Ish-zv/kryeministri Niko Peleshi, tashmë në pozicionin e ministrit te Bujqesise ka paralajmëruar një shkundje të administratës shtetërore pas zvogëlimit të numrit të agjencive nga 140 në 104, por sqaron se nuk bëhet fjalë për largim të punonjësve.
Peleshi ka mohuar zërat se ristrukturimi bëhet për të larguar nga administrata militantët e ish-partive aleate me të cilët PS qeverisi në 4 vitet e para.
“Nga 140 agjenci kemi propozuar të shkojë në 104, 30% e tkurrur në numër dhe jo në administratë, për të mos ngjalluar frikë për pushime nga puna. Administrata jonë është e vogël dhe e strukturuar keq.
Arkitektura e re synon modernizimin e administratës. Cilësia e administratës do të shkundet. Njerëzit ankohen për shërbimet, nuk iu intereson kostumi politik i punonjësit” deklaroi ai.
Por a e dëmton kontrollin shtetëror shkurtimi i agjencive me 30%?
“Besoj që inspektimi është një nga funksionet që e ka merituar të preket edhe kohë më parë.
Ne nuk kemi një ndarje të qartë mes funksioneve inspektuese, menaxhuese, i kemi miks shpeshherë.
Kemi 17 inspektorate dhe 1400 inspektorë, të cilët janë në kontakt me sipërmarrjen apo me qytetarin, janë një dhimbje koke.
Një sipërmarrës mund të numërojë 7-8 inspektorate që e vizitojnë. Këtu te ne ‘gjithkush inspekton gjithçka’. Nuk kemi standarde të qarta të përcaktuara, Shqipëria nuk është pjesë e organizatës së Standardeve.
Ne propozojmë bashkimin e agjencisë së akreditimit dhe standardeve. Trupat e inspektorëve do të shkurtohen, do të ketë rreth 7 inspektorate, ndryshon metodologjia.
Do të bëjmë ndarje mes kontrollit dhe inspektimit. Ka një nevojë ulëritëse për të riformuar inspektimin” deklaroi ai.
Eksporti i produkteve shqiptare në vendet e BE, AKU-ja, certifikimi i thertoreve, por edhe zhvillimi i fshatit janë disa nga sfidat që Peleshi ka vendosur për mandatin e ri në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.
“Siguria ushqimore do të jetë një kryefjalë që ditën e parë të punës. Duhet të rrisim sigurinë ushqimore. Shqipërisë nuk i lejohet të eksportojë produkte shtazore në BE. Sepse zinxhiri ushqimor është i pa certifikuar nga BE.
Një nga masat e para që unë do i propozoj KM për ta kthyer në reformë do të jetë kontrolli i therjeve. Ne kemi vetëm në Tiranë 350 kasapë edhe ca mijëra në të gjithë vendin dhe mijëra të tjerë të cilët therin edhe vend e pa vend.
Ne do të ndërmarrim masa të forta për të disiplinuar therjet. Edhe me rajonin nuk krahasohemi, në Maqedoni gjaku jashtë thertores të fut në burg.
Sapo të kontrollojmë të gjithë sistemin do të fitojmë të drejtën e eksportit, duke hyrë në një treg me 600 milionë banorë.
Sektori është me shumë sfida dhe shumë i vështirë, por ka mbështetjen e BE dhe të Ramës. Do të mundohemi të punojmë për një bujqësi më të zhvilluar dhe ushqime të sigurta” përfundoi ai.
KUR ta shkundni kujdes mos i bien breket .
Mos i hiqni nga puna se mos zgjohen!
Apo edhe te zgjohen te fjetur jane prap?
E pashe intervisten e Ministrit te Bujqesise,qe edhe pse nuk e marre ende portofolin zyrtarisht,e ka nisur me nje vizion bindshem rreformues punen e tij per bujqesine shqiptare.
E besoj z.Niko Peleshi dhe shpresoj nje gradient shpejtesie ne perparimin e ekonomise bujqesore dhe prodhimin e ushqimit te garantuar per shqiptaret.
Jemi nje vend I vogel ,qe me nje vullnet qeverises serioz,mund t’i zgjidhim me kollaj problemet e ekonomise bujqesore dhe blegtorale.Shembujt e mire jane gjithandej,,,n’a mbetet vetem t’i zbatojme.