Rama me gazetarët: Ky vit i jep fund “filmit” të kanabisit. Këto 4 vite na duhet një opozitë që i nuk referohet forcës, por arsyes

7 Shtator 2017, 09:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët në Velipojë, deklaroi se ky është viti ku i jepet fund atij që e quajti “film” të kanabisit.

Bashkimi Europian është i mirëinformuar për progresin që kemi bërë në luftën kundër kanabisit. Është progres i jashtëzakonshëm dhe ky vit e mbyll këtë film”, tha Rama.

Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje, që nuk diskutohet që e kemi fituar.

Nga ana tjetër bëhet gjithandej përpjekje për ta shpërndarë gjithë andej këtë lloj propagande, një lloj përpjekje e turpshme. Jemi në kushtet që edhe partnerët e konfirmojnë se territori është tërësisht i pastruar nga kjo mortje.

E kam fjalën për kanabisin. Këto që ndodhin në pikëpamjet e transportit dhe luftës që zhvillohet për penguar trafikuesit është inertësi që do zhvillohet për një kohë të shkurtër dhe më pas nuk do përbëjë më asnjë lajm”, vijoi ai.

Sipas tij, lufta kunder ndaj kultivimit të drogës dhe trafikimit të saj është në rrugë të mbarë.

Gjeni një tjetër film me se të merreni”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se me shumë mundësi, Emergjencat Civile do të kalojnë te Ministria e Mbrojtjes pasi “kanë nevojë për ristrukturim”.

Në lidhje me turizmin, Rama deklaroi se “ka shumë aspekte që kërkojnë adresim dhe besoj se vitin tjetër do të ketë një turizëm më cilësor në shumë aspekte”.

Do të mbyllet problemi i derdhjes së ujrave të zeza në det. Është një investim jo i madh për hotelet. Nëse vazhdojnë të hedhin ujrat e zeza në det, nuk do të kenë mundësi të presin klientë. Do të ngremë një sistem pastrimi të ri për të gjithë vijën bregdetare, që do të ketë bashkitë partnere dhe nuk ua lë vetëm bashkive përgjegjësinë”, theksoi Rama.

Gjatë bisedës ai është shprehur edhe për opozitën e katër viteve të ardhshme.

Rama është shprehur se është në interesin e Partisë Socialiste një opozitë si ajo e katër viteve të shkuara, edhe pse sipas tij, duhet një opozitë që nuk i referohet burimeve të forcës, por arsyes dhe programit.

Ne na intereson një opozitë si ajo që u bë 4 vitet e shkuara, se është një varrim i vetvetës.

Ne na duhet një opozitë që nuk i referohet burimeve të forcës, por i referohet arsyes dhe programit, në mënyrë që ta sfidojë qeverinë në një formë tjetër.” – tha Rama.

1 komente në “Rama me gazetarët: Ky vit i jep fund “filmit” të kanabisit. Këto 4 vite na duhet një opozitë që i nuk referohet forcës, por arsyes”

  1. PLani Antikanibizim i Rames hero says:

    Pse nuk ke plan te fitosh pas 4 vjeteve me fitimet e Kanabisit?
    Tani populli e kuptoj shume mire pse i duhej Lazarati Sali Berishes por gjithe Shqiperia e kanabizuar e Edi Rames.

    Lejo komentin, ju lutem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje