Partizani, luliano: Me Laçin vetëm për tre pikë, do luftojmë fort për titullin kampion

9 Shtator 2017, 15:36Sport TEMA
Partizani, luliano: Me Laçin vetëm për tre pikë, do

Trajneri i ri i Partizanit, Mark luliano, do të debtutojë nesër në krye të stolit të të kuqve në sifdën e parë në kampionat kundër Laçit.

Në konferencën për shtyp, trajneri Italian u shpreh se ekipi ka pasur pak vështirësi për të studiuar ekipin kurbinas, por synimi i Partizanit do të jetë vetëm marrja e tre pikëve.

” Sigurisht kemi patur paksa vështirësi për të studiuar sesi luan skuadra e Lacit pasi, ata kanë ndryshuar shumë në merkato dhe nuk kemi patur mundësi të ndjekim ndeshjet e tyre. Megjithatë stafi im shqiptar më ka ndimuar të marr të dhënat e nevojshme për kundërshtarin. Kemi përballë një skuadër të mirë por ne jemi përgatitur sic duhet për ta fituar këtë ndeshje. Skuadra po pret me padurim fillimin e kampionatit. Lojtarët janë gati. Kemi disa probleme me dëmtimet por futbollistët që do të luajnë në këtë ndeshje të parë do të japin maksimumin për të fituar”.

 Në vazhdim luliano foli dhe për atë barazim të sezonin të shkuar që Laçi i mori Partizanit në shtëpi duke e nxjerrë jashtë luftës për titullin kampion

” Sigurisht që ka lojtarë që nuk e kanë harruar atë zhgënjim që Laci u dhuroi në ndeshjen e sezonit të kaluar por ata do të japin më të mirën në fushë. Por ky është një sezon i ri një fillim i ri dhe në skuadër kanë ndryshuar shumë lojtarë. Ashtu sic ka qenë edhe në sezonet e kaluara, Partizani është një skuadër e madhe dhe do të bëjë gjithcka për ti fituar të gjitha ndeshjet”

Në fund luliano tha se ka arritur që ta njohë mirë skuadrën dhe lojtarët gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, ai konfirmoi mungesën e bomberit Edgar Çani i cili po vijon fazën  e riaftësimit.

 “E njoh shumë mirë skuadrën. I njoh mjaft mirë lojtarët me të cilët kam punuar gjatë kësaj periudhe sidomos futbollistët shqiptarë. Ata e kanë kuptuar filozofinë time, sesi unë e konceptoj lojën e futbollit dhe jam i kënaqur sepse kanë ditur të marrin më të mirën nga ajo që u kam transmetuar. Për mua është shumë e lehtë të formoj një 11-she titullare në këto momente, sepse kam në dispozicion shumë lojtarë cilësorë. Një skuadër e madhe nuk mund të bazohet te vetëm 13 apo 14 futbollistë por duhet të ketë një grup më të gjerë. Cani? Nuk do të jetë i grumbulluar, ai po stërvitet mirë po vazhdon fazën e riaftësimit por vjen nga një operacion i vështirë dhe për sfidën ndaj Lacit nuk do të jetë i gatshëm. Por po mendoj ta grumbulloj për ndeshjen e Kupës së Shqipërsë në mesjavë. Batha apo La Camera? Ndaj Lacit do të luajë La Camera”, theksoi luliano.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje