos per te tjeret.
Europa nuk eshte gogol panvaresisht se,
mund te pranoje dhe te tille ne gjirin e saj.
E mesuam edhe Rezumene tende? Tashti Edi Rama duhe ta e marri ne konsiderate ate Rezume dhe te emeroj ne ndonje vend te vecante qe ju ti sherbeni me Besnikeri,Je bere per te ardhur keq;U bre si Juda qe per 30 aspra spijunoi shoket dhe Jezuin,por Juda me ne fund vari vehten apo u hodh ne gremine se nuk e mbaj mend mire ate histori kurse ju…………..? akoma kerkoni te fitoni aspra.
Z. MajlindA, bej nje resyme per ne qe i kuptojme me veshtiresi artikuj si ky, ku te na thuash me qarte se cilat jane te vertetat qe te sollen nock- out nga grupi udheheqes i PD-se