Vllaznia e ka nisur me kemben e mbare sezonin e futbollistik duke fituar ne transferte perballe ekipit te sapongjitur kete sezon Lushnjes.
Sfida e zhvilluar ne “Loni Papuçiu” te Fierit, per shkak te rikonstruksionit te fushes se Lushnjes, perfundoi me rezultatin e paster 2-0 ne favor te skuadres shkodrante.
Autoret e golave per ekipin e drejtuar nga tekniku, Armando Cungu, u shenuan nga ana e Gilman Likes dhe Edon Hasanit.
Nje tre pikesh i arte per kuqeblute te cilet e nisin ne menyren me te mire te mundshme Kategorine Superiore.