“Kakarisjet” editorialiste të Mapos
———————————
Pasi e lexova editorialin e sotëm të gazetës periferike Mapo, që unë e kam thënë edhe po të isha në një qeli, duke vdek nga mërzia nuk do ta lexoja, vendosa të mos përgjigjem, aq i dobët është shkencërisht, aq konfuz është, aq manipules te tjetërsimet e deklaratave të mia, ku ende nuk kam shpallur se cfarë kuptoj me një Akademi Shkencas efikase; nuk di editorialisti as lidhjen mes rregjimeve totalitare dhe racionalitetit teknologjik, si duket nuk i njeh fare studimet në këtë fushë, e kotë t’i kërkosh të dijë për Shkollën e Frankfurtit, a gjë tjetër! Ngatërron ditë e natë një institut shkencor me një Akademi Shkencash, o Zot si e merr pendën dhe shkruan. Por, është i detyruar, Henri Cili, shumëfish pronari i tij, e ka yshtur të jetë edhe pedagog, edhe drejtor i gazetës periferike Mapo, edhe editorialist dhe të bëjë pamflete për aktualitetin.
Editorialisti i Mapo-UET-it e quan modelin e propozuar nga unë si sovjetik, ndërkohë që unë akoma nuk kam propozuar në publik modelin sikurs e e mendoj unë!
Cfarë kanë këta drejtorët e Mapos kështu me mua ! ? Vijnë, hedhin guriçka nga penxheret e Mapos, dhe ikin ose i përzënë!
Iljazaj po i kalon shpejt këto faza : emërim, dalje te Opinioni, sulme Fugës, ikje! Je në fazën e tretë! Po afrohet e katërta!
Eshtë pedagog i ri Iljazaj, nuk më takon ta cmotivoj, por ka kohë që e shoh se ka hyrë në një rrugë pa krye, jo për faj të tij. Mos bëjë detyrën si pamfletist editorialist rrezikon vendin e drejtorit të Mapos, si zoti Lela, të iki si drejtor rrezikon edhe vendin e pedagogut, po si z. Lela. Kur nuk duruan atje luanë si Zheji e Lela, Iljazaj e shoh me pesimizëm karrierën tënde futur në një trekëndësh bermudian!
Nuk kanë të drejta profesionale dhe staturore moderne pedagogët privatë, as gazetarët! Kjo është puna!
Kujdes z. Iljazaj, nuk ja vlen të më sillesh mua duke gjuajtur guriçka nga penxheret e Mapos, jo për mua, se jam mësuar, por se sikurse shkruante Niçja : Me thuaj një gjë, cfarëdo, të kuptoj se kush je!
Më ke zhgënjyer me nivelin shkencor që manifeston. Asnjë doktorant i universitetit të Tiranës nuk i lejohet ta ketë! Të paktën ata që punojnë me mua!
Për këtë këshillë miqësore që të jap mos të të vijë keq, mos bërtit e mos këlthit, nuk të gjen asgjë nga unë, as të njoh e as të di, më vjen keq thjesht për nivelin e editorialit tënd të sotëm me një numur të vogël fjalësh kyce, varfëri pa fund si liberal, sovjetik, e më the e të thashë. Si fjalori i dikujt që më vjen ndërmend kaloj buzë Lanës!
Terma pa përcaktim. Me habit fare e më plandosi në kolltukun e punës kur lexova se editorialisti pedagog barazonte kontratën agjenci shkencore – agjenci publike në modelin ekskluziv të financimit me punë rrogash.
Kur përfitimin nga buxhetet publike kundrejt kontratës për shërbime, e trajton pedagogu-editorialist, në parim, universalisht, si mjet presioni i pushtetit mbi mediat, shkencën, kulturën. Sepse nuk e njeh editorialisti – drejtor – pedagog shpërndarjen automatike dhe neutrale të fondeve nga agjencitë publike.
Sepse aty te ti publikja dhe shtetërorja kuptohet se janë nji.
As gazetari nuk di të bëjë, fatkeqësisht, më dhëmb, sigurisht është mjeshtri dhe kërkon profesionalizëm gazetaria. Kërkon studime. Edhe ndokush që i braktis studimet vitin e fundit dhe ikën në drejtim të paditur as ai nuk ka tagër të thotë se di të bëj gazetari. Thotë editorialisti – pedagog i Mapos, dhe gënjen pa turp se unë kërkoj të ndërroj akademikët e këqinj me të mirët!!!
Ku e kam thënë, pa më cito pak o djalkë drejtor? Përse shpif? Sepse nuk e njeh parimin e saktësisë, prandaj!
M’u kujtua PBS amerikan që është i detyruar të subvencionojë me qindra e qindra milona dollare mediat private, vendet skandinave ku mediat private marrin fonde vetëm po të jenë kritike me qeverinë, lëre Italinë, vendet nordike, Francën, Gjermaninë.
O sovjetiku i vogël!
Mos harro se ata që nuk merr më M.E.T.I. i merr uet-i, por këtë njëherë tjetër!
Edhe pse totalitar ai modeli sovjetik i shkencës që unë nuk e honeps, prodhoi Gagarinin, energjinë atomike, ne nuk jemi as atje! Por, ti as historinë e shkencës dhe të zhvillimit teknologjik nuk e njeh. Njeh vetëm skema ideologjike bardh e zi si propagandist, editorialist, pamfletist, jo si pedagog.
Lëre, lëre, cfarë zhgënimi!
zoti fuga; jo se shan iljazin, po mos quaj zhejin, por sidomos lelin luan . zheji ka ca lesh, por s’eshte luan . eshte vetem…..narcist . leli i shkret, jo vetem eshte pa lesh, por eshte nje “çik” …patetik . (aq e ka takatin) …
Zheji dhe Lela luane, ha ha ha, po ata jane kone more ?+? . Njeri kumarxhi i mbaruar, tjetri … as ai vete s’e dise ç’eshte.
Artani thote se Zheji na paska qene luan dhe aq me shume Lela. Pika Artan fuga, pika ty dhe asaj shoqerie qe pret nga ti. Po nuk qeshim dot me ore, e mbaruam me fiks-faret e çdo kanali, je bere si kritizeri me i madh modernist e i pazevendesueshem o akademik medioker, por dhe njeri i paperfillshem. Mos valle kerkon te rregullosh gje per vete me kete inisiative qe ke marre? Pika, Artan, pika. Shiko si te vlereson shoqeria dhe jo vetj. Jam i bindur se do keshe te tjere shkopinj per te ngrene.
Po te ishte bo Shqipria, te pakten sa Kroacia, te gjithe ju qe e mbani veten si elita e vendit duke fillu qysh nga politikanet dhe duke zbritur poshte tek analistet populli do ju quante “Luanet”
e kombit, po me kte gjendje qe eshte katandisur Shqipria, Ju jeni
“Pleshta” te ketij kombi
Do te shesesh mend o Artan Fuga po ske as per vete
I forte Fuga me M.E.T.I-n……. e Universitetit Kristal!
Profesor kam pershtypjen qe ajo eshte gazeta e pare qe lexoni ne mengjes ?
Mero mos e nxir me ne faqet e temes kete fytyre dhe shkrimet e ketij sepse e falimentove Temen. Ky katran nuk shihet me sy por po ze 50 % te gazetes Tema cdo dite. Mjaft me se na u shpif ky njeri, ska rendesi se cfare thote me.
O AKADEMIK.PO PER KETO GJERA ORDINERE I KONSUMON ENERGJITE….PO TI SIKUR ISHE DHE KANDITAT PER KRYETR I A.SHKECAVE. Lum shqiperoa per ju akademiqet.
Keto shkrimet e Fuges ngjajne me thashethemet e pastruesve kur takohen me njera tjetren dhe shajne gjithe banoret.
Nje person qe nxjerr inatin neper artikuj me koleget e tij ne vend qe t’i vihet punes seriozisht, nuk mund te quhet akademik.
E ka zene semundja e kafeneve Fugen dhe tani po cirret neper rrjete sociale duke rregulluar hesapet me te gjithe.
Le po na permend dhe ca pjese kulturash qe medemek asnje nuk i njeh pervec tij.
Do na semuret moj aman nese nuk i del inati i thelle kapricoz prej shpirtit.
Do na pellcasr nga inati ndonje dite dhe si do ia bejme pa kete ndricim spektakolar mbi rrenojat e vendit ku jetojme??
Duhet te qetesohet, te rifillohe ilacet dhe te punoje i qete se nuk kemi me tjeter si ai per t’a zevebdesuar nese e humbasim.
Hajde te lutemi tani re gjithe ne heshtje per deshirat dhe projektet e Fuges.
Ky duket qe eshte akademik, mjafton ti shohesh fotografite.
Me koken e mbeshtetur te kompjuteri, me gishtat te skeleti i syzeve dhe me motor (cool).
A nuk jane keto pozat qe duhet te marresh nese duhet te konsiderojne si akademik?
Ky dhe Henri Cili e lene mbrapa Ajshtajnin, sepse Ashtajni nuk kishte te tilla poza.
Henri ka modernizuar edhe emrin nga Hyqmet ne Henri. Ky eshte kulmi i akademizmit shqiptar dhe boteror.
Lum si ne!
Fotografia, ku zoti Fuga afron kokën në njësinë qëndrore të kompjuterit, flet shumë. Me këtë akademiku ynë i nderuar do të thotë se këto dy njësi, koka e Fugës dhe njësia qëndrore e kompjuterit kanë një ngjashmëri dhe vlerë të përbashkët, të dyja mbajnë dhe përpunojnë sasi kolosale informacioni. Ndonëse i pari mund të ketë një RAM me kapacitet 8 ose 16 kb, dhe sistemin e ruan në flopy disk 5 e 1/4 inch, i dyti RAM-in mund ta ketë normalisht ( po të gjykojmë nga fotua) 2 Gb, kurse HDD po e zëmë 300Gb.
Ajo që me këtë rast duam të vëmë në dukje, qëndron në faktin se njësia qëndrore që paraqitet në foto, aktualisht po del nga qarkullimi, kurse parametrat që përshkruam për kokën e akademikut tonë të nderuar, ka kohë që qëndojnë të ekspozuara në muze.