STUDIMI/ Shqiptarët çalojnë tek zemërgjerësia, janë materialistë. Ja ku renditemi në indeksin botëror

5 Shtator 2017, 15:19Ekonomia TEMA

Kur bëhet fjalë për zemërgjerësi, shqiptarët nuk kanë me çfarë të mburren. Ndër 139 vende të botës, renditen vetëm të 95-tët,  tregon një studim i fundit i fondacionit CAF, ndër më prestigjiozët në botë për çështjet që lidhen me bamirësinë.

Pavarësisht se lë shumë për të dëshiruar në renditjen globale, Shqipëria ka bërë hapa përpara në krahasim me vetveten, po të shohim renditjen në indeksin e zemërgjerësisë së një viti më parë. Atëherë, Shqipëria mbante vendin e 105-të.

Vetë studimi nuk e llogarit këtë si një përmirësim, për shkak të ndryshimit të përllogaritjes.

Një tjetër rekord negativ është ai në krahasim me rajonin.

Një vit më parë, Shqipëria rezultonte vendi më zemërgjerë në rajon pas Kosovës, ndërkohë që sot lë pas vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, në vendin e 132-të dhe 110-të respektivisht. Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina kanë parakaluar ndjeshëm Shqipërinë në këtë renditje.

Këto dy të fundit ndërkohë rezultojnë si dy vendet me përmirësimin më të madh në renditje.

Indikatori përllogaritet mbi bazën e tre nënindikatorëve të tjerë, ndihma çfarëdo ndaj një të panjohuri, bamirësia në vlera monetare si dhe koha e dedikuar ndaj vullnetarizmit.

Në këtë të fundit, Shqipëria është ndër vendet e fundit në botë, e 118-ta.

Kur bëhet fjalë për dhurimin e parave, Shqipëria performon bindshëm më mirë, duke u renditur e 62-ta në botë, nga vendi i 85-të i një viti më parë. Sa i përket ndihmës ndaj një të panjohuri, vendi ynë është i 96-ti në botë.

Në terma të përgjithshëm, studimi prestigjioz evidenton se, shqiptarët njohin si zemërgjerësi vetëm ndihmën monetare, ndërkohë që nuk janë të prirur aspak ndaj vullnetarizmit apo çfarëdolloj ndihme tjetër që nuk përkthehet në para./Scan

3 komente në “STUDIMI/ Shqiptarët çalojnë tek zemërgjerësia, janë materialistë. Ja ku renditemi në indeksin botëror”

  1. Shoqeria civile bythshitur. says:

    Kjo caga na ka njoft Tani
    Po’ shqiptaret Kane bere Pune vullnetsre sa ju ka rene kurrizi
    I jrpshim njoni tjetrit lek borxh ne fund te 15 futeshina kur nheleshin PA buke
    Le mo vaj sheqer kafe
    Gjeni ke njoni tjetrin
    Ishin shume mikprites.
    Tani paret prap Kane rene ne dite te atyre qe udhehoqen me pare shqiptaret
    ATA Jane zengjinet te rinj nuk ja kthejne kujt shpirtin mbare
    Te tjeret skane per vete
    Cfare te japin
    Slajne dot uje e drita.
    Sa per Pune vullnetsre kush do i organizoje
    Shoqeria civile hajdutja me e madhe e fondeve,apo sindikata vl.

  2. Shoqeria civile bythshitur. says:

    Kjo cafa
    Na ka njoft Tani
    Po’ shqiptaret Kane bere Pune vullnetare sa ju ka rene kurrizi
    I jepshim njoni tjetrit lek borxh ne fund te 15 diteshit kur ngeleshin PA buke
    Le mo vaj sheqer kafe
    Gjeni ke njoni tjetrin
    Ishin shume mikprites.
    Tani paret prap Kane rene ne dote te atyre qe udhehoqen me pare shqiptaret
    ATA Jane zengjinet te rinj nuk ja kthejne kujt shpirtin mbare
    Te tjeret skane per vete
    Cfare te japin
    Slajne dot uje e drita.
    Sa per Pune vullnetaree kush do i organizoje
    Shoqeria civile hajdutja me e madhe e fondeve,apo sindikata vl.

  3. leng says:

    Shqiptaret te japin sperme falas prandaj e kompensojne deficitin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje