Habit Batoni: Majlindën e kam shumë xhan. Ajo është pa dyshim personaliteti më i mirë në PD, jeton në shoqëri maskiliste

7 Shtator 2017, 16:15Politika TEMA

Gazetari Baton Haxhiu, ishte i ftuar dje në Univeristetin Europian të Tiranës, në një bashkëbisedim me studentët ku u pyet kryesisht për situatën politike në vend.

Mes të tjerave, gazetari i njohur u pyet edhe për Majlinda Bregun, dhe përgjigja e tij ka habitur jo pak.

I pyetur nëse i ka dhënë të njëjtën këshillë Majlinda Bregut siç i ka dhënë Blushit (gazetari Baton Haxhiu pati deklaruar publikisht që e ka këshilluar Blushin që të mos ikë nga PS. Ndaj dhe pyetja e moderatores në UET ka të bëjë pikërisht me faktin nëse këtë këshillë gazetari ia ka dhënë edhe Majlinda Bregut, që të mos largohet nga PD) ai tha:

Majlinda Bregu është pa dyshim personaliteti më i mirë në PD.

Unë e kam xhan, e kam shumë xhan dhe besoj s’ka njeri që e njeh nga afër e mos ta dojë.

E pamunduar mos e duash. 

Por Majlinda Bregu jeton në një shoqëri maskiliste pa marrë parasysh që ne i kemi 6 ministre femra në qeverinë “Rama”.

Dhe unë mendoj se në qeverinë “Rama” ekzistojnë ato 6 ministre për të ju dhënë kurajo femrave që të bëjnë betejën.

Jo se të gjitha ato që janë e meritojnë me udhëheq dikasterin.” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje