Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e konsideron inkuizicion obskurantist mesjetar atë që ai e quan sulm të kryeministrit Edi Rama ndaj institucionit të Akademisë së Shkencave.
Vasili tha se në 4 vite, Rama nuk pati as kohë të lexonte raportin e një komisioni të ngritur për këtë çështje katër vite më parë.
Ndërkohë, një qytetar i ka shkruar Vasilit publikisht se priste prej tij një reagim mbi vrasjen e gjyqtares Fildese Hafizi.
Postimi i plotë i Vasilit
Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S’pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.
Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.
Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.
Mjere vendi yne per kete opozite qe ka ……….As mbas 30 vjetesh nuk fitoni me o Vasili keshtu si ja keni nisur.
Lum o lum ne per kete shkolle madhin e Lesh e Lise, per kete pleh, per kete qelbesire qe nuk thote asnje fjale per ministrine qe drejtonte Lesh e Lia e qe ishte shkaktarja kryesore e vrasjes se gjyqtares, por vetem pellet ne hava.