Si e mora unë guximin të kritikoj profesor, doktor, akademik, shkrimtar, ekspert komunikimi dhe filozof Artan Fugën?!

6 Shtator 2017, 09:51Politika TEMA

Nga Ervis Iljazaj

Dje, në editorialin e radhës në gazetën Mapo, u përpoqa të hidhja një mendim mbi debatin që po zhvillohet mbi zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

Si një i ri i cili është pedagog dhe që ka studiuar jo pak, por 10 vite, me sakrifica të mëdha familjare dhe personale, pa asnjë mbështetje, duke arritur me mund e me djersë çdo pozicion që kam deri tani, nuk mund të qëndroja indiferent ndaj debatit mbi shkencën.

Në thelb, qëndrimi i editorialit të djeshëm ishte ky: Meritë profesor Fugës për debatin që po zhvillon mbi Akademinë e Shkencës, por modeli që propozon, është tërësisht Sovjetik, njësoj si modeli ekzistues i saj që bazohet te shkencëtarët me rrogë shteti .

Mendimi im për shkencën ishte fare i shkurtër, parimor, aq sa të lejon një editorial gazete të shprehesh për të, ndërkohë që një debat i tillë kërkon më shumë se një artikull gazetë dhe një postim në facebook.

Media e ka për detyrë që mbajë qëndrime edhe në raste të tilla. Debati mbi shkencën dhe rëndësinë e saj nuk është monopol  i një grupi njerëzish. Kolegët e mi në grupet mediatike të tjera bën po të njëjtën gjë.

Për artikullin nuk u pendova fare! Gjëja që nuk i fal vetes,  një ditë më vonë, është fakti se si unë , Ervis Iljazaj , djalë i ri, mora guximin të kritikoja, profesor, doktor, akademik, shkrimtarë, ekspert komunikimi dhe filozofin Artan Fuga. Mirëpo, rinia kështu e ka. Nga rrëmbimi i energjisë rinore bën gabime.

Të kërkojë ndjesë o Profesor!!

Duhet të kisha menduar më parë se të merrja penën dhe të shkruaja që, në këtë shoqërinë tonë vendi i filozofit, politikanit, gazetarit, pedagogut janë me tapi pronësore ose me trashëgimi. Por, si naiv që jam mora guximin të flas edhe për këtë temë, sepse atje ku kam studiuar, ku ndër të tjera jam dhe doktor shkencash, me konkurs dhe jo me vendim qeverie, më kanë mësuar që  mendimi është i lirë, mjafton të jesh etik dhe pa cenuar dinjitetin e tjetrit me të cilin po debaton. Sepse unë naivi, e pashë si debat dhe, meqë ju keni ekskluzivitetin për ketë temë, mendova thjesht të them që nuk jam dakord! Nëse ky është mëkat, atëherë, propozo  që të më lidhin në turrën e druve dhe të më vënë flakën.

Në asnjë rresht të editorialit tim, nuk u mora me personin tuaj, por vetëm me çështjen. E si mund ta bëjë unë një gjë të tillë xhanëm ?!

Sepse e dija fare mirë që ju, sapo të harxhonit kohën tuaj të vyer për ti hedhur ndonjë sy shkrimit tim mjeran, do të merreshit me mua personalisht, dhe kështu bëtë menjëherë duke parë me përbuzje një të ri që guxon e ka një mendim ndryshe nga ai i juaji. Andaj, u tregova shumë i kujdesshëm, në fjalët që i drejtoja filozofit të madh, Artan Fuga. Por, kjo nuk më shpëtoi nga ofendimet tuaja publike. Prisja minimumi një inkurajim nga profesori i paarritshëm i komunikimit dhe, jo dajak!

Çfarë nuk më kishit thënë o profesor!

Më kishit përmendur punën, moshën, pronarin, heqjen nga puna e lloj-lloj dekurajimesh.

Sa për dijeni o profesor, unë punën e kam arritur me studimet e mija, dhe nuk janë pak me beso! Çdo pozicion modest që kam deri më tani e kam fituar me konkurs dhe me CV time, pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbështetje.

Po  Profesor, mund të më heqin nga kjo punë dhe, nuk është aspak problem për mua, pasi në shoqërinë e lirë dhe të tregut asgjë nuk është e përjetshme. Nuk ka vend të përjetshëm profesor dhe, sa mirë që është kështu!.

Unë i shkreti, një punë bëj, dhe paguhem sipas sistemit të rrogave që përcakton tregu i punës, i vetmi barometër në këtë drejtim. Është i njëjti vend pune që keni qenë dhe ju profesor, 5 vite me radhë. Kur unë kërkoja punë dhe kisha mundësi të punoja kudo me studimet e mija, me thanë  që, në Universitetin Europian ka dhënë mësim profesori i nderuar Artan Fuga. Një nga arsyet që vendosa të punojë këtu, ishte dhe ky fakt. Sepse një profesor i madh si ju, punon vetëm në universitete cilësore.

Por, unë nuk kam aftësinë tuaj që në të njëjtën kohë, të punojë profesor në shumë universitete, privat, publik, jashtë Shqipërisë dhe brenda Shqipërisë, apo të jem akademik me rrogë nga taksat e shqiptarëve, opinionist, filozof shkrimtar etj. Nuk janë të gjithë “superman” si ju!

Më doli nga mendja që, sa herë që një i ri kërkon të ketë mendimin e tij i bien kokës. Dhe ju o profesor, goxha dajak më kishit dhënë në dritaren tuaj më të rëndësishme filozofike, facebook-un!! Nuk më zhgënjyet në këtë drejtim dhe mirë ma bëtë. Ku më çon mushka mua që nuk jam dakord me ty?!!

Më dhatë një leksion të mirë! E fundja kush jam unë, të kritikojë lartmadhërinë tuaj, Sokratin e kohëve moderne shqiptare, Artan Fugën?!

Edhe njëherë të kërkojë ndjesë o profesor!! Nuk do ta marrë guximin herë tjetër të mos jem dakord me ju! Fundja ju keni 40 vite që ndriçoni shoqërinë shqiptare, se pritëm dhe 40 vite të tjera për të folur nuk ndodh kiameti.

19 komente në “Si e mora unë guximin të kritikoj profesor, doktor, akademik, shkrimtar, ekspert komunikimi dhe filozof Artan Fugën?!”

  1. .... says:

    Tani sa per pozicionin dhe forcat e tyre te tere keshtu thone qe kane vetem meriten e tyre,Ndoshta ..por mjaft e permende .Nje maksime e vjeter romake per fajtorin thote :”se shfajesimi i tepert eshte fajesim indirekt ..”.Pra meriten tende,pa nderhyrje e miq e ke theksuar aq shume sa le per te dyshuar te tjerat jane ceshtje tjeter.

  2. Vlora1912 says:

    Sa fjal te mençura thot ky djali i ri….qe paska studjuar jashte shtetit……..Dhe ne te mykurit qe e dim brezin e ri ne nivel “Analfabeti funksional”…!!!!

    Lexova dje Pergjigjen e Fuges…..dhe sot pergjigjen e pergjigjes ndaj Fuges..

    Goxha debat…..Filozofik…ne lidhje me Akademine e Shkencave..

    Tre -Kater Ton me llafe, te rreshtuara bukur nga ana gramatikore…..me retorike fantastike…ne fjali qe edhe kan kuptim…..ne paragrafe qe nuk di nga te dalesh…..ne dy shkrime nga te cilet duhet tja mbathesh…

    Te thash – me the….ta thash me kete stil – ma the pa stil…ta futa – sma fute- Debat Filozofik Mbi Shkencen dhe Kullen e saj Akademine….

    Debat i Denje per nje te Ish-punesuar te Chilit ne UUET dhe nje te punesuar aktualisht ne UUUUUUET.

    Debat i ngjashem, por ne nivel me te ulet, se ai Midis Vjerres dhe Nuses, midis mullixhiut dhe ati qe bluan….

    Me the…..te thash….gerr…verrrr….

    …..Dhe perseri, ky debat UET-istesh me gerrrr-verrret, eshte shum me larte se niveli i ASHAK… per fat te keq!

  3. dada says:

    Shkrim Brilande, Fuga beri corap politikes s sidemos ate te Pd dhe tani po bene corap shkencen, bravo Ervis

  4. Une says:

    Fuga eshte komunist ne mendime e veprime,si shumica e shqiptareve! Shikoni Berishen,Lubon,Bushatin! Te gjithe jane specialiste ne te gjitha fushat! Shqiperia nuk behet me keta mendje ndryshkur!

  5. BenetBeci says:

    O çun bën gabimin e dyte me këtë sarkoartikull. Injorohe fare se keta pleshtat e komunizmit ngordhin vetë kur sja u fishkellen njeri. Vdesin per vemendje. Edhe kur i shan apo fyen.

  6. Shefi says:

    Pergezime Ervis. Ironia eshte mjeti per te shfrire tullumbacet qe reklamojne kotesi. Vetem nje verejtje, nqs me model sovjetik nenkupton ate “rus”, nuk do ishte keq te bejme aq sa kane bere ruset. Te dy modelet-centralizimi apo decentralizimi kane arritur ne majat e shkences, puna eshte te dish si ti aplikosh qe ti japesh frymemarrje zhvillimit.

  7. artiles says:

    Te hoqen nga UET-i Fuga dhe normal qe do te jesh kunder cdo gjeje qe eshte ne pronesi te Cilit. Por, per shkak se ju reagoni vetem pasi ju heqin beheni te pabesueshem. Nga ana tjeter, ju jeni nje sofist i thekur (ketu ju heq kapelen) qe keni aftesine t’a perdridhni muhabetin si t’ju interesoj.
    Take it easy Fuga, lere njehere te kaloje ….. mos fol kurdo dhe per cdo gje; ti flet edhe per cadren, edhe per ASH, edhe per ekzekutiv, edhe per Henen, yjet e ku di gje une se cfare tjeter ka ngelur pa shprehur ti njohurite e tua. NA LODHE O BURRE I DHEUT, je bere me keq se grate e keqia (me falni gra per referimin)!

  8. ladi says:

    Fuga eshte i shumedituri shqiptar.Ngeli pa lepir asgje i shkreti.Cfar te bej diteziu fufuge.

  9. Opa says:

    Hiqeni nga mendja nuk professor doctor. …ne shqiperi kane ngel matrapazet. ..dallkauket. .

  10. Bredhi i kalter says:

    Fuga duhet te jete duke kaluar menopauzen le siguri. Histerira te tilla mediatike te forte keshilluara nuk vlejne gje pervecse terheqin vemendjen diku tjeter.

  11. Gaga says:

    Mos u merr me Fugen, eshte bere si nje vajze e mbetur qe kerkon burre, dy letra i shkroi Ramës…logorroik vanitoz pa substance.

  12. ilir fetahu says:

    nese ju them ju lumte ervis me duket se nuk kam thene asgje per aq kenaqesi sa me keni dhene me kete pergjigjen tuaj ndaj ketij te kudo ndodhurit e gjithcka diturit prof Fuga. pune te mbare

  13. Lili says:

    Ah,ma ne fund po dalin disa qe po u thone dinozauve, stop me…
    Bravo Elvis per pergjegjen

  14. luzati says:

    Evis ,te lumte , i dhe pergjigjen e merituar ,ketij akademiku,te ngjyrosur kembe e koke nga politika .Vetet ka disa libra 40-50 (copy paste ) ne kete vend ku injoranca dhe analfabetizmi kane aritur maja.Ky eshte tipik, ne koherat tona te veshtira ,kur edukimi-aresimi shqiptar eshte ne agoni.Eshte po ky njeri qe bertet tani per standarte ,qe ka dhene mesim ne ato universitete private ,qe kane dhene diploma fallse…..
    Atij i ka kaluar koha…e ardhmja jeni ju dhe shoket e tu,qe ne vend qe ky shtet tju,rekrutoje ne ato pak universitete publike ,qe jane mbushur cit me injorante dhe medioker ,ju detyroheni te shkoni per pune ,ne vende qe jane te dyshimta…shkencerisht .

  15. Vedat Shehu says:

    Si ne çdo fushë edhe në shkencë bëhet debat ne formën e proverbit “Rahin ujë ne havan” apo “Bluajnë si mulliri pa drith”. E konsiderojnë sikur të ishte Libër i Shenjtë Klerikal. Shkenca është vetëm mënyra logjike e të aesyetuarit, e nisur nga premisa apo argumenta reale apo te vërteta, duke peerdorur vrojtimin në natyrë, nga sondazhet apo nga eksperimentet dhe, pas integrimit arrihet në konkluzione. Esenca e metodës shkencore është e konfirmuar prej përvojës njerëzore dhe e përligjur në proverba. Njera nga proverbat është edhe kjo “S’ka tym pa zjarr”.
    Nuk pashë asnjjë fakt konkret qe te fliste per ndonje shpjegim inkorrekt nga ndonjë inerpretim i ndonjë akademiku. Une do te permend vetem një të tillë. Eshtë bërë etimologjia e emërit “Bardhyl”, duke u niisur nga forma e jashtme e shqipes aktuale; rrenja “bardhë” dhe mbrapshtesa “yll” që vërteon lashtësinë ilire të Shqipes që na paska kuptimin “i bardhi yll”. Ne kete arsyetim foshnjarak vrehat qart mangesia ne arsyetim, eshte njesoj sikur te thuhej “kur tunden gjethet e pemeve jja erë. Pra, era shkatohet nga tundja e gjetheve”. Emeri “Bardhyl” ka edhe variantin “Bardhul”, ngjashmerisht si “Jan” “Janul”. E zakonshme kembimi u y. Konkluzioni shkencor: nyja shquese ne shqip eshtee mbrapashtesee fundore “i”, ne italisht eshte nyje e përparmee “il”, në rumanisht është mbarese “ul”. Pra Mbreti Ilir Bardhyl ka kuptimin “Mbreti Ilir Bardhi” si p.sh Frank Bardhi. Per me teper nyja shquese bullgare është mbares e mbrapme. Nga pushtimi i Perandorisë Bullgare kemi toponimet me prapshtesën “at” si “radat”, Lazarat”, “bamatat”, “dunavat” “Hazmurat”, etj. Konkretiisht emri Jan shquhet ne shqip Jani, dhe rumanisht Janul. Kur emeri Janul shquhet prap ne shqip behet “Januli:; analogjikisht kur emeri i shquar ne Rumanisht Janul shquhet prap ne Bullgarisht bëhet “Janullat” dhe kur merre prpashtesë helene bëhet “Janullatos” e kur e shhquajne bëhet “Janullatosi”.
    Ja pra pse debatet rahin je në havan, nuk lejohet te preket etimologjia e emerit Bardhyl sepse shkencetaret e gjuhës kane formim te cekët dhe nuk kuptojne fjalëformimin e gjuheve indo-euroiane, pa le më evolucionin etimologjik te leksikut aktiv te Shqipes.

  16. MONIKA , NEPERKA PIKA - PIKA says:

    Ervis , te pergezoj per humorin e embel qe na dhurove !
    Te uroj shendet dhe suksese ne pune !

  17. andromeda says:

    Mirë që ia ke ulur ca hundën këtij palo-filosofi, këtij palo-sociologu, kësaj shushunje të shoqërisë. Herë tjetër mprehe ca më shumë tehun për këtë palaço që, siç më rezulton mua, ka qenë përherë një intelektual shterp pa asnjë lloj impakti në zhvillimet sociale, ose dhe më keq akoma me një negativitet konstant përkundrejt reformave. Por dhe një vërejtje të vockël do a bëj ty Elvis, si nxënës i të përndriturit ‘profesor’. Kujdes me ato ‘ë-të’ fundore se i përdor pa hesap dhe ky është një tregues jo i pakët për formimin tënd intelektual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje