Fatos Lubonja tallet me Skënderbeun: Po të ishte gjallë, do hynte me kalë në hotel e do i kish prerë me shpatë badigardët…

7 Shtator 2017, 16:35Politika TEMA

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim për debatin e fundit që shpërtheu mbi figurën e Gjergj Kastriotit.

Ai është marrë me mbrojtësit e figurës së Skënderbeut, jo me ata që e kanë sulmuar dhe mohuar si hero kombëtar.

Në shkrimin e tij, Lubonja ironizon figurën e Skënderbeut dhe ata që e mbrojnë.

Lubonja thotë se ne sot nuk kemi nevojë për heronj si Gjergj Kastriot Skënderbeu, por njerëz të thjeshtë, që bëjnë pjesën e tyre në shoqëri.

Ja një pasazh i shkrimit të Lubonjës, shkruar për gazetën Panorama:

“U ngacmova për të rihyrë në këtë debat nga një shkrim i Artan Lames, i cili mbyllej me një citim nga kujtimet e Nolit. Atje Noli tregon se, kur ishte fëmijë, i ati, që i kishte kultivuar kultin e heroit, i thoshte që, sa herë të gjendej në ndonjë situatë të vështirë, të pyeste veten: “Çfarë do të kishte bërë Skënderbeu në këtë rast?”. Dhe Lamja e mbyllte shkrimin duke thënë: “jemi të gjithë Skënderbe”.

U ngacmova nga ky pasazh sepse unë, p.sh., fëmijës tim i them: Kur të jesh në vështirësi, ndiq shembullin e kolibrit, zogut më të vogël të pyllit, dhe i tregoj një përrallë indoamerikane.

Por, përpara se të tregoj përrallën, po shpjegoj se pse nuk i them: “mendo Skënderbeun”, megjithëse i kam lexuar edhe unë kujtimet e Nolit? Po, ja, duke lexuar Lamen si njeri që e ka interiorizuar këtë porosi, për shoqërim idesh, m’u kujtua një rast kur kemi qenë të dy së bashku në vështirësi. Atëherë kur Edi Rama vendosi të prishte stadiumin “Qemal Stafa”, që na dhembi të dyve shumë, e donim ta pengonim. M’u kujtua se Lamja asohere doli në shenjë proteste nga mbledhja farsë te Hotel Tirana, që Edi Rama e paraqiti edhe si dëgjesë, edhe si aprovim projekti. Kurse unë bashkë me disa miq e aktivistë të shoqërisë civile tentuam të hyjmë për të shprehur mendimin tonë kundër, por na ndaluan bodigardët e pronarit të hotelit dhe u mjaftuam duke dhënë disa deklarata për shtyp.

E pra, a ju duket se kaq do të kishte bërë heroi ynë i madh Skënderbeu, ashtu siç e kemi të modeluar në kokë? Jo, jo; po të kishte qenë ai në vendin tonë, nuk do ta kishe bërë dy, por do të kishte hyrë me kalë në Hotel Tirana, do t’i kishte prerë me shpatë bodigardët e Ram Gecit sikur t’i kishin dalë përpara, do të kishte vërshuar në sallën e mbledhjes e do të kishte bërë namin. Le më sikur të kishte qenë në sallë si Lamja. Kurrsesi s’do kishte dalë prej andej, por do ta kishte detyruar Ramën t’ia mbathte për të shpë- tuar kokën duke e bërë që të mos i shkonte më kurrë mendja të prishte stadiumin, e jo më t’i ngrinte edhe atë gungën e shëmtuar përpara syve te sheshi. (Të them të drejtën nuk jam i sigurt nëse, pasi të kishte çliruar sallën nga Rama dhe të vetët, do të mbante pastaj atë fjalimin e famshëm: “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta midis jush”.)

Kurse ne jemi shumë të vegjël për të bërë mrekullira të tilla. Sepse ai është hero, kurse ne jemi njerëz të thjeshtë, që as duhet të na shkojë mendja të krahasohemi me të e të pyesim se çfarë do të bënte ai sikur të ishte në vendin tonë, e jo më të themi: “jemi të gjithë Skënderbe”. Mirëpo, duke parë se sa shumë jemi ne të vegjlit dhe se kërkund nuk po na del ndonjë hero i madh, shpëtimtar, unë shtroj pyetjen: Mos duhet ta shohim një çikë si ndryshe këtë punën e heroit? Mos problemi është te modelimi që i kemi bërë atij, duke e paraqitur si supernjeri që vjen e shpëton një popull të tërë? Një psikoanalist jungian do të na shpjegonte se Skënderbeu që kemi në kokë është sendërtim i arketipit të heroit që kemi në subkoshiencën tonë dhe se, që të bëjmë vërtet ndonjë akt të guximshëm, duhet të kuptojmë këtë diferencë, duke e integruar këtë arketip në koshiencën tonë. Se vetëm atëherë do të mund të bëhemi shpëtimtarë të vetvetes e pastaj do të mund të ndihmojmë dhe të tjerët; kurse fakti që mburremi me Skënderbeun supernjeri dhe presim një Skënderbe që të na shpëtojë nga e keqja, tregon se kemi mbetur në stad fëminor.

Por le t’i kthehem modelimit. Unë ngulmoj se vështirësia për ta integruar në koshiencë Skënderbeun si hero qëndron edhe në atë se, ashtu siç e kanë modeluar rilindasit dhe veçanërisht rimodelimi që i ka bërë soc-realizmi, nuk na ndihmon për këtë. Së pari, sepse ashtu si ata heronjtë e filmave më të këqij komercialë të Hollivudit apo të socrealizmit, si superhero ai krijon shumë distancë me realitetin e mundësive të qenies njerëzore. Së dyti, sepse ai është një figurë e modeluar në kohët që kanë pjellë figura autoritare, që kanë udhëhequr masat drejt luftërave, kurse ne jetojmë në kohën e paqes dhe në demokraci. Pastaj, pamja që i ka dhënë Odhise Paskali bazuar në filmin e famshëm të viteve ‘50, është, siç shkruan studiuesja Jane Sugarman: “Një formë e pacipë e maçoizmit nacionalist”. A mund të imagjinohet një grua shqiptare të pyesë veten çfarë do të bënte Skënderbeu në vendin tim? Atyre që në këtë pikë të shkrimit do të thonë, ja ky maskarai po na shan përsëri Skënderbeun, po nxitoj t’u them: mos u ngatërroni, nuk e kam me Skënderbeun e vërtetë, por me ata që e kanë modeluar kësisoj”.

37 komente në “Fatos Lubonja tallet me Skënderbeun: Po të ishte gjallë, do hynte me kalë në hotel e do i kish prerë me shpatë badigardët…”

  1. Dan says:

    Ti je nje loqe e qorre qe vetem hedh vrer ngado qe shkon dhe shkruan……. Nje njeri negativ qe me padiskutim nuk I duhesh as Shqiperise as Shqiptareve. Ti ke mbledhur shume qelb gjate burgut dhe po helmon cdokend qe ka kontakt me ty dhe nepermjet ketyre shkrimeve te helmatisura…… edhe token ku do te varrosin nje dite do ta helmatosesh……. me mire te te djegin se keshtu ben demin me te paket…..

    1. Dyrrahu says:

      Une mendoj se Skenderbeu e kishte lene kalin dhe i kishte hipur gomarit Lubonja.

    2. Besniku says:

      Po ta kishit njohur te ri, po i njejti njeri i farmakosur ishte.
      Ambicioz, egoist dhe interesaxhi. Prandaj dhe e besoj kur thone qe ka tradhetuar dhe te jatin.
      Ç’pret me……

  2. luzati says:

    Ky eshte filozof ,po tru ,pa ngjyre ,sa here qe flet do te permendi ER qe i eshte bere mankth .Pale do te krijoje arketipe “origjinale” ,modele qe jane prezent ne trurin e tij ,dhe te trumcakut qe ka si model.Ky njeri flet sikur ka lindur jeton ne Zvicer qe ka 500 vjet pa lufte ,dhe jo ne nje vend si shqiperia qe vetem zoti e ka mbrojtur….

  3. ppp says:

    Tos, je bo si Tos Marmallata paste rahmet, mendon se duke u bashkuar me ata qe sulmojne figuren e “Heroit Tone Kombetar”, godet “Thembren e Akilit” per te zhbere kete vend ,por ti hash mutin se eshte i skalitur ne mendjen e zemren, ne vete qenien e cdo shqiptari. Qendrimi ndaj figures se Skenderbeut po i ndan krimbat nga trupi i ketij kombi.

  4. Serbesi says:

    Lubonja eshte ne nje kazan me gjithe sahanlepiresit e tjere. Me sa duket I ka humbur frymezimi bashke me shoket e tij dhe o burra te nxjerim rrogen. Ka plots idiote o Tema, pse keni ngel vetem te keta. Zgjerojeni rrethin se u merziten dhe njerezit

  5. tomorri says:

    Me vjen keq qe je kaq pa tru more i biri i Todi Lubonjes.

  6. Usa says:

    Po te ishte gjalle Gjergji or ti toc kuklle, do ta shqyente ty brimen te parin. Rruspi burgjesh.

  7. shvejk says:

    Per trute qe ke duhet te kishe zgjedhur nje krijese akoma me te vogel se kolibri, ndonje njeqelizor pershembull. Imagjino qe kur yt bir te jete ne veshtiresi ti thuash merr shembull nga ameba te keqen babi, vegjeto. Na ler ne te shkretet qe nuk dime as perralla indoamerkane e as Serbe, te marrim si shembull Gjergj Kastiotin tone Shqiptar.

  8. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Fatos,
    Pyetja jote, që lidhet me Skënderbeun dhe, që na bëhet ne, shqiptarëve: “Mos duhet ta shohim një cikë si ndryshe këtë punën e heroit”, në fakt, duhet t`u bëhet popujve të tjerë dhe personaliteteve të shquara në botë, të cilët, për pesë shekuj, i kanë përkushtuar aq shumë lavde e vlerësime, aq shumë vepra letrare dhe artistike, Skënderbeut, sa kombi ynë duhet ta ndiejë veten “deficitar”. Ndërkohë, ju, Fatos, na sillni në vëmendje se “një psikoanalist jungian do të na shpjegonte se Skënderbeu që kemi në kokë është sendërtim i arketipit të heroit që kemi në subkoshiencë…”. Në fakt, “jungiani”, do të bënte mirë t`ua shpjegojë popujve dhe personaliteteve të shquara ushtarake, politike, historike, artistike në botë, për cka ata kanë në “sukoshiencë” për heroin tonë kombëtar, kurse ne, vetëm të na “shpjegonte” se sa i kemi në zemër e për zemër, Skënderbeun dhe të tjera figura të ndritura kombëtare. E them këtë, sepse tregu mediatik, publicistik dhe analitik, gjatë këtyre 27 vjetëve, kanë pjellë e lëshuar shumë spurdhjakë e shurdhjesa, të cilët guxojnë të përgojojnë dhe të sulmojnë figurat e shquara kombëtare, ca për mercenarizëm, ca si detyrim për përfitimet e tagjinë që mbllacitin në grazhdet kundërshqiptare, ca të tjerë nga injoranca, cinizmi, verbëria dhe makutëria kundërkombëtare.

  9. ***** says:

    Nuk jam psikoanalist, por nga shkrimi hamendesoj se artikullshkruesi mund te vuaj nga nje ndjenje e rende inferioriteti ( psh: cit …”pasi neve jemi shume te vegjel per te bere mrekullira te tilla”). Me vjen keq per te.
    Skenderbeu nuk ishte supernjeri, por qe njeriu i duhur ne kohen e duhur. Te jesh lider nuk mjafton te kesh vetem zotesi, por dhe fat. Ashtu si dhe liderat e tjere, edhe vete Skenderbeu i kishte te dyja; zotesine bashke me fatin.

    Ne shkolle nuk e kam studjuar Skenderbeun si figure mitologjike (ashtu sic perpiqet te na e pershkoje artikullshkruesi), por si figure historike veprimet e se cilit kane qene vitale per ate kohe, per ate pjese te popullsise ku paraardhesit e mi kane jetuar.

    Shqiperia ka pasur edhe lider te tjere, por figura e Skenderbeut eshte e pazevendeshueshme. Veprimet e bera prej tij te cilat e kishin burimin nga karakteri dhe personaliteti i tij, ato veprime ishin bema, jehona e te cilave kalonte pertej kufijeve rajonal.

    Cfare te keqe ka me faktin se une e ruaj si dicka timen ate pjese te historise e cila mua me ben krenar per veten , sepse me ploteson, me ndihmon te jem ky qe jam sot, pasi paraardhesit e mi ne ate kohe kane qene pjese e asaj historie.

    Madje e quaj teper fyese cdo neperkembeje qe i behet atij stermundidmi qe Arberit kane hequr nen zgjedhen Otomane. Me duket sikur ata qe tallen me ate kohe lajne kembet e tyre gjith zhul me gjakun e paraardheve te mi. Me duket sikur ja u cajne varret me kazma per te qeshur me kockat e tyre. Me neverit injoranca tejet e rrezikshme, pasi eshte ngjitesi ne kete kohe dalldisje dhe konfuzioni.

  10. krosi says:

    Ja na doli edhe nje nga ato qe thote Rama se nuk krahasohen as me koqet e kalit te Skenderbeut dhe ky qenka Tos Margallata (Lubonja).

  11. Meta ik says:

    Ti Lubonja je tipik idiot, shqiptareve nuk i ben pershtypje se c’far do shkruash next sepse te njohin per debil.

  12. Gjitoni i Nolit says:

    O Toso te paska demtuar shume ” sapuni”i kovaleshences te paska nderuar dhe ADN e trupit dhe palcen e shtylles kurizore.

  13. __TAIPI says:

    Or ti mik sta kemi ne fajin qe ke ngel me te meta zotrote po na u hiq sysh se na cave …trapin me GOMARLLEQET qe shkruan!

  14. Jimi says:

    Nuk di kush dhe perse kete idjot e quan analist, studiues shkrimtar, gazetar, e cfare tjeter nuk e di? Nuk e di kur u be i tille dhe ku e aplikoi gjithe kete dhunti, ne burg? Mire gazeta qe boton brockullat e nje te marri, por te mencmit c’duan qe behen te marre duke komentuar brockullat e tij?
    Por kot nuk thone” Hedh budallau gurin ne lume dhe gjithe te mencmit turren ta nxjerrin!

  15. pjeter says:

    As nuk e kisha dyshim qe Ljubici dote dilte ne kete menyre,po forcon gjithnje e me shume bindjen qe Ljubici eshte nje “malfatore”i lindur.

  16. Koba says:

    Nuk ke faj ti mor legen Llamarine,or Llacifac i ndyre.Ti nuk je shqiptar ,po kane faj ata gazetare qe te hapin rrugen per te shprehur marrezira te pakaperdishme.Vafsh ne Ferr o zagar i neveritshem

  17. Pensionisti says:

    Injorant i rrjedhur psikopat.

  18. Ak says:

    Injoranti i radhes vetem nje pyetje a e kupton veten e vete se cfar po thote mjer ne me keta budallenj qe naka zene

  19. Asi says:

    po te ishte gjalle do ti kishte q. robt ty dhe gjithe te tjereve si ty mor plehre.

  20. Fandom says:

    Aman se na le pa tregu ate prrallen indoamerikane me kolibra!

  21. Fandom says:

    Aman se na le pa tregu ate prrallen indoamerikane me kolibra! Apo e ke lon per artikullin pasardhes se po te firon materiali

  22. Roni says:

    Fatosi nuk tallet me Skenderbeun… Ju palaco te Temes.

  23. harillaqi says:

    Fatos psikopati,kur flet duket sikur dhjet,qe t’a haj vete.

  24. lek dukagjini says:

    po t ishte gjall skenderbeu do ishte nje nga drog dealerat me te famshem te globit,
    zanati shqiptar.
    ose do ishte nje tutor kurvash teper I suksesshem aqsa edhe vatikani do ta nderonte me titullin “kurvari I krishtnimit”!
    kur skenderbeu te arrestohej nga policija italjane per drogni kurvni, dhe te dbohej nga italija duke ju ndalu ushtimi jasht shtetit neper europ,,vet papa I roms do delte me thirrjet “lerini skifter skenderat te flutrojn lart” aqsa prej frymzimi edhe ismail kadareja do ta riparonte titullin e poems se famshme komuniste te tij nga “shqiponjatr flutrojn lart” ne “skifterat flutrojn pallat m pallat e kat m kat”
    ec skenderbe! sa kurvar qe je, drogen shum e shet,je tamam si mbret

  25. ver llapa says:

    Po mir mor toç,të gjithë këta që të shajnë nuk të bën përshtypje, o debil i lindur je bërë gaztori i ylli rakipit, jeni të vtmit budallej me favore televizive ku ju kan shpallur si opinionistë,mjafton të shani qeverinë dhe ylli k…i ju jep onorare.

  26. shushica says:

    Pas vitit 91…nje grup heterogjen te ashtuquajtur intelektuale organizuan dhe realizuan nje sulm te tmerreshem ,te barabarte me hordhite hitleriane kunder çdo gjeje shqiptare ,duke e mbuluar me masken e luftes ndaj komunizmit …
    Grupi i pare ishin …ishet …mbeturinat primitive te bashkepuntoreve te fashizmit ..nje pjese agresive e emigracionit politik ,kryesisht shqiptaro amerikan..por edhe te tjere …
    Grupi i dyte ishin perfaqesuesit e interesave serbomadhe dhe shoviniste greke ,kolona e peste,qe shpertheu nje fushate te eger ndaj cdo gjeje shqiptare ..kryesori i ketij grupi ishte Berisha ,por edhe Hajdari ,Pashko ,…autore te shkaterrimit ekonomik te vendit …
    Grupi i trete ishin nje numur personazhesh te komplikuar ,disa prej te cileve vinin nga ish nomenklatura komuniste e goditur…plus nje grup ish komunistesh fanatike ,por qe ne realitet ishin vetem karrieriste pa ide ,pa moral ,si Lubonja ,Baleta…
    Te gjithe keta ,,,natyrisht me shtojcat e tyre ne media vazhdojne te vjellin vrer ndaj çdo gjeje qe eshte shqiptare …Ata ,ne menyra te ndryshme godisin kolonat historike ,kulturore ,vetedijen e qenies shqiptare ….Fakti qe heroi yne kombetar Skenderbeu eshte me i hereshem se heronjte kombetare edhe te kombeve te medhenj …nisur nga Kromuelli i Britanise ,Pjetri i Pare i Rusise ,Bismarku i Gjermanise ,Garibaldi i Italise ,Uashingtoni i SHBA…per te mos folur per ata te kombeve me te vegjel…i shtyn keta personazhe per te delegjimituar heroin tone ne menyra nga me te ndryshmet…Ndesa ne vendet e mesiperme askush nuk guxon te vere ne dyshim historine dhe vetedijen kombetare ,funderrinat e shtuquajtura intelektuale qe jetojne ne hapsirat shqiptare ,me ndihmen e medias vulgare bejne ceshte e mundur te ulin vlerat e personazheve historike qe krijuan vetedijen kombetare…Shpresojme qe botuesit te reflektojne fhe ta mbyllin kete ..biznes…te ndyre mediatik …

  27. Ceni says:

    ????LUBONJA!
    S’ke faj ti.!
    Është faji i Enver Hoxhës!!

  28. dashi.usa says:

    – F. Lubonja duhet degjuar per gjera qe vertete i vlejne sot shumices.

  29. Soni says:

    Ky eshte shembulli me tipik i atij qe ben leke edhe duke u vleresuar te beje si i cmendur. Ketu ska faj ky sepse dihet qe Spaci ja ka kthyer trurin permbys. Faj ka gazeta Tema qe boton kete njeri te degraduar.

  30. Tatjana says:

    Diktatori Erdogan sulltan mah muti futi ne burg gjithe ata gazetar turq por tosit marmalata meqense shan Skenderbeun e madh do ti jepte nje harem me gra turkesha. Tos i rrjedhuri i ka ardhur koha te mbyllet ne shtepi se u be gazi i botes. Mire ben te bdryshoj dhe emrin dhe ta vendosi Hamut se eshte bere turk i ri se bashku me sale turku qe e mbushi shqiperine me xhamija dhe plehrat e botes

  31. Para Laci says:

    Problemin qe paske ti Fatos me Skenderbeun eshte se sa here permendet emri I tij ty te duket se ai gjithmone i zgjidhte problemet me shpate ne dore.
    Ti thua se skenderbeu do hynte ne hotel tirana dhe do bente namin duke prere koka njerzish. Qetesohu pak se ai ishte edhe diplomat.
    Mos harro se edhe kalane e Krujes e mori me dredhi, dhe jo me shpate ne dore. Ti nuk paske njohuri te plote te karakterit te skenderbeut, por njeh vetem nje aspekt te karakterit te tij.
    Ka shume njerez ne bote qe kur jane ne pozite te veshtire pyesin veten se cfare do te bente babai, vellai, nena, I pari I fisit, etj etj, (pra heroi I tyre), po te ishte ne ate pozite te veshtire. Dikush zgjedh skenderbeun dhe dikush tjeter zgjedh zogun me te vogel te pyllit.

    Skenderbeu per vete zgjodhi Pirron dhe Aleksandrin e Madh. Jam pasardhesi I tyre tha. Djali yt zgjedh zogun e vogel. Djali I Lames zgjedh skenderbeun.
    Ti duket se ke zgjedhur filozofin e erret Nizche per heroin tend. As e drejte e as gabim…Eshte thjeshte nje zgjedhje personale.

  32. kanina says:

    Një popull të mëkuar në shekuj me mite e përralla boshe e gënjeshtra “të bukura”, duke e lënë në injorancë të plotë, siç janë shqipot…, është shumë e vështirë ta ballafaqosh me realitetin dhe të të besojë…! Për sa thash, mjafton të lexoni komentet e këtij shkrimi, për t’u bindur për mizerjen, injorancën, analfabetizmin dhe batakun ku është katandisur ky popull… (kini parasysh që këto komente me një shqipe si arabisht, supozohet se bëhen nga njerëz të shkolluar që përdorin internetin, kompjuterin, i-phone etj dhe nuk bëhen nga fshatarët, puntorët e ngarkim -shkarkimit, apo dokerët e porteve…)

  33. ladi says:

    Qe je jo vetem maskara e palaco por loqe i teri.Paska patur te drejte Enveri qe i kalbte kalbesira si puna jote.

  34. kleptofagos says:

    Lubonja mund te kete njefare “bagazhi” apo inteligjence, quajeni si te doni, sepse une nuk e njoh nga afer. Por e meta e madhe e tij, nga ato qe lexoj dhe degjoj prej tij, duket qe nuk eshte ne faze.. Merrni nje motor te mire, mor po edhe te ri nga kutia, kur eshte jasht faze nuk punon fare, dmth nuk leviz. Ne gjuhen e vete Lubonjes, nese eshte i sinqerte per ato qe shkruan, do te thosha qe ai mendon dhe shkruan jasht hapesires dhe kohes qe jeton..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje