Cilin do të bllokojë Luli në 9 shtator?

5 Shtator 2017, 18:56Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Më në fund Luli ka vendosur të bëjë “opozitë të fortë”, dhe kërkon ta nisë nga bllokadat, duke kërkuar largimin e dy eksponentëve të vjetër të socialistëve, pasi mendon se “ata janë trashëgimtarët e komunizmit”. Madje Luli, e ka ngritur si “problem” këtë edhe në mbledhjen e rradhës së Asamblesë së Partive Popullore Europiane (PPE) ku ai ka vajtur me cilësinë e kryetarit të ri të PD.

Para Asamblesë Luli ka bërë një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend dhe ka treguar para politikanëve të djathtë europianë edhe “vizionin e tij për të ardhmen e PD” dhe të opozitës. Atje Luli ka theksuar edhe “rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracinë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t’i dhënë fund përgjithmonë historisë së manipulimit të zgjedhjeve”.

Kaq mjafton të lexosh ç’ka ka deklaruar Luli në PPE, dhe të mendosh sa hipokrit është ish-kryetari që dy muaj më parë u vetëngri për zgjedhjet e lira, sa mashtrues është ai që pretendon se përfaqëson “kreun e opozitës” në Shqipëri, kur realisht ai nuk përfaqëson më prej 22 korrikut 2017 as interesat e vetë demokratëve, dhe së fundi edhe interesat e shtresës së të persekutuarve politikë. Luli mbetet sa mosbesues, aq edhe qesharak kur guxon të flasë para Asamblesë së PPE për të djathtën, kur ai nuk përfaqëson asnjë prej tyre.

Luli bëhet mosbesues dhe intrigues kur flet para PPE për “vizionin e të ardhmes së PD” kur ka shkelur me këmbë gjithçka me vlerë që ka ajo parti, kur ka humbur zgjedhjet dhe ka rrëmbyer me manipulime postin e kryetarit, apo kur deklaron se përfaqëson opozitën në Shqipëri.

Vajtja e Lulit në Kopenhagen, kërkoi tu mbushë mëndjen delegatëve të Asamblesë së PPE mbi normalitetin e munguar institucional në të cilin gjendet prej 4 vitesh Partia Demokratike, mbi akuzat dhe denoncimet ndaj tij të eksponentëve, të bazës dhe kontribuesve mbi metodat e vjetëruara të drejtimit të partisë, dhe deri tek kontratat e fshehta që ai ka firmosur mesnatën e 17 majit me Ramën kryeministër.

Realisht PD nuk shihet si opozitë reale në Kuvendin e ri pas 9 shtatorit. Kjo situatë duket se ka nisur ti dobësojë realisht pozitat e Lulit, edhe pse në xhep ai prej 22 korrikut ka mandatin e ri të kryetarit të vjetër. Duke humbur terren, Luli ka nisur ti trembet shumë LSI së Kryemadhit, e cila deklaron se “ajo do të jetë opozita e vetme dhe më e ashpra në Kuvendin e ri”.

Ashtu siç drejtoi PD në 4 vjet dhe “çadrën e lirisë” në 4 muaj, Luli qysh tani ka dështuar edhe me misionin e të bërit opozitë, dhe e vetmja shpikje e tij së fundi është “bllokimi i punimeve të Kuvendit të ri në 9 shtator” me pretendimin se “do të bllokojmë emërimin e Ruçit dhe Xhafajt si trashëgimtarë të komunizmit”. Sa qesharake aq edhe i vjetëruar si veprim politik. Askush në këtë vend nuk e beson më Lulin, askush nuk e dëgjon më Lulin, askush nuk e ndjek më Lulin, veç një grupi servilësh, të ardhur nga listat e tij, që kur atë ditë fituan si deputetë, nuk lanë roje parkingu pa qerasur me sufllaqe dhe coca-cola. Pavarsisht se tenton të rifitojë besimin dhe pozicionin e dikurshëm të “liderit” duke lajmëruar se “në 9 shtator bllokojmë Kuvendin”, sinqerisht dua ta pyes Lulin, cilin do të bllokosh, sepse Ruçi dhe Xhafaj janë Rama ?

Zëra brënda PD thonë se “Luli po kërkon ti ngjasë Berishës me aksione të tilla, por që në fakt kanë më tepër ngjyrime debatikase, fëminore, se politike dhe opozitare”. Luli nuk e bllokon dot Kuvendin e ri, as seancën e parë të Kuvendit të ri, sepse Kuvendi i ri është legjitim, kurse ai jo. Ai thjesht është një kryetar i vetëngrirë, i vetëshpallur, dhe i tillë do të mbetet në PD, nga e cila mori shumë, dhe nuk dha asgjë.

8 komente në “Cilin do të bllokojë Luli në 9 shtator?”

  1. Qytetari durrsak says:

    Kokebosh dhe shpirtkatran mbeti ky “udheheqes” i opozites berishiane ! Shume i trashe, shume i neveritshem dhe shume antishqiptar ! E pabesueshme dhe e padurueshme per synimet e popullit shqiptar !

  2. sadna babul ka bidai says:

    MERNI SHTRUAR PER TE BERE NJE OPOZITE TE RE PERPARA , DUHET PAK KOHE ME REALIZU DICKA PER TE ARDHMEN E NJE KOMBI SHQIPTAR CDO HAP KA NJE PERPARESI TE DUKSHME DHE TE SUKSESHME PER POPULLIN

  3. spartaku says:

    Pse e mban pd-ke kete njeri me mendje kalamau ne krye.Kur kujton Bashen,te vete mendja,sa poshte ka rene pd-ke.Qerojeni kete mut se na turperoi,jo vetem ketu,por edhe ne sy te botes.Po na nxier namin e keq,se ai andej nga europa kur sahkon,nuk di te flas,ç’i vjen nga bytha flete nga goja.

  4. vera e nxehte says:

    Luli po do te jete mashkull, te deklaroje qe Sali Berisha eshte trashegimtar i komunizmit dhe vete eshte nipi Enver Hoxhes, pastaj te marre ne goje te tjeret.

  5. petrit patozi says:

    Idiot komplet, ky kujton se te djathtet europiane nuk e njohin, …dhe nuk e dine se cfare zgjedhjesh beri ne pd e si u luajt loja ngriu-shkriu hahahaha dhe ironia me e madhe eshte se shkon e u flet per manipulime zgjedhjesh pa rrumpalles ne pd dhe pa zgjedhjeve me te mira te bera ndonjehere ne Shqiperi. hahahahakompletz idiot i diskredituar keqas brenda vendit dhe jashte, partite edjathta europiane qene gati duke e perjashtuar nga organizata e tyre.

  6. Fatmir Lohja says:

    Arsyetim shume i sakte.Filozofi Niçe thote:” Njeriu nxjer nga shpirti te kundertene e vet,pra ate qe i mungon.”Kjo shkon per lulken,si kur ta kete thene per ate.Dua votim te ndershem,kod te ri zgjedhor,ky qe beri nje palo zgjedhje brenda partise se vet,me 22 korrik 2017.

  7. Fatosi-kosove says:

    Dihet se omonia eshte parti greke dhe eshte deklaruar hapur per zhberjen e shqiperise,por PD a eshte parti shqipatre apo qenkemi kaq te poshter ne shqiptaret sa krijojme parti me kryetar e anetar shqipatr dhe shfrytezojme mundesine kudo qe na jepet per te kerkuar zhberjen e shqiperise,e tille ishte kerkesa e para disa muajve ne kuvend nga sali berisha drejtuar greqise qe ta sulmoi dhe pushtoi shqiperine e Edi Rames se po na i shkaterron marredheniet vllaznore thoshte ai,poashtu edhe lul basha nuk le vend pa shar e njollosur vendin e tij,nese vertet e nje shqiperine si shtet te vetin,po çuditem me disa shqipfoles ne PD,duke filluar nga paloka,Halimi,strazimiri,salijani,bumqi e kumqi se a jane ne vete keta njerez apo jane pjelle greke e serbe,a e dijne s dyshja kryetare e PD-s ka serbin fazlliq keshillatr special per siguri kombetare,a i kane pyetur ndonjehere se per cilin komb keshillohen ata nga serbi fazlliq,nese vertet paska kaq shume serb,grek,proserb e progrek ne shqiperi ateher mjer ne,skemi pse hidherohemi ne omonia-n,pak jane duke na bere,por ndoshta meqe tash jane ne koalicion partiak ndoshta do i organizojne me forte sulmet dhe ska dyshim se i akne vene veti qellim qe deri ne perfundim te ekti mandati shqiperine ta zhbejne,ta copetojne me grekun e serbine,po nje hall do ta kene si do ta bashkojne me serbine kur kosova eshte ne mes,apo edhe kete problem e kane te zgjidhur pasi fatkeqesisht edhe ne kosove kemi shume proserb qe tash jjane ne LDK dhe vuajne ta shofin sali berishen e lul bashen ne pushtet,bile sdo merziteshin fare sikur ate ta ndanin me millosheviqin edhe ne kosove,kjo eshte fytyra e vertet e lul bashes o shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje