Edhe pse këmbënguli për vite me rrallë mbi legalizimin e kanabisit në vend, sot Koço Kokdhima duket se ka ndryshuar mendim për atë se çfarë i ka sygjeruar privatisht dhe publikisht kryeministrit Edi Rama.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kokëdhima shprehet kritik për situatën e kanabisit në vend duke vendosur theksin tek integrimi i Shqipërisë në BE.
Nuk ka kaluar shumë kohë për të kujtuar deklaratat publike të ish-deputetit i cili nuk kursente asnjë rast për të përmendur projektin e tij mbi legalizimin e bimëve narkotike.
Si duket, edhe pse me vonesë Kokdhima mbase reflektoi.
Postimi i plotë:
Kryeministri i propagandës boshe nuk mund të jetë edhe i integrimit. Dje shqiptarët morën një lajm të hidhur nga kryesuesja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, zonja Romana Vlahutin: Bashkimi Europian i ka shtuar Shqipërisë edhe një kusht të ri për hapjen e negociatave.
Tonelatat e drogës që kapen çdo ditë në rrugë tokësore, ujore e ajrore, janë kthyer në kryeshqetësim për institucionet e Bashkimit Europian. Alarmi është ngritur nga disa shtete, që nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët. Droga u deklarua edhe zyrtarisht si një kusht i ri për ecurinë e Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Qeveria nën drejtimin e Ramës perceptohet me të drejtë si pengesë për prosperitetin e shqiptarëve. Pasi e mohoi kanabizimin e Shqipërisë që u bë me vullnetin dhe urdhërat e tij për gati dy vjet, kryeministri ngriti task-forcën gjoja për të arrestuar, sekuestruar dhe luftuar trafikantët.
Askush nuk e beson më Ramën. Ai shan e sulmon në televizion të fortët e hashashit që bredhin me makina të shtrenjta dhe që kanë ndikim në jetën social-politike të komunitetit. Në opinionin publik kriminelët e drogës konsiderohen më të justifikuar se kryeministri dhe ish-ministri i brendshëm.
Kultivuesit ilegalë të kanabisit shkelën ligjet, rrezikuan penalisht e financiarisht, paguan shefat dhe drejtorët e policisë dhe u prenë në besë shumë herë prej tyre. Ata që dështuan humbën shtëpitë dhe borxhet që morën tek të afërmit, bankat dhe fajdexhinjtë.
Po Rama, Tahiri, deputetët e Rilindjes dhe zyrtarët e policisë çfarë merite kishin që përfituan 20 deri në 30 për qind të drogës në natyrë dhe tarifa specifike deri në 100 euro në tokë dhe deri në 100 euro në det, për çdo kg kanabis që trafikohet?! Asnjë meritë!
Task-Forca mblidhet vetëm për shou dhe nuk ka lidhje me luftën kundër kanabisit në vend. Ajo është ngritur për të mashtruar qytetarët dhe partnerët e huaj, se gjoja, qeveria, që lejoi mbjelljen e kanabisit, tani do ta zhbëjë atë!
Rama dhe droga janë sinonime të njëra-tjetrës. Kur Europa vendos kushtin e ri për integrimin e Shqipërisë: nuk ndodh pa luftuar prodhimin dhe trafikun e drogës, bëhet e qartë për këdo se nuk do ketë integrim për sa kohë që këtë vend ta drejtojë Edi Rama!
ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka një projekt të qartë, realist, efiçent dhe në përputhje me zhvillimet e kohës për të zhdukur plotësisht e përfundimisht ekonominë ilegale të drogës, për dekriminalizimin e përdorimit të saj dhe për legalizimin e kanabisit farmaceutik.
Rama e luftoi këtë projekt që do t’i mundësonte Shqipërisë që të përfitonte nga ekonomia botërore e kanabisit, gjithnjë në rritje. Forcat e tjera politike shqiptare janë të çoroditura dhe pa asnjë strategji. Ato, direkt ose indirekt, e mbështetën Ramën që ta kthente Shqipërinë në parajsën e mafies së drogës dhe furnizuesen numër një të marijuanës për Europën. Kjo e bëri edhe më të largët integrimin europian të Shqipërisë!
Ky eshte nje KK (Koker K…)
Lajm I mire;riciklimi I Kocos ne PS eshte qe nga ky moment ( pacavurja zgjyre e mesiperme) nje ngjarje me propabilitet zero.
Kocua duhet te marre Neranxin per krahu e te mbyten te dy bashke ne Himare.
Pse?
Sepse dhjakonaret shushunja si ata nuk kane me shans te gjellisin shtetin e shqiptareve.
TUNG.
E keni gabim! Kocua eshte i plotfuqishem ne Himare, kryetari kukull i bashkise dhe thuajse gjithe kshilletaret bashkiake te PS-LS jane zgjedhje e tij dhe ai ka influnce decizive ne marrjen e vendimeve qe favorizojne interesat e tij. Kurse Qeparoi, vendlindja e tij eshte cifliku personal i dominuar nga rrethi i tij familjar ketu e 25 vjet dhe shancet qe ta humbase kete dominim jane te pakta, per sa kohe fasada demokratike fsheh aktivitetin kriminal te rrethit te tij familjar.
Eshte njeri nga te dhjeret e gjatoshit…….!
Ne qoftese nuk e ngaterroj se koha ben te sajen, ky Koço Kokedhima qe mburret me Persefonin, ne vitet 1994 a 95- kritikohej nga gazetat se ishte nje matrapaz mafioz ne zonat e Fierit dhe ç’eshte verteta, nga leximet, fillova te mendoja keq per te. Me kalimin e kohes, sidomos para zgjedhjes deputet pashe nje ndryshim te tijen dhe mendova se shtypi te ben te krijosh opinion ndoshta dhe te gabuar. BIle e kam uruar direkt ne facebook me deshiren e mire. Ah sa gabon ky njeriu i sinqerte kur beson keta lloj djajsh! E kam ndjekur si deputet, gjithmone nepermjet medias vizive te shkruar dhe me dukej njeri serioz dhe i vendosur per ato qe thoshte, me vone filloi ca veprime skandaloze qe nga Vlora deri ne Sarande e kur gjykata kushtetuese i hoqi mandatin dhe “Rama nuk e mbrojti” filoi terbimi tij. Pra shtypi i atyre viteve paska qene me i sinqerte se ky sot dhe paskan pase te drejte. Koço eshte kthyer ne nje alabak, duke pare edhe vajzat e tija te droguara apo ndoshta qe merren dhe me porno. Eh, s’kam se si ta pranoj qe qenka familje e mire dhe kur nuk eshte e tille si familje, merre me mend se si do te jete i mire per shoqerine. Koço eshte njeri i degraduar menderisht, por kjo nuk do te thote se ligji duhet ta argas pak se nuk mundet shoqeri ta duroje.
Te legalizish kanabisin, te pakten per qellime mjekesore dhe te mos jesh ne gjendje si shtet te kontrollosh territorin, per mos me thene qe lejon prodhimin kaotik dhe kontrabanden e tij , jane dy qasje komplet te ndryshme.
Kocoja mund te kete 100 te meta, por ne kete pike ai ka te drejte.
Legalizimi dhe kontrolli nga ana e shtetit duke e shpallur ate monopol ( sic ka qene dikur duhani ) do te sillte perfitime te medha per shtetin e bujqit, por jo per trafikantet, te cilet per zhvillimin e veprimtarise se tyre antiligjore ndajne nje pjese te fitimit me pushtetaret e korruptuar te radhes.
Kete lloj korrupsioni bota e ka neveri, jo legalizimin.
Kokdhima ta fut thiken mbas shpine.
Legalizimi i kanabisit farmaceutik dhe legalizimi i kanabisit pa fre jane dy gjera te ndryshme. Per me teper, kushti i BE eshte problematik ne thelb pasi prodhimi nuk do te ndodhte nese nuk do kishte kerkese. Prandaj BE ben mire te luftoje ose legalizoje fenomenin e kanabisit brenda kufijve te saj, perpara se te gjeje pretekste qesharake per te vonuar integrimin shqiptar. S’ja ka fajin klima e pershtatshme mesdhetare per kultivim Europes jo, po te shkojne te gjejne arsyet sociale se pse qytetaret e vet po kerkojne hashash nga Shqiperia, ate te bejne.