Shifrat e frikshme: Në Shqipëri çdo muaj vdes një person nga dhuna në familje

6 Shtator 2017, 21:05Kronika TEMA

Të paktën 12 gra, vajza dhe nëna denoncojnë çdo ditë dhunën nga bashkëshortët, të dashurit dhe fëmijët e tyre.

Statistikat e dhimbshme tregojnë se fenomeni në Shqipëri është prezent prej vitesh.

Televizioni Shqiptar ka zbardhur disa prej shifrave zyrtare ku këtë vit rezultojnë 2959 denoncime të dhunës në familje në format e rrahjes, kërcënimeve, dhunës psikologjike dhe seksuale.

Më alarmante rezultojnë shifrat e viktimave.

Çdo muaj një person ka humbur jetën nga kjo dhunë. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar 9 vrasje nga dhuna në familje, raporton TVSH.

Burime pranë Policisë së Shtetit i kanë thënë Televizionit Publik se gjatë periudhës janar-gusht janë lëshuar 1563 urdhra mbrojtje, por numri do të ishte edhe më i lartë nëse të dhunuarat nuk do të tërhiqnin denoncimet të detyruara nga mosefikasiteti i zbatimit të tij dhe mentaliteti shoqëror.

Policia i shkon deri në fund denoncimeve, në rastet e nevojshme bën edhe arrestimet e dhunuesve.

Mesatarisht dy persona në ditë arrestohen nga policia për dhunën në familje dhe sipas statistikave numri i tyre në periudhën janar-gusht është 458.

4 komente në “Shifrat e frikshme: Në Shqipëri çdo muaj vdes një person nga dhuna në familje”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'',ti je arab gjaxor,vendi yt eshte ne qeli...... says:

    teper ”normale” per nje vend islamik[90% muslims]…………..

  2. Kuq e zi says:

    As na rruhet fare per te tjeret…
    Mjafton qe viktima te mos jete gjykatese !!!
    Media servile e shtyp sahanlepires

  3. edmond says:

    ne France çdo tre dite vdes nje grua nga dhuna e burrit!

  4. DIngo says:

    Ne nje vend qe Kryeministri i sotem Rahte Gruan dhe Nenen e tij ,prisni ligje nga keta Turkoshake qe vishen me Hugo Boss??
    keta jane me keq se Erdoqeni Turk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje