Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës dje mori fund një farsë. Behgjet Pacolli tha se ka vendosur të braktisë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Mërmëriti për ndarjen e rrugëve mes partisë së tij dhe LDK-së. Tha se nuk ka bërë marrëveshje me koalicionin PAN për bashkëqeverisje, por njëkohësisht paralajmëroi një takim me Ramush Haradinajn gjatë ditës. Në fund të majit Pacolli tha në Kamenicë se koalicioni i partisë së tij (AKR) me LDK-në është «koalicion i shpresës». Pastaj u bëri thirrje zgjedhësve të përkrahin Refiqe Tërnavën për deputete në parlamentin e Kosovës. Refiqe Tërnava nuk mori besimin e qytetarëve për të hyrë në parlament dhe ky padyshim është lajm i mirë për demokracinë e brishtë kosovare. Lajmi tjetër i mirë është edhe largimi i Pacollit nga aleanca me LDK-në, sepse ai, në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë në koalicion me LDK-në, por vetëm një «kalë Troje» i PDK-së në kampin kundërshtar politik. Është mirë që kjo maskaradë mori fund. Dhe me këtë, fatmirësisht, edhe karriera politike e një tyxhari. Për zbavitjen e publikut kanë qenë edhe deklaratat e Agim Bahtirit se AKR nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në.
Tani Pacolli sërish do të thotë se u sakrifikua për Kosovën, se e ka vështirë ta refuzojë Ramush Haradinajn, të cilin dikur e quante «mosmirënjohës» për paratë që ia kishte dhënë gjatë gjykimit në Hagë (sipas tij «1,1 milionë euro»). Dokrra në prag të vjeshtës.
LDK dhe kreu i saj Isa Mustafa bën një gabim të madh, kur e pranuan në koalicion AKR-në. Sepse AKR në thelb nuk është parti politike, por një grup parapolitik për ndjekjen e interesave të familjes Pacolli në fushën e biznesit, në privatizime hotelesh e fabrikash, në lojëra me sigurime, në ndërtime. Është si të thuash partia rezervë e PDK-së për raste emergjente. Dha ja ku shfaqet tani Pacolli për t’i «ndihmuar Kosovës». Pas kalkulimeve disa javore, pas shtirjes sikur nuk do të bëjë kurrë koalicion me PAN-in, pas «rritjes së çmimit», pas takimeve larg syve të opinionin ai mund të ketë negociuar një marrëveshje dobiprurëse për të dhe klanin e tij.
Deri më sot marrëveshjet politike që i ka bërë Pacolli kanë qenë në dobi të tij dhe në dëm të Kosovës. Në fund të viteve ‘90 tentoi të bëjë shumë dëm, duke pranuar rolin e emisarit të regjimit të Boris Jelcinit në «zgjidhjen e konfliktit të Kosovës». Në këtë mision u pengua sidomos nga Fehmi Agani, atëherë nënkryetar i LDK-së. Pas luftës Pacollit filluan t’ia ledhatojnë egon komandantët e shndërruar në politikanë dhe ia hapën rrugën për të hyrë në politikë me një qëllim: shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Situata qe e favorshme për shkak se LDK gjendej në duart e dy politikanëve të papërgjegjshëm (F. Sejdiut dhe N. Dacit), të cilët si atëherë dhe sot besojnë se egoja e tyre është më e rëndësishme se fati i një partie me merita historike, përkundër të gjitha mangësive e gabimeve që ka LDK.
Në shumë ministri kosovare tani nëpunësit presin me ankth se ku do t’i dërgojë Pacolli tyxharët e tij. Po flitet për pesë ministri që do të marrë AKR. Një fuqi marramendëse për një parti qe ka 4 deputetë dhe po të mos ishte LDK as që do të kalonte pragun për të hyrë në Kuvend.
A do të vazhdojë Pacolli «lobimin» për Kosovën aty ku e la kur ishte zëvendëskryeministër? Me nënshkrime kontratash me firma të dyshimta në Afrikë, duke ngatërruar rolin e tij. Me «dhurata» (kompjuterë dhe kolltukë) për sundimtarët në Mali. Me sigurimin e njohjeve, të cilat pastaj rezultonin të jenë të pasigurta apo të pavërteta. Duket se të gjitha këto nuk do të luajnë rol në politikën e Kosovës, me rëndësi që Pacolli të kryejë punën e patericës politike.
Tani po hyn në skenën politike «shpëtimtari i komandantëve» ose: versioni kosovar i Bogolub Kariqit, i cili edhe kur nuk ishte fare në parlament formonte grup parlamentar. Pacolli tha se do të krijojë një grup të ri parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Këtë nuk mund ta bëjë, sepse ka vetëm 4 deputetë (madje njëri prej tyre, Korab Sejdiu, mund të qëndrojë në LDK). Por, as për këtë nuk duhet të bëhet merak Pacolli. Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj do t’ia sigurojnë pastaj numrat për grup parlamentar. Në pazarin politik të Kosovës çdo gjë është e mundur. I lumtur mund të jetë tani për tani edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili duke shkelur rolin e tij kushtetues ka bërë çfarë ka mundur që shumica shqiptare e deputetëve të mbetet në opozitë. Tani i mbetet Thaçit që bashkë me Pacollin ta nisin dhe ta përfundojnë procesin e pajtimit të Kosovës me Serbinë. Pacolli ka përvojë në këtë drejtim. Pak ditë pas pavarësisë së Kosovës i pati thënë një gazete kroate se Serbia është nëna e Kosovës. Që të dy, të asistuar nga Ramush Haradinaj, do të kenë vetëm një problem: rreth 60 deputetë shqiptarë të opozitës.
aman o torobell vetem me behgjetin mos u merr,ky e ka politiken per hobi,snobizem nuk ka hyre per pak tendera te felliqur si isa thaci etj etj
Se rebeli,,, eshte nje nga gazetaret me te mire shqiptare sot. Kjo nuk don diskutim. Por se ka nje inate te madhe me pacollin edhe kjo nuk don diskutim,.. Megjithate kesaj qeverie duhet me ja dhen nje shans eshte heret me gjykue ende pa fillue. Ramushi nuk eshte njeri i penes ama eshte njeri i punes eshte puntor. Mirpo edhe budalle nuk eshte ndoshta nuk dine shum me filozofue nuk eshte llafazan e oratore por puntore eshte. Gjithsesi neve gjdoher na kan mungue dheheqsit energjike dhe puntore mis te gjykojm para kohe te shofim si do shkojn punet me ket qeveri.
Une personalisht kam shum besim se kjo do jete qeveria me e mire qe ka pas kosova gjate gjithe ketyre vitev Ramushi zgjohet ne ora 6, e mengjesit dhe punon deri ne ora 22, ne mbramje
Ndersa ajo kufoma qe kishim deri tash isa mustafa nuk punonte ase 2-3 ore ne dite aje ishte edhe i semure 2,dite punonte tre dite ne spitale.
Cfar do me thene tyxhar o koqevar?
Tyxhar do me than tregtare,.. eshte fjale e vjeter qe eshte perdor ne kosove njeher e nje kohe per ata qe jan mare me tregti te xhave-si lopte delet etj.. (keta i kan qujte Tuxhar) Nuk e di a’eshte perdor kjo fjal ne shqiperi.
Ore Salo na bëre të qeshim ??, Enver Robelli e quajti tyxhat (tregtar bagëtish) nga inati ndaj dukujt që ka arritur kaq shumë në jetë dhe sidomos nga dëshira që Kosova të mbetet edhe një kohë të gjatë pa qeveri, KY ROBELLI MENDON SI NJË SERB.
Përshëndetje nga Koqevari shqiptar ??
Robell sic duket ty nuk te paska dhene tagji Pacolli dhe te paska zene inati me te. Ska njeri qe nuk e di qe Pacolli eshte biznesmen dhe jo politikan. Po keshtu ska shqiptare qe nuk i njef politikanet e tij se pari si tregetare qe i kane hyre politikes per pare dhe jo ideale. Perjashtim ben vetem Albin Kurti me pak shok te tij. Tani sa politikan pro serb mund te jet Pacolli une nuk e di por ca gjera i besoj sigurishte, kurse qe ti dhe Ibrahim Rugova jot jeni dhe do vdisni (ai i peshtiri ngordhi shyqyr) jugosllav kete e dime te gjithe.
Nga ky artikull i ketij torobellit, vetem nje gje kuptova,qe ky jo vetem pska nje urrejtje patologjike per komandantet e luftes, sic shprehet ai, por qe dashka dhe Kosoven ta shofi keshtu sic eshte ne rremuje e pa shtet. Bukur i sherbeke vendit tend ne sherbim te serbit o torobell.
Ti ose nuk di të lexosh ose nuk i kupton ato që lexon. Çfarë komandantësh janë këta që bëjnë qeveri të varur nga lista sebe e Vuçiçi, komandata ju thu ti ktyre? Kta mind të jenë pazarxhinj po komandanta lufte jo, se lufta asht ba me heq Serbinë e jo me fut Serbinë në qeveri. Ma mirë një shtet shqiptar në rrumujë apo një shtet që varet nga Serbia o gjakovar i sumës?
Thaçi president, Haradinaj kryeministër, Kadri Veseli kryetar parlamenti, Fatmir Limaj ministër i brëndshëm, Enver Hoxhaj ministër i jashtëm, Behgjet Pacolli ministër i ekonomisë, kaq janë të mjaftë për ti treguar europës se qëndrën e interpolit ajo pa tjetër duhet ta stacionoj në Kosovë. Jo vetëm kaq, por të gjithë fqinjët e Kosovës, duke përfshirë edhe Shqipërinë, duhet urgjentisht të shtojnë shpenzimet e tyre mbrojtëse, për të qënë të përgatitura dhe kurdoherë të gatshme për ti bërë ballë çdo invazioni të mundshëm të papritur që mund ti vijë vëndit të tyre nga ky shtet i ri. Keni për të parë që vendimi i parë që do të kërkojnë të ndërmarin pas krijimit të qeverisë ka për të qënë krijimi i forcave të armstosura të Kosovës. Pas kësaj rreziku për fillimin e një lufte ballkanike është thjesht çështje kohe. Kështu është kur njerëz të lindur për luftë, kërkojnë dhe marrin përsipër të bëjnë paqen. Ata kanë bindjen se paqja mund dhe duhet të mbrohet vetëm nëpërmjet luftës…
Është interesante sesi bota bënë sehir dhe lejon që në zëmër të një territori kronikisht konfliktual të krijohen pushtete kaq pak të përgjegjshme të cilët nuk e kanë për gjë fare të ndezin çdo lloj fitili të një fuçije të mbushur me barut.
A te duhen luftetare,
A do botes t’i vesh zjarre
Do arratine armiku te marre
Merr nja dhjete Kosovare.
E Robelli Robelli urretje patologjike paske per B. Pacollin qe paska bere mire qe nuk te paska dhene me lepi Ko..cka, asgje nuk ke thene pos qe ke shprehur patologjine tende kunder B.P Shume po i urrejke edhe politikanet ish komandant… Po i sherbejke me devotshmeri Grupit te LDK , e drejta jote ti sherbesh se ne fund te fundit, qeni gjithmone i ka sherbyer zoterise. Nga ajo qe ke shkruar kuptova se ti je nje qene qe sherbesh vetem per te lepire kocka…
Robell asnjehere nuk te mbaj mend qe te kesh lavderuar ndonje person,por si i paafte dhe meskin qe je mundohesh te biesh ne sy,askush nuk can menderen per ty,biles as ti vete.Nuk shoh ndonje rreze drite ne shkrimet e tua,vetem vjell e vjell dhe kosova akoma nuk di te formoje shtet.Sic duket je i keq si karakter dhe merresh me pulat cdo dite.Ndersa per Pacollin je shume i vogel ose nje hic.
Artikull me porosi.
Ky gazetar mund ti sherbeje kujtdo, por jo Kosoves.
Pacolli nuk eshte sankylot si ti dhe eproret tuaj, qe po rjepin popullin e shumevuajtur, por nje njeri me prokopi qe kerkon te ndihmoje popullin e tij dhe nuk ka nevoje te merret me pislleqe sic jane marre pushtetaret e deritanishem.
Kisha nje respekt per z.Robelli,dhe e kam te veshtire te replikoi me te sikur vertet te ishte shkrim dhe mendim i tij,une po dyshoi se kete reagim me urrejtje sikur ta kete shkruar “analisti” i LDK-s bajrush morina,pasi nese Robelli do ta donta kosoven dhe LDK-n besoi shume se do te hulumtonte pak per LDK-n dhe te kaluaren e saj e poashtu edhe per komandantet qe i shane vetem pse pacolli si tyxhar po ua mundeson ta bejne qeverine!!
Une per vete isha dhe jam kunder nje qeverie te tille,ashtu siq jam edhe kunder qe VV ta beje qeverine me LDK-n edhe sikur te ishte pacolli aty,por meqe kosoven e ka hanger dreqi dhe kemi me shume parti sesa njerez,ateher vjen nje dite si kjo e sotmja qe ti “falemi” edhe pacollit per ndihmen,pacollit iu falenderua edhe isa,qe “robelli” e quan te suksesshem si njeri dhe te pazevendesueshem per LDK-n,kurse Fatmir Sejdiu dhe Daci paskan qene shkaterruesit e saj per qellime te PDK-s,keto deklarata i ka bere para shume vitesh “analisti” i LDK-s bajrush morina,prandaj LDK pas vdekjes se Rugoves gati sa nuk eshte shuar,pasi kur kujtojme se aty ishin Fehmi Agani,Ukshin Hoti,Skender Hyseni,Alush Gashi,e qindra akademik te zot,kurse sot kemi isa mustafen,ismet beqirin,bajrush morinen,gecet,ai majmuni i Ferizajit-adem salihaj, e disa ish UDB-ash e spiuj serb,me vjen turp qe jam shqiptar dhe pyes veten si ka mundesi qe VV te kerkoi te beje qeveri me ta dhe ku gjen te mira “robelli” nga ky grup,a e di “robelli” se ne LDK tash e kemi edhe binakun e karagjiqeve,ramiz kelmendin i cili para tre vjetesh ishte futur ne AAK duke shpresuar qe te behet zvkryeminister,pasi AAK nuk mundi dot ta beje qeverine emigroi ne PDK me shpresen se Thaqi do ta bej zvkryeminister,as ai nuk e beri dhe ramiz bora e gjeti mundesine te behet zvkryeminister i qeverise duke aderuar ne LDK,prandaj do kisha dashur ta dije mendimin e Albin Kurtit se si do te ndihej si kryeminister me ramiz boren zevendes,ashtu siq me vjen turp qe Ramushi do ta kete pacollin zevendes dhe minister i jashtem,siq me vjen turp nga te vjellat e “robellit” per ish komandantet,kurse sikur verte ta kete bere kete analize “analisti” i LDK-s duhet te ndihemi krenar pasi nuk jemi ne te njeten lekure me te,ne fakt ai nuk ishte kurre ne LDK sepse edhe ne SPS edhe ne LDK dikur nuk mundeshe,kurse tash te gjithe SPS-sat kane shkuar ne “haxh”-LDK duke u bere nga spiuni ne patriot dhe shqiptar i mire!!!!
Perseri nuk po te marr vesh o torobell. Haradinaj eshte i listes serbe?.
robelli është lubonja i kosovës. kërkon të mbajë gjallë ldk-në e cila po vdes ashtu si partia e saliut në shqipëri. ldk-ja ëashtë parti antishqiptare sepse mbështet idenë e kombit kosovar. vetëm vv -ja ja vlen të qeverisë. ldk-ja është plot me serbofilë. vetë ldk-ja ka qeverisur me hashim thaçin. tani ,pse paska problem që edhe pacolli ta bëjë këtë?? pacolli po të ishte patriot bashkpunonte me vv-në e jo me hajdutët. mirë është të bëhen zgjedhje të reja dhe të fitojë e vetme vv-ja. serbët dhe serbofilët në opozitë