Çadra/ Basha i shpëton “non grata-s” së Partive Popullore Evropiane, merr pjesë në takim: T'i japim fund manipulimit

5 Shtator 2017, 11:23Politika TEMA

Kreu demokrat Lulzim Basha është duke marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE), që zhvillohet në Kopenhagen me pjesëmarjen e drejtuesve të partive të djathta europiane.

Ky takim vjen pas një ngërçi që pati mes PPE-ve dhe selisë blu gjatë perjudhës së protestës brenda çadrës ku kryedemokrati rrezikonte  të shpallej si lider “non grata” për Partitë Popullore Evropiane.

Në një njoftim të zyrës së shtypit pranë PD, thuhet se “para Asamblesë, Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend dhe ndau me politikanët e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD-së dhe të opozitës“.

Në mënyrë të veçantë, ai theksoi rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracinë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t’i dhënë fund përgjithmonë historisë së manipulimit të zgjedhjeve.

Në bisedat me drejtuesit e partive simotra, Basha diskutoi gjithashtu mbi përballjen me sfidat për integrimin europian të vendit, dhe mori mbështetjen e tyre në këtë proces.

Basha mori gjithashtu premtimin për vazhdimin e mbështetjes direkte politike të PPE-së dhe partive simotra për Partisë Demokratike, përfshi mbështetjen me këshillim dhe asistencë në lidhje me strategjinë dhe alternativën opozitare”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD.​

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje