Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i pyetur për ndryshimet që ka sjellë këtë sezon Federata e Futbollit me pezullimin pas katër kartonëve të verdhë dhe përdorimin e topit zyrtar, përdori epitete sarkastike.
“Janë si karamelet për fëmijët e vegjël për festat, askush nuk mund të gënjehet nga ato”.
Në lidhjet me zgjedhjet e afërta të FSHF-së, ai tha: “FSHF ka në krye një peshkatar që di të peshkojë mirë, por unë jam nga Vlora dhe jam sigurisht një peshkatar më i mirë. (Presidenti) Duka duhet të ngrijë funksionet e tij dhe të lejonte të zhvillohej një proces normale në zgjedhjet e Federatës. Kam kërkuar që t’u paraprirë paragjykimeve, por transparencë normale. Zgjedhjet janë në muajt shkurt apo mars.
Privatizimi i Flamurtarit? Ka marë rrugën e tij, por procedurat janë shumë burokratike në një periudhë kapitaliste. Ekonomia e futbollit është informale, është në vendet e fundit në kontributet e tij në ekonominë shiqiptare”.