Nëse ka një fabul ilustruese që mund të nxjerrë më së miri në pah, sa amatorizmin, po aq dhe prirjen prej showman-i të Edi Ramës, ajo është sjellja e tij me Akademinë e Shkencave. Pikërisht në ditën që “tempulli i dijes” së shqiptarëve do të zhvillonte zgjedhjen e organeve drejtuese, kryeministri lëshoi një paralajmërim në Facebook që nëse kjo farsë vazhdonte, ai do t’i ndërpriste financimin dhe do t’i nxirrte jashtë nga godina.
Natyrisht, akademikët që kishin planifikuar me kohë atë që do të bënin, as nuk pyetën për këtë kërcënim. Ata vazhduan punën e tyre, votuan kryetarin dhe zëvendësin dhe kjo moskokëçarje e yshti edhe më shumë kryeministrin të bënte një postim të dytë, ku paralajmëronte se akademikët zgjodhën farsën dhe se kjo gjë do t’a detyronte qeverinë që fondet e kërkimit shkencor t’i kalonte për universitetet publike.
Kjo fabul qesharake, ndoshta e vetmja e një kryeministri që komunikon me institucionet të cilave u kontrollon fondet, jo në kanale shtetërore, por përmes mediave sociale, ashtu sikurse dihet, ka një histori të shkurtër. Në mesjavën e shkuar, njëri prej akademikëve, profesori i nderuar dhe një prej intelektualëve më të zëshëm publikë, Artan Fuga, i drejtori një letër Ramës me të gjitha mëkatet e Akademisë së shkencave (Lexo shkrimin poshte/Lapsi.al).
Aty numëroheshin manipulimet shkencore, manovrat për të ruajtur monopolin e baballarëve të shkencës pa dhënë asnjë produkt, vihej alarmi për ndikimin e papërfillshëm të akademisë në jetën sociale dhe ekonomike të vendit dhe në fund kërkohej anullimi i zgjedhjeve farsë që ishin planifikuar për këtë të hënë.
Nuk ka diskutim reagimet e Ramës u nxitën nga nga letra e hapur publike e Fugës. Ajo ishte “dhurata” që i shkonte më për shtat dhe që i duhej në këtë moment kryeministrit.
Së pari ai tregonte se kishte aftësinë të vihej në lëvizje edhe pas vërejtjeve të një kritiku të deklaruar me qëndrimet e tij si Fuga. Ai demonstronte se e kishte të plotë kapacitetin për të dëgjuar shqetësimet konstuktive të një zëri tejet të ashpër për reformën në arsim, që madje pati mbështetur fuqimisht edhe kauzën e çadrës së opozitës. Duke i dhënë të drejtë alarmit të akademikut, Rama dëshmonte se nuk e ka humbur sensin e realitetit dhe largpamësinë për të gjykuar i zhveshur nga mëritë e rëndomta që konfliktin e ideve e shndërrojnë në problem personal.
Përqafimi i tezave që ngrinte Fuga i shkonte për shtat kryeminitrit edhe për një arsye tjetër. Ai përkonte me fushatën lejfeniste për të goditur abuzimet, të paftët, përfituesit që kapin qoshe të ngrohta pa dhënë asnjë kontribut për publikun.
Prandaj ai e pa letrën e hapur të botuar në mbarë mediat tona si një “dhuratë” për të nxjerrë në pah vetitë e udhëheqësit të rreptë dhe të drejtë, që ashtu siç merrte dikur sopatën për të prerë shtyllat e elektrikut, tani mund të shkatërronte “tepsinë” e Akademisë së Shkencave.
Por e gjitha kjo fabul rreth të cilës u zhvillua ky spektakël, ngre disa pikpëyetje?
A nuk e dinte Kryeministri i vendit gjendjen e këtij institucioni për të cilin lëvron fonde prej së paku katër vitesh?
Le të besojmë një moment që nuk e dinte, po a i mjaftuan vetëm pak ditë (që nga e enjtja kur letra e Artan Fugës u bë publike) për të vërtetuar se akuzat e artikuluara qëndronin?
Le të vazhdojmë edhe më tej. Po sikur pretendimet që ngrinte profesori i nderuar të mos ishin të sakta, sikur të qenë të ndikuara nga inatet e brendëshme, ambicjet profesionale, gabimet njerzore në gjykim, a mund të përbënin ato një premisë për një vendim shtetëror?
Natyrisht, pa e njohur hollësisht gjendjen, unë personalisht, i besoj pohimeve të Artan Fugës. Kostantja e qëndimeve të tij, integriteti personal, roli i intelektualit të angazhuar dhe të pa kompromis, i japin një kredibilitet prtjej të zakonshmes qëndrimeve të tij.
Por, në të gjitha rastet ky mbetet një opinion vetjak. Dhe kur bëhet fjalë për vendime shtetërore, askush nuk e ka luksin të bazohet në të tilla përjetime, sado i bindur të jetë për to.
Rama e bëri. Në mënyrë spontane dhe instiktive. Pa pyetur njeri dhe pa u konsultuar me kërkënd.
Por çuditë e tij nuk përfundojnë këtu. Spektakli vazhdon.
Ai nuk e bëri në mënyrë legale, por duke shkruar në Facebook. Ai e shpalli fermanin e tij vetëm dy orë përpara se zgjedhjet e paralajmëruara shumë kohë më parë të zhvilloheshin. Pra në një moment kur ato edhe praktikisht nuk mund të pezulloheshin. Dhe sikur ky amatorizëm të mos qe i mjaftueshëm, ai bëri të ditur edhe vendimin e dytë: tani që akademikët nuk e dëgjuan dhe vazhduan me zgjedhje farsë, ai fondet për kërkimin shkencor do t’ia kalonte universitetve publikë.
Eshtë e kotë të ngresh pyetjet, se me ç‘këshilltarë u konslultua, se ç‘raport apo grup pune ia sugjeroi këtë transferim, se cili do të qe në të ardhmen efikasiteti i tij.
Përgjigjet e këtyre dihen.
Por, ama një gjë nuk mund të lihet pa u thënë. Nëse shkaku zyrtar i këtij vendimi drastik për transferim fondesh ishin zgjedhjet farsë, a ka kuptim që ato t’i kalohen universiteteve. Pra të njëjtave universiteve që janë shndërruar në qesharake me zgjedhjet e tyre farsë. Të njëjtave që njësoj si akademia që bën rrokadë mes kryetarit dhe zëvendësit, e kanë shndërruar në praktikë katapultimin nga rektori në dekan dhe anasjelltas, vetëm që të njëjtët shefa të ruajnë postet drejtuese.
Do të mjaftonte vetëm ky argument për të kuptuar se përpjekja e Ramës për të thyer tepsinë e Akademisë është një shfaqe banale. Pavarësisht nga imazhi që kërkon të krijojë, ajo nuk ka si qëllim as përmirësimin e shkencës shqiptare përmes rrufeve të Facebokut dhe as reflektimin për problemet reale.
Ajo është thjeshtë një hallkë më shumë në zinxhirin e një show permanent, personal, spontan dhe instiktiv. Ajo nuk ka asgjë të përbashkët me shkencën dhe me njerëzit e saj. Këta të fundit mund të jenë vërtet të zhgënjyer nga kupola e tyre drejtuese. Ata mund të mos e durojnë dot hierarkinë që kanë mbi kokë. Ndoshta si shumë shqiptarë edhe ata mund të jenë të turpëruar nga Akademia e tyre e Shkencave. Por të gjithë ne duhet të jemi dyfish më të turpëruar, kur shpresat për zgjidhje i na vijnë përmes politikash tilla spektakli që më shumë sesa të ndihmojnë shkencën kanë si qëllim të rekrutojnë Fugën. (Lapsi.al)
*Akademia, lehtësia e papërballueshme e Ramës
And Bushati nipi i Hysni Kapos, legjenda vazhdon…
Ky palaco flet per akademine e shkencave nje institucion qe daja i itij e shkerdheu me keq se nje prostitute rrugesh…
Te marresh kritika nga ky islamik eshte si te te qije miu ne bythe…
@qafir, po vazhdon luften e klasave dhe ti? Mund ta kesh inat Andin sa te duash, por artikullin e ka shkruajtur fiks fare. Do futemi ne nje derexhe lejfeniste kete mandat te dyte qeverisesh me keq se ne kohen e dajos se Andit, ke per ta pare. Do udhehesin masat nga poshte me propozimet e te gjatit nga nalt..
o Goni , mos je profet??? E ke parashikuar qe tani si do shkojme ne 4 vjecarin e dyte te Edit?? Po ty duhet te te mbajme afer , i duhesh njerezve tu parashikosh te ardhmen . Perpiqet Edi te behemi shtet , apo nuk e di qe Sala e kish katandisur Shqiperine rumpalle . Lere tjetrin te vazhdoje punen mos shikojme ndonje dite te bardhe , drejtesi shoqerore , dhe ndopak gjendja ekonomike . A kupton ??? Apo je jenicer i Sales ,dhe te preken interesat , ku eshte e keqia , ka shume te drejte qafiri , Andi eshte analist bythlepires , kamikaz dhe interesaxhi nga fryn era e kupton ore Goni ??? Vere pak trurin e vogel te mendoje , se te ka zene kallo
@shigjeta. Truri im eshte aq normal, mbase dhe me i madh sesa joti, meqe kryeministri yne ka qejf ti mase njerezit me vite shkolle. Po si mendon ti, po beka shtet ky kryeministri yne ku prej FB ben gjueti shtrigash dhe merr vendimarrje pa pyetur njeri dhe pa u keshilluar me kerkend. Dhe fola per artikullin dhe jo per Andin, ai eshte aq i zoti sa ti dale vete ne mbrojtje vetes dhe as te fshihet pas gishtit meqe eshte nip i Hysniut. Sa per profet, thote nje fjale e popullit qe duket dielli qe ne agim. Sa per Salen qe permend, ti dukesh me “salist” duke u perpjekur te denigrosh komentuesit qe s’te pelqejne. Perpiqu te shkollohesh sic pelqen shpesh here tu pergjigjet komentuesve kryeministri “yne’
Goni, nuk ja vlen ti përgjigjesh këtyre komentuesve me pagesë të Veliajt. Ata nuk kanë argumenta po përdorin vetëm sharjet e fyerjet për të ulur komentuesit e tjerë në nivelin e tyre e për të hequr vëmendjen nga gjërat e rëndësishme.
More po ju pyes ty qafir dhe ty Goni; meqense e njihni mire te kaluaren dhe njerezit e saj, kush eshte daja i Andit? Mos e ngaterroni me gjyshin? Lere tani femijet nuk dine se cilin kane baba e jo te dine dajat dhe gjysherit dhe ju ne kete kategori hyni. Beni mire mos ta ekspozoni veten se tregon se jeni zero .
Cuditerisht, eshte shume e thjeshte qe ti shumezosh te tjeret me zero dhe te ngresh veten lart meqe ti paske njohurite e duhura per faktin qe Hysniu nuk eshte daja por gjyshi. Me vjen keq per kohen e humbur me ne o koke e nxehur nga vapa e madhe
Gone Akademia ka afersisht mbi 24 vjet qe nuk prodhon asgje qofte historike apo shkencore. Me gjej nje gje qe te kete vulen e Akademise qofte standarte perfshi ketu procedurat baze, apo elemente te reja ne keto 25 vjet. Akoma lufta e klasave zbatohet me perpikmeri ne ate ndertese o Gime, ngjyra e mureve ka nderruar vetem. Dhe ne baze te kesaj une e ndjej qe me i forti te fitoje pavaresisht se ti mund ti japesh nocion politik.
Gone per ty mund te jete nje gje e re por ne Albanistan cdo institucion eshte i dubluar dhe cdo levizje qe ne themel ka kualitetin dhe aftesine per te zevendesuar trustin e mykur te pazareve akademike,quhet diktature apo lufte klasash.
Ne nje note tjeter une rrefuzoj te degjoj nipin e dajes dhe komenti im duhet te jete acarues qe njerzit te kuptojne se rinovimi pritet te behet nga njerez te rinj, moderne dhe inovues dhe jo nga monopolet partiake.
O qafir, po ty jovetem miu, po edhe gomari te qifte ne bythe. Ti ke degjuar qe ky Andi Bushati eshte nip i Hysni Kapos, dhe kujton se Hysniu eshte Daja meq ky ka mbiemer tjeter. Or rrote cari, Hysniu eshte gjyshi nga nena i ketij dhe daja i tij, dmth vellai i nenes, Besnik Kapo, as ka pasur te beje ndonje here me Akademine, prandaj o dervish ha mish, futja kot se kushedi del plot, o idiot.
Hysni Kapo vdiq në 23 shtator 1979. Akademia e shkencave te Shqiperise e krjuar më 10 tetor 1972 ishte me se funksionale, por nuk besoj se Hysni Kapo ka pasur merita as per lavdine saj e aq me pak per degradimin qe erdhi vetem pas viteve 90.
Merruni me permbajtjen e shkrimit dhe jo me artikull shkruesin, ne e njohim shume mire se kush eshte ky Andi , nipi apo islamiku, kjo eshte pa vlere kur dihet qe nderhyrja e kryeminitrit si sekretatr partie i kujton Andit dajen e vet. Dikush thote qe ska filluar punen akoma qeveria edhe pse kane kaluar 4 muaj qe nga zgjedhjet dhe qeveria e re do jete thjesht vazhdimesi e qeverise Rama 1.
Dhe shtetin do ta bejne masat popullore dhe sa per Vetingun dhe ndarjen e pushteteve, ate kemi me shume besim te Ilir meta dhe Gramoz Ruci.
O Andi!
Po cfare shkrimesh jane keto! A e kupton qe nuk e demton dot krymeninistrin me tema leshi si kjo puna e Akademise. Te gjithe e dine qe Akademia ka nevoje per ringritje se eshte nje institucion qe nuk prodhon asgje me vlere. Ngele duke kritikuar kryeminstrin dhe jep pershtypjen (me te drejte) se e ke personale. Perse nuk kapesh me administren e tij, politikat, ideologjine e reformave. Nganjehere jepi te drejte e nganjehere “shkuli veshin”. Kapu me shifrat, planet afatgjata, rezultatin e reformave. Po ti merresh me “e lagu s’e lagu, hipokrizia, jo kishte te drejte, s’kishte te drejte”. E pastaj te quan “kazan mediatik” jo s’e i ben dem por s’e nuk di ti besh me gjithe deshiren e madhe. Ndersa ti nga inati qe te ka “zhburreruar” nuk le rast pa i bere kritike, e cila me mire i ben se jua kthen sikur ” po ju degjoj ” sic eshte rasti ne fjale.
Nje analist , qe I ka hyre vetja ne qejf . Nuk eshte I pa afte , por eshte cinik dhe megalloman . Hysniu ishte me objektiv , megjithse e cfrytezoi poziten , me shume se Enveri . Favorrizoi te tere laberine ne emer te idealit marksist . Nga Marxi nuk kishte lexuar asnje rresht . Ky firaun nuk na fllet , per mekatet e trasheguara , por shpif pa skrupull , duke bashkuar disa citate , qe ka mesuar permendesh . Jetado ta skartoi ne kohn e shpejte te mundeshme . Kjo do te ndodhi zyrtarisht , sepse ky nuk ekziston prej shume kohesh . Zgalem
Cfare specie e ndyre kafsherore eshte shqiptari militant dhe servil.
Kush e shkaterroi Akademine? Andi Bushati?
Kush e shenjestroi arsimin deri ne asgjesimin e plote te tij?
Politika shqiptare, lavirat dhe laviret qe u rreshtuan per karriere. Tenderistet, prokuruesit, koncesionaret..
Berishanuk e beri vetem asgjesimin e Akademise..
Kush ka drejtuar shtetin gjithe keto vite?
Ku jane inxhinieret? Asgjekundi.
Ne Vlore patem perjetesisht kryetar bashkie nje mustaqemi mesues fshati ne fillore..kur Vlora eshte plit e perplot me inxhiniere. Prape u zgjodh nue mjekermacok i Ramutit..mjek..
Shtetin e drejton nje piktor qe projekton ekonomime me nje lavir turistesh si Arben Ahmetaj
Naften e kane dhene me koncesione sepse nuk paskemi teknologji…kur vete fitimet e naftes mbulojne shpenzimet per teknologji moderne dhe trainim te personelit inxhinierik. Aq me teper qe experience ka dhe te forte.
Po keta i trajtojne inxhinieret si skllever. Mezi iu japin rrogen. Dhe qurrashert kurva te tipit Ahmetaj i degjenerojne duke i lene ne vartesine e kurvave me te vogla qe shiten si eksperte tregu.
Shit mallin e shtetit dhe neperkemb profedionistin.
Ky eshte modeli i shtetit te Ramutit. As me i keq, dhe as me i mire nga i Berishes.
Fajin ja ve Akademise, kur vete Akademine e kane katandisur be aspirate tregtare.
Tani qe po fundos Akademine, me siguri do ngreje Agjensine private te Menaxhimit te pasurive minerare.
Plani shkon per mrekulli. Akademia ka marre fund, me gjuthe shkencetare, dhe shtetit i duhen privatet.
Plan tjeter nuk ka.. Sepse vete shteti po e blen privatisht pasurine. Dhe po e shet per qef te Ramutit dhe Ahmutit. Inxhinieret i prishin pune.
Perndryshe do e kishin ringritur, dhe jo shperbere ne kete menyre.
Xhaxhi e ngriti me krijimin e brezave shkencetare neper umiversitete.
Keta e shkaterruan duke filluar nga prishja e universiteteve.
Eh more Andi! Te ngeli goja duke share e kritikuar kryeministrin Rama.E heq vehten si te mençem,por ti je nje koqe budallai.Ke edhe te drejt,se ai qe te paguan do t’ja besh punen,je i detyruar te lehesh si qen.
Vallihi bilahi per qryetar Akdhjemie kish qen me bo njat ish-Raktorin e UPT AQADHJEMIK JARAGOQ KAQNI. E kish nxjerr nga fukaralliku Aqdhjemin sikur ndriti UPT. Or taj bojeni dhe kini per ti pa hojrin. Nji kerkes ka vec ay Shefen e Kuadrit don me e huazu nga UPT. Se vallohi ajo osht ilac per te. Keni per t pa do shpetoni.
Ky kazani ka nam fare…edhe femijet e kuptojne qe ky ka aq inat personal me Edi Ramen saqe nuk ke veprim e pune te Edi Rames pe e nxire…me stilin e tij prejj ANAListi kazani…hahaha te gjithe shqiptaret qeshin me kete e me kazanin tjeter Lunonjs qe nga suksesi dhe madheshtia e Edit nxije e vjellin vecse vrer. Oh Andi Kazani se hattova Edi pata disa ditesh ishte i ftisr ne Pris nga presidenti i Frances hidhi nje sy fotografive qe ka vene ne faqen e tij ne facebook dhe plas nga inati…kurve kazani.
E beri permes Facebook qe cdo njeri ta kuptoje dhe qe cdo shtetas I thjeshte ta dije se cpo behet. Tani ik Andi se I thashe Bledi Manes
Njeri i zi ky Bushati. Asgje konstruktive ne shkrimet e veta.
Akademia eshte fjala me e larte e cdo komuniteti shkencor ne vdo vend. Ideja edhte qe te dalin spo prodhohet shkence e integruar. Psh…. Fjalori enciklopedik 1986 eshte nje pune gjigande e bere nga disa katedra si his gjeografia..gjuha..ekonomiku..etc. Por qe nga 90 ky institucion nuk justifikpn dot egzistencen kur ka kaq shume nevoje ne fusha te ndryshme.
Z. Andi Bullshiti,
po te kesh nje arsyetim normal, po te takosh persona serioze ne Shqiperi qe perpiqen te bejne kerkime shkencore me sinqeritet – nuk po te kerkoj te takosh kerkues shqiptare qe punojne jashte dhe jane intergruar me institucione shkencore Europiane apo Amerikane, do te konkludosh qe zgjedhjet ne Akademine tone te mjere te Shkencave jane nje farse.
Si mund to votohet per z. Gudar Beqiraj per kryeakademik? Eshte nje fyerje e pamase e intelektit shqiptar, e dhjetra e qindra kerkuesve qe punojne sinqerisht, dhe kane rezultate te admirueshme. Z. Beqiraj jo vetem qe kryeakademik, por as akademik nuk mund te jete. Bile une do thoja qe as nje pedagog i thjeshte nuk duhet te jete sepse nuk eshte vecse nje kerkues medioker, me nje (pseudo) krijimtari shkencore banale.
Por ju z. Andi Bullshiti keni tjeter axhende. Ju jeni nje medemek analist, qe kerkon te besh politike edhe kur nuk duhet. Ne vend te besh investigime prane kerkuesve, te investigosh procesin e manipuluar zgjedhor, te studiosh agonine e Akademise sone, merresh me akrobacira kameleonesh.
Turp te kesh. Gjyshin e ke pasur komunist, por une kam velersim per te – gjithsesi. Ti je nje turp per gjyshin tend, por edhe per ne shqiptaret.
Andi me analizen e menyres se komunikimit te Rames me Akademine i jep atij nje ndihme te madhe po ta degjoje (ka me shume vlera se ata qe i perkedhein veshin), ashtu sikurse Mero Baze me kritikat qe i ben PD ne te vertete e ndihmon ate (fatkeqesisht askush nga PD ka arritur ta kuptoje kirurgjine e tij antikanceroze,