Poeti Arben Duka deklaron se komunizmi në Shqipëri u rrëzua vetë dhe nuk mund të mburret askush që e rrëzoi.
I ftuar në start të sezonit të ri televiziv të emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Duka tha: ”Çorapja komuniste u shthur në Rusi dhe vijoi domino në të gjithë Evropën. U rrëzua edhe te ne. Më kot mburren trimat sot por edhe të persekutuarit politikë që e rrëzuan ata sistemin komunist. Ai u rrëzua vetë ”.
Për Dukën fakti që në krye të lëvizjes të dhjetorit 1990 ishin komunistët tregon se ai sistem u rrëzua vetë. Autor i 1 milionë vargjeve, autor i 50 vëllimeve poetike, autor i 3 mijë tekste këngësh mes tyre autor i 50 teksteve të festivaleve në RTSH në të cilat 7 janë vlerësuar me çmime të para, Arben Duka është një nga krijuesit më prodhimtarë në Shqipëri.
Për të të gjithë politikanët janë bërë pjesë e vjershave të tij plot satirë dhe humor. Por për Dukën Sali Berisha veçohet.
“Sali Berisha mbetet kombinat humori për një krjues për mënyrën se si bën politikë”, tha ai.
Për Lulzim Bashën thotë se është pa taban.
Ndërkohë Duka deklaroi se Edi Rama është kryeministri më i mirë që Shqipëria ka patur pas vitit 1990.
“Reformat që Rama ka marrë duke menduar edhe kostot e bëjnë atë superior mes të gjithëve”, tha Duka.
Por për Dukën edhe Rama të jep mundësinë të bësh humor.
“Unë e lavdëroj, ai deklaron se në këtër vitet që kaluan ka qeverisur keq. Hajde mere vesh”!
Por Duka nuk la pa treguar se si u zbulua dhe shpërtheu talenti i tij si autor teksteve.
Që ai të spikatej dhe të bëhej i famshëm me tekste që edhe sot mbahen mend si “Më dhe dritë nga syti yt”, “Lot me ty o djalë se ta di emrakun”, “Çel si gonxhe dashuria”, “Dashuria nuk njeh sekret” Duka kaloi një provë jo të lehtë ku u zbulua talenti.
Për gazetarin Qafoku, Duka tregoi se ishte në vitin 4 të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë kur pasi iku pa leje nga mësimi shkoi direkt ënz yrën e Zhuljana Jorganxhi në radio Tirana.
I dha një tekst për ta lexuar dhe përgjigjja e saj ishte se teksti ishte i mrië por duhet ta shikonte kompozitori Agim Krajka.
I bindur se Jorganxhi e kishte përcjellë për të mos u kthyer më, Duka vazhdoi rrugën dhe shkoi plot guxim në studion e Krajkës.
“Përse te mua të solli ajo”, ishte përgjigja e mjeshtrit.
Edhe ai i bindur se adoleshenti me uniformë ushtarake do dështonte Krajka i luajti me nota muzikën e një kënge që sapo e kishte kompozuar dhe i tha Dukës që mbi bazën e saj duhet të bënte një tekst. Duka u largua me mendjen tek notat që kishte krijuar Krajka.
Për 20 minuta e krijoi tekstin dhe u kthye sërish në studion e mjeshtrit Krajka duke ia dorëzuar. Titulli ishte “Ore ore lule borë”. Krajka e pëlqeu shumë. Ra dakord dhe kënga e kënduar nga Irma Libohobva në festivalin e vitit 1974 u bë jo vetëm starti i karrierës së tij por edhe një nga këngët e bukura të kohës.
I paaritshem.Te jep jete,humor,optimizem….ehhhh nuk ka te dyte. Sa degjoj tekstet e tij me ikin vargjet vete ne mendje…sa i mbajm mend…nderkoh qe mund te mos mbaj mend ca hengra per mengjes…Faleminderit Arben…..
RRESPEKTE ARBEN DUKA ,vendi per njerez si ty ka nevoj shum , satira humori kenga jan gjerat me relaksuse ne koh te veshtira , jeni poeti me i madh i kohes sot RESPEKTE.
Jo Komunizmii, por socializmi totalitar u rrezua i nderuari Duka. Ai sistem falimentoi ekonomikisht sepse ishte i mbeshtetur ne metodologjine e globalizmit. Eshte interesante se po globalizmi ne nje forme tjeter po shembe kapitalizmin e diteve tona. E perseri po shkohet drejte mureve. Realizimi i struktures ashtu si ne socializem edhe ne kapitalizem mbetet fakultativ e jo detyre. Dhe kur bankat bien çfare ndodhe kjo dihet. Por kur bankat mbushen me parate e taksapaguesve ,kemi iformalitet pa kulfi vetem per te mbajtur gjalle nje sistem tashme te vdekur. Ata qe mburen sot jane karjeristet e hipokritet. Edhe vete Gorbacovi nuk mundet te mburet ,pasi eshte i bindur per deshtimin e ekonomise. Sot ata que zoterojne oazet fiskale po berne perpjekje per ta mbajtur me force sistemin,por ekonomia ka ligjet e sak dhe veshtire te arijne qellimin. Njerzit sote edhe se punojne gjate gjithe dites nuk arijne te paguajne shtepine dhe te plotesojne kerkesen per konsum. Edhe pse po rimbushen bankat, paraja ka nje drejtim, oazet fiskale dhe nje pakice njerzish. Koha kerkon ndryshimin, jo duke kerkuar te shkohet te nje tjeter lufte e ftohte . Nese e gjithe shoqeria po shkon drejte socialit ,atehere permbysja vjene pa te pyetur.
Jo Komunizmi, por socializmi totalitar u rrezua, i nderuari Duka. Ai sistem falimentoi ekonomikisht sepse ishte i mbeshtetur ne metodologjine e globalizmit. Eshte interesante se po globalizmi, ne nje forme tjeter, po shembe kapitalizmin e diteve tona. E perseri po shkohet drejte mureve. Realizimi i struktures ashtu si ne socializem edhe ne kapitalizem mbetet fakultativ e jo detyre. Dhe kur bankat bien çfare ndodhe kjo dihet. Por kur bankat mbushen me parate e taksapaguesve ,kemi iformalitet pa kulfi vetem per te mbajtur gjalle nje sistem tashme te vdekur. Ata qe mburen sot jane karjeristet e hipokritet. Edhe vete Gorbacovi nuk mundet te mburet ,pasi eshte i bindur per deshtimin e ekonomise. Sot ata qe zoterojne oazet fiskale, po berne perpjekje per ta mbajtur me force sistemin,por ekonomia ka ligjet e saj dhe veshtire te arijne qellimin. Njerzit sot edhe pse punojne gjate gjithe dites nuk arijne te paguajne shtepine dhe te plotesojne kerkesen per konsum. Edhe pse po rimbushen bankat, paraja ka nje drejtim, oazet fiskale dhe nje pakice njerzish. Koha kerkon ndryshimin, jo duke kerkuar te shkohet, te nje tjeter lufte e ftohte . Nese e gjithe shoqeria po shkon drejte socialit ,atehere permbysja vjene pa te pyetur.
Ja dhe një njeri (nga të rrallët e shqipove), me mënd në kokë e këmbë në tokë…! Duka, është nga të rrallët “që pranohen” duke thënë “të vërteta”, sepse shqipot zakonisht, nuk pëlqejnë “të vërteta”, por “përralla të bukura” që i thonë gjera, që ai s’i ka patur kurrë…!
I madhi duka. Gjeniu.
ALPINI.
Pershendetje Z.Arben Dukes Kam punuar me nje xhaxha te tij dhe mundet te them se ky rrjedhe nga nje familje me taban te forte .Qe nga gjyshi i tij mesues brezi pra tij me arsim te larte dhe brezi i tij po ashtu.Dragojt e kultures lindin vetem dragoj.